pyetje-pergjigje ne mjeksi

Diskutime tek 'Mjekesi dhe Biokimi' filluar nga Wii, 24 Apr 2003.

  1. Wii

    Wii Grupi i të moçmëve!

    Re: pyetje-pergjigje ne mjeksi

    ma fal bona se po shoh dicka qe mund edhe ta kem gabim une.thua qe ne moshen 7 javeshe fetal heartbeats can be detected. po fetal u nuk quhej pas muajit te 3(ketu i referohem artikujve qe kam lexuar ne internet)(thjesht pyetje eee)
  2. cremaster

    cremaster Fillestar

    Re: pyetje-pergjigje ne mjeksi

    Zemra e fetusit fillon e rreh ne 6 jave dhe kjo mund te shihet me eko per te konfirmuar qe fetusi eshte i gjalle nese ka ndonje dyshim.
  3. bona

    bona Fillestar

    Re: pyetje-pergjigje ne mjeksi

    fetal heart can be detected dmth ne raste te vecanta edhe mund te detected.
    psh ca femije fillojne ecin dhe 7-8 muaj , ca te tjere me vone.
  4. bona

    bona Fillestar

    Re: pyetje-pergjigje ne mjeksi

    paperina

    nuk desha te ofendoja njeri por thjesht kam ca alerghi per mjeksine e shqiprise dhe te evropes bashke kur ja kisha nevojen.
    thjesht desha te sqaroja factin qe ne america kur robte shkkojne bejne 4 vjet bachelors( mas shkolles se mesme) ne infermieri dhe 3-4 vjet te tjera masters dhe post masters prape jane infermiere dhe per tu bere doc ketu ne usa esthe pak me e gjate davaja para se njerizit te behen doctorra apo ta therrasin veten te tille.

    FAct: njof shume doc shqiptare qe benin ligjin atje, qe anetare te familjes time kane vdekur ne duart e tyre, dhe ca te tjere do te kishin vdekur dhe ketu ne Usa ato nuk kane marre dot as provimet e infermierise.

    bona
    PS: edhe njehere nuk dua te ofendoj njeri por thjesht jam e plagosur ne shpirt per jete nga doc shqiptare.
  5. Diavolessa

    Diavolessa Anëtar aktiv

    Re: pyetje-pergjigje ne mjeksi

    Bona me vjen keq, por te gjithe e dime..qe ne shqiperi spitalet kane hik per lesh.
    Kam pas mamane time semure...e kam len miljona leke per ti blere vetem ilacet. 170 mije lek vetem nje gjylpere, sepse vuante nga zemra. Nje valvo e zemres nuk funksiononte mire.
    Pra di une c'kam hequr qe ta sillja ketu, me i bo nje operazion. Gjithsesi..keta qe shkruajne ketu nuk jane doktorra/esha... por studjojne dhe ju uroj gjithkujt qe ben kete dege, te ja arrij qellimit!
  6. Raptor

    Raptor Fillestar

    Re: pyetje-pergjigje ne mjeksi

    Pershndetje!
    Tema me duket shume interesante per vet faktin se studioj per mjekesi. Do i lutesha te gjitheve qe te respektonin temen dhe te mos fyejne.
    Nejse.


    Ku jep dhimbje ne trupin e njeriut inflamacioni i tembthit (vesica fellea) dhe inflamacioni i bishtit te pankreasit (cauda pancreatis)? (kuptohet qe nuk japin te dy dhimbje ne te njejtin vend)
  7. cremaster

    cremaster Fillestar

    Re: pyetje-pergjigje ne mjeksi

    Temthi jep dhimbje tipikisht ne hipokondrin e djathte, poshte brinjeve. Nganjehere, kur irritohet pjesa e diafragmes qe ka kontakt me temthin, dhimbja ndiehet edhe ne shpatullen e djathte (diafragma inervohet nga nervat c3-c4-c5, ashtu si dhe shpatulla).

    Pankreasi shkakton dhimbje te forta qe ndihen ne epigaster, rreth kerthizes, dhe qe rrezatohen ne kurriz. Nuk me shkon ne mendje ndonje situate kur vetem bishti i pankreasit preket dhe pjesa tjeter mbetet e paprekur, por per kuriozitet, bishti i pankreasit ndodhet shume majtas, ngjitur me shpretken, dhe mbase mund te shkaktoje dhimbje te ngjashme me dhimbjet e shpretkes.

