Qytetet fantazma të Kinës

Diskutime tek 'Mistere, Konspirime, Kuriozitete' filluar nga Artin, 14 Jun 2017.

  1. Artin

    Artin Valoris scriptorum

    Vitet e fundit në Kinë janë ndërtuar disa qytete të reja, të mëdha e të vogla, në të cilat nuk ka banorë, janë pothuajse bosh.
    Bëhet fjalë për rreth 60 e ca milionë apartamente, të cilat po t'i llogarisim me 4 banorë për shtëpi, i bie që në to mund të strehohen rreth 250 milionë njerëz.

    Zyrtarisht thuhet se këto qytete janë ndërtuar për strehim, por apartamentet nuk janë shitur.
    Këtë unë nuk e besoj, sepse kinezët nuk mund të ndërtonin kaq shumë e pastaj të prisnin të shiteshin. Ndërtimi ecën paralelisht me shitjen.
    Nëpër botë kjo ka ngjallur kureshtje/habi dhe këto janë quajtur qytete fantazma (ghost cities).
    Unë i kam ca mendime të miat, por desha të di edhe mendimin tuaj, se për çfarë mund të jenë ndërtuar?

    Po sjell dhe disa foto të këtyre qyteteve. Ka shumë, por unë po sjell vetëm disa , sa për të pasur një ide.
    Disa prej tyre janë ndërtuar sipas arkitekturës evropiane.


    Tianducheng është një qytet i ri dhe pa banorë, i cili është ndërtuar në stilin e Parisit, e që quhet ndryshe Parisi kinez.

    [​IMG]
    [​IMG]


    Në Dalian është ndërtuar një qytet si Venecia:
    [​IMG]


    Në Shengdu, një qytet si Londra:

    [​IMG]


    Në vitin 2012 u mësua se në Kinë, në Guangdong u ndërtua edhe një imitim i qytetit austriak Hallshtat, i cili është një pasuri e trashëgimisë botërore:

    [​IMG]


    Ordos është një qytet i ri i cili mund të strehojë 1.5 milionë njerëz, me aeroporte, muze, teatro, stadiume e gjithë infrastrukturën e duhur, por siç duket dhe nga fotot, është i gjithi bosh. Asnjë makinë dhe njeri nuk ka në rrugë.

    [​IMG]
    [​IMG]


    Qytete të tjera bosh:

    [​IMG]
    [​IMG]
     
    Dreamer, Airbourne and gurax like this.
  2. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    pse nuk shkojme te jetojme ne? Marrim edhe keta politikanet qe te na qeverisin edhe ne Kine :p
     
  3. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Keto qytetet fantazme te Kines jane dicka sa e habitshme edhe interesante.
    Nga njera ane jane nje deshmi per fuqine ndertuese dhe sipermarrese te Kines ne lidhje me ndertimet. Te ndertosh qytete te tere me planimetri dhe arkitekture urbane mbreselenese ne kohe rekord, nuk eshte gje e paket. Sipas planeve fillestare, keto qytete jane pjese e nje plani me disa dhjetevjecare te kines per te urbanizuar zonat rurale, per te sjelle banoret e zonave perreth ne keto zona te reja urbane. Ne vetvete qytetet ne fjale jane per t'i patur zili cdokush.
    Ne krahun tjeter shihen edhe si nje menyre per te shkarkuar - diku - nje potencial perhere e ne rritje investitor te industrive kineze ne menyre qe keto te ngelen brenda vendit. Dhe me pas duke vazhduar me shpresen se koha do te beje te veten dhe eventualisht do te popullohen nga banore te interesuar per t'u transferuar ne keto qytete. Megjithate kjo gje ka rezultuar te avancoje me ritme me te ngadalta sesa pritej. Njerezit kane treguar medyshje te largohen dhe te lene ambientet e tyre te njohura dhe familjare per t'u zhvendosur ne keto qendra, qe nga ana funksionale dhe menyra e jeteses eshte sikur te fillojne nje jete komplet te re pothuajse si ne nje vend, shtet, tjeter.

    Por Kina eshte shume e madhe. Dhe banore eshte pak te thuash qe ka me teprice. Ka nje kulture qe eshte shume e ndryshme nga ajo qe shume prej nesh njohin dhe mund t'i japin sens. Per me teper eshte nje kulture qe krahasimisht eshte skeptike ne krahasim me kulturen perendimore. Ne krahun tjeter kinezet jane nje popull qe e kane demonstruar veten ne histori se jane shume te afte ne afatgjate qe te drejtojne dhe manaxhojne shoqeri njerezore qe perfshijne sasi kolosale njerezish.

    Duhet te jemi te vetedijshem se cdo lloj parashikimi apo gjykimi ne kete drejtim eshte ne fakt vetem spekullim. Koha do te tregoje se cfare do te jete rezultati i ketyre projekteve gjigande.
     
