Re: Shkenca---'Armiku' i Filozofise!!!

Diskutime tek 'Hapësira filozofike' filluar nga Futbollisti, 20 Mar 2003.

  1. atman

    atman Forumium maestatis

    Re: Re: Shkenca---'Armiku' i Filozofise!!!

    E drejte Kordele, eshte pikerisht keshtu. Pas çdo pse-je qe ben njeriu fshihet nje pergjigje dhe kur kjo pergjigje vjen ky eshte nje hap perpara. Pikerisht keto pse, zbulojne karakterin etiologjik, (shkakesor) te ngjarjeve dhe piklerisht ketu fillon dhe filozofia. Sepse filozofia eshte nje teresi pikpamjesh teorike te argumentuara logjikisht. Edhe ne ato raste kur njeriu nuk eshte ne gjendje te gjeje nje shpiegim logjik ai shfrytezon gjithe pervojen e tij per te dhene pergjigje qe mund te jene me karakter pergjithesues ose te veçante, gjithsesi brenda filozofise. Talesit, (filozof i pare grek)i perket merita e studimit te disa dukurive te trupave qiellore, ndrrimit te stineve, apo zbulimit te eklipsit te diellit dhe thuhet se nje dite ra ne pus, ndersa ecte duke soditur qiellin. Kjo ngjarje e thjeshte ka vlere te dyfishte, e para si anektode dhe e dyta tregon çmimin qe ka paguar njerezimi ne rrugen e tij drejt perparimit dhe emancipimit ku patjeter nje rol te rendesishem ze shkenca e filozofise, e cila si e tille pra shkence nuk ka kuptim t'i kundervihet vetes. Eshte njesoj sikur njera gjymtyre e trupit t'i kundervihet tjetres, alogjike, por vete tema eshte e tille.
     
  2. eri03

    eri03 Primus registratum

    Re: Re: Shkenca---'Armiku' i Filozofise!!!

    Shkeca eshte dicka qe cdo perfundim e nxjerr ne baze te fakteve e ne baze te eksperimenteve pra gjithcka e firmuar nga ajo eshte e vertete 100% ndersa filozofia eshte dicka e bazuar ne sondazhe ne studime ne nje numer te caktuar te popullsise dhe ka raste qe nuk jane te verteta. po armiq nuk mendoj se jane. ose me sakte kane qene kur ka ekzistuar feja mbi gjithcka tani mendoj se jane bere kushurinj.
     
  3. lir

    lir Primus registratum

    Re: Re: Shkenca---'Armiku' i Filozofise!!!

    hapni nje liber universitar filozfie dhe ne faqet e para do te shikoni nese filozofia eshte shkence apo jo, dhe pse...
     
  4. mbretereshe

    mbretereshe Primus registratum

    Re: Re: Shkenca---'Armiku' i Filozofise!!!

    ha, ha, ha :lol: :lol: :lol:
    Perparimet ne shoqeri i ka bere shkenca dhe jo filozofia. Shikoni psh: Aristotelin dhe Galileo galilein. Aristoteli, filozof, dha mendimin e tij per ca gjera qe qene te gabuara duke perbuzur arsyetimin shkencor. Keto ide te gabuara u ndoqen per shekuj me rradhe duke penguar njeriun te ece perpara. U desh nje shkencetar si G. Galilei qe ta clironte boten nga idete e gabuara.

    Ps: pse jeni kaq te dhunshem, une kam te drejte te kem mendimin tim!
     
  5. atman

    atman Forumium maestatis

    Re: Re: Shkenca---'Armiku' i Filozofise!!!

    Duket se je MBRETERESHE e injorances.
    Thua per Aristotelin qe pengoi boten te ece perpara?!!
    E ke idene se kush ishte Aristoteli apo nuk del dot kufijve te mbreterise tende per te mesuar.
    Aristoteli ishte themeluesi i asaj shkence, apo dege te filozofise qe sot quhet logjike.
    Me thuaj pak se ç'eshte mendimi, se ç'eshte koncepti, se ç'jane gjykimet, se cili eshte raporti midis gjykimeve. C'eshte arsyetimi, arsyetimi deduktiv, induktiv,traduktiv, se ç'eshte silogjizmi,moduzat e silogjizmit kategorik, ligji i identiteti, dilema destruktive, konstruktive etj etj. te gjitha keto i ka studiuar ai i fameshmi Aristotel dhe qe duke themeluar shkencen e logjikes si shkence me vete i dha rruge te gjere studimit te mendimit. Ne fund te fundit eshte ky qe na dallon nga kafshet, por me sa duket ti vjen nga ndonje bote ku egzistojne vetem instikte dhe nuk te intereson nje shkence e tille.
     
