Raste Studimi

Diskutime tek 'Ekonomia & Biznesi Shqiptar' filluar nga ^^MIA^^, 4 Feb 2006.

  1. ^^MIA^^

    ^^MIA^^ Anëtar aktiv

    Re: Raste Studimi

    Ok po jap nje rast studimi qe kam bere per Procredit Bank.Informacionet jane perzgjedhur nga raporti vjetor i 2004.
  2. ^^MIA^^

    ^^MIA^^ Anëtar aktiv

    Re: Raste Studimi

    II. Misioni +Vizioni
    ProCredit Bank eshte nje banke e orientuar per sherbime te plota per zhvillim ne vendet e Europes Qendrore dhe Lindore .Ne ofrojme sherbime te shkelqyera klienteve tane, dhe nje game te gjere produktesh bankare.Ne operacionet e kredidhenies ne fokusohemi ne kredi per biznese mikro,te vogla e te mesme pasi jemi te bindur qe keto biznese do te ndihmojne ne rritjen ekonomike ne te ardhmen.Aksioneret tane shpresojne mbeshtetjen per riinvestime pasi nuk jane te interesuar ne maksimizimin e te ardhurave ne afatshkurter.Ne investojme intensivisht ne trajnimin e stafit tone,me qellim qe te krijojme nje atmosfere te kenaqeshme dhe eficente e te sigurojme sherbimet me kompetente e me te aferta te mundshme me klientet tane.

    Qellimi
    Qellimi I ProCredit eshte te vendosi institucione financiare te qendrueshme ekonomikisht per vende ne zhvillim dhe per ekonomi ne tranzicion.Produktet e ofruara nga ky institucion jane krijuar per tu perballur me nevojat e bizneseve te vogla, te cilat konsiderohen si baza te rritjes ekonomike dhe te punezenies.Qellimi I Bankes eshte te krijoje sa me shume kliente ne fusha te shumellojshme ,te investoje ne trajnime per punesim dhe te themeloje nje rrjet degesh qe kerkohen per operacione.

    [/b] Filosofia
    Vlerat dhe Besimet e Biznesit :
    - Transparence
    - Kulture per komunikim te hapur
    - Pergjegjesi sociale dhe tolerance
    - Sherbime te orientuara
    - Standarte profesionale te larta
    - Bashkepunim te larte te personelit
    - Veprime te shkelqyera, Pune ne Grup, Integritet dhe Besim.

    V. Mjedisi I Brendshem
     Struktura e Organizates
     Kultura e Organizates
     Burimet e Organizates

    Struktura dhe Kultura e Organizates
    Banka Procredit ndjek nje kulture te fuqishme bashkepunimi per te siguruar sinergji domethenese.
    Struktura e Bankes Procredit dallohet per nje shtrirje te gjere te puneve dhe operacioneve para anetareve ekzekutive te manaxhimit.Shefi kryesor I Operacioneve eshte pergjegjes per te gjitha veprimet e bankes ,te cilat konsistojne ne Huadheniet nga njera Huadheniet nga njera ane dhe ne sherbime bankare johuadhenese nga ana tjeter.Hapat me te rendesishme ne shtimin e degeve dhe manaxhimin e tyre nderrmeren nga Njesite e Zyrave Qendrore.Rikonstruktimet e degeve dhe modifikimet e funksioneve e pergjegjesive merren nga ( Bank’s front- office staff ). Shefi kryesor I degeve te rrjetit luan nje rol te rendesishem ne thjeshtesimin e komunikimit midis degeve dhe njesive qendrore.Ky Drejtor monitoron dhe mbeshtet punen e manaxhereve te degeve duke perfshire dhe detyrat administrative ku te gjitha keto sigurojne qe strategjite ,objektivat e percaktuara nga Zyra qendrore te implementohen plotesisht neper dege.Ne te njejten kohe shefi kryesor I degeve te rrjetit u komunikon detyrat dhe kerkesat e degeve tek zyra qendrore dhe sigurohet te gjeje zgjidhje sa me shpejt per probleme qe ngrihen.Divizoni Financiar udhehiqet nga Drejtori Kryesor I Financave.Detyra e tij eshte te mundesoje kontrolle eficente te departamenteve dhe te monitoroje permbushjen e detyrave te caktuara ne planin e biznesit.Orientimi kryesor dhe kontrolli I Divizioneve behet nga KOmiteti I Manaxhimit te Riskut ( Riskt Manxhment Comimite).Cdo jave kryhen mbledhje me te gjithe drejtoret e departamenteve per te siguruar bashkepunim te brendshem dhe te lejohet shkembimi I informacioneve midis departamenteve.
    Banka perbehet nga nje staf ne total prej 387 persona.Ne te njejten kohe po trajnohen dhe 116 rekrute te rinj si anetare te stafit.ProCredit Bank ka rritur gjtihashtu dhe numrin e kapaciteteve trajnuese brenda dhe jashte vendit.

    Analiza SWOT

    Fuqi :
    - Punonjes te Kualifikuar
    - Diversifikimi I produkteve dhe sherbimeve
    - Eksperienca te specializuara
    - Institucion financiar me fushe te gjere aktiviteti
    - Shperndarja e gjere gjeografike brenda dhe jashte vendit
    - Kultura e permisuar
    - Emri i mire
    - Trajnimi cilesor
    - Stafi miqesor
    - Perhapje te gjere te teknologjise se automatizimit
    - Fleksibiliteti
    - Investime ne fusha jo-fitimprurese
    - Game te gjere produktesh dhe sherbimesh
    - Marketingu social
    - Segmentimi I tregut
    - Njohja e konkurrences

    Dobesite :
    - Volum I larte I biznesit
    - Produktet e reja te ofruara
    - Monitorimi dhe manaxhimi I operacionve te kredidhenies
    - Risku I kredive
    - Risku I likuiditeteve
    - Investime ne fusha jo-fitimprurese
    - Kontrolli I efektivitetit te procedurave ne mjedisin e korporates
    - Shtimi I degeve dhe decentralizimi I autoritet
    - Shtimi I volumit te kredise
    - Teknologjia

    Shancet :
    - Kurset e kembimit jane fleksibile
    - Norma e mjaftueshmerise se kapitalit
    - Norma e interesit
    - Norma e interesit e qendrueshme sipas nivelit te ekonomise
    - Zhvillime te kenaqeshme ne sektorin bujqesor
    - Futja e sistemit te pagesave ndermjet automateve te pagesave “CachTronic Card”
    - Fuqite kyce si : trajnimi I mire,stafi I edukuar, dhe mikprites, si dhe produktet te drejteperdrejta qe sigurojne shtimin ne treg te operacioneve bankare per minute.
    - Hapja e degeve pothuajse ne te gjitha qytetet e Shqiperise ,I siguron bankes afrimitet me te madh me klientin neper rajone .
    - Tregu I gjere I kredidhenies
    - Njohja e veprimeve te konkurrences brenda te njejtit mjedis
    - Barriera te larta hyrjeje

    Kercenimet :
    - Kriza energjitike
    - Infrastruktura e dobet
    - Norma e interesit e paqendrueshme sipas nivelit te ekonomise
    - Aktiviteti nuk mund te pershtatet disa nga krizat mikroekonomike qe s’jane ne dore te klientit.
    - Zbatimi I dobet I ligjeve.
    - Korrektesia ne dhenien e kredive dhe shlyerjeve te tyre
  3. ^^MIA^^

    ^^MIA^^ Anëtar aktiv

    Re: Raste Studimi

    Strategjite e Bankes
    - Procredit Bank eshte e angazhuar gjate ne strategjine e te qenit Banke per publikun e gjere.
    - Fokusimi ne finance me anen e eksperteve financiare
    - Dominimi ne vende ku ka pak prespektiva per popullsine
    - Balancimi I te ardhurave ne zhvillimin e objektivave.
    - Aplikimi I strategjive qe fokusojne ne rralle te pare nje dialog te hapur me konsumatoret dhe maximizimin e transparences te produkteve dhe sherbimeve.
    - Ekspansioni I gjere gjeografik I degeve per te patur prezencen e Bankes ne cdo qytet
    - Lehtesimi I kerkesave per dokumentacion dhe verifikimi I shpejte I tyre.

    Objektivat e Bankes
    - Financimi I Sme-ve ne sektorin privat te shqiperise qe aktualisht has me shume veshtiresi.
    - Asistence per dhenien e kredive mikro ,te vogla per bizneset dhe te deshmojme bankave lokale se te tilla operacione bankare mund te shnderrohen ne aktivitete fitimprurese.
    - Maksimizimi I te ardhurave per periudha afatgjata.
    - Arritja e 2 milion transaksioneve ne vit nepermjet Automatizimit (ATM)
    - Te permisohen sherbimet ndaj clienteles dhe te vazhdohet te punohet qe cdo klient te perdore llogarine e tij bankare pavarsisht vendodhjes.

    Uroj tju pelqeje e tju hyje ne pune.Flm /pf/images/graemlins/thumbsup.gif
  4. ujku81

    ujku81 Fillestar

    Re: Raste Studimi

    Mua me pelqen, mesa e njoh une Pro Credit kjo analize qe ke bere ti eshte e mire.
    Do te shtoja vetem dicka, tek Dobesite - ka nje levizje shume te madhe te personelit. Stafi i vjeter largohet drejt bankave te tjera (Raiffeisen, bankat greke, Credins, Banka Popullore, etj) dhe ata vazhdimisht marrin staf te ri.
    Qarkullon mendimi gjithandej se Pro Credit eshte bere nje shkolle per analistet e kredise, ku pasi marrin eksperience largohen ne nje banke tjeter ne kerkim te nje pune me pak te lodhshme, ose te nje rroge me te mire.
    Kam pershtypje se ne terma afatgjate kjo e demton shume banken.
  5. ^^MIA^^

    ^^MIA^^ Anëtar aktiv

    Re: Raste Studimi

    E kam degjuar dhe une kete...po sic thashe me siper analiza eshte bere bazuar mbi raportin vjetor te bankes ndaj kuptohet qe aty keto levizje nuk deklarohen.
  6. Scorpion

    Scorpion Guest

    Re: Raste Studimi

    Lips sic ta thashe te pergezoj per punen kolosale qe ke bere, e do me duhen te tilla analiza e kerkime per ndonje shok a shoqe, do shes mend. /pf/images/graemlins/tonguee.gif

    Uroj meqe ti ke marre iniciativen per te postuar dhe ndihmuar njerez qe u duhen te tilla gjera, te kete dhe te tjere qe mund te kontribuojne me materialet e kerkimet e tyre. /pf/images/graemlins/smile.gif
  7. dimir

    dimir Anëtar

    Re: Raste Studimi

    Ka ndonje te me japi info mbi historikun e plote te kesaj bankes per te cilen kam shume dyshime.
  8. ujku81

    ujku81 Fillestar

    Re: Raste Studimi

    Pse mo Dimir ke dyshime?

    Do mundohem te te gjej po me thuaj konkretisht cfare te duhet.
  9. ^^MIA^^

    ^^MIA^^ Anëtar aktiv

    Re: Raste Studimi

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
    Ka ndonje te me japi info mbi historikun e plote te kesaj bankes per te cilen kam shume dyshime.

    [/ QUOTE ]

    Dyshime per cfare? Raportin vjetor ku eshte marre informacioni e ke ne anglisht.Po te jap siti-n te heqesh dyshimet.Lexim te mbare
    LINK
  10. dimir

    dimir Anëtar

    Re: Raste Studimi

    Dyshime jane shume normale pasi kjo Banka ProCredit e nisi jeten e saj si nje fondacion, dhe me pas ne vitin 1999 na krijohet banka me emrin FEFAD BANK dhe me pas ne 2003 u be procredit me shtrirje ne vendet lindore te cilat po kalonin tranzicion financiare ose sapo kishin kaluar.
    Po te veme re pjesa me e madhe e klienteve te kesaj banke jane fshatare te cilet paguajne norma efektive interesi deri 35%.
    Diçka fshihet mbas gjithe ketyre, nje dore e forte financiare e cila mundi qe per 4 vjet te ndertoj nje rrjet te fuqishem bankar.
    Kjo banka perveçse nxjerr fitime nga injoranca e klienteve duke u reklamuar % te tjera ku ne te vertete jane 3 deri ne 4 here me te larta.
    Etj... etj.
  11. ^^MIA^^

    ^^MIA^^ Anëtar aktiv

    Re: Raste Studimi

    Dimir po te jap te lexosh nje link kur Procredit ka qene nje projekt ,aty mbase kupton ndonje gje per dyshime pasi keto dyshime jane per te gjitha bizneset ne Shqiperi jo vetem per kete banke.
    Kliko
  12. ujku81

    ujku81 Fillestar

    Re: Raste Studimi

    Nje nga aksioneret kryesore te Pro Credit eshte KOmmerzbank- u dhe nje tjeter Kfw. Ajo qe thua ti deri diku eshte e vertete, por Pro Credit ka shfrytezuar faktin qe ne te gjitha vendet ku ka hapur banke (e sidomos ketu tek ne) kredia ka qene e veshtire per tu marre nga banakt e tjera. Tani ata kane krijuar nje klientele "besnike" megjithese do te hasin veshtiresi ne te ardhmen (Raiffeisen).
    Normat e larta "justifikohen" (ndoshta nuk eshte fjala e duhur) me procedurat e shpejta dhe riskun me te madh qe marrin persiper. Pro Credit ka dhene kredi ne nje kohe kur bankat e tjera ishin shume doreshtrenguar dhe nga kjo ka perfituar per te krijuar portofolin. Ata kane nje pjese te tregut qe nuk preferohet te mbulohet nga bankat e tjera (microcredit) gjithsesi besoj se ne periudhe afatgjate do te hasin veshtiresi.
    Mesa di une (nga burime te brendshme te bankes) po rishikojne normat e interesit per kredite me tendence per ti ulur.
  13. ^^MIA^^

    ^^MIA^^ Anëtar aktiv

    Re: Raste Studimi

    DEKA COMPANY

    MISIONI I KOMPANISE DEKA

    Kompania DEKA është një prodhues dhe tregtues i detergjentëve të ndryshëm, përpjekjet e saj i ka përqëndruar në kënaqjen e nevojave të konsumatorit , kryesisht të shtresës se ulet dhe te mesme shqiptare. Këtë ajo e bënë duke përdorur një teknologji bashkëkohore e cila i jep mundësinë e një kostoje të ulët dhe cilesie të lartë. Gjithashtu tek produktet e tyre ata kanë vendosur një deklaratë “ NE JEMI ME JU”

    OBJEKTIVAT E KOMPANISE DEKA

    1.Forcimi i Emrit të mirë
    2.Ruajtja e pozicionit lider në treg
    3.Shtrirja në zona të tjera të tregut të detergjentëve
    4.Kontrolli i vazhdueshëm i tregut të detergjentëve
    5.Ruajtja e nivelit të çmimeve, të cilësisë
    6.Zgjerimi në tregun e huaj
    7.Kthim në rolin e eksportuesit të produkteve të gatshme, detergjentëve
    8.Vendosja e tratativave me Maqedoninë, Greqinë, Malin e Zi
    9.Kontrolli i pozicionit te DEKA KOMPANY dhe i mbarëvajtjes së dyqaneve me shumicë (dokumentacioni , pagesat , shitjet , cmimet , analiza e kërkesës së tregut të detergjentëve)
    10.Specializimi i shitësve në dyqanet me shumicë të kompanisë për të rritur kredibilitetin e saj te konsumatori
    11.Shtrirja e pikave të shitjes në zonat verilindore dhe në zona të tjera të mundshme ku vërehet mungesë furnizimi
    12.Përdorimi i publicitetit dhe marrëdhënieve të vazhdueshme me median
    13.Marrja pjesë nëpër panaire dhe ekspozita të ndryshme

    STRATEGJITE

    DEKA KOMPANY njeh strategjine e kostos e ndërthurur kjo me cilësinë e lartë të produkteve
    Strategjinë e rritjes ku përfshihen:

    Strategjia e zhvillimit te produktit ku dallojmë:
    o Përshtatjen e produkteve me nevojat e klientit
    o Modifikimi
    o Ndryshimi i përmasave të produktit ( Ilaçi Elan që prodhohet me qese dhe me kuti )
    o Zëvendësimi i disa përbërësve me përbërës të rinj
    o Zhvillimi i produkteve me disa lloj cilësish

    Strategjia e zhvillimit të tregut ku dhe këtu përmendim:

    o Ndryshimin e reklamës ( Fushatat promocionale, Dhuratat e shumta që ofron DEKA bashkë me produktet e saja )
    o Përdorimin e versioneve të ndryshme të produktit

    Integrimit vertikal ku kemi:
    o Integrimin e vonshëm ( DEKA e bën vetë shpërndarjen e artikujve të saj në pikat e saj të shitjes )
    o Integrimi i hershëm ( I cili i jep më kontroll DEKE-s mbi shpenzimet dhe cilësin e lëndëve të para

    Analiza SWOT
    Kërcënimet.
    1. Prodhimi i Testi-t në Bullgari.
    2. Forcimi i mundshëm i konkurrencës në tregun e detergjentëve.
    3. Gjendja e pastibilizuar e vendit nga ana ligjore.

    Shanset.
    1. Dhënia e ekskluvizitetit kompanisë Deka nga firma turke.
    2. Mundësia që i jepet Deka-s për marrjen e licencës I.S.O 9001, që është një standart i
    Këshillit Europian dhe i jep të drejtën asaj të eksportojë në vendet e Këshillit Europian.
    3. Ekzistenca e “Tregut të Zi” i cili tregton detergjente ilegalë dhe me cilësi të ulët, që shpesh herë kanë cmime të larta dhe sjellin pasiguri për produktet e importit.



    Fuqitë.
    1. Fuqi për kompaninë është cilësia e lartë e produkteve të saj, si dhe kosto e ulët.
    2. Gjendja e pastabilizuar e vendit mund të shihet si një avantazh i përkohshëm në aspektin e mosbesimin tek njerëzit për detergjentët fallco që futen në tregun shqiptar.
    3. Duke patur një kosto të ulët një fuqi e saj është edhe fakti që Deka ka vendosur çmime fikse në të gjithë Shqipërinë.
    4. Tashmë Deka ka markën e saj DEKA, Elan dhe Prim, pasi marka Test i është dhënë një firme në Shijak.
    5. Ekzistenca e Emrit të mirë që ka fituar tashmë nëpërmjet seriozitetit të saj, veprimtarisë së saj korrekte ndaj konsumatorëve.
    6. Prodhimi në vend duke pasur mbështetjen toksore nga shteti shqiptar.

    Dobësitë.
    1. Kompania nuk është në gjendje të kontrollojë të gjithë tregun e detergjentëve.
    2. Përqëndrim i marrjes së vendimeve në duart e niveleve të larta të drejtimit.


    MARKETINGU MIKS

    DEKA bën shpërndarjen e produkteve të saj në të gjithë zonat e Shqipërisë pra themi se ajo ka një shtrirje të konsiderueshne brenda territorit të Shqipërisë dhe për pasojë zë dhe një pjesë të konsiderueshme në tregun e detergjentëve. Ajo ka lidhur kontratë me njësi ekonomike në shumë rrethe të vendit tonë. Për tu siguruar që produktet do të arrijn në kohën e duhur, në vendin e duhur dhe me cilësinë e duhur. DEKA company e bën vetë shpërndarjen e produkteve të saj me anë të furgonëve të saj. Për të qenë e suksesshme një ndërmarrje pra duhet të survejojë me shumë kujdes evoluimin e asaj çfarë pret klienti të performancave dhe të kënaqësive. Sot klientët ballafaqohen me një eksplozion të vërtetë të ofertës. Ato i bëjnë zgjedhjet e tyre duke u nisur nga mënyra sipas së cilës e konceptojnë cilësinë, nivelin e shërbimit dhe vlerën e produktit.
    Prandaj më i rëndësishëm për kompaninë është gjithmonë “KLIENTI” prandaj duhet që të merren parasysh mendimet, idetë e tyre, pra çfarë ato presin nga një produkt i prodhuar, cilësinë e dëshiruar, nevojat që do të mbulojë ky produkt etj. Gjithashtu është e drejtë e klientit për të shprehur ankesat, pakënaqësitë ndaj produkteve etj. Për këtë të gjithë specialistët e marketingut qëndrojnë në terren në zonat përkatëse që mbulojnë, dhe marrin sinjale nga subjektet e njësive ekonomike për ngjarje të këtilla. Gjithashtu specialisti marketing vrojton me kujdes të gjitha njësitë ekonomike nëse bëhen abuzime me produktin e tyre psh ndodh që një njësi ta shesi produktin me një çmim më të lartë sa ç`ka qenë vendosur. Prandaj në të tilla raste bëhet prishja e kontratës me këto njësi ekonomike.


    DIFERENCIMI

    DIFERENCIMI

    Diferencimi i produkteve të prodhuar nga Deka company kërkon një vëmendja të veçantë. Diferencimi bëhet kryesisht përmes produkteve, dhe imazhit. Diferencimi përmes produktit realizohet duke u mbështetur në stilin, karakteristikat, madhësinë sepse pothuajse një pjesë e madhe e detergjentëve ofrohen në konfeksione të ndryshme, cilësinë e produkteve të saj me qëllim që të ofrohet një variacion i madh zgjedhjesh dhe të dallohet nga konkurrenca. Gjithashtu thamë që diferencohet përmes imazhit dhe kjo është një ndër pikat e saj të forta. Deka company diferencohet përmes simboleve dhe këtë e realizon nëpërmjet spoteve publicitare të saj ku gjithnjë është e pranishme Miss-i i parë shqipëtar. Sa herë që çfaqet imazhi i saj mendohet për detergjentët e ndryshme të ofruar nga Deka company. Gjithashtu diferencohet përmes atmosferës, vetë fabrika e saj që në pamjen e parë nga jashtë të krijon përshtypjen e një fabrike të pastër ku përdoret një teknologji e lartë.
    Diferencimi realizohet edhe nëpërmjet ngjarjeve pasi Deka company ka sponsorizuar një numër të konsiderueshëm spektaklesh dhe gjithashtu dihet që detergjentët i përdorin pjesa më e madhe gra sepse ato merren kryesisht me mbajtjen pastër të higjenës familjare. Duke ditur që një pjesë e konsiderueshme e këtyre grave janë të papuna ato ndjekin shumë telenovela prandaj dhe Deka company ka bërë të mundur sponsorizimin tyre për të qenë më pranë klientëve të saj dhe në një farë mënyre për të plotësuar një kënaqësi të tyre.
    Janë dalluar këto strategji kryesore të ndryshme diferencimi:

    1. Vënia në dukje e karakteristikave të produktit.
    2. Theksimi i zgjidhjeve që sjell produkti për problemet e klientelës
    3. Saktësia e rasteve të përdorimit për të dhënë efektin e premtuar.
    4. Identifikimi i kategorive të produkteve
    5. Krahasimi me produkte të tjera
    6. Përdorimi i një kategorie të re duke shtuar ndonjë funksion trajtues etj.
  14. ^^MIA^^

    ^^MIA^^ Anëtar aktiv

    Re: Raste Studimi

    Manaxhimi i Burimeve Njerezore

    Banka e Shqiperise
    Tema : Rekrutimi dhe Seleksionimi

    I.Organizimi I Punes dhe funksionimi I Departamentit te Burimeve Njerezore.

    Organizimi I Punes eshte teresia veprimeve qe kryhen per te arritur objektivat e synuara me qellim rritjen e eficences dhe efektivitetit ne nje organizate.
    1.Shohim qe Departamenti ka qellimet dhe detyrat kryesore te percaktuara qarte ne rregullore.Percaktimi I qellimeve ndihmon nenpunesit e Bankes per te pranuar keto objektiva,per tu identifikuar me to dhe per te investuar ne realizimin e tyre.Objektivat jane me natyre sociale dhe juridike e te ndermjetme.
    2.Departameni ka Strukturen Organizative te tij qe perbehet nga
    a) Drejtori I Departamentit ,Zevendesdrejtorit dhe Pergjegjesit e Sektorit te Politikave te Burimeve Njerezore.
    b) Pergjegjesit te Sektorit te Procedurave Administrative
    3.Kemi ndarjen e Funksioneve sipas Fushave ,ku dallojme 4 fusha kryesore :
    a) fusha e organizimit
    b) fusha e politikes se pagave dhe shperblimit
    c) fusha e politikave per trajnim ,shkollim dhe zhvillim te karrierres se punonjesve
    d) fusha e pergatitjes dhe zbatimit te politikave sociale.

    Percaktimi qarte I detyrave dhe funksioneve sipas cdo fushe ben qe te kemi zbatime eficente te detyrave dhe te minimizoje kostot e rregullimit te detyrave dhe roleve.
    Bashkepunimi I funksioneve brenda Departamenteve ka bere qe te mos kete paqartesi ,mbingarkese apo konflikte rolesh.

    4.Analiza e Punes se Departamentit te Burimeve NJerezore permbledh qartesisht te gjithe elementet e Pershkrimit te Punes qe ben departamenti qe eshte :
    1- Identifikimi I punes ( qartesohet qe ne fillim me objektivat paresore te Departamentit te Burimeve Njerezore )
    2- Permbledhja e Punes ( percakton funksionet dhe detyrat e departamentit )

    II. Rekrutimi dhe Seleksionimi

    Sic e shohim Banka e Shqiperise eshte nje institucion financiar qe merr ne konsiderate te dyja llojet e burimeve te rekrutimit.Kemi burimet e brendshme dhe ato te jashtme sic jane :
    - Transferimi dhe Promocioni I personelit brenda Bankes per te gjithe ata persona qe plotesojne kushtet e vendosura nga Banka.
    - Bashkepunimi I Bankes me intitucionet e tjera ( me shkolla te specializuara ne fushen e ekonomise )
    - Ofrimi I vendeve te punes per studentet e vitit te trete me rezultate te larta.
    - Bashkepunimi I Bankes me agjensi te ndryshme punesimi mbi baze marreveshjes dypaleshe.

    Veme re qe Banka nuk perdor strategjine e rimarrjes se punonjesve te meparshem pasi Banka nuk krijon lidhje afatgjata me punonjesit e tyre sezonal.

    Ne Transferimin Brenda Institucionit Banka ka vene tre kushte ku njeri nga ato eshte qe punonjesi nuk mund te transferohet pa vleresimin e eprorit.Ky eshte nje kusht mjaft subjektiv pasi duhet te kemi shpesh parasysh konfliktet epror –vartes dhe ky konflikt mund te jete shkak per mos lejimin e ngritjes ne detyre te kandidatit per promocion.

    Ne metoda qe Banka perdor per rekrutimin jane lajmerimet ne mediat kryesore dhe ne internet.Ajo informon rreth kritereve qe kandidatet duhet te plotesojne dhe ju jep mundesine atyre te plotesojne nje formular qe Banka ja u ofron te interesuareve.

    Banka nepermjet paraseleksionimit perzgjedh te gjithe kandidatet qe plotesojne kerkesat baze ne lidhje me dokumentacionin,me eksperiencen ne pune apo me kulturen e nevojshme per tu punesuar ne Banke.Pasi jane seleksionuar kandidateve te mundshme u dorezohet nje literature e cila duhet te mesohet per te gjithe ata qe do ti nenshtrohen konkursit te pranimit.Kjo literature I jep aplikantit informacionin per detyren qe do te beje ne vendin e punes ku po konkuron .Aplikanti pasi lexon literaturen dhe pasi kuptuar se cfare detyrash do ti caktohen vendos nese eshte I gatshem dhe I zoti per kete vend pune ne lidhje me perputhje me ojektivat dhe qellimet e tij.Kjo eshte nje politike rekrutimi mjaft pozitive qe ndjek Banka pasi lejon qe cdo kandidat te ballafaqohet me ate cfare eshte ne gjendje te beje dhe se per cfare do ta ndihmoje ky pozicion pune.

    Konkurimi behet duke kaluar ne tre faza :
    1- testimi I gjuhes angleze
    2- testimi per formimin profesionial
    3- intervistimi me goje.

    Intervista behet per disa qellime kryesore ne menyre te tille qe kandidatet te vleresohen drejt.Me intervisten kandidatet vleresohen se sa jane ne gjendje te komunikojne ,se sa eshte ne gjendje te gjykoje per eksperiencen e fituar gjate ketij seleksionimi dhe se sa mundesi bashkepunimi I krijon “kolegeve “ te tij.Konkurimi I ketij lloji ka treguar mjaft efektivitet per Banken e Shqiperise ,pasi konkurrentet qe perzgjidhen cilesohen si studentet me te mire dhe me me experience bazuar ne studime dhe ne punet e meparshme.Kanditatet qe perzgjidhen per vendin e punes qendrojne 1- 3 muaj ne prove per punen qe duhet te kryejne.Kjo gje ka bere qe Banka te vertetoje mbi suksesin e seleksionimit te kandidatit te pershtatshem.

    Por nje e mete e Intervistes eshte dhe ana subjektive e saj.Ku ne perzgjedhje ndikojne mjaft faktore te cilet bejne qe intervista mundet dhe te deshtoje.
    - Dallojme efektin e kontrastit ku nje kandidat me vlere te mesme mbivleresohet pasi vjen nga nje interviste e kryer nga nje kandidat I dobet ose te nenvleresohet pas nje kandidati te forte.
    - Dallojme gjithashtu efektin “Halo” duke u nisur ne cilesimin mjaft relative te karakteristikave te kandidateve.Shpesh keto karakteristika krijojne nje gjykim te gabuar ne aftesine apo paaftesine e nje kandidati.

    Ne nje fare menyre keto intervista kryjne edhe rolin e nje testimi te aftesise se kandidatit duke gjykuar mbi kapacitetin e kandidatit per te mesuar punen ku po aplikon.Ne Interviste dallohen aftesite intelektuale si memoria,lehtesia numerike, fluiditeti verbal etj.

    Testimi per formimin Profesional gjykon mbi njohurite dhe kompetencat e aplikantit per punen qe do vendosi te beje ne Banke.

    Veme re qe Banka nuk perdor Testet e Personalitetit dhe te Interesave.Ky testim do te ishte mjaft I rendesishem sidomos per vende pune vakante ku vendimmarrja ka mjaft rendesi dhe ne mosdeshtimin e perzgjedhjes te nje kandidati te dobet dhe te lekundur ne drejtimin e nje departamenti te caktuar.
    Shohim qe Banka vendos nje numer mjaft te larte kriteresh per perzgjedhje dhe kjo ben qe mjaft studente te kualifikuar te cilet nuk plotesojne nje prej tyre te eliminohen ndonjehere dhe me pakujdesi.Keto barrierra bejne qe studentet te stepen per te marre pjese ne konkurim dhe te zgjedhin nje vend pune tjeter me me pak kritere perzgjedhjeje.

    Nje ane tjeter pozitive eshte mos lejimi I punesimit ne Banke te dy personave me lidhje fisnore apo martesore.Kjo e kufizon mjaft manipulimet qe mund te behen qe ne seleksionimin e aplikanteve e deri te marredheniet tendencioze brenda ne pune.Shume punonjes mund te ndihen inferiore ndaj personave qe jane te lidhur ngushte.Kjo gje do manifestohej me padrejtesi dhe madje edhe me konflikte Brenda ambjentit te Bankes.Per te shmangur keto konflikte Banka vlereson edhe kete kriter ne perzgjedhje.

    Nje menyre tjeter per pranimin ne pune pa konkurim eshte dhe nga perzgjedhja e kandidateve prej Guvernatorit te Bankes.Kjo ndodh atehere kur asnje nga kandidatet ploteson kriteret e rekrutimit dhe kemi mungese te burimeve njerezore.Shpesh nje perzgjedhje nga Guvernatori mund te behet me rekomandimin nga nje apo disa persona me mjaft profesionalizem dhe me emerimin e nje kandidati ne menyre te drejtperdrejte per nje vend pune te perpikte.

    Kjo menyre perzgjedhjeje nga Guvernatori ka te metat e veta pasi mund te behet nje zgjedhje e nxituar vetem per te plotesuar vendin vakant ose mund te jete nje perzgjedhje miqesore apo shoqerore nga Guvernatori.

    Shohim qe disa nga metoda mjaft te efektshme te Banka e Shqiperise nuk perdoren , si p.sh. : Qendrat e Vleresimit ( ku cdo kandidat mbikqyret ne pune nga nje vleresues mjaft profesional ), Modelimet e Punes ( ku kandidati tregon kapacitetin ne kryerjen e nje pune si vetem dhe ne grup ), Rrjetet kompjuterike te rekrutimit ( nuk perdoret thuajse fare ) dhe gjithashtu dhe Grafologjia apo Astrologjia ( gjykyes relative te personalitetit ).

    Ne fund veme re qe Banka nuk ofron mundesi ankimimi per te gjithe kandidatet e skualifikuar duke mos ju dhene atyre shpjegim per mos pergjedhjen ne stadet e mesiperme te seleksionimit.Kjo shkakton mjaft pakenaqesi dhe ul reputacionin serioz te Bankes se Shqiperise.


    III. Nje shembull krahasues me Banken Qendrore Europiane

    Banka Qendrore Europiane synon te rekrutoje dhe te punesoje individe me nivelin me te larte te kompetencave ,te eficences dhe te integritetit.Nje perzjerje e ekuilibruar e nacionaliteteve dhe te gjinise eshte nje nga procedurat kyce e selektimit ,qe udhehiqet pa asnje pengese drejt moshes,origjines etnike,besimit fetar ,orientimit seksual apo paaftesise fizike.Filosofia e rekrutimit e Bankes Qendrore Europiane I referohet promocionit te zhvillimit te brendshem si nje makineri per zhvillimin e karrierres personale.Si e tille,vendet vakante per nje pozicion jo – drejtues ju behet reklame qe ne momentin e pare dhe plotesohen nepermjet nje konkurrence te gjere te BQE.Vendet e lira mund te jete plotesohen edhe duke perzgjedhur nje anetar I personelit qe punon ne brendesi te departamentit ku eshte vendi bosh. Si pasoje ,vendeve vakante ju behet publicitet I ndryshem neper faqe interneti ne sitin e BQE dhe ndonjehere edhe ne shtypin e perditshem ,por vetem atehere kur vendi vakant nuk eshte permbushur nga kandidatet e mundshem.Vendet vakante per pozicionet drejtuese publikohen net e njejten kohe dhe jashte dhe ne brendesi te institucionit ,por mund te plotesohen edhe si nje vendim I marre nga bordi ekzekutiv per te vendosur nje kandidat te pershtatshem e te pergjegjshem.


    Procedurat e Perzgjedhjes dhe seleksionimit

    Seleksionimi I nje kandidati te paraseleksionuar per nje periudhe kohe te limituar apo per nje pozicion te perkohshem eshte nje pergjegjesi e komisionit perzgjedhes.Procedura e seleksionimit mund te perfshije keto etapa :
    - Paraselektim ne baze te dokumentacionit te paraqitur te kandidatit
    - Nje interviste nje Frankfurt me anetaret e komisionit pergjedhes dhe me eksperte te tjere te pershtatshem
    - Nje prezantim I eksperiencave te meparshme ne pune e shkruar ose orale. Intervistat jane te gjitha ne gjuhen angleze dhe cdo gjuhe tjeter specifike testohet nga eksperte te tjere te gjuhes perkatese.



    Te gjithe ata kandidate qe u jane dukur te pershtatshem ne baze te rezultateve te arritura ne testimin e shkruar ftohen per interviste ne BQE. Per poziocionet drejtuese nje vleresim te aftesive drejtuese te kandidatit behet duke e vendosur ne nje pozicion te tille prove ne Frankfurt I udhehequr nga nje konsulent I brendshem.
    Per sa I perket intervistave,nje kandidat mund te jete seleksionuar per te zene nje pozicion ,mund te jete refuzuar,ose mund te jete vene ne listen e rezervave. Ne baze te rekomandimeve nga komisioni perzgjedhes, nje kandidat I disponueshem ne listen e rezervave mund te emerohet ne nje pozicion te njejte dhe per kete gje ai /ajo intervistohet serish nga e njejta zone e rekrutimit ku do punesohet.Listat e rezerves jane te vlefshme per nje periudhe kohe per 6 muaj.Nje sjellje e pershtatshme e rekrutimit te BQE dhe te procedurave te seleksionimit eshte pergjegjesia e burimeve njerezore ne drejtorine e pergjitshme ,te administrimit dhe te organizimit.


    Disa nga rregullat e seleksionimit :

    - Seleksionimi behet nga Komiteti I Seleksionimit ku merr pjese Drejtori I pergjithshem,Drejtori I Administrimit te Pergjitshem,Drejtori I Burimeve Njerezore si dhe Drejtori I departamentit ku ndodhet pozicioni vakant.
    - Ne rastin kur nje kandidat ka lidhje personale me nje nga anetaret e grupit te selektimit ,ai ose ajo duhet te lajmeroje te gjithe intervistuesit ku kandidati mund te heqi dore nga intervistimi dhe te largohet duke ja komunikuar burimeve njerezore ose anetari I grupit te seleksionimit mund kerkoje te terhiqet nga procedurat e perzgjedhjes.
    - Seleksionimi do behet ne baze te pergatitjes ,experiences si dhe aftesive bashkepunuese te permendura qarte ne njoftim.
    - Burimet Njerezore do te mbajne dokumentacionet e te gjithe kandidateve te perzgjedhur per nje periudhe kohe prej nje viti nga dita e firmosjes se procedurave te seleksionimit.Aplikimet dhe shkembimi I korrenspondences me kandidatet do te bejne pjese te dokumentacionit.Ne baze te artikullit 3.2 , te gjitha dokumentacionet qe do mbahen nuk do te perdoren apo ti referohen asnje departamenti tjeter per procedura seleksionimi per vende te tjera te lira.
  15. ^Ira^

    ^Ira^ Anëtar

    Re: Raste Studimi

    LiPS ke punuar detyre shume te mire.
  16. Blendi

    Blendi Fillestar

    Re: Raste Studimi

    Ne anglisht kjo quhet "turnaround" dhe ma merr mendja se analistet e marrin parasysh kur egzaminojne "shendetin" e nje kompanie. Megjithate "turnaround" nuk lidhet direkt por indirekt...psh Wall-Mart ka me te lartin me 60,000 puntore ne vit qe largohen, kuptohet per tu zevendesuar nga te tjere.

    PS. Une kam bere micro dhe macro ne kolegj, e kam pas vetem A dhe shume qejf ekonomine, por nuk kam vazhduar per ekonomni, as per biznes prandaj mendimet e mia merrini ne nivelin e dikujt qe ka ca njohuri te pergjithshme - jo me shume se aq.
  17. ^^MIA^^

    ^^MIA^^ Anëtar aktiv

    Re: Raste Studimi

    Blendi Wall Mart per ate rekrutim qe ka per punonjesit eshte ne gjyq me shtetin e me kush e di sa punonjes te cilet zevendesohen me te rinj thuajse perdite.Kuptohet rotacioni i tille eshte si medalja,ka dy ane.Diku kam permendur dhe skandalet e Wall Mart ne lidhje me punesimin /pf/images/graemlins/smile.gif
  18. ^^MIA^^

    ^^MIA^^ Anëtar aktiv

    Re: Raste Studimi

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
    LiPS ke punuar detyre shume te mire.

    [/ QUOTE ]
    Flm /pf/images/graemlins/smile.gif.Kjo ishte detyra qe i paraqita Z.K. Ira /pf/images/graemlins/smile.gif
  19. ^^MIA^^

    ^^MIA^^ Anëtar aktiv

    Re: Raste Studimi

    Pergjigje e pyetjes 1 : Punojme me liber.Libri i perkthyer nga M.Kasimati dhe M.Manxhari,libri ka gjithcka ska nevoje fare te ndjekesh leksionet.
    Pergjigje e pyetjes 2 :Rastin e AMC mund ta kishin nja 6 veta vetem ne grupin tim,llogarit sa te tjere ne grupet e tjera.
    /pf/images/graemlins/smile.gif
  20. ^^MIA^^

    ^^MIA^^ Anëtar aktiv

    Re: Raste Studimi

    Rastin e AMC te libri i Burimeve Njerezore e kane te analizuar si rast shembulli.Po deshe rekomandime mund ti gjesh te libri.

Share This Page