Realiteti Absolut - Vdekja

Diskutime tek 'Teologjia' filluar nga AlbanianShqiponje, 11 Mar 2006.

  1. AlbanianShqiponje

    AlbanianShqiponje Forumium praecox

    Realiteti Absolut - Vdekja

    Shpesh here e harrojme kete ngjarje, shepsh here behemi te verbert dhe nuk duam ta diskujtujem se na rrenqethet mishi nga kjo fjale.

    Na kujtohen te afermit, shoket qe kane vdekur...dhe nuk jane me midis nesh. Edhe ne do ikim nga kjo bote...

    Si e shikoni vdjekjen. I mbyllni syte dhe kur te vi te vi, te ndodhi ca te ndodhi...nuk dua te mendoj, diskutoj perreth saj... se eshte dicka e tmershme... Pse ky reagim? Frike nga e panjohura apo frike nga prishja e enderrave te kesaj jete... Kush e di kur vdesim...e si vdesim... Sa njerez ne bote kane vdekur gjate kohes qe e lexon kete shkrim...

    Sikur te kishit nje semundje te pakurueshme, si do e shihnit vdekjen...si do e kalonit momentet e fundit?

    Si pershkruhet vdekja ne besimet tuaja personale. Cfare ndodh pas vdekjes? Pse quhet realiteti i vetem absolut?

    Si e shikojne te afermit tuaj, shoket vdekjen?
     
  2. GJYSHI

    GJYSHI Gjyshi

    Re: Realiteti Absolut - Vdekja

    Shkurtimisht nuk kam frike nga vdekja por do kisha frike te vdes i ri pasi kam shume gjera qe te jetoj
    Nga mosha 70-80 pa problem fare
     
  3. ujku81

    ujku81 Primus registratum

    Re: Realiteti Absolut - Vdekja

    Gjeja me e mire eshte qe njerezit nuk e dine se kur do te vdesin. Madje dhe nje njeri qe ka nje semundje te pasherueshme e di qe do te vdese se shpejti,por jo saktesisht se kur do te vdese.
     
  4. AlbanianShqiponje

    AlbanianShqiponje Forumium praecox

    Re: Realiteti Absolut - Vdekja

    Mendoni se vdekja ka nje qellim... Sa rendesi ka qefet, jeta 70-80 vjet kur ne fund e di qe do vdesesh?

    Dushku,

    Kur ishe femije i vogel, nuk mendoje sa te rritem edhe do beje qef, kur je i madh sa te jetoje edhe nja 50 vjet edhe do bej qejf, mendon se kur te plakesh nuk do deshiroje te jetoje edhe ca vite me shume te beje qef. Nuk e di sa vjec je, por sa mban mend nga keto vjet qe ke kaluar...sa e gjate te duket, pse mendon se kur te plakesh nuk do duket aq e shkurter jeta..sa te duket tani?

    Eshte vdekja perkujtim se jeta eshte dicka me qellim serioz dhe jo loje dhe argetim...?
     
  5. AlbanianShqiponje

    AlbanianShqiponje Forumium praecox

    Re: Realiteti Absolut - Vdekja

    Po ne rastin kur je i burgosur, i denuar me vdekje, dihet kur do vdesesh ?
     
  6. GJYSHI

    GJYSHI Gjyshi

    Re: Realiteti Absolut - Vdekja

    Albanski jam dakord qe jeta eshte e shkurter dhe e shenjte por mendoj frika e vdekjes nuk duhet te eksistoje.Kur isha ne gjimnaz ne sociologji mesonim qe frika e vdekjes eshte dicka qe nuk duhet te zoteroje jeten tone te perditshme pasi kur je gjalle vdekja nuk egziston dhe kur vdes juve si person nuk egzistoni pra eshte nje ndryshim momental i situates i gjalle -i vdekur
    Kaq per tani
     
  7. AlbanianShqiponje

    AlbanianShqiponje Forumium praecox

    Re: Realiteti Absolut - Vdekja

    Dushku,

    Kjo sociologjia qe ke bere ne gjimnaz nuk bazohet ne hamendje te ndonjerit qe nuk beson ne Zot? Domethene kjo jeta jone eshte kaq edhe s'ka gje me pas. Domethene ti ke degjuar hamendjen e njerit qe nuk beson ne Zot qe e citojne ne sociologji, por qe t'i balancojme gjerat duhet te degjosh edhe opinion i njerit qe beson ne Zot se vdekja eshte vec perkujtim se jeta ka domethenien dhe qellimin e saj. Pra te krijosh ide rreth nje gjeje nuk duhet te analizosh pikepamjet e ndryshme te njerezve qe te mos te ndjekesh verbert vetem nje opinion?

    Cdo gje ka qellim, merre nje pene, ka qellimin e te shkrujturit, merre ujin ka qellimin e te mbajtus gjalle te krijesave, merre oksigjenin ka qellimin e frymemarrjes...pra cdo gje ka qellim, pse duhet te mendojme se jeta dhe vdekja jane pa qellim?

    Vdekja eshte vetem nje dere ne boten tjeter, dhe kur njeriu vdes 3 gjera e shoqerojne ne varr, te afermit, pasuria dhe veprat e tij, dy gjera kthehen pas afermit dhe pasuria dhe e vetmja qe te mbetet eshte veprat e tua. Gjithe pasuria dhe te afermit e tu nuk kane per te ndihmuar kur vdekja vjen, vec se veprat e mira. Ndoshta pse mos te jete vdekja nje perkujtim per veprat e mira dhe qe thote te mos mbyllim syte dhe te jetojme vetem me qellimin e pasurise dhe qefit...? Ndoshta ato pasurite dhe qefet nuk do i arrijme se vdekja do na i prishi enderrat e tilla sic e permende vete me lart. Edhe sikur t'i arrinim keto nuk do na sherbejne kur te vije vdekja.
     
  8. Leshatani

    Leshatani Primus registratum

    Re: Realiteti Absolut - Vdekja

    Vdekja eshte shpetimi nga kjo bote....
     
  9. GJYSHI

    GJYSHI Gjyshi

    Re: Realiteti Absolut - Vdekja

    Albanski une bazohem ne hamendje sipas jush .Mund te me thuash ti ku bazohesh per mendimet e tua rreth vdekjes?
     
  10. AlbanianShqiponje

    AlbanianShqiponje Forumium praecox

    Re: Realiteti Absolut - Vdekja

    Une bazohem ne Krijuesin e vdekjes.
     
  11. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Duhet te kem qene 10 vjece kur e lexova ate liber. Disa libra babi nuk i mbante ne biblioteke por te «fshehura» ne nje valixhe qe ndodhej mbi dollapin e dhomes se tij te gjumit. Arsyen nuk e kuptova kurre sepse ne ato libra nuk kishte ndonje gje te jashtezakonshme qe te meritonin sekret apo harrese. Shkrimtari nuk me kujtohet. Ka mundesi te kete qene nje shkrimtar i Europes Lindore. Edhe titulli i librit eshte i vaket ne mendje time. Nