Re: Shkenca---'Armiku' i Filozofise!!!

Diskutime tek 'Hapësira filozofike' filluar nga Futbollisti, 20 Mar 2003.

  1. Futbollisti

    Futbollisti Forumium maestatis

    Re: Shkenca---'Armiku' i Filozofise!!!

    Fillozofia eshte nje shkence....

    Une
     
  2. Admir

    Admir Forumium maestatis

    Re: Re: Shkenca---'Armiku' i Filozofise!!!

    Filozofine NUK e shoh si shkence pasi eshte e paafte ti jape pergjigje ekzakte pyetjeve qe i shtrohen. Flas ketu per vertetime faktuale, dhe jo 'vertetime' llogjike qe ndryshojne sipas motit. E shoh Filozofine shpesh here edhe si krijimtari poetike, "metaforllek serioz" sic thoshte nje mik i imi i paharruar. Induktivet dhe deduktivet vertet ju ja dhene borxh shkencave nga filozofia, por ne vetvete Filozofia mund te perfshije cdo gje ne pergjithesi, por asgje ne vecanti.

    Ceshtje e ngaterruar me duket, ndaj e shtrova per diskutim... /pf/images/graemlins/laugh.gif
     
  3. Futbollisti

    Futbollisti Forumium maestatis

    Re: Re: Shkenca---'Armiku' i Filozofise!!!

    Mbase u shpreha keq, por shkenca rrjedh nga fillozofia, dhe si e tille une e ve babain e shkences, dmth shkence (mbi shkencat). Aq me larg armik...

    Une
     
  4. Admir

    Admir Forumium maestatis

    Re: Re: Shkenca---'Armiku' i Filozofise!!!

    Ndoshta as une nuk u shpreha qarte. Identifikimi i shkences si 'Armik' i Filozofise eshte me teper nje hipoteze qe po ngre, nje supozim. Askush nuk e ka vertetuar kete. Por do te ishte interesante qe nje dite shkenca p.sh ti jape pergjigje pyetjeve rreth; Ekzistences se Zotit, ekzistences se Shpirtit, subjektivizmin dhe objektivizmin e se bukures dhe se vertetes, etj etj... /pf/images/graemlins/laugh.gif Nese kjo do te arrihej, a thua do te kishim me nevoje per Filozofi? Ndaj edhe e konsideroj shkencen si 'armik' per filozofine, por mik per njeriun, vetem nese pergjigja e pyetjes sime te fundit do te ishte JO! /pf/images/graemlins/smile.gif
     
  5. Futbollisti

    Futbollisti Forumium maestatis

    Re: Re: Shkenca---'Armiku' i Filozofise!!!

    Per ta bere diskutimin me real dhe me te qarte, jep te lutem nje perkufizim (te pakten sipas pikeshikimit tend) te shkences dhe fillozofise. Do ishte me qarte per c'fare po flasim dhe do shmangte keqkuptimet.

    Une
     
  6. Diavolessa

    Diavolessa Valoris scriptorum

    Re: Re: Shkenca---'Armiku' i Filozofise!!!

    Per kete ke temen : Zoti krijoj njeriun, apo njeriu krijoj zotin e shume e shume tema te tjera mbi zotin.
    Filozofia eshte filozofi, mundohet te shpjegoj persete qe na lindin, qe duam te kuptojme. Nuk kuptoj si mund ta quash " shkecen si armik " te filozofise?!
    Shkenca mundohet te shpjegoj gjerat me fakte per sa i eshte e mundur, ndaj pyetja juaj me duket shume e pa qarte !
     
  7. Admir

    Admir Forumium maestatis

    Re: Re: Shkenca---'Armiku' i Filozofise!!!

    Mos i kapni konceptet si sllogane. Nicja ka thene se "Filozofi eshte dinamit, ku cdo gje qe e rrethon eshte ne rrezik". Tani, une shpreha mundesine qe ndoshta shkenca mund te arrije ti jape pergjigje pseve me natyre filozofike. Shume gjera ndoshta mund te shohin pergjigjen ekzakte, duke hedhur ne qorrsakaqet filozofike driten e te vertetes te pakundershtueshme.
     
  8. Admir

    Admir Forumium maestatis

    Re: Re: Shkenca---'Armiku' i Filozofise!!!

    Shkenca---Observimi, identifikimi, investigimi eksperimental, dhe shpjegimi teorik i nje fenomeni. Aktiviteti metodogjik, disiplina apo studimi i nje fenomeni te observueshem. Dituria e fituar nepermjet eksperiences.

    Filozofia---Dashuria per dituri nepermjet rrugeve intelektuale, dhe disiplines morale. Investigimi i natures, dhe i parimeve te realitetit, dituris, vlerave, te bazuara ne arsyetim logjik, dhe jo ne metoda empirike.

    Dhe cka eshte me e rendesishmja sipas mendimit tim....Filozofia eshte disiplina e perbere nga ceshtjet rreth llogjikes, etikes, estetikes, metafizikes, dhe epistimologjise.

    Imagjino nese shkenca nepermjet funksioneve te saj, nje dite, te jete ne gjendje te posedoje dometheniet dhe sherbimet reale rreth ceshtjeve filozofike per njeriun.
     
  9. Vis Elbasani

    Vis Elbasani Forumium praecox

    Re: Re: Shkenca---'Armiku' i Filozofise!!!

    Edhe une jam pak a shume i ketij mendimi, dmth se tema ka nje fare problemi apo vetkundershtie..., c'te postosh?
     
  10. Admir

    Admir Forumium maestatis

    Re: Re: Shkenca---'Armiku' i Filozofise!!!

    Po ti kishit lexuar postimet e mia me kujdes duhet ta kishit kuptuar hioptezen time. Filozofia nuk eshte shkence e mirefillte, si dhe nuk funksionon si e tille. Filozofia perbehet me teper nga opinionet, sesa nga vertetetimet. Cfare e perjashton edhe me shume Filozofine qe te jete nje shkence e mirefillte eshte fakti se Filozofia NUK mund te matet nga nje vizore e pandryshueshme. Numrat kane FUQI te madhe, apo jo Visi?
     
  11. Darien

    Darien Primus registratum

    Re: Re: Shkenca---'Armiku' i Filozofise!!!

    në përgjithësi shkenca dhe filozofia ndihmojnë njëra tjetrën; këtë e arrijnë sepse nuk mbulojnë të njëjtën fushë; kur diçka i përket fushës së shkencës, del nga fusha e filozofisë si çështje studimi dhe rifutet si fakt i pranuar

    herë pas here njëra nga të dyja niset në një drejtim më shpejtësi të madhe dhe e lë tjetrën pas; kur ndodh kjo, ajo që u shkëput ka probleme

    shembull 1: filozofia u përpoq të shpjegonte ngjyrën; është diçka që varet nga objekti, apo është e pavarur (këtu përzihet edhe koncepti i gjuhës, çfarë kuptojmë me fjalën ngjyrë, çfarë kuptojmë me fjalën e kuqe, etj., por ajo na e zgjeron së tepërmi diskutimin, prandaj po e lë mënjanë) - filozofët ndërtuan teori të shumta në lidhje me ngjyrën, shpesh teori kundërshtuese, gjatë një pjese të mirë të mesjetës

    kur shkenca e përcaktoi që ngjyra është gjatësia e valës se fotoneve që lëshojnë atomet dhe molekulat përbërëse të një objekti, gjithë ato teori u bënë të panevojshme, dhe gjithë ajo filozofi nuk e ndihmoi shkencën

    shembull 2: kur nuk u shkëput ashtu kot-më-kot filozofia, diskutime filozofike rreth përbërjes së botës stimuluan shkencëtarë të ndryshëm për zbulimin e atomit dhe të elementeve