  6. genci#2

    genci#2 Primus registratum

    Re: Re: Shkenca---'Armiku' i Filozofise!!!

    shkenca nuk eshte armiku i filozofise sepse filozofia eshte pjese e shkencave shoqerore. apo jo?!
     
  7. Xhaferr

    Xhaferr Primus registratum

    Re: Re: Shkenca---'Armiku' i Filozofise!!!

    mire e the mo, mire e the , po kujt ja the!? Kujt ja the?!
     
  8. gezim lame

    gezim lame Primus registratum

    Re: Re: Shkenca---'Armiku' i Filozofise!!!

    ngadale cuna e goca aman mos e sulmoni ne kete forme Mbretereshen edhe ajo si "armike" e filozofise s'ka bere gje tjeter vetem ka filozofuar /pf/images/graemlins/wink.gif /pf/images/graemlins/tongue.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif pakez....

    ne fund te fundit eshte e vemja qe po e mban temen gjalle.... /pf/images/graemlins/laugh.gif
     
  9. mbretereshe

    mbretereshe Primus registratum

    Re: Re: Shkenca---'Armiku' i Filozofise!!!

    1.Sa per sqarim, emri qe perdor (dmth mbretereshe) eshte krejt i rastesishem. Ne fakt kur u regjistrova nuk po me vinte ne mendje asnje emer.Isha duke degjar radio dhe po jepej kenga "I want it all" te grupit Queen.M'u duk emer i kendshem, por meqenese eshte forum shqiptar e perktheva emrin e Queen-save.

    2.Te mos jesh dakort me dike nuk te jep te drejten qe ta fyesh, por me sa duket ju jeni shume snoba per ta kuptuar kete.

    3."mbretereshe e injorances" Zoteri, ju as nuk e keni haberin fare se sa dituri kam une ne koke: thjesht sa per njoftim, une po pregatis nje doktorate ne nje nga 3 universitetet me prestigjoze te Evropes (meqe qenkeni kaq te kulturuar, po ju le ta gjeni vete)

    Si eshte e mundur qe shqiptaret te sulmojne sapo u thua qe s'je dakort me ta?!!!!!!!!!
     
  10. atman

    atman Forumium maestatis

    Re: Re: Shkenca---'Armiku' i Filozofise!!!

    Sikur une te te kisha studente, te pakten ne shkencat shoqerore, mbretereshe, nuk do te jepja asnje provim, te pakten me ato njohuri apo dituri qe shpalose ketu. Nese ti ke njohuri shume dhe dituri shume, siç pretendon, te gjithe i mirepresim, por nese ti ato "diturite" e tua i mban per ne nje nga tre universitetet me prestigjioze te europes, atehere, kur shkruan ketu ne Af, mundohu te mos nenvleftesosh me idete e tua.
    Edhe nje gje te kesh te qarte, nuk te "sulmojme" ty si njeri sepse kjo do te ishte e padrejte dhe e pamoraleshme, asnje nga ne nuk te njeh, por edhe sikur dikush te te njohe, serish nuk besoj se mund te shfytezoje AF per te te sulmuar. Pra te jesh e qete per kete, ndersa per ato qe thua dhe shkruan nese gjykohen si te pasakta, mos prit gje tjeter.
    Shpresoj te me kuptosh dhe mos harro se ketu ka shume nga ata qe i kane mbaruar studimet, sikurse ka shume edhe nga ata qe po vazhdojne studimet, pra nuk perben ndonje perjashtim kaq te madh.
     
  11. Xhaferr

    Xhaferr Primus registratum

    Re: Re: Shkenca---'Armiku' i Filozofise!!!

