Pyetje pergjigje te ndryshme

Diskutime tek 'Chit Chat me Chatistet e Tjere' filluar nga Hope, 5 Mar 2015.

  1. Lisa

    Lisa Moderator Anëtar i Shtabit

    Jo :p
    Ku je ti plazh?
     
  2. Artin

    Artin Forumium maestatis

    Jo.
    A ke bërë plazh këtë fundjavë?
     
  3. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    jo.
    pse femrat ne plazh s'kane problem te jene me breke?
     
  4. Artin

    Artin Forumium maestatis

    Unë besoj që edhe kanë, por varet dhe nga ambienti. Në fillim kanë pak ndrojtje, por u ikën me kalimin e kohës.
    E kur janë të shoqëruara me të njohur, që s'i kanë parë ndonjëherë të zhveshura, kanë hall se si do t'u duken. :p

    Në plazh, të pëlqen ta kesh çadrën afër me njerëz të panjohur, apo të jesh larg e i mënjanuar?
     
  5. Lisa

    Lisa Moderator Anëtar i Shtabit

    Aha..se kam menduar kaq thelle kete punen e cadres :p
    Si u zgjove sote?
     
  6. Artin

    Artin Forumium maestatis

    Edhe gjërat që duken të thjeshta, kanë thellësinë e tyre :p
    Unë fjeta mirë, e u zgjova i çlodhur.

    Si u gdhive ti?
     
    Last edited: 19 Jun 2017
  7. Lisa

    Lisa Moderator Anëtar i Shtabit

    Mire them :p
    Do kafe?
     
  8. Artin

    Artin Forumium maestatis

    Flm! Po, dua.
    E shoqëron kafen me ndonjë gjë, psh. me ndonjë ëmbëlsirë, apo pi vetëm kafe?
     
  9. Lisa

    Lisa Moderator Anëtar i Shtabit

    Jo te paren e pi eks! pastaj tjetren e dua kshu me rehat marr nje kek,briosh,leng portokalli,e pi me ngavash:)
    E ke domosdoshm kafene ne mengjes?
     
  10. Artin

    Artin Forumium maestatis

    Jo, por më pëlqen ta pi, se më jep energji.
    Njëherë nuk piva 1 muaj, për të parë se ç'do ndodhte. Më dhembi pak koka ditën e parë, po pastaj kaloi. Nuk pashë ndonjë ndryshim atë muaj, kështu që e fillova prapë. :p

    Mendon se çaji është më i mirë se kafja?
     
  11. Lisa

    Lisa Moderator Anëtar i Shtabit

    Nuk e konsumoj fare cajin:D
    Filluat punen?
     
  12. Artin

    Artin Forumium maestatis

    Kam 3 orë që e kam filluar. Tani jam në pushim.
    Sa pushime bën në punë?
     
  13. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    varet nga puna e asaj dite. Madje edhe kur nuk ke dike "mbi koke", po pate pune shume, edhe vete s'te vjen te pushosh. Ndersa edhe kur ke dike mbi koke, ta kesh punen te kollajshme, e ben me goxha nge.

    pse punojme?
     
  14. Artin

    Artin Forumium maestatis

    Për të jetuar.

    Pse jetojmë?
     
  15. TinkerBell

    TinkerBell Papirus rex

    Jetojmë për të krijuar, luftuar, ndërtuar. Jetojmë që të lëmë çik ''gjurmë" tonën, duke treguar karakter, inteligjencë, kurreshtje, shije..jetojmë se jeta është e bukur, e dashur, është jetë :)
    Jetojmë se ndryshe nuk dim....

    Duhet patjetër një arsye për të jetuar ?
     
  16. El@

    El@ Larg Anëtar i Shtabit

    Do thoja qellim

    Keni ndonje ?
     
  17. TinkerBell

    TinkerBell Papirus rex

    Janë ato që na mbajnë gjallë..sigurisht që po.

    I ke premtuar vetes gjëra, të cilat pastaj për X arsye, nuk ke arritur t'i bësh ?
     
  18. Rimseb10

    Rimseb10 Valoris scriptorum

    Patjeter qe po, kush do ishte ai njeri qe realizonte tgjith premtimet, jo per ndonje dicka por ste lejn te tjeret ti realizosh.

    Ju pelqen te flisni ndonje dialegt te shqiperise
     
  19. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    te gjithe. Por s'di asnje mire. Dhe nga pak, i flas vetem kur jam ne qytetin perkates. Me vjen natyrshem.
    te duket e zorshme t'i thuash dikujt kur te flet ne dialekt qe me fal se s'te kuptova?
     
  20. TinkerBell

    TinkerBell Papirus rex

    I them direkt, se duket keq pastaj kur pret përgjigjje dhe ti nuk ke kuptuar asgjë fare.

    Gjuha që njihni më shumë, përveç shqipes kuptohet ?
     

Shpërndajeni këtë faqe