    Natyrisht, dhimbja e pankreasit dhe dhimba e temthit mund te jene te lidhura me njera-tjetren, zakonisht nga ngecja e ndonje guri ne 'common bile duct' (ductus choledocus communis).
  8. Raptor

    Raptor Fillestar

    Re: pyetje-pergjigje ne mjeksi

    Guri ne temth mund te jape dhimbje (ose mund te shfaqe mbindjesi) ne segmentin midis brinjes se VII dhe IX qe nga sternumi deri ne shtyllen kurrizore (columna vertebralis). Kurse inflamacioni i temthit ose cholecystitis, rrezatohet ne shpatullen e djathte sepse tunica serosa (membrana mbeshtjellese) e temthit inerviohet nga nervi diafragmatik ose frenik i djathte(nervus phrenicus dexter qe eshte i formuar nga nervat cervikal C3-C5) i cili gjithashtu inervion tunica serosa te melcise, shpatullen e djathte dhe sidomos anen e djathte te diafragmes.


    Inflamacioni i kokes dhe trupit te pankreatisit (caput et corpus pancreatis) rrezaton dhimbje ne epigaster, sic tha cremaster, rreth kerthizes deri ne kurriz ne lartesine e pankreasit. Kurse bishti i pankreasit (cauda pancreatis) rrezaton dhimbje ne shpatullen e majte sepse, bishti i pankreasit merr fije nervore (inerviohet) nga nervi frenik i majte (nervus phrenicus sinister). (nervi frenik i majte, gjithashtu formohet nga nervat cervikal C3-C5 te majte dhe pervec bishtit te pankreasit, inervion shpatullen e majte dhe anen e majte te diafragmes)

    Shkurt!
    Kur ke inflamacion te temthit te dhemb shpatulla e djathte.
    Kur ke inflamacion te bishtit te pankreasit te dhemb shpatulla e majte.

    Shpatulla e djathte dhe e majte,ne keto 2 raste, quhen "pika frenike"

    Ju ftoj te jepni mendime, verejtje ose te shtoni ndonje gje.
    Me respekt SH10
  9. Raptor

    Raptor Fillestar

    Re: pyetje-pergjigje ne mjeksi

    Ja edhe nje pyetje tjeter:
    Ku mund te ndjehet pulsi ne trupin e njeriut?
  10. Wii

    Wii Grupi i të moçmëve!

    Re: pyetje-pergjigje ne mjeksi

    2 vende di une:
    nje ne rreze te qafes qe e perdorin dhe policet neper filma,aty ku kalon arteria karotide para se te ndahet dhe ne zonen para se te filloje dora.
  11. Wii

    Wii Grupi i të moçmëve!

    Re: pyetje-pergjigje ne mjeksi

    cili eshte kromozomi me i gjate te njeriu?
  12. Wii

    Wii Grupi i të moçmëve!

    Re: pyetje-pergjigje ne mjeksi

    kromozomi me i gjate i njeriut eshte kromozomi 1 dhe nga kjo ka marre kete numer sepse kur behet kariotipi ka aparatura qe i rendisin kromozomet sipas gjatesise.
  13. Diddy19

    Diddy19 Fillestar

    Re: pyetje-pergjigje ne mjeksi

    Nje pyetje kisha edhe une..kuptohet jo ne forme quizzi.Doja informacion rreth Gjendres Tiroidale.Kam qe e vogel qe vuaj nga tiroidet.Rreth moshes 11-12 vjecare fillova te beja kure kunder tiroides.(nuk e kam kuptuar asnjehere pse doktoresha qe me vizitonte e quante Strome semundjen e tiroides ose jam une qe s'di te bej dallimin).Ne ate kohe merrja ca ilace qe s'ia mbaj mend emrin,po mbaj mend qe i pija cdo mengjes para buke ,ne fillim nje kokerr pastaj 1 & 1/2 e kam arritur deri ne 2 kokrra.Doktoresha e shpjegonte kete shtim te dozes me faktin se duke qene ne moshe rritjeje ishte me e veshtire ta kuroje semundjen pasi ajo zmadhohej bashke me trupin.E kam bere kuren per rreth 4-5 vjet rradhazi.Ne fakt ,te them te drejten asnjehere nuk kam vuajtur nga ndonje gje konkrete:vetem se zemerohesha shpejt dhe kur zemerohesha apo me ndodhte te qaja me dhembte shume pjesa e fytit.Probleme nuk kam patur asnjehere.Me kuren u lodha dhe e lashe..nuk po vija re asnje shenje permiresimi..thjesht dukej forma e semundjes tek pjesa e qafes,dmth me teper ceshtje estetike se shendetesore.Ne ushqime ,sipas rekomandimeve te doktoreshes mundohem te evitoj patatet,geshtenjat,lakrat e gjera te ketij lloji.