    Airbourne, TinkerBell and joetisti_ like this.
  4. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    Te ishim bere edhe ne pjese e Kines...! Nje qyetet... Ndoshta: cin-shqip-cen, te quhej :). Do te na ndalohej, sigurisht, te benim me shume se nje femije, por meqe koha ka ardhur qe s'po bejme asnje... e pranueshme! Do te na jepnin ca rregulla si ne kohe te komunizmit, por meqe ia kemi marre doren... e pranueshme!

    Vetem nje gje kam merak une... Kam degjuar se gjarprinjte i hane pa kripe... E une pa kripe s'i ha dot fare :p (E paparanueshme!)

    Hajt, se mire jemi. Te pakten na duan keto vajzat e af-se. Kinezet le te plasin nga intati. Kinezet s'i duan keto, vetem ne :D
     
  5. Artin

    Artin Valoris scriptorum

    Me sa kam lexuar, më parë kur donin të bënin një fëmijë të dytë, bënin një kërkesë në bashki, kurse tani ka ndryshuar ky ligj. Tani mund të bëjnë dy.
     
    joetisti_ likes this.
  6. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    Si mase mizore duket, ne fakt. Te te thone apo te te vene kusht per jeten tende! Dikush mund te vendose te mos kete asnje, por vetem ideja, te vret. Pra, e kufizimit.

    Ndodh, ne fakt, sepse po te jene te lire te bejne sa te duan, ata shkojne deri ne 7-8 e mos me shume. Dhe sado qytete te ndertojne, s'do te kishte vend t'i mbante.
     
  7. Artin

    Artin Valoris scriptorum

    Sigurisht që vetëm me hamendje mund të flasim, se i tillë është ky rast.
    Por gjithashtu duhet te kuptojme se jo gjithnje, e jo cdo gje qe thuhet zyrtarisht, eshte e vertete.

    Duke pasur parasysh atë rajon, une po bej disa hamendësime, si psh:

    1) Kane ndermend te sjellin studente nga bota, ose njerez te afte profesionalisht, sic bejne disa vende. E thene shkurt, duan te marrin tru nga jashte. Kete jane duke e bere, por ne permasa te vogla, e ndoshta duan ta rritin.

    2) I kane dale paraprite ndonje lufte. Azi-Paqesori eshte rajoni me i militarizuar ne bote, e me ceshtje të tilla si ajo e dy Koreve, e Taivanit te ndare nga Kina, e grindjeve per ishujt dhe e tensioneve te fundit SHBA-Kine, aty mund te shpertheje ndonje lufte ne cdo moment. E ne nje rast te tille, do te kishte shume deme ne popullsi civile, refugjate lufte dhe zhvendosje te medha te popullsive, te cilet mund te strehoheshin ne keto apartamente te gatshme.
     
    Last edited: 19 Jun 2017
    joetisti_ likes this.
  8. Artin

    Artin Valoris scriptorum

    Planifikimi familjar nuk me duket gje e keqe, perkundrazi, tregon pergjegjesi dhe largpamesi, sepse edhe gjerat pa kufi jo gjithnjë janë të mira. Psh. ne Evrope, Rusi e gjetke, popullsia po plaket dhe qeverite po i inkurajne njerezit te bejne femije, duke i shperblyer edhe financiarisht, mirëpo popullsia aty nuk ben. Ky eshte një problem i kundert nga ai i Kines. E solla si shembull për të treguar qe planifikimi familjar dhe ndërhyrja e shtetit eshte diçka qe e bejne dhe vende te tjera, sepse numri dhe mosha e popullsise, ka rëndësi.
     
    gurax likes this.
  9. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    Nje gje eshte te motivosh te bejne dhe nje gje tjeter eshte te ndalosh te bejne. Ne nje vend si Kina, ku dihet se ka diktakt, po te ishte problemi i renies se popullsise, do te nxirrnin ligj ku do te deryroheshin te kishin femije. Dhe ne te dyja rastet eshte si trajtim delesh.

    Duhet qe rregulli te jete i rregullt.
     
  10. Artin

    Artin Valoris scriptorum

    Me sa kam lexuar une, ligji i lejimit te vetem nje femije, filloi te sillte plakje te popullsise ne Kine. Per kete arsye u lejuan dy femije.
    Pra tani lejohen dy femije, por shteti nuk detyron askend te kete 1 ose 2. Mund edhe te mos besh asnje, nuk eshte me detyrim berja e femijeve.
    Gjithashtu, me sa di, mund te kerkosh te besh edhe me teper se dy, por duhen plotesuar disa kushte qe kane te bejne me te ardhurat, taksat etj.
    Rregullat behen ne baze te se mires se pergjithshme, sepse pa kufizime e perpjekje te te gjithe individeve, nuk ka te mire te pergjithshme. Kane arsye qe i bejne keto rregulla, nuk i bejne kot, se ashtu u teket.
    Megjithate, keto s'kane shume lidhje me temen, por meqe doli fjala.
     
