Raste Studimi

Diskutime tek 'Ekonomia & Biznesi Shqiptar' filluar nga ^^MIA^^, 4 Feb 2006.

  1. ^^MIA^^

    ^^MIA^^ Anëtar aktiv

    Raste Studimi

    Ne kete teme do doja te shkruanim per raste studimi qe keni bere apo lexuar mbi firma te ndryshme ne Shqiperi dhe bote.E hapa kete teme duke u nisur dhe nga nevoja qe kam patur dikur per tu mbeshtetur ne disa shembuj analize mbi nje kompani te caktuar.Po shkruaj ato qe une kam bere ne universitet.Uroj qe te shtoni me shume raste dhe ju dhe qe keto postime te ndihmojne dike . /pf/images/graemlins/wave.gif
  2. ^^MIA^^

    ^^MIA^^ Anëtar aktiv

    Re: Raste Studimi

    I. PRETENDENTET E MC’DONALD’S ( Manaxhimi Strategjik)

    Stakeholders-at kryesore te kesaj kompanie jane stakeholders-at e jashtem dhe ata te brendshem .Keta pretendent kane hapesirat e tyre ne kompanine MC’Donald’s ,te cilet bashkeveprojne me mjedisin ne krijimin ,pershtatjen dhe vendosjen e strategjive te reja.

    Pretendentet kryesore te saj jane :