    Cfare mund te me thoni dicka me konkrete rreth kesaj semundjeje?? Tani qe jam rritur pak kam nevoje te di dicka me shume rreth saj,mbi pasojat qe mund te sjelli ajo.Mos duhet te bej ndonje kure ?? Eshte e sherueshme si semundje??Kam bere gabim qe e kam lene pas dore??? Si mund te rekuperoj??...Ndonje keshille..nga ju do doja ..E perseris edhe nje here :nuk kam asnje shqetesim prej saj...Thjesht zemerohem shpejt dhe ne te tilla raste me dhemb shume fyti (dmth pjesa tek qafa).Flm!
  14. personazh

    personazh Fillestar

    Re: pyetje-pergjigje ne mjeksi

    çao Suam.

    mesa di une, si smun'je shkaktohet nga jodi, ne rastet kur mungon dhe kur ka me teprice ne gjak. ti me duket se e ke nga mungesa e jodit perderisa te jep enjtje ne gushe. kshuqe futju me koke ushqimeve me jod dhe klimes bregdetare. persa i perket kurimit, mund te vazhdoje edhe gjithe jetes, me nje fjale mund te marresh ilaçe vazhdimisht, po per kete gje konsultohu me mjekun specjalist.
  15. mister

    mister Fillestar

    Re: pyetje-pergjigje ne mjeksi

    Pershndetje te gjitheve.
    Persa i perket tiroiditeve more Su@mi,doja te thosh qe nuk eshte nje dicka per tu menanjuar apo dicka te cilen ti munde te nderpresesh kuren kur te duash sepse gjendrat tirodite marin pjese ne shume funksione te trupit te njeriut nje psh eshte qe ndikon ne ritmin e rahjeve te zemres ne rritjen e trrupit te njeriut.Prandaj duhet kushtura kujdes terapise dhe keshillave te mjekut.

    Gjithashtu semundaj a ne te shumeten e rasreve eshte lidhur me hormonet qe indikjnen gjendren tiroide te sekretoj nga ana e saj T3,T4 qe jane hormone dhe te cilat kane nje role thelbesor ne fisilogjin normale te trupit te njeriut,
    ose nje problem tjeter duhet te jete ai i thithjes se jodit nga ana gjendrave tiroide.Disa nga efektet eq jep gjendra tiroide nuk jan te perceptueshme menjehere nga ana e njeriut,por qe nue funde mund te japin semundje jo te lehta.

    Une te keshilloj qe te konsultohesh me mjeke specialist dhe te besh analiza gjithashtu te ndjeksh ne menyre skrupuloze sugjerimet e tyre,dhe jo te ngdjekesh sugjerimet e ndonjerit qe ka vuajtur nga tiroidet.

    I lejova vetes te jap keshilla sepse une studioj per mjeksi dhe na e kane ,edhe se ne menyre siperfaqesore,shpjeguar problemin tiroide.

    Duke shpresuarqe ti mos te kesh asnje problem Su@mi une te uroj gjithe te mirat.

    Tungjatjeta nga Mister
  16. koperton

    koperton Fillestar

    Re: pyetje-pergjigje ne mjeksi

    Ka mundesi te shkruani per vitaminen D. Nje permbledhje koncize. Funksionet. Reaksionet. Kunder-Reaksionet. Detajet nuk me merzisin. Dua te mesoj. Kam kohe plot.
  17. mister

    mister Fillestar

    Re: pyetje-pergjigje ne mjeksi

    Kopperton nqs ke kohe te presesh dote shkruaj nje artikull te mire mbi vitaminen D.Koha me duhet sepse duhet ta shkruaj ne fillin ne kompjuterin time dhe pastaj ta hedhe ne internet kur vete ne shkolle,brenda 3,4 ditesh do te kesh pergjigjen tende.OK.