    shembull 3: ky është i kohëve të fundit; shkenca arrin klonimin (me rreziqet e veta, po nuk dua t'i hyj as atij diskutimi); klonimi mundëson (të paktën teorikisht, po herët a vonë dhe praktikisht) rritjen e organeve në laborator për trasnplante, formimin e njerëzve identikë nga ana gjenetike, etj. - në këtë drejtim shkenca është shkëputur goxha nga filozofia, sepse nuk kemi vendosur akoma nga ana morale se cilat veprime të mundësuara nga shkenca janë të pranueshme për ne (për ca nga veprimet, filozofitë e bazuara në fe kanë përgjigjen e tyre, po asnjë filozofi nuk u përgjigjet të gjitha pyetjeve për milionat e situatave konkrete që mund të krijohen)

    se fundi, pothuajse çdo shkencëtar i madh është marrë dhe me filozofi, ky fakt duhet të na tregojë që kur ndihmojnë njëra tjetrën janë më mirë si shkenca dhe filozofia

    Dekarti shkroi:
    i njëjti Dekart që përçmon filozofinë në këtë mënyrë, është ai që nga ana e matematikës përkujtohet me koordinatat karteziane dhe nga ana e filozofisë me përkufizimin e ekzistencës (mendoj prandaj jam)
     
  12. Darien

    Darien Primus registratum

    Re: Re: Shkenca---'Armiku' i Filozofise!!!

    sa i gjatë paska dalë ai shkrimi më sipër
    /pf/images/graemlins/smile.gif

    ja një përmbledhje

    filozofia nuk është shkencë në qoftë se me fjalën shkencë kuptojmë shkencat ekzakte (ky është përdorimi më i gjërë, përdorimi tjetër që ka të bëjë me njohurinë/dijet në përgjithësi është më i rrallë)

    filozofia nuk u jep një përgjigje të vetme pyetjeve që shqyrton

    kjo është arsyeja që na duhet filozofia, sepse na bën të konsiderojmë gjëra që nuk i matim dot akoma me anë të shkencës, si edhe gjëra që besoj se nuk do i matim dot kurrë sado të përparojë shkenca (d.m.th. çështjet shpirtërore)

    /pf/images/graemlins/smile.gif
     
  13. Admir

    Admir Forumium maestatis

    Re: Re: Shkenca---'Armiku' i Filozofise!!!

    Darien,

    Jam plotesisht dakort me mendimet qe parashtrove. Jetojme ne nje bote dinamike ku dijet dhe njohurite ndryshojne dita-dites. Cfare eshte me e rendesishme te mbetet ne nje njeri eshte aftesia e gjykimit te shendoshe. Filozofia, duke qene se ka nje natyre te kufizuar te observimit, nuk mund te shoh cdo gje ashtu sic eshte. Shembujt qe solle vertetuan kete me se miri. Shkenca perkundrazi detajon me saktesi cdo perfundim.

    P.sh Qe me fillimet e Filozofise, me Platon e Sokratin, mesohej per rreth ekzistences se shpirtit. Nder vite, deri ne ditet e sotme, shume pyetje e pergjigje jane formuluar, por asgje nuk eshte perkufizuar ne menyre "te sigurte", ashtu sic e do llogjika e vertetimit. Ja pse metoda shkencore e arritjes se rezultatit ka me perparesi.
     
  14. atman

    atman Forumium maestatis

    Re: Re: Shkenca---'Armiku' i Filozofise!!!

    Filozofia eshte shkence e mirefillte dhe per kete nuk ka assnje dyshim, siç jane edhe shkencat e tjera dhe se duhet kuptuar se nuk jane numrat ato qe perbejne nje shkence, por ligjet e saj te brendeshme qe e zhvillojne. Epersia e filozofise ndaj shkencave te tjera eshte se ajo i shpiegon edhe ato vete.
     
  15. Admir

    Admir Forumium maestatis

    Re: Re: Shkenca---'Armiku' i Filozofise!!!

