Qellimi i jetes !

Diskutime tek 'Hapësira filozofike' filluar nga PrInCiPiEl, 4 Nov 2002.

1. kiren

kiren Primus registratum

Re: Qellimi i jetes !

Te martohem dhe te krijoj familjen time e te jetoj nje jete normale me te mirat e veshtiresite e saja

2. tonce

tonce Primus registratum

Re: Qellimi i jetes !

Eshte budallallek te perzgjedhesh nje qellim karshi te tjereve, jeta me nje qellim qe kryeson, s'eshte jete. Megjithate, ka lloj lloj njerezish, ashtu sic ka lloj lloj makinerish: makineri qe bejne vetem vrima, makineri qe bejne vrima dhe vene bullona, makineri... ka dhe kompjutera pabesueshmerisht te sofistikuar. Ka pra, njerez qe jetojne vetem me nje qellim, njerez me dy qellime e keshtu me radhe. Nje gje eshte e sigurt, qe jeta na ben ne me shume nga c'ne e bejme ate, e ky eshte celesi i ceshtjes. S'mund ta dime qellimin qe i ka vete jeta vetes karshi nesh, ne thjesht zgjedhim hera heres, se cila gje eshte me e mira per tu bere, ndermarre, menduar, dashur.

3. kiren

kiren Primus registratum

Re: Qellimi i jetes !

Ti qenke djale me te vertete. Lum ajo femer qe te marri... si the ? ' jeta ka qellime ndaj nesh? uaaa sa jam mahnitur!Ja mashkulli tipik perendimor qe ja hedh pergjegjesine jetes...
Ore cun ti duhet te shprehesh burreri jo keshtu. Une qe jam femer dhe kurre nuk do pranoja te hidhja pergjegjesine e cdo gje e me ndodh e jam ne jete kuj tjeter pervec meje. Une jam autorja e jetes time, e zgjedhjeve te mia. Ajo qe jam tani eshte rrjedhoje e ketyre zgjedhjeve te mija...
Keshille; burrerohu

4. Singapuras

Singapuras Primus registratum

Re: Qellimi i jetes !

urt more! kurr nuk nejte si vajzat tjera /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif

5. studenti100

studenti100 Forumium praecox

Re: Qellimi i jetes !

Kiren,

Te ka rastisur ndonjehere qe ke pasure te besh dicka si qellim dhe pastaj nje tjeter me qellimet e tij ta prish punen? Si perfundin, ne fund ca ndodhi nuk ishte qellimi yt.

Ndersa per ca je si karakter, mendon , beson, vetem ajo mendoj se eshte ne doren tende se s'ka ca te beje tjetri edhe sikur te doje.

6. Singapuras

Singapuras Primus registratum

Re: Qellimi i jetes !

Ca i ke ba vetit me ket gja studenti... ca i ke ba .../ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/grin.gif

7. tonce

tonce Primus registratum

Re: Qellimi i jetes !

Kiren, mund te mbash Bajraktarin tend, pa qene nevoja qe te merresh me mua, qofte kjo virtualisht.

Ku e lexove ti pjesen ku une fajesoj jeten? Ma trego pak, te lutem! Une nuk ia hedh jetes pergjegjesine e gjerave qe me ndodhin, ama pranoj qe ato gjera NDODHIN, e une automatikisht, duhet te ndryshoj "plane e qellime", ne vartesi te asaj qe ndodh gjate jetes.

Here tjeter lexoji tamam ato qe shkruaj, sado qe nga rangu yt i inteligjences, me dukesh si e paafte per te kuptuar drejt mendimet dhe konstatimet e mia.

8. studenti100

studenti100 Forumium praecox

Re: Qellimi i jetes !

Ja ma shpjego ti 'ca i kam ba' se une s'po marr asgje vesh se ca kerkon te shprehesh me kete.

9. Singapuras

Singapuras Primus registratum

Re: Qellimi i jetes !

besoj se ka ken i keqkuptim mes jush...
dont worry too much my friend... take it easy..ska met ba gja
mos u frikso /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/grin.gif

10. atman

atman Forumium maestatis

Re: Qellimi i jetes !

Jam nga njerez qe ndoshta do te vertitesha si nje sonambul ne oren 4 - 4 e 30' te mengjesit,(koha kur ngrihem)nese nuk do te kisha nje qellim. Te shkruaj.
Por, them se MOsTwAnTeD nuk gabon ne mendimin e tij edhe pse nuk ezauron gjithe çeshtjen, ose argumentin.
Te gjitha pyetjet qe bejme, i kemi ne tru, brenda nesh. Sa pergjigje kemi ne te njejten hapesire te qenies, pra brenda nesh? Jo te gjitha sigurisht. Mjaft prej tyre, (te pergjigjeve) i gjejme jashte.
Megjithate, jeta pa qellim eshte si nje amebe, (qenie njeqelizoe)mund te coptohet ne nje numer te pafund dhe kjo te jep pershtypjen e levizjes, eshte e tille, por si levizje horizontale jo vertikale. Pra qellimi eshte shtylla kurizore e ekzistences.

11. Singapuras

Singapuras Primus registratum

Re: Qellimi i jetes !

Mesa kuptoj perspektiva e Kiren asht rrenjos en
asumimin qe na jena te LIR e rrjellimisht PERGJEGJS per
ZGJELLJET e VEPRIMET tona. Na jena arkitekt e jets ton,
na skicojm rrugt qe ndjekum.

Perspektiva e Kiren perfaqson edhe temen.

Ikjo perspektiv kunershton natyren deterministike te njeriut
te supozume prej disa rrapatushave ktu. Edhe gjat puns
ballafaqohem me shum njerz qe kan ket ndjenj.
Vecanarisht njerzit me precedent penal ose me
nivel te ult vetkonfidence.
Ata shohin Lirin si t'kushtzume prej konditave
sociale kulturore e ekonomike. Bullshit! Kajher (si cifutve ne kampet e perqendrimit ose kriminelve ne hetusi ) njerit mund
ti merret gjithcka, jeta, dinjiteti por askush nuk mund tja
marrin njeriut Lirin e e pikpamjes se gjanave!
Lirin e Attitude-s!
Edhe ne burgun,gjendjen apo rrethanat ma katastrofike njeriut
askush nuk mund tja hjekun lirin
lirin me e pa situaten pozitivisht e me ba diferencen.
Po, kto situata e dijm qe jan te vlefshme per konsiderim por
na theksojm lirin ton me ZGJELL cka dona me ba me kto rrethana.

Premisa asht qe, nuk jena viktima te rrethanave, sepse
deri diku, na jena cka kena zgjell me ken!

Nji nim e malle per kta njerz kishte ken me i
inkuraju te reflektojn en jeten, te njohin
vargun e alternativave qe kan, e te zgjellin e
venosin prej tyne. Me i ba te eksplorojn opcionet per
te kriju e jetu nji egzistenc kuptimplot.
ikjo rrug fillohet tu dallu qe nuk kan nevoj me nejt
viktima pasive te rrethanave (ekonomike sociale etj) tyne,
por ashtu si e ka shpreh Kiren te bahen autort e jets tyne...

12. studenti100

studenti100 Forumium praecox

Re: Qellimi i jetes !

Mos ngaterro lirin e te zgjedhurit me lirin e se ca do realizohet materialisht.

Fizikisht je i kufizuar ne liri, kurse ne ndjenja, mendime apo prospektiva ke liri pa kufij.

Pra nqs nje person gjendet materialisht, fizikisht keq, nuk mund te nxirret konkluzioni se ka bere zgjedhje te keqe.

Pra fizikisht, mdjedisi ndikon ne rezultate, por nuk eshte domosdo faktor i vetem.

Nuk po shoh njeri te mbroje natyren deterministe te njeriut, por njeriu nuk eshte se ekziston vetem si mendim, pa lidhje me fiziken, mjedisin dhe faktore natyrore.

13. Singapuras

Singapuras Primus registratum

Re: Qellimi i jetes !

Nuk ka asgja per tu ngatrru.
E nryshme apo e njajt me 'qellimin' 'objektivin', ska ransi,cado te realizohet asht vetem dhe vetem rezultat i zgjelljeve tona...
ciao

14. studenti100

studenti100 Forumium praecox

Re: Qellimi i jetes !

Pse kur linde ti ishte rezultati i zgjedhjeve tua ku do lindje? Do kesh qene ndonje kromozon me tru qe ke konceptuar te zgjedhesh se ku do lindesh. E kap cik ironine e fjalise tende?