    SHEFAT EKZEKUTIVE – Ata perzgjidhen nga nje pune selective e Bordit te drejtoreve me qellim qe te kryejne detyrat ashtu sic duhet ,te arrijne objektivat ne menyre ligjore ,te shtojne asetet e kompanise ,te sigurojne dividente per aksioneret e te zgjidhin konfliktet midis grupeve te pretendenteve.Te gjykojne konfliktet aktuale e ti balancojne ato deri ne minimizim ne te ardhmen,kundrejt kerkesave per poziten drejtuese qe kane,per pagen e larte,delegimin e autoritetit ,lirise se vendimmarrjes ,dhe perfaqesimit denjesisht te firmes ne cdo dege.
    AKSIONERET – Cdo vit MC Donald’s pubikon broshurat me informacionet mbi aksionet e investuara si dhe numrin e aksioneve te reja te future ne treg.Ne faqen e internetit ne cdo minute dalin cmimet e reja te aseteve dhe luhatjet e tendencat e tyre.MC Donald’s ofron mbeshtetjen e plote dhe sigurine maksimale te arritjes se dividenteve madje tashme ajo e ka bere me te thjeshte investimin dhe riinvestimin ne kete kompani edhe nga njerezit e thjeshte ku sipas tyre cdo gje mund te filloje duke investuar 50 $ per te fituar me mijera me pas.Dhe realisht numri I aksioneve I MC Donald’s ka arritur mbi 500000.
    PUNONJESIT – Realisht Mc Donald’s ne kompani ka per qellim kryesor arritjen e fitimit net e gjitha menyrat.Punonjesit ankohen se kane paga shume te ulta,MC Donald’s nuk I shperblen per punen jashte orarit,ushtron presion per realizimin e te ardhurave deri ne nivelin e parashikuar,si pasoje aksidentet jane shume te shpeshta.Personat qe punojne ketu jane persona qe kane veshtiresi per gjetjen e puneve te tjera,dhe jane te detyruar te pranojne kete tip shfrytezimi dhe per me teper ata jane te detyruar < Te qeshin,te qeshin,te qeshin >.Nderrimi I personelit te punes dhe qarkullimi I shpeshte e ka bere thuajse te pamundur te organizohet nje sindikate per kushte me te mira pune.
    SINDIKATAT - Nje pengese mjaft e madhe e kesaj kompanie kane qene manifestimet e medha ne qytetet si Firence,Roma,Genova,Seatlle dhe Praga.Shume punonjes e MC Donald’s kane hapur krahet ne forme zinxhiri per te bere nje greve kunder kushteve johumane te punes,te mosngrenies e te te pirit te ujit apo shkuarjes ne tualet gjate oreve te punes,te shkaterrimit te ambjenteve ,luftes per urine e botes se trete,masakres se kafsheve etj.
    KONSUMATORET - MC Donald’s shpenzon 1.8 miliard dollare ne te gjithe boten per konsumatoret per reklamim ,e publicitetet per te ndertuar imazhinm e saj ku kjo kompani eshte e kujdesshme per te shprehur se ne Mc Donald’s gjeni nje vend te pershtatshem e te argetueshem per te ngrene.Mc Donald’s e reklamon ushqimin e vet si ushqyes ku masa e prodhuar per hamburger ,patatina,coca cola etj eshte pjese e cdo diete.Por sipas konsumatoreve ,behet fjale per nje ushqim te pasur me lyra,sheqer,kripe e te varfer me vitamina e fibra.Mc Donald’s perdor fjalen “ushqim –I shpejte’ jo vetem per shpejtesine ne pergatitjen por edhe ne te ngrene.Cilesia e ushqimit eshte e ulet,I perbere nga kimikate te cilat kane trembur konsumatorin sidomos pas pasojave te renda qe kane kaluar disa prej tyre,nga zemra,melcia,stomaku etj .Konsumatori I ka thene JO ketyre produkteve artificiale.Sot MC Donald’s I sherben 2.5 milion konsumatoreve ne dite.
    FURNITORET –Mc Donald’s eshte nje kompani prodhimesh dhe sherbimesh.Ajo zgjedh furnitoret me cilesore per cdo perberes te ushqimit te shpejte.Por vitet e fundit ajo ka pretenduar nga furnitoret e letrave dhe paketimeve te zgjedhi letra ricikluese ku furnitoret nuk kan rende dakort ,per kete vete Mc Donald’s ka gjetur dhe prere siperfaqe me pyje te tera me dru,per sigurimin vete te letres dhe ka mbjelle ne menyre artificiale te gjitha produktet bimore.Shume furniture ankohen per vrasjen e kafsheve ne menyre ilegale nga kjo kompani.
    QEVERIA - Nepermjet institucionit te Administrimit te ushqimeve dhe ilaceve shpesh teston keto produkte per cilesi,dhe produktivitet.Gjithashtu ka qene qeveria ajo qe e ka detyruar kete institucion te zgjidhe problemet e sindikatave.Gjithashtu,qeveria sanksionon veprimet e paligjshme si kultivimin e bimeve ne toka pjellore shteterore ne mnyre artificiale,prerja e druve dhe korrupsionet midis ketyre kompanive te prodhim-sherbimit.
    KONKURRENTET - Interesi I tyre eshte te shohin kete corporate te dali jashte biznesit por ata nuk e konsiderojne humbjen e konkurrentit te tyre si celesin kyc te suksesit ,prandaj rendesia e tyre eshte e vogel.Cdo biznes krijon nje harte te imagjinuar ku evitojne cdo konflikt me njeri tjetrin.
    PUBLIKU NE PERGJITHESI - Kerkon te mos abuzohet me burimet natyrore,te balancohet jetesa,te tolerohet cdokush qe ngre kritika per kompanine,e jo te perfundoje ne gjyq.Te ndalohet vrasja e kafsheve dhe perdorimi I lendeve kimike ne produkte.Te informohen deri ne detaje per ata qe ushqehen te sensibilizohen per urine e boten e trete etj .Kurse MC Donald’s ofron per komunitetin programe sportive per te rinj,sigurimin e shendetit te mire te femijeve e familjeve,te perdori burimet ne menyre racionale dhe te kryeje ndryshime ku burimet qe perdoren sot,te mjaftojne edhe per nevojat e gjenerates ne te ardhme.
  3. ^^MIA^^

    ^^MIA^^ Anëtar aktiv

    Re: Raste Studimi

    ANALIZA SWOT E KOMPANISE COCA-COLA.