    Nje person p.sh eshte miop, me me teper se -25. Sipas observimit te tij gjerat kane permasa te tjera, keshtu qe cdo permase fillohet te konsiderohet si subjektive dhe variuese nga personi ne person. Ne kete rast Filozofia nuk mund ta rregulloje raportin objektiv, shkenca po. Shkenca duke studiuar, percakton koeficentin ekzakt te shikimit normal, si dhe percakton permasat ekzakte te objektit, duke mos i lene shteg filozofimeve. Sigurisht qe kjo nuk vlen per cdo rast te vecante, por ideja eshte se shkenca fatmiresisht konkludon me me saktesi se filozofia. Atehere kujt i besojme me shume dhe kush eshte ne rrezik te humbase 'prona'? /pf/images/graemlins/tongue.gif
     
  16. Odea

    Odea Primus registratum

    Re: Re: Shkenca---'Armiku' i Filozofise!!!

    Hehehe...me verte shkrime shume interesante.

    Logos, nuk mendoj se armik do ishte terma qe duhet te perdoresh ne raportin midis shkences dhe filozofi pasi e para eshte thjesht nje ndjekese e se dytes.
    Filozofia sic e thate edhe ju nuk eshte shkence e mirefillte thjesht dege diturije qe merret me pergjigjen e pyetjeve shpirterore.

    Shkenca nga ana tjeter eshte kompetitorja e filozofise ose me mire te themi nxenesja e filozofise pasi shkenca merr nje pyetje ose hipoteze nga filozofia dhe si detyre e gjen dhe e zhvillon ne menyre qe ti tregoje mesuesit a ka te drejte apo jo.


    Odea /pf/images/graemlins/wink.gif
     
  17. atman

    atman Forumium maestatis

    Re: Re: Shkenca---'Armiku' i Filozofise!!!

    Me sa kuptoj Logos po endet akoma duke mbajtur ne dore qirin e Diogjenit me shprese ndoshta se mund te gjeje nje pergjigje me bindese, ose kembengul me qellim qe te zgjeroje njohurite e tij mbi kete teme, gje qe une e vleresoj si mjaft pozitive.
    Ciladoqofte arsyeja kete rradhe (kam pak me shume kohe) po mundohem te shpiegoj disa gjera me shume duke shpresuar edhe une qe te jem i qarte dhe i kuptueshem.
    FILOZOFI -fjale me prejqrdhje nga greqishtja e vjeter. PHILOS- mik, SOPHIA-dituri
    Pra nga zberthimi i vete fjales kuptohet permbajtja shkencore.
    Filozofia i dashur Logos eshte shkenca qe studion ligjesite e pergjitheshme te qenies njerezore, dmth, te natyres e te shoqerise, si dhe shkenca e MENDIMIT te njohjes njerezore.
    Duhet kuptuar se nuk lindi rastesisht, por si domosdoshmeri per te shjeguar boten, thelbin e saj, shkaqet e ndryshimeve qe ndodhin ne te.
    Nje nga shkaqet qe lindi filozofia si shkence jane marrdheniet ekonomike te shoqerise, raporti i klasave qe e kane perbere ne periudha te ndryshme si dhe niveli i dijeve shkencore, pra pervoja e grumbulluar nga shoqeria ne teresi ne periudha determinante. Me kete te fundit dua te them se çdo periudhe historike ka pasur edhe shjegimin e vet filozofik, biles filozofia pergjithesisht i ka paraprire ndryshimit te shoqerise (kujto filozofet franceze, Volter Melie, Didero etj.)
    Ndersa ne rendin skllavorpronar, filozofia quhej SHKENCA MBI SHKENCAT.
    Termin filozofi e ka perdorur per here te pare PITAGORA. Platoni e quante si shkence me vete. Dhe faktikisht kur filozofia u diferencua nga shkencat e tjera, ajo filloi ti jape njeriut botkuptim, t'i ndriçoje boten ne teresi dhe vendin e rolin qe ka njeriu ne te.
    Qe nga lindja e saj e deri me sot problemi themelor i filozofise ka qene dhe mbetet sqarimi i raportit midis materies dhe ndergjegjes.
    Nga pergjigja qe i jepet ketij raporti filozofet jane ndare ne materialiste dhe idealiste.
    Me zhvillimin e filozofise sot jane diferencuar edhe probleme qe dikur kane kerkuar pergjigje, u eshte dhene e sot jane si dege gati, ose komplet te pavarura, si: ontologjia, gnoseologjia, logjika, estetika, psikologjia, sociologjia dhe historia e filozofise.
    Nuk dua te zgjatem me sepse pergjithesisht urrej pergjigjet akademike sepse me lodhin. Ndoshta ne nje rast tjeter mund te shkruaj diçka me konkrete per filozofine e lindjen e saj, ne Egjipt, Babiloni, Greqi, Indi, Kine etj.
     
  18. bobo

    bobo marksist-enverist

    Re: Re: Shkenca---'Armiku' i Filozofise!!!

    atman, pergezieme;gezon njohuri tmjaftueshme /pf/images/graemlins/laugh.gif , leksikografike per renditjen e emrave, dhe te vendeve.
    por ke harruar qe vet filozofia pranon ndarjen, dhe klasifikimin e formave te dituri!
    - ti e din po te tjeret nuk e din.
    ... dhe ne kete ndaresi, te dituris, nenkuptohen te gjitha modelet virtuale te tmenduarit.
    - kjo eshte edhe aresya qe standartet e sotme e kane pranuar kete fjale, me gjith vjetersin e saj, pasi ti mbetesh "mik" por s`shte e thene qe je i ditur /pf/images/graemlins/laugh.gif .
    -kjo eshte dhe aresya qe filoqyli ,futet ke shkencat shoqerore, duke nenkuptuar qe; cdokush ka te drejte te jete i "ditur" /pf/images/graemlins/laugh.gif .
    pra eshte shkence qe merr forme reale ,vetem kur gjen sinonim objektiv ne realitet.
    -pra, filozofia, eshte cdo gje (mendore)qe perpiqet te spjegoje nje evolim te dickaje.-pra eshte deshir per te ditur, dicka.

    (shenim i autorit /pf/images/graemlins/laugh.gif )
    e sa kam fol, edhe un jom i filozof.
    mduket edhe vet greket, e kan marr nga ne ket fjal:fiolo (dialektore /pf/images/graemlins/laugh.gif )-filoz... /pf/images/graemlins/laugh.gif
     
  19. Admir

    Admir Forumium maestatis

    Re: Re: Shkenca---'Armiku' i Filozofise!!!

    Shpjegim:

    Shkenca eshte:

    1.
    a) Vezhgimi, identifikimi, shpjegimi, kerkimi eksperimental, dhe shpjegimi teorik i nje fenomeni.
    b) Te tilla aktivitete i kufizohen nje klase te fenomeneve natyror.
    c) Te tilla aktivitete i aplikohen nje objekti hetimor, ose studimi.

    2. Aktivitet metodologjik, disipline, ose kerkim.
    3. Nje aktivitet qe kerkon studim dhe metode.
    4. Njohuri, vecanerisht e pervetesuar nepermjet pervojes.

    Burimi:
    -The American Heritage® Dictionary of the English Language, Fourth Edition
    Copyright © 2000 by Houghton Mifflin Company.
    Published by Houghton Mifflin Company. All rights reserved.
     
  20. Admir

    Admir Forumium maestatis

    Re: Re: Shkenca---'Armiku' i Filozofise!!!

    -Kush na i aplikon Filozofise kriteret e Shkences? /pf/images/graemlins/tongue.gif ...si dhe

    -Kush guxon ti besoje Filozofise ne vend te Shkences? /pf/images/graemlins/wink.gif
     

Shpërndajeni këtë faqe