    JIm, je i sigurt qe ate gje e ka thene allahu. Mbase e ka thene vete muhamedi duke fantazuar ne shpellat e shkretetires. kush ta verteton ty se muhamedi merte urdhera direkt nga zoti, mbase i shkruante vet. Sipas teje njerezit duhet te pranojne vetem ate qe thuhet ne kuran dhe bibel. per mua kjo eshte cmenduri njerezit duhet te besojn cfare i thote llogjika e tyre, jo cfare thote bibla dhe kurani. Je ulur njeher ti lexosh se sa budalliqe thuhet aty. Une per vete, kurre nuk do ta pranoja ate qe thoshte bibla dhe kurani si fakt. Te thuash qe filozofija eshte humbje kohe, eshte njesoj sikur te thuash te jetosh eshte humbje kohe. jeta pa filozofi do ishte komplet pa kuptim, ne as nuk do ishin njerez, po thjesht ca kafshe me rroba dhe me arme. pataj si mundet te thuash qe NIce nuk ka gjetur qellimin e jetes se tij. Ai qellimin e gjeti, gjeti te verteten, te verteten sic e shikonte vete, kerkimi per te verteten eshte me e rendesishme se jeta e mire, lumturia dhe pasuria. Nuk ka gje me fisnike se sa te dedikosh lumtirine dhe jeten tende ne kerkim te diturise dhe te vertetes. per mua nice ka qene nje nga deshmoret me te medhenj ne kerkimin e diturise. Per mua njerezit qe mbrohen nen hijen e fese dhe nuk dyshojn, dhe as perpiqen te kundershtojn ligjet dhe teorite qe ju duken te pallogjikshme, jane vetem dele, per mua kto njerez nuk jane as gjalle as vdekur, ato vetem jetojn nen iluzionet e tyre dhe kur ndonje i perpiqet tja hapi syte ato e urrejn, e poshterojn, e vrasin.
    Kto njerez jan ne nje burg qe nuk e shohim dhe nuk e ndjejne, filozofija eshte e vetmja gje qe i nxjerr nga burgu i injorances ne boten e vertete. do beje mir jim te lexoje teorite e platonit, ose pos spate kohe, me mire shiko "matrix"(te paren jo te dyten)

    P.S. s'e di ti qe jim morrison ka qene nje nga adhuruesit me te medhenj te Nices.
     
  12. mbretereshe

    mbretereshe Primus registratum

    Re: Re: Shkenca---'Armiku' i Filozofise!!!

    Po ve re qe ju zoteri i merrni prapsht fjalet e mia. Une nuk thashe se jam me e mencur se te tjeret ketu, por se nuk jam nje "injorante" sic me quajtet ju, qarte?
     
  13. mbretereshe

    mbretereshe Primus registratum

    Re: Re: Shkenca---'Armiku' i Filozofise!!!

    Te faleminderit sailor, ne fakt as mua nuk me pelqen kjo"beteje", por une nuk mund te pranoj te me fyejne e t'i marrin prapsht fjalet e mia.
    Megjithate, ajo qe thua eshte me vend, dhe une desha ta mbyll kete bisede.
     
  14. Kordelja

    Kordelja Valoris scriptorum

    Re: Re: Shkenca---'Armiku' i Filozofise!!!

    [​IMG]

    Do t'ju lutesha shume qe t'i permbaheshit temes dhe t'i linit diskutimet personale per ne privat.
     
  15. Le_Routard

    Le_Routard Forumium maestatis

    Re: Re: Shkenca---'Armiku' i Filozofise!!!

    E moj mire se "injorante" jemi te tere.

    Aaaa t'lutmi shume Zoti Sailor, ti permbaju temes dhe fol per vete tate! /pf/images/graemlins/laugh.gif

    Mos i detyro moredatoret qe te japin vrejtje me parajlamrim per perjashtim nga tema!
     
  16. Kordelja

    Kordelja Valoris scriptorum

    Re: Re: Shkenca---'Armiku' i Filozofise!!!

    :smash: :smash: :smash:
     
  17. uni20077

    uni20077 Primus registratum

    Re: Re: Shkenca---'Armiku' i Filozofise!!!

    Philosophia asct èmen grèc, scientia ...latin. Philosophia asct discursive, dialog é scientia asct edhe personale.

    res sunt
    ego sum = senso commune (Aquinate).
    alteri sunt
    lex moralis
    Deus est.


    Diia nuc caa anmicc, asct níeri ai ci é sctin ditunin`n`pus.

    A heretic is not a liberator, but a "single" minded arrogant.
     