    joetisti_ likes this.
  11. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    (brenda temes jemi)
    Une s'po futem fare te diskutoj politiken kineze, madje edhe mendoj se kjo ide u del per mire. Sidoqofte planifikim dhe rregulla per te miren e pergjithshme kane te gjitha shtetet, dhe nuk dalin ne keto "masakra".
    S'e di sa normale te duket ty, apo sa per te gjithe mund te jete, por te marresh leje per te bere femije... si teper po teper absurde me duket!

    konkretisht per temen: Sa te hyjme ne bashkimin kinez, besoj se nje nga ato shtepite aty, do ta kemi si shtepi te dyte. Besoj se pa leke i japin. :)
     
  12. Artin

    Artin Valoris scriptorum

    E thashë edhe më lart se, kanë arsye. Ligjet kanë arsye që bëhen, nuk bëhen kot, për qejf.

    Arsyeja është mbipopullimi. Kina është vendi më i madh i botës dhe është e mbipopulluar. Vërtet ka edhe territor të madh, por sipërfaqen më të madhe e ka pothuajse të pabanuar. Në Lindje është Tibeti dhe malësia e Himalajeve, e më në qendër shkretëtira e Gobit. E gjithë popullsia është grumbulluar në Ultësirën Lindore dhe aty ka mbipopullim, janë krijuar si kërpudha qytete shumëmilionëshe, ku ka qarkullim të madh dhe ajri është i rënduar.

    Për popullsinë e madhe që ka, Kina ka pak burime natyrore, sidomos naftë e gaz dhe nuk e shikon të nevojshme të rritet më si popullsi, duke qenë se është dhe vendi më i madh në botë. Madje kanë probleme dhe me ujin e thatësirën. Me sa kam lexuar, për të luftuar thatësirën, po e çojnë një lumë në veri dhe ky është quajtur projekti më i madh në botë.

    Ligjet bëhen në bazë të veçorive që ka çdo vend. Evropa dhe Rusia nuk shtohen, nuk lindin fëmijë. E kanë mesataren 1 fëmijë për familje. Kështu që ligji të lejon të bësh sa të duash, madje të inkurajon të bësh sa më shumë. Por nëse edhe perendimi do të ishte në kushtet e Kinës, mund t'i bënte ligjet të tilla.

    Kurse kinezët shtohen. E për të mbajtur një numër të njëjtë popullsie, në përputhje me territorin dhe burimet natyrore që kanë, vendosin kete ligj, se s'ka zgjidhje tjeter.

    Një fëmijë për familje është vërtet masë e ashpër, por duhet, kur s'ka zgjidhje tjetër. Kurse tani e kanë dy për familje, gjë që më duket normale.
    Pra Kina, edhe pse me ligj për kufizimin e lindjeve, ka rritje më të madhe popullsie se perendimi. Në këtë rast, ne duhet të na vijë keq për perendimin.

    Kina po kërkon të rritë cilësinë e jetës, e jo popullsinë, por cilësia e jetës nuk rritet me mbipopullim dhe burime të pakta natyrore.

    Me keto ligje, Kina po i bën një nder vetes së saj, por dhe botës. Bota jone eshte e kufizuar si territor, ka burime natyrore te kufizuara, prandaj edhe shtimi nuk mund te jete pa kufi, e i pafund.
     
    Last edited: 4 Jul 2017
    Airbourne and TinkerBell like this.
  13. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    Edhe une e thashe ne koncept. Se sa jane ligje qe qendrojne, dhe te mendosh se eshte vend ku nuk respektohen te drejtat e njeriut, une nuk po futem t'i diskutoj. Por ama, edhe ne krizen me te keqe, ku te gjithe do ta mirekuptonin nje ligj te tille apo te ngjashem, ne koncept eshte shkaterrues. Asnje e mire s'i behet dot tjetrit nese ajo qe jep per ta eshte mohim kaq i thelle i vetjetes.

    Ne Kine, lexova diku, eshte krijuar qyteti pyll, per arsyen e mireqenies frymemarrese te vete personave. Mbase se shpejti do te krijohet edhe nje qytet me rrota :)
     
    Airbourne likes this.
  14. Airbourne

    Airbourne Papirus rex

    Ne Kine eshte krahu i lire i punes,dhe Udheheqja kineze e di(mendoj).
    Akumulon SHTETI....kapitalist apo komunist, KINEZET kane gjetur formulen e duhur.
    Ne kohen prohibicionit ne USA dilnin me pankarta ne gjoks...punoj per 1$ ne jave?
     
    joetisti_ likes this.
  15. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    Ne fakt quhet falimentim sepse nga 100 mije banore qe nxe nje qytet i tille, eshte populluar vetem nga 2 mije.
    Mendoj se ne shtrirje kohore, po vete keta 2 mije, do ta popullojne aq sa te mos kesh ku te hedhesh kokrren e molles...
     

Shpërndajeni këtë faqe