    Pershendetje nga Mister.
  18. mister

    mister Fillestar

    Re: pyetje-pergjigje ne mjeksi

    Vitamina D

    Vitamina D i perket dy vitamereve Vitamina D3 (kolekalciferolo) [qe formohet ne lekuren e gjitareve nen veprimin e drites se diellit rrezet UV qe vepron mbi 7-deodrokolesterolo] dhe vitamina D2 (ergokalciferolo).Te dy vitameret jene aktiv ne parandalimin dhe ne kurimin e Rakitizmit,keto dy substanca ndryshojne nga zinghiriri lateral ku njera ka nje degezim pa lidhje dyfishe D3 dhe tjetra ka nje degezim me lidhe dyfishe D2.Vetem disa kafshe jane ne gjendje te ngopin lidhjen dyfishe me Hidrogjen ne kete menyre trasformojne D2 ne D3.


    Biosintesi dhe aktivizimi i vitamines D

    Vitamina D3 formohet ke lekura per fotoliz te 7-deodrokolesterolo dhe nen veprimin e drites Ultraviolet.
    Njeriu ka nevoj per vitamin D3 ne lidhje me sa rri ai i ekspozuar ne driten e diellit
    Psh: nqs nje indivit qe rri gjithmone ne ajer te hapur dhe ne zona te rrahura nga dielli nuk ka shume nevoj per vitaminin D3.
    Vitamina D3 qe formohet ke lekura apo qe thithet ke zorra e holle vete e magazinohet ke Melcia
    Ku pesson nje idrosilim te pare ne pozicionin C-25 (C dote thote karkon) dhe keshtu formohet
    25-idrosi-D3 ose (25(OH)D3 ose kalcidiolo .Ky prodhim behet nga nje idrosilazi mikrosomiale i cili eshte nje mekanizem i kontrolluar rreptesisht nga faktor te tjere qe te behet e mundur prodhimi i Kalcidiolo-s ne kerkes me nevojat e organizmit.
    Tek Veshkat kalcidiolo idrosilohet perseri ne pozicionin 1dhe formohet keshtu 1_,25-diidrosi-D3(1_,25(OH)2D3) ose Kalcitriolo e cila sintetizohet nen veprimin e nje Kalcidiolo Idrosilazi qe ndodhet ne mitocondri.Sinteza e kalcitriolo-s eshte nen kontrolline e paratormone.Kalcitriolo lirohet dhe shkon me qarkullimin e gjakut ne indet qe kane nevoj sic jane intestino,kockori,veshka,pancreasi ai qarkullon i lidhur me nje _-globulin .Jeta mesatare e kalcitriolo-s eshte 24 ore.

    Veprimi

    Kalcitriolo eshte forma fizilogjike aktive e vitamines D3 eshte konsideruar si nje hormon i vertet.Funksioni i tij eshte qe te mbaj nje perqendrim te caktuar ne gjak te Ca(kalciumit) [qe eshte rreth 10 mg Ca ne 100ml] dhe te Pi(fosforit inorganik)[qe duhet te jete 5 mg ne 100 ml]
    Veprimi kryhet ke zorra e holle,kocka,veshka,pankreasi.

    A)Zorra e Holle
    Kalciumi qe ndodhet ke ushqimet mund te thithet ke zorra e holle me dy mekanisma:
    1-Trasportim aktiv-neprmjet nje proteine qe lidhe kalciumin qe ndodhet ne duoden ,jejenumi dhe kjo protein varet nga Kalcitriolo.
    2-Trasportim pasiv-ndermjet “tight junction” ndermjet qelizave te epiteliale te zorres se holle dhe ky trasport nuk varet nga kalcitriolo .
    Mekanizmi i pare eshte mbizotrues dhe me efikas.

    B) Kocka
    Kalcitriolo rrit veprimin e Osteoklastit duke liruar nga qelizate kockes idrosiapatite qe eshte fosfat kalciumi i idratuar.

    C) Veshkat
    Kalcitriolo stimolon thithjen e kalciumit dhe fosfatit nga tubulat distal.Tek i rrituri rreth 11 g Ca qe filtrohen nga glomeruli ne kapsulen e Bowman dhe kehstu kalon ne tubulat e veshkave.