  18. bleri22

    bleri22 Primus registratum

    Re: Re: Shkenca---'Armiku' i Filozofise!!!

    Ej e shikon sesa kenaqesi ndjen njeriu kur shpreh mendimin e tij dhe konkretisht edhe ti (nese me lejon te te drejtohem me ti) shprehe nje mendim tendin i cili sigurisht qe duhet respektuar, por jo absolutizuar. Askush nuk na jep te drejten te hedhim poshte punen apo mendimet dhe deshiren per te thene dicka qofte edhe ndryshe nga te tjeret (gje te cilen e kan bere njerezit qe ne lashtesi duke pretenduar se po filozofojne).
    Prandaj mua me duket pak i pabaze mendimi yt ne lidhje me kotesine e filozofise dhe njerezve qe merren me te /pf/images/graemlins/wink.gif , nese do te ishte keshtu edhe ti vete nuk do te kishe dhene nje mendim ne lidhje me filozofine te cilin une (duke dashur te jem modeste por meqe jam diplomuar ne Filozofi) do ta konsideroja si hapin e pare te procesit te te filozofuarit, pra dyshimin :confused: . Ti dyshon ne vleren dhe rendesine e filozofise gje qe do te thote se ti po fillon te filozfosh :thumbsup:
    Pastaj une mendoj qe ne hyjme ne forum per te bisedua dhe diskutuar e jo per tu zene me njeri-tjetrin apo jo? :thumbsup: /pf/images/graemlins/wink.gif Kjo ne fund te fundit eshte nje vlere, nje menyre e re e te jetuarit tone.
     
  19. Admir

    Admir Forumium maestatis

    Re: Re: Shkenca---'Armiku' i Filozofise!!!

    Verej se shume prej pjesmarresve ne diskutim as qe nuk i lexojne fare gjerat e meparshme qe jane thene ne fillimin e kesaj teme keshtu qe detyrimisht humbasin jo pak. Nese deshironi nje bisede sa me joshese, duhet te replikoni rreth temes me pjesemarresit, ose te na sillni ndonje info apo reflektim. Ky nuk eshte nje sondazh qe ju therret te thoni po ose jo. Perkundrazi, eshte debat!

    Shkenca---"Armiku" i Filozofise? Duhet ta vereni qe kjo eshte nje pyetje. Jo perfundim, as vertetim. Pastaj, fjala armik eshte ne thojza, dhe nuk nenkupton kuptimin ekzakt letrar te fjales, per me shume nje perngjarje qe ve fjalen e pare te fundit ne nje raport konkurues.

    Aftesia e shkences eshte te siguroje vertetime te bazuara ne nje sistem eksperimental ku x fenomen perseritet ne nje njejta kushte laboratorike. Pra, shkenca ka faktet, numrat, te dhenat, observimet etj etj. Filozofia ka propozimet dhe idete, pyetjet dhe dilemat morale, etike, fetare etj etj.

    Keto te dyja vihen ne raporte konkuruese atehere kur marrin persiper te shpjegojne te njejtin eveniment. P.Sh A ka njeriu shpirt? A lind idea apo zhvillohet? Kur vdes njeriu? Cila eshte politika e drejte? Cilat jane vlerat pozitive? Cila eshte natyra e njeriut? etj etj etj. Shkenca ka qene ne gjendje gjate shekujve te fundit ti jape pergjigje me reale dhe permanente pyetjeve te njeriut. Kush ka pasur me sukses? Llogjikisht, dhe faktikisht, kush duhet te kete besimin tone?
     
  20. REY66

    REY66 Primus registratum

    Re: Re: Shkenca---'Armiku' i Filozofise!!!

    Mirdita,

    Hej Logos, ne nje vende pak me larte ke shkruajtur kete "filozofia nuk eshte shkence dhe se ajo nuk funksionon si e tille"

    po te pyes si percakton ti filozofine , çfare eshte ajo ?

    spse une kame degjuar se kemi dy lloje shkencash,
    pra -shkencat ekzakte si Mathematika, Fizika etj qe studiojne feneomenet e natures dhe jane me ligje te sakta dhe te pa ndryshueshme.
    dhe - shkencat shoqerore qe stusiojne fenomenet shoqerrore (sociale)

    pra ti ku e fut filozofine? apo ne asnje nga keto dy kategori?
     

Shpërndajeni këtë faqe