pyetje-pergjigje ne mjeksi

Diskutime tek 'Mjekesi dhe Biokimi' filluar nga Wii, 24 Apr 2003.

  1. Wii

    Wii Grupi i të moçmëve!

    pyetje-pergjigje ne mjeksi

    duke pare qe tema pyetje-pergjigje per planetet po ecen parpara po duke marre parsysh me shume vetem fiziken thashe te hap nje teme tjeter per pjesen tjeter te shkencave.e vendosa per mjeksine duke marre parasysh se perfshin kimi biologji gjenetike embriologji etj.dmth eshte boll e gjere per te bere pyetje-pergjigje.o.k?
    sa per fillim po e filloj une meqe hapa temen:
    nje pyetje e lehte:
    -sa lidhje hidrogjenore ka ndermjet adenines dhe timines dhe ndermjet guanines e citozines?
    nje pyetje me e veshtire:
    -cila eshte enzima qe lidh fragmentet e dna-s njera me tjetren?
    edhe nje e veshtire:
    -cfare lloj hibridizimi ka uji?(mundesisht me shpjegim)

    shpresoj nuk do te kete kritika per pemen e hapur :idea: /pf/images/graemlins/laugh.gif
  2. geek

    geek Fillestar

    Re: pyetje-pergjigje ne mjeksi

    kurse une kam kritika per "pemen" e hapur:

    keto me lart jane pyetje gjenetike dhe kimie inorganike...
    prisja diçka tjeter kur pashe titullin por megjithate me pelqen. do te pergjigjem shpejt nje X tjeter se tani nuk kam kohe.
    Pershendetje /pf/images/graemlins/wink.gif
  3. arbi

    arbi Fillestar

    Re: pyetje-pergjigje ne mjeksi

    g-c 3 a-t 2
    dna polimeraza

    sp3 me kend 105° 2 orbitale te O bejne lidhje me H 2 te tjeret ciftet e e- vetjake te O te 3 atomet ne nje plan dhe formohet nje dipol
  4. Guest

    Re: pyetje-pergjigje ne mjeksi

    nemesis3 pyetjet qe kishe vene kete here ishin formin i pergjigjethem dhe jo mjekesore.
    cmq vleresohet iniciativa dhe deshira e mire per te bere kete sfide.
    meqe pyetjeve u eshte pergjigjur arbri eshte e kote tu kthehemi prape.

    po bej nje pyetje une kesaj rradhe.
    Pse per kontraktimin e smooth muscle (mucolo liscio) perdoret vetem nje molekule ATP??

    P.s kerkoj falje per mos perkthimin e mucolo lisco por nuk me me kujtohej ekuivalentja ne shqip.me falni, me falni! /pf/images/graemlins/frown.gif
  5. Wii

    Wii Grupi i të moçmëve!

    Re: pyetje-pergjigje ne mjeksi

    qe miozina te jete e afte te bej ciklin e kontraktimit duhet te jete ne nje konformacion me te larte.energjia qe duhet merret nga hidrolizimi i ATP sipas ketij ekuacioni.
    (M-ATP) <-----> (M*-ADP+Pi)

    kur rritet kalciumi ne citosol dhe vendet e lidhjes se miozines ne aktine jane te lira formohet kompleksi aktinmiozin i ndjekur nga nje ndarje e Pi dhe ADP dhe kthimin e miozines ne konformacionin me te ulet.kjo con ne nje levizje te filamentit te holle drejt vijes M.

    (M*-ADP-Pi) + A <----> (M*-ADP-A) + Pi
    (M*-ADP-A) <-----> (M-A) + ADP

    ky kompleks mbetet keshtu derisa te behet i lire nje ATP tjeter e cila kur lidhet e ndan aktinen nga koka e miozines.pra ne muskulin e leshuar miozina eshte ne nje gjendje te larte.
    ATP eshte e rendesishme edhe sepse nese nuk lidhet per te ndare kompleksin atehere muskuli mbetet i kontraktuar dhe ndodh ajo qe quajne rigor mortis ose vdekje klinike.nje gjendje ku muskujt jane bere si gur kur i thona ne.
    a ia kam gjajtur ndopak?
    tani e kam rradhen une.

