Qetesia...mes pentagramesh...

Diskutime tek 'Muzika' filluar nga katsune, 10 Oct 2015.

  1. Artin

    Artin Valoris scriptorum

     
    Passion- Al likes this.
  2. Passion- Al

    Passion- Al Forumium maestatis

  3. Rimseb10

    Rimseb10 Valoris scriptorum

  4. MrCool

    MrCool Oldschool

    Just close your eyes and let the pure voices enter your mind.

     
    TinkerBell likes this.
  5. MrCool

    MrCool Oldschool

  6. MrCool

    MrCool Oldschool

     
    Anabell likes this.
  7. Airbourne

    Airbourne Papirus rex

    Sincopat Been...................Touched.

    Naten e MIRE.
     
    Passion- Al and Anabell like this.
  8. Artin

    Artin Valoris scriptorum

    NUK JE VETËM

    Mbylli sytë një moment dhe dëgjoje zemrën
    Mos u ndal të mendosh për asnjë sekondë
    Dhe asaj që po ndien mos i jep një emër
    Si të jetë dita e fundit që po jeton

    Harro çfarë mund të bëhej dje
    Të nesërmen mos e mendo
    Fali shpirtit pak qetësi
    Vlerëso më shumë atë që ke
    Kujto më pak atë që do
    Jepi zemrës një mundësi

    Lëre sonte të rrahë si do
    Dhe gabo kur ajo thotë gabo
    Me të nuk je vetëm, ti jo nuk je vetëm

    Thuaj po kur ajo të thotë po
    Thuaj jo kur ajo të thotë jo
    Me të nuk je vetëm, ti jo nuk je vetëm

    Më beso çdo pengesë është në mendjen tënde
    Shiko përtej asaj që shohin sytë e tu
    Eja sot vec asaj t'i kushtojmë vëmendje
    Eja shkojmë dhe veç trupin e lëmë këtu

    Harro çfarë mund të bëhej dje
    Të nesërmen mos e mendo
    Fali shpirtit pak qetësi
    Vlerëso më shumë atë që ke
    Kujto më pak atë që do
    Jepi zemrës një mundësi

    Lëre sonte të rrahë si do
    Dhe gabo kur ajo thotë gabo
    Me të nuk je vetëm, ti jo nuk je vetëm

    Thuaj po kur ajo të thotë po
    Thuaj jo kur ajo të thotë jo
    Me të nuk je vetëm, ti jo nuk je vetëm

    Një gotë gjysmë bosh, një gotë gjysmë plot
    Një gotë nëse thyhet, nuk ngjitet më dot
    Një gotë gjysmë bosh, një gotë gjysmë plot
    Një etje e tepërt, dhe mbushet me lotë

    Ndaj një puthje, ndaj një përqafim
    Një mëngjes apo një perëndim
    Jetoje me zemër, jetoje me zemër

    Sepse gjithçka e vogël në jetë
    Është një gur që ka vendin e vet
    Jetoje me zemër, jetoje me zemër

     
    TinkerBell likes this.
  9. Artin

    Artin Valoris scriptorum

    Këtë këngë e dëgjova shumë herë dje në punë.
    Këngët e reja që i hedh në telefon, kështu i dëgjoj.
    Më pëlqen ajo pjesa me vegla frymore, te minuta 1:09.

    Një mëngjes
    Muzika: Spartak Tili
    Teksti: Agim Doçi
    Këndon: Parashqevi Simaku
    ____

    Prisja
    Një mëngjes në stacion
    Autobusin
    Befas shiu nis po e pikon

    Ti
    Tok me njerëzit rri
    Dhe drejt meje vjen
    Me ngrohtësi

    Zemra troket
    Sikur më flet
    Po ç'kërkon vallë
    Që vjen tek unë ky djalë

    Eja pranë ti këtu
    Mos u lag, kam çadër unë
    Ndrojtje s'kam, nuk të njoh
    Te ky djalë njeriun e mirë unë shoh
    Në një mëngjes nuk është fare çudi
    Njeriun e mirë ta njoh tashmë kushdo
    Ndaj unë për të këndoj me ngrohtësi
    Në jetën tonë e gjejmë atë ngado

    Ky çast
    Ja më solli sot t'ju them
    Në mes tonë
    Njerëz zemërbardhë kudo gjen

    Vijnë
    Tok me diellin ndrijnë
    Një herë i takon
    Dhe s'i harron

    Për çdo njeri
    Që është si ti
    Zemra më thotë
    Gjithmonë një fjalë të ngrohtë

     
    Passion- Al likes this.
  10. Airbourne

    Airbourne Papirus rex

    Muzika është e mjaftueshme për jetën, por jeta nuk është e mjaftueshme pa muzikën. ....



    PS.....Rachmaninoff ishte një nga përfaqësuesit e fundit të një.... Tradite SHEKULLORE.. Deri në fund të shekullit të 19-të, kompozitorët ISHIN......... Virtuozë të kohës së tyre. Rachmaninoff ishte një nga të fundit për të kryer këtë funksion të ... Trefishtë: Kompozitor, Pianist dhe........... DIRIGJENT. Ai ISHTE i ....PARI dhe i <fundit>.

    Naten e mire....qe te qetesohen flamurtaret....nuk ka qene bollshevik.
     
  11. Artin

    Artin Valoris scriptorum

Shpërndajeni këtë faqe