15. abs

abs nuk e di...

Re: Qellimi i jetes !

Originally Posted By: atman

..., jeta pa qellim eshte si nje amebe, (qenie njeqelizoe)mund te coptohet ne nje numer te pafund dhe kjo te jep pershtypjen e levizjes, eshte e tille, por si levizje horizontale jo vertikale. Pra qellimi eshte shtylla kurizore e ekzistences.

Atman, me bere kurioz te mesoj me shume nga krahasimi yt i jetes pa kuptim me Amöben. Do te doja te lexoja me shume nga ty ne lidhje me kete krahasim, shpresoj te gjesh kohe.

Flmd paraprakisht per pergjigjen.

Die Amöben oder Wechseltierchen sind eine große, vielgestaltige Gruppe von Einzellern, die ihre Gestalt laufend ändern.
Amöben sind eine Lebensform, keine Verwandtschaftsgruppe.

Einzeller sind potentiell unsterblich, da sie sich unter idealen Bedingungen durch Zellteilung beliebig immer weiter vermehren. Unter Unsterblichkeit versteht man allgemein ein Konzept, das zeitlich unbegrenztes Leben in physischer oder spiritueller Form ermöglicht.

16. Singapuras

Singapuras Primus registratum

Re: Qellimi i jetes !

Originally Posted By: studenti

Pse kur linde ti ishte rezultati i zgjedhjeve tua ku do lindje? Do kesh qene ndonje kromozon me tru qe ke konceptuar te zgjedhesh se ku do lindesh. E kap cik ironine e fjalise tende?

Originally Posted By: studenti

Pse kur linde ti ishte rezultati i zgjedhjeve tua ku do lindje? Do kesh qene ndonje kromozon me tru qe ke konceptuar te zgjedhesh se ku do lindesh. E kap cik ironine e fjalise tende?

Aksidenti i Lindjes (lindja ne ambiente favorizuse ose penguse) nuk duhet me u konsideru si percaktus i finalizimeve en jet. Prej ktij aksidenti ata qe lindin en familje te pasuna pershemull mund tjen ma te favorizum se ata qe lndin en familje te varfena si un, por na jena tu theksu
qe gjithkush asht i lir me leviz perpara en
drejtime konstruktive... hap pas hapi... sado te vegjel te
jen hapat por nji hap para tjetrit..perpara...
Na kena binje te plot qe njeri ka kapacitet te trashigum
me ju largu rrethanave ku i ka 'taku' me lind, msimit-keq, e pasivitetit, drejt prosperitetit e shnetit. Ishtu njeri
leviz drejt indipencences, vetvetit, e integritetit...)
Na kena binje qe njeri munet me i perballua sukseshem
tana pengesat,( si prej vetit apo prej ambientit tjashtem ) qe
ja bllokojn rritjen...

Kur njeriu dallon qe ka ken i ngjitun en
pasivitetin e vendnumro-s , te krijum prej
vetit, apo tjerve, ai zgjell e venos me
ndryshu. Zgjell me i than stop se jetumi
nji jet te bazume ne pritjet e tjerve, dhe
vendos me jetu vetveten autentik. Motivohet e bahet optimist.
Aq optimist bahet sa edhe faktin e paevitushem te vdekjes
qe njerzit zakonisht e shohin si forc shkatrruse ai e sheh
si forc ndertuse. Vetem kur kupton sa vite maksimumi
nji entitet human mund te jetojn, dhe i krahason
me objektivat e qellimet qe ke zgjell e vendos
me arrit, vetem ater e kupton sa pak koh kena me
ba kaq shuuum gjana tbukra ... /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif
vetem ater e kupton vleren e kohs taman...

Asht jeta jon, ta bajm tmir

17. Adeli

Adeli Primus registratum

Re: Qellimi i jetes !

Qysh po thue per te jetue mir? Hajde 1 here kam marak me te nigjue

18. atman

atman Forumium maestatis

Re: Qellimi i jetes !