    Analiza SWOT

    FUQITE : Coca Cola ka qene pjese e kultures Amerikane per me shume se nje shekull.Imazhi i ketij produkti eshte reklamuar ne bluza , kapele , neper koleksione te ndryshme duke zene vend ne shume zemra te njerezve. Ky imazh kaq i theksuar dhe i ngulitur ne mendje eshte nje prej fuqive te Coca Cola; si edhe faktori kyc i suksesit.Ne 1995 nje nga motot e Coca Coles ishte: “Te kenaqesh me shume se 685 milion here ne dite ne boten e Coca Coles, duke qendruar akoma si nje simbol i fuqishem i cilesise , thjeshtesise dhe zbavitjes.Ne 1998 :“Sistemi me shishe i Coca Coles ishte nje nder me te fuqishmit” Kjo lejoi qe kompania ta drejtoje biznesin ne shkallen globale dhe ne te njejten kohe te mbeshtese dhe pjesen lokale. Kompanite e paketimit te shisheve operojne si biznese te pavarura, te cilet jane te autorizuar te shesin produktet e Coca Cola . Pasi Coke nuk e zoteron rrjetin e paketimit me shishe dhe burimi kryesor i te ardhurave eshte shitja e shisheve te grumbulluara.

    DOBESITE : M.gj.th. biznesi ne tregje internacionale ishte duke lulezuar si psh(shitjet ne Ameriken Latine mbi 12%) Coca Cola raportoi se ne Indonesi dhe Tailande kohet e fundit kishte pasur nje renie te fuqise blerese.Ne Japoni njesite e shitjes rane deri ne 3%; e frikshme , sepse Japonia siguronte ne tregun nderkombetar 5% te volumit te shitjeve , duke siguruar 3 here me shume te ardhura . Tregu Amerikes Latine , Azise Juglindore dhe Japonise zinin 35% te volumit te Coke, asnje nga keto tregje nuk po ecte ashtu sic duhej.

    SHANSET :Nje prej pzicioneve konkurruese eshte njohja e markes se Coca Cola gati ne 90 % te botes. Para dy vjetesh qellimi kryesor i kompanise ishte qe te bente emrin e Coca Coles akoma edhe me te njohur . Ndryshimi ne paketim pati efektin e saj ne shitje dhe ne pozicionimin e industries, por ne pergjithesi klientet nuk ishin shume te kenaqur me produktet e reja.Sistemi i paketimit ne shishe e lejoi kompanise te kishte avantazh dhe mundesi per rritjen e shanseve ne te gjithe boten . Kjo strategji e shtriu gjeresisht Coca Colen ne mjedise te ndryshme gjoegrafike.

    KERCENIMET : Zevendesuesit si kafja, lengjet , cokollatat e ngrohta, cajrat etj jane kercenimet kryesore ne kompanine e Coca Coles. Megjithate keto kompani kontrollojne afersisht 40% te tregut te pijeve joalkoolike ; ndergjegjesimi i konsumatoreve per vlerat e shendetit ka nje ndikim serioz ne zgjedhjen e produktit . Diversifikimi i Coca Cola ne keto tregje e lejoi kompanine te eci me perpara duke zvogeluar rrezikun dhe luhatjet e cmimeve ne treg, Ajo eshte quajtur Lufta e Coca Coles ( Coca Cola WAR).Fuqite blerese te konsumatoreve paraqiten gjithashtu nje kercenim ne industri . Rivaliteti midis Pepsi dhe Coles coi ne nje levizje te ngadalte te industrise , net e cilen manaxhimi duhej te vazhdimisht ti pergjigjej ndryshimit te sjelljes se konsumatoreve ose perndryshe te perballeshin me humbjen e tregut nga kjo konkurrence . Akoma dhe me teper konsumatoret mund te zgjedhin pije te reja me kosto dhe pasoja me te vogla.
  4. ujku81

    ujku81 Fillestar

    Re: Raste Studimi

    Mos me thuaj qe je tek Fakulteti Ekonomik ketu ne Tirane!!
    Keto raste jepen standart ne lenden Manaxhim Strategjik, bashke me rastin e IBM dhe nje per Wal Mart-in.
  5. capuni

    capuni Fillestar

    Re: Raste Studimi

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
    ANALIZA SWOT E KOMPANISE COCA-COLA.

    Analiza SWOT

    FUQITE : Coca Cola ka qene pjese e kultures Amerikane per me shume se nje shekull.Imazhi i ketij produkti eshte reklamuar ne bluza .............