    po tek muskujt e bute:pse nuk eshte e nevojshme nje inervim qelize per qelize si ai i muskulit te skeletit?
  6. Guest

    Re: pyetje-pergjigje ne mjeksi

    o robo pyetja ishte pse perdoret vetem nje molekule ATP jo perdorimi i ATP.ok?
  7. Guest

    Re: pyetje-pergjigje ne mjeksi

    dna polimeraza

    pergjigje e gabuar!

    eshte DNA(adn)ligaza ajo qe lidh fragmentet e DNA(adn).
    DNA polimeraza shton nukleotidet.
  8. Wii

    Wii Grupi i të moçmëve!

    Re: pyetje-pergjigje ne mjeksi

    po sepse miozina ka vetem nje pike (subfragmenti S1 i perbere nga nje zinxhir i rende) ku mund te lidhet vetem nje molekule ATP.
    nese edhe kete e kam gabim dorezohem ne kete pyetje. :shrug:
  9. Guest

    Re: pyetje-pergjigje ne mjeksi

    Ok atehere po i pergjigjem pyetjes time:

    Dime qe muskuli i bute eshte muskuli qe kontrakton organet e brendshme si stomakun, fshikezen e urines ... dhe keto organe kane nevoje qe te te jene te kontraktuara per nje kohe te gjate qe mund te zgjas edhe ore te tera. Per efekt kursimi muskuli i bute perdor vetem nje molekule ATP.Ky fakt sqrohet me faktin e kohes se gjate qe i duhet urave trasversale(ponti trasverlali) per te peseritur ciklin, pra perdorimin e ATP.


    ps. e kisha menduar kete pyetje pasi mu duke interesante se si arrin fshikeza e urines o organe te tjera te rrine te kontraktuara per nje kohe te gjate pa shpenzuar shume energji.
  10. Guest

    Re: pyetje-pergjigje ne mjeksi

    po tek muskujt e bute:pse nuk eshte e nevojshme nje inervim qelize per qelize si ai i muskulit te skeletit?

    Muskuli i bute inervohet nga sistemi autonom.Keto fibra degezohen duke u shperndare ne siperfaqen e fibres muskulare.por ne shumicen e rasteve nuk lidhen drejt persedrejti me cdo fiber muskulare por formojne LIDHJET SHPERNDARSE, qe derdhin substancat neurotransmetuese ne matricen qe mbeshtjell muskulin e bute. Ne kete mynyre behet kalimi i inervimit pa pasur nevoje te kete fije nervore per cdo fiber muskulare.
    Gjithashtu inervimi i muskulit te bute muund te behet edhe nepermjet hormoneve.


    ps. pres plotesime!
  11. Tupac

    Tupac Fillestar

    Re: pyetje-pergjigje ne mjeksi

    Impulsi nervor eshte nje gje, ajo jep komanden qe muskujt te kontraktohen.
    Kur muskuli kontraktohet ben pune.
    Qe te beje pune duhet energji. Ate e mer nga gluloza me nderhyrjen e Kreatin Fosfat.

    Per te kuptuar kete duhet te kuptoni Ciklin e Krebsit.
    Pyetja eshte shume specifike dhe i takon vetem eksperteve.
    Me poshte po ju jap diagramen e ciklit te Krebsit ne Anglisht. Me falni por nuk kam kohe ta rishkruaj ne Shqip.

    http://wine1.sb.fsu.edu/krebs/krebs.htm
  12. Tupac

    Tupac Fillestar

  13. arbi

    arbi Fillestar

    Re: pyetje-pergjigje ne mjeksi

    prezenca e larte e gap junction ( qe lejojne transmetimin e menjehershem te impulsit ) ndermjet qelizave

    prof Valvassori dhe alescio(libri) theksonin gjithmone qe dna-ligaza dhe dna polimeraza jane dy site katalike te ndryshme te se njejtes enzime
  14. Wii

    Wii Grupi i të moçmëve!