    D) Pancreas
    Kalcitriolo eshte i nevojshem per sekretimin normal te insulines

    Mungesa e vitamines D

    Nje mungese e vitamines D ne diete e shoqeruar nga nje espozim i paket kundrejt rezeve ultraviolet shkakton tek femija Rachitizem dhe tek i rrituri Osteomalacia.
    Rakitismi godet feimjet ne vitet e para te jetes.Shenja karakteristike eshte mungasi e kalcifikimit te kockave.Kjo vjen pershkak te livelit te ulet ne gjak te Ca dhe Pi qe ndalojne depozitimin normal te kristaleve te idrosiaptiteve.Si rrjedhoje eshte formimi i strukturave kockore te dobta qe nqs jane nenshtruar nje peshe te madhe deformohen kockat.
    Ne rachitizem kalciemia qendron konstante por bie perqendrimi i fosfatit ku prodhimi normal i
    Ca*Pi duhet te jete 50 ndrersa tek rakitizmi eshte me i vogel se 40.
    Ka forma familiare (te trashguara,gjenetike)te rakitismit si pasoje pamundesis per te shnedruar D3 ne kalcitriolo dhe problemi qendron tek 1_-idrosilasi renale.

    Osteomalacia
    Si tek rakitizmi konsiston ne zvogelimin e pjese minerale (Ca,Pi)te kockes, te idrosiapatite [Ca10(PO4)6(OH)2] dhe nga nje rritje e pjese kockore dmth nje ritje e pjeses jo te mineralizuar ndaj pjeses se mineralizuar.

    Osteoporosi
    Eshte nje zvogelim global i perberjes se kockave pa modifikur raportin e substancave as istologjin e kockes ,ketu raporti pjese jo e mineralizuar ndaj pjeses se mineralizuar eshte i njejte.
    Supozohet qe dhe osteoporosi varet nga zvogelimi ne perqendrim i kalcitrioleve, e cila vjen si rrjedhoj e nje difekti ne aktivitetin e kalciodiolo idrosilazi e veshkave.

    Paratormone stimolon prodhimin e kalcitriolo ne veshka dhe nje teprice e kalcitriolo bllokon prodhimin e paratormone nga ana e gjendrave paratiroidi.

    Nevoja per vitamin D

    Doza ditore e rekomanduar e vitamines D per femijet dhe per grate shtatezane eshte 10 microGram di kolecalciferolo,per te rriturit eshte 5 miligram .Nje teprice e vitamine D (e cila elminohet shume ngadale) eshte toksike.Nje soministrim i zgjatur i vitamines D nga 5 deri 10 here me shume se doza e rekomanduar (doza toksike dhe e terapis jene te aferta) apo soministrimi doza te forta njeheresh mund te provokoj pasoja te renda sic jane demtimi i veshkave dhe kockezimi e indeve te buta.

    Rekomandoj lexuesit qe nqs kane ose njohin ndonje qe ka probleme me vitaminen D,duhet te drejtohen tek mjeku specialist dhe jo ta zgjidhin problemin vete sepse munde te shkaktoj pasoja te renda per arsye se ke vitamina D doza toksike dhe e terapis jane shume te aferta.

    Shpjeguar nga Mister

    Fund


    P.S.
    Nga mungesa e kohes kam bere gabime ne shkrim dhe ju kerkoj ndjese.
  19. koperton

    koperton Fillestar

    Re: pyetje-pergjigje ne mjeksi

    Thanks pal.
    Une me shume jam i interesuar ne kimine/reaksionet. Vitamina D anti-oksidues i metaleve etj. Informacioni sidoqofte eshte fantastik. Shume faleminderit
  20. Alboz-rule

    Alboz-rule Fillestar

    Re: pyetje-pergjigje ne mjeksi

    Hey guys....mireseugjeta...me vjen mire qe ka nje teme qe i perket mjeksise ne kete forum...edhe une jam vit i pare mjeksi ne angli dhe te them te drejten e kam shume te veshtire te shpjegoj qfare une di deri tani ne gjuhen shqipe pasi shumicen e jetes time akademike e kam pasur ne anglisht! Keshtu qe megjithese ngaldale, po arrij te identifikoj shumicen e fjaleve qe ju pershkruani ketu (qe jane ne anglish ose me mire latinisht) qe nuk ndryshokan ne shqip! Habitem....e di kush ku mund te gjej disa libra mjeksie ne shqip pasi deshiroj qe kur te graduohem te praktikoj ne shqiperi! Megjithese nuk besoj se mundem dot se shqipja ime ne kete kontekst eshte teper e dobet dhe nuk do kisha deshire qe pacienti im te me keqkuptonte. Shume faleminderit!

Shpërndajeni këtë faqe