Argument i njohur, për të gjithë besoj. Sepse kemi dëgjuar në në klasën e pestë. Natyrisht vëmendja krijon arkivin e saj dhe për dikë ruhet ende në kujtesë, për disa jo. Dikush, ku bëj pjesë unë, kërkon edhe tjera si to, me mënyrën e të qenit të tyre, jo për t’i imituar, për t’i krahasuar me çfarë paraqit ngjashmëri. Ameba, qenie njëqelizore dhe tërheqëse sepse besoj se i ka qëndruar çdo ndryshimi që ka pësuar planeti në këta qindra miliona, miliarda vjet, pra qëkurse u shfaqën gjallesat. Këtu është edhe thembra e Akilit, dua të them se në këtë pikë e tradhëtojnë veten, fakti që ato janë përherë ato, njëqelizore, asnjë hap më shumë dhe duket sikur e kanë injoruar evolucionin në atë “të dhëna njëherë e përgjithmonë”, pak a shumë një jetë në amti, në ujra të ndenjura, në realitet është mjedisi i përshtatshëm, i tyre, ujrat e ndenjura që duket se e përforcon një jetë pa lëvizje, pa një synim për të lëvizur, (pseudopode – këmbë fallco, quhen “gjymtyrët” e tyre që shpalosen dhe kështu sigurojnë ushqimin dhe japin idenë e lëvizjes) vullnetplogët ose në mungesë të vullnetit, për çudi ose për mrekulli ekzistojnë dhe shtohen. Ndalemi këtu, te shtimi, sepse kjo gjë më ka mrekulluar dhe më nxiti të thellohem disi në argument, në libër. Shtohen në rrugë joseksuale. (Memento Mori... fq 309 – 311...Dikur njeriu shtohej si bakteret, horizontalisht. Ato shkëmbejnë gjene me njëri-tjetrin, janë të ndërsjellë në nevojë, unë të jap ty dhe ti mua, rrojnë përjetësisht, por edhe shtohen në këtë mënyrë... fq, 311, – Zoti, vazhdon Kristiani, - bëri të njëjtën gjë edhe me njeriun. Eva erdhi në botë nga brinja e Adamit, pra, horizontalisht. Njeriu e rrënoi gjithçka kur zbuloi seksin. Kënaqësia seksuale ishte vetëm hapi i parë drejt humnerës së pafund sepse ndryshoi kahun e riprodhimit. Njeriu shtohet vertikalisht!...) Argumenti fillon diku rreth faqes 260 – 261- 262, ose ndoshta edhe më parë, por kjo është detyrë e studiuesve.
Fq, 260: “Sikur të mos ishte zhgënjimi, si do të zbulonte se qenia brenda të cilës vegjeton nuk je ti në të tashmen, por e ardhmja e të kaluarës tënde, i rikthehet të dikurshmes, sepse frytet që do të pasojnë e humbasin hidhësinë? ... (fq261)...Dilema është e përherëshme, ngatërrestare. Kërkojmë rrënjët më kot, e si përfundim i themi vetes me dëshpërim: Nuk isha ai që do të jem dhe jam një nga ata që s’kam dashur të jem...domethënë s’është Ai, Ti që do të ishe Unë...Po cili jam?...”. Në këtë pikë rikthehem në temë dhe dua të them se askush nga ne, asnjë qenie njerëzore, madje asgjë e gjallë, nuk është çfarë duhej të ishte sepse askush nuk di se ç’duhej të ishte përderisa nuk u verifikua nga realiteti.
Unë jam sot e ardhmja e së kaluarës time.
Për këtë nuk ka asnjë pikë dyshimi.
Problemi është:
Në ç’masë, unë sot, jam ai që kam dashur të jem, dmth fryt i qëllimeve e dëshirave të mija?
Në ç’masë e kaluara ime ishte sikundër e dëshiroja?
Përgjigjen po e kërkoj te vetja.

Për ta bërë më të plotë zbërthimin dhe natyrisht më të kapshëm, veç të tjerash ameba është edhe qenie parazite (jeta pa qëllim a nuk tingëllon e tillë) dhe në zorrën e njeriut shkatare e një dizanterie mjaft të fortë.
Por çfarë e vizaton portretin e saj me të gjitha linjat, (mjafton të bësh një të tillë sepse nuk ndryhsojnë nga njëra tjetra, përderisa shtohen duke u ndarë trupi njërës më dysh, njëlloj progresioni gjeomterik) është termi që letërsia vetë duke huazuar këtë lloj ekzistence, ka sajuar edhe një mënyrë të krijuari; shiko Agamemnonin e Eskilit, Idilet e Teokritit, te Vigjili etj, dhe studiuesit kanë gjetur një term mjaft të përshtatshëm, si “Amebei” , kur në një këngë ose dialog midis dy personazheve përgjigjet janë të ndërtuara me metrikë të njëjtë dhe fraza në mos të njëjta, të ngjashme.