    Re: pyetje-pergjigje ne mjeksi

    ia gjajte mire pyetjes qe kam bere.
    sa per DNA-ligazen e kam pare ne liber qe trajtohet vec dhe nuk e lidh me DNA polimerazen.ne fakt DNA-polimeraza I aftesi te zevendesoje baza te RNA-primer-itkur hiqen po nuk mund te beje lidhjen e fundit.
    per kritiken e pranoj deri ne nje fare pike.e hapa kete teme me ate titull edhe qe te merrnin pjese te tjere dhe secili te perfitonte ndonje te re sic me ka ndodhur me temen e planeteve mua.mesove gjera qe sme kishin shkuar ne mendje ti pyesja.pastaj qellojne pyetje qe behen te pakuptueshme.do mundohem ti rregulloj formulimin e pyetjeve dhe i ftoj edhe te tjeret te bejne te njejten gje ne rast se marrin pjese. :thumbsup:
    po e bej nje pyetje une po pranuat:
    -c'eshte klonimi?(do thoni qe i jane pergjigjur edhe here te tjera.bejeni edhe kete here kush te mundet) /pf/images/graemlins/tongue.gif
  15. arbi

    arbi Fillestar

    Re: pyetje-pergjigje ne mjeksi

    /pf/images/graemlins/smile.gif /pf/images/graemlins/tongue.gif :thumbsup:
  16. Wii

    Wii Grupi i të moçmëve!

    Re: pyetje-pergjigje ne mjeksi

    o.k e shoh qe me duhet ti pergjigjem vete kesaj.
    klonim me fjale te thjeshta eshte:
    marrim rastin e deles :merret nje veze(gamet femeror ose ei i thone ndryshe oocit dhe jo veze pule)dhe i hiqet berthama .pastaj merret berthame nga nje qelize tjeter e rritur e nje tjeter deleje dhe vendoset ne kete te paren qe eshte pa berthame.pastaj vendoset ne organin riprodhues te deles.
    pyetje
    si mund te shpjegohen problemet qe kane klonet e kafsheve(delja dolly ngordhi para pak muajsh dhe u gjet qe vuante nga shume semundje te ndryshme duke fillur qe me nje plakje te shpejte ,probleme me sistemin e frymemarrjes ejt.)
    kesaj ti pergjigjet njeri.
  17. Guest

    Re: pyetje-pergjigje ne mjeksi

    Nje pyetje qe me erdhi ne mendje:
    Pse uniforma e kirurgeve eshte jeshile?
  18. Guest

    Re: pyetje-pergjigje ne mjeksi

    do pergjigjet njeri???? :cry:
  19. Wii

    Wii Grupi i të moçmëve!

    Re: pyetje-pergjigje ne mjeksi

    eshte vene re nga psikoanaliste se ngjyra jeshile jep nje efekt qetesues te pacientet dhe mund te ndihmoje ne sherimin e tyre.per kete arsye shume mjeke dhe kirurge veshin uniforme jeshilesi dhe dhomat ku rrine pacientet i lyejne jeshile.jeshilja do te thote paqe,qetesi pasterti dhe njeshmeri me natyren.
    e kam une rradhen :
    ne anatomi :
    veshka e djathte eshte rreth 2 cm me ulet se ajo e majta .pse?
  20. Guest

    Re: pyetje-pergjigje ne mjeksi

    Kete aspekt te kesaj gjeje nuk e dija!Nice. une e dija sepse ngjyra jeshile eshte komplementare ete kuqes. Kirurgeve u duhet qe gjate nje operacioni te rrine per ore te tera duke pare gjakun( i kuq) dhe kjo gje ben qe pas nje kohe te gjate te kene probleme per te dalluar ngjyrat.Dhe duke krijuar uniformat jeshile syri arrin te mos lodhet dhe te dalloj te kuqen nga jeshilja.


    Pergjia per pyetjen tende eshte:
    Mbi veshken e djathte ndodhet Melcia.Dhe duke pasur parasysh qe lobi i djathte i melcise eshte me i madh se i majti ndodh qe ai te ushtroj nje presion mbi veshkte duke e spostuar ate. Madje veshka le gjurme mbi melci.
    Dicka e ngjashme shikohet midis mushkrise se majte dhe zemres.

Share This Page