    [/ QUOTE ]

    Mua s'me pelqen fare analiza SWOT. Mangesia e pare eshte gjerat jane relative. Ajo qe dikujt mund ti duket si Fuqi (Strength), mund te jete edhe dobesi -- varet si e shef. Ose mund te jete edhe kombinim gjerash.

    Psh, ja nje rast: Kompania X eshte e para ne Y treg dhe po korr fitime te medha.

    Cfare eshte kjo (Fuqi, Dobesi, Shanc apo Kercenim)? Eshte kombinim Fuqi/Dobesi/Kercenim -- varet si e shef!
  6. Santiago

    Santiago Fillestar

    Re: Raste Studimi

    eshte mire te jesh i pari... /pf/images/graemlins/laugh.gif
  7. capuni

    capuni Fillestar

    Re: Raste Studimi

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
    eshte mire te jesh i pari... /pf/images/graemlins/laugh.gif

    [/ QUOTE ]

    ..sigurisht qe eshte mire t'jesh i pari, por kjo s'do te thote qe meqe je i pari duhet t'rrish me kembe e duar kryq. ...bie era kercenim! /pf/images/graemlins/laugh.gif
  8. ^^MIA^^

    ^^MIA^^ Anëtar aktiv

    Re: Raste Studimi

    Capuni pikerisht per kete behet analiza SWOT,qe firma te identifikoje shancet,kercenimet,dobesite dhe fuqite e saj dhe me pas sipas dinamizmit te mjedisit ti pershtasi,si psh, te ktheje dobesite ne fuqi,apo te kapi rastet ku kercenimet jane te medha per ti kthyer ne shance.Gjithcka eshte relative,analizat behen qe te jesh koherent me situata dhe ngjarje jo te zakonshme.Sa me shume kompleksitet te kemi aq me shume realitive kthehet situata.

    Ujku,eshte e vertete.keto analiza sic i kam thene dhe ne fillim i kam bere ne klase por i kam pergatitur vete sepse ishim te ndare neper grupe.Mendoj se dikujt mund ti hyjne ne pune.NUk eshte rast standart,dhe nuk eshte i kopjuar.KUjt i intereson mund ti lexoje dhe te shtoje studime rastit te vetat nese ka /pf/images/graemlins/smile.gif./Flm
  9. capuni

    capuni Fillestar

    Re: Raste Studimi

    Lipsi, prandaj dhe s'me pelqen SWOT-i per arsyje se situatat jane teper dinamike per tu kufizuar ne kater kategori absolute S-W-O-T. Per mendimin tim, zgjidhjet me praktike te problemeve ne biznes vijne kur i shikon problemet ne nje spekter te hapur. Sic thone edhe amerikanet ate klishen e tyre "think outside of the box." ...ne rastin tone, SWOT eshte nje "box" me kater cepa! /pf/images/graemlins/laugh.gif
  10. ^^MIA^^

    ^^MIA^^ Anëtar aktiv

    Re: Raste Studimi

    E drejte ajo qe thua.Ama te kesh disa parime baze mbi leter ne rastin e SWOT sdo ishte keq sidomos per bizneset e reja qe sdine me c'kercenime perballen sepse nisen nga pervoja vetjake ose e bizneseve konkurruese.Po te ishte kaq box sic thua ti sdo ishte me nje metode e perdorur,nderkohe qe une per te bere analizen swot te coca coles kam pare qe paguhej per te treguar se kush ishte .se tregonin pisat /pf/images/graemlins/laugh.gif
    Je qe je,shto ndonje nga studimet e tua jo box,po ke bere /pf/images/graemlins/tipsy.gif
  11. capuni

    capuni Fillestar

    Re: Raste Studimi

    ehh ..une kam thartuar trute e qerruar syte te bej kerkime, ti thua "na jepua ktyre pertaceve ketu - kallup!" ..hajde Lipsi hajde! /pf/images/graemlins/laugh.gif