19. abs

abs nuk e di...

Re: Qellimi i jetes !

...edhe pse shkrimi eshte shume serioz,kam qeshe me lot!!! i madh je per nder!!!

20. Singapuras

Singapuras Primus registratum

Re: Qellimi i jetes !

Originally Posted By: AdelV

Qysh po thue per te jetue mir? Hajde 1 here kam marak me te nigjue

Adel mirmrama

En atmosfera te rendume psiko-emocionale
shpesh njej njerz tu pyt 'ca asht kuptimi I jets'
kur en fakt duhet me pyt 'ca asht kuptimi EN jet'.
Kuptimi EN jet don me than me i dhan jets kuptim.
Un pervetin maj ide te fort qe jeta nuk ka kuptim
por jena na qe i japim kuptim jets.
Adel un kam kuptu qe me jetu mir.. te lumtun na
duhet me pas kuptim en jet. Dicka ose disa gjana qe
kan kuptim en jets, qe jan burimet e kuptimit en jet tni
njirit.. Kerkimi i kuptimit asht instikt dominanti
i trashigum en eksperincen njerzore, asht liria me
gjet kuptim en cdo gja qe menojm besojm e asht
integrimi i trupit, menjes e shpirtit en nji.
Kuptimi krijohet prej bashkveprimit tnjirit me
me at cka vlersohet... e asht bash iky dedikim
qe jep qellimin qe i nep jets kuptim.. e ban at
te vlefshme me u jetu Adel.pershemull per
diken burimi i kuptimit tjets tij mund tjet familja puna e hobet.

Pra kuptimi en jet asht i lidhun me Lirin qe
don me than me vendos e ken pergjegjs per jeten ton, tu
perfshi zgjelljet, veprimet tona e deshtimin me zgjell e veprua... :).
E tha edhe studenti qe jan disa pengesa te vume en ne,
por gjithsesi un maj besim tmall qe pamvarsisht
rrethanave na bajm zgjellje. Njato zgjellje percaktojn
njerin kush jena tu u ba...
Ater na duhet me inkuraju njerzit afer nesh
me ba nryshime e zgjellje qe i drejton me jetu
plotsisht dhe en mnyr autentike... tu mos harru
qe ikjo mnyr egzistencet kerkon perpjekje te vazhdushme.

Jeta e pat sjell e dikur nmos gabosha para 7-8 mujsh
pata njoft nji burr i vjeter qe kishte ken i marrun peng
e burgos prej JI ... :)en indonezi. Ala i mbante mend
eksperiencat e tmerrshme en at vend,
por gjithsesi ishte ken en gjendje me i perdor ato
en mnyr KONSTRUKTIVE e nuk i lejoi ato me ja zbeh
dashnin e entuziazmin per JETEN.
Pershembull me tregonte qe kur errej nata
i lidhshin lakuriq per nje pem e i rrahshin deri
sa humbnin ndjenjat. megjithse dhimjet ishin tmerrshme
Minutat e goditjet e para i mbaja syt hapun
e shihsha se si shokt e mi binin shakull pertok
disa vdekshin. masanej un myllsha syt e mes dhimjeve cosha
menjen te gruja jeme .... imagjinosha vetin
bashk me te en nji vend me diell e det...
kshtu mbijetosha nuk me delte shpirti.
dashnia per grun teme me ka shpetu jeten me thote.
Ky burr fisnik em pat msua mua qe dashnia
(edhe pse un si Kome skam ndje me dasht kend nojher
as sduhet me ja leju vetit me dasht kend )
asht qellimi ma i nalt te i cili njeri mund taspirojn,
e shpetimi jon asht nepermjet dashnis.
kjo em ka msua mua qe sikur ktij burri, kajher
en jet munden me te marr gjithcka prej tejet
, por askush nuk munet me ta marr LIRIN e fundit te lirive
njerzore... me zgjell pikpamjen e gjanave
prej karakterit tan, en cdo situat t'mujtun... me
zgjell rrugen tane...

Ciao budy...

Shpërndajeni këtë faqe