    ..megjithse t'shof t'shof t'gerrmoj e t'vej ndonje
  12. ^^MIA^^

    ^^MIA^^ Anëtar aktiv

    Re: Raste Studimi

    Bej sevap dhe ti si une se mire ke per te gjet /pf/images/graemlins/tipsy.gif
  13. Scorpion

    Scorpion Guest

    Re: Raste Studimi

    Yllo ke bere nje pune kolosale, Suksese per provimet! /pf/images/graemlins/smile.gif
  14. pppppaa

    pppppaa Fillestar

    Re: Raste Studimi

    Lips ke bere me te vertet nje pune shume te mire. Me pelqeu sidomos tabloja e McDonald's. Ishte shume interesante. Sa per analizen SWOT ndaj te njejtin mendim me Capunin, pasi me duken me teper si demagogji burokratike sesa si nje evidentim konkret i gjithe elementures. Megjithate puna jote dhe ne kete drejtim ka qene shume cilesore.
  15. ujku81

    ujku81 Fillestar

    Re: Raste Studimi

    LIPS une nuk thashe qe e ke kopjuar, thashe qe keto raste studimi jepen ne lenden MS dhe i kam hasur ne disa libra manaxhimi, ty te jepen te dhena per kompanine dhe ti pastaj duhet te besh analizen SWOT. /pf/images/graemlins/thumbsup.gif

    P.S: Meqe ra fjala, perkthimi "pretendente" per "stakeholders" nuk me tingellon shume mire. Mbase me mire do te ishte "grupe interesi". /pf/images/graemlins/confused.gif /pf/images/graemlins/confused.gif

    Do te perpiqem te dergoj dhe une ndonje rast, nese ka shpetuar gje nga kompjuteri im qe u formatua per te 27 here (virusi i gripit te kompjuterave). /pf/images/graemlins/tipsy.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif

    Nderkaq:

    Suksese ne provime!! /pf/images/graemlins/thumbsup.gif /pf/images/graemlins/thumbsup.gif
  16. Daniel H

    Daniel H Fillestar

    Re: Raste Studimi

    Materiali per Coca-Colan eshte pak i vjeter, sepse problemet e saj jane shtuar me shume se fundmi me c'kam lexuar para pak kohe ne nje artikull te Business Week.
    Tani aksionet e saj ne burse vlejne me pak se te Pepsit dhe renditeshin dhe nje sere arsyesh pse Coke po humbte shume terren. Nder te tjera ishin: reklamat e tyre linin shume per te deshiruar, njerezit ne mase u jane larguar se tepermi pirjes se pordukteve soda ku Coke kishte nje treg goxha te mire disa vite me pare, dobesi organizimi etj.
  17. capuni

    capuni Fillestar

    Re: Raste Studimi

    Capun Capuni
    (Studim per Coca-Cola. ..kjo eshte vetem gjysma, dhe pertoj me e perkthyne Shqip.) /pf/images/graemlins/laugh.gif

    I. Carbonated (CSD) vs. Non-carbonated beverages (NCB)

    During the recent years, there has been an increase in healthy eating and living. Unfortunately for Coca Cola, CSDs are beginning to be labeled as “junk food.” This kind of stigma has allowed for an explosion of non-carbonated beverages such as; bottled water, sports drinks and teas.
    From a strategic perspective, what sets CSDs and NCBs apart are the stages of the product life cycle in which they stand. In 2001, CSDs grew merely 2% worldwide. Sales of Classic Coke declined in the US by over 5% (Stevenson, 2002). The two main reasons for the decline of CSDs are:

    1. Increased demand for healthy food – as noted above.
    2. An overall aging global population.

    These statistics, combined with the fact that CSDs tend to be standardized and the high price-elasticity of demand (Stevenson, 2002) indicate that they are in the maturity state of the product development life cycle (See Exhibit 1).

    NCBs on the other hand are enjoying stunning growth. Since the early 1980s, Snapple tea was a huge success. Bottled water has seen dramatic increases in sales; in fact, Coke’s Dasani saw an increase of 90% in 2001 (Stevenson, 2002). The NCBs are currently in between the introductory and growth stages of their lifecycle, because they are unstandardized, and there is high product differentiation (Exhibit 2).

    According to Lefkovitz and Wilkin, the authors of Kimchi Matters, adopting the product and strategy to the local market is critical for success. Unlike the Coca Cola drink, which has a global strategy based on the famous secret Coke formula, tastes for NCBs vary greatly. As Paul Taylor of Coke indicates, “…in Europe they prefer much saltier water” (Stevenson, 2002). As a result, it would make perfect sense for Dasani to include minerals that add a salty taste to its European operations.

    One has to consider that the fact that there are nearly 300 Coke products in Japan and only a quarter of those in the US, is a good indicator of the difference in selling CSDs and NCBs in other countries. As Stevenson points out in his article, the taste for beverages seems to change often in Japan; therefore, it is in Coke’s interest to adopt its NCBs to the changing tastes of the Japanese. Such rapid changes in taste of non-carbonated products might not go well with the US customer – which shows that NCBs need more local adaptation than the standardized formulas for CSDs.


    II. Coke’s success in CSDs and worldwide strategies for NCBs.

    Coke’s success in CSDs worldwide was mostly due to the strong American economy and the position of the US as a superpower after WWII. Based on Porter’s National Diamond model, Coke’s need for improvement and innovation was fueled by the strong rivalry of Pepsi. The expansion of the US Army around the globe created favorable demand conditions. Coke was being consumed first by US soldiers and it gave the company the ability to expand production globally to meet demand. KO, also exhibited favorable firm conditions. By WWII, Coke had been in existence for decades and it already had the infrastructure and skilled labor to take advantage of the growth in demand (Exhibit 3).

    Coke, in CSDs, was very good at profiting from the Scale Economies model. Given the diversity of NCBs and the range of differences in taste across the globe for such products, Coke should apply the Economies of Scope framework to take advantage ....
  18. ^^MIA^^

    ^^MIA^^ Anëtar aktiv

    Re: Raste Studimi

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
    Materiali per Coca-Colan eshte pak i vjeter, sepse problemet e saj jane shtuar me shume se fundmi me c'kam lexuar para pak kohe ne nje artikull te Business Week.
    Tani aksionet e saj ne burse vlejne me pak se te Pepsit dhe renditeshin dhe nje sere arsyesh pse Coke po humbte shume terren. Nder te tjera ishin: reklamat e tyre linin shume per te deshiruar, njerezit ne mase u jane larguar se tepermi pirjes se pordukteve soda ku Coke kishte nje treg goxha te mire disa vite me pare, dobesi organizimi etj.

    [/ QUOTE ]

    Eshte e vertete kjo qe thua ti,por ama kjo analize SWOT eshte bere kur Coca cola vendosi te zevendesoje produktet e saj me NEW COKE dhe gjithcka eshte bere per te pare efektet strategjike te ketij zevendesimi.
  19. ^^MIA^^

    ^^MIA^^ Anëtar aktiv

    Re: Raste Studimi

    P.S: Meqe ra fjala, perkthimi "pretendente" per "stakeholders" nuk me tingellon shume mire. Mbase me mire do te ishte "grupe interesi". /pf/images/graemlins/confused.gif /pf/images/graemlins/confused.gif

    Nderkaq:

    Suksese ne provime!! /pf/images/graemlins/thumbsup.gif /pf/images/graemlins/thumbsup.gif

    [/ QUOTE ]


    Jam dakort me argumentin qe ke per "pretendentet" madje kete po bisedoja dhe nje dite me shoqet,qe fjalet qe jane zgjedhur nga perkthimet sjane aspak te goditura,ndoshta prandaj dhe kemi mangesira ne te shprehur se librat tane ne shkolle behen shabllon sipas perkthimit ,pa i dhene madje as minimumin e kuptimit fjalise.Flm per urimet /pf/images/graemlins/smile.gif.Suksese dhe ti dhe te gjithe ju qe keni shkruar ne cdo gje qe beni ne jete /pf/images/graemlins/smile.gif
  20. komino

    komino Anëtar aktiv

    Re: Raste Studimi

    pse nuk merreni me nje rast studimi te realitetit shqiptar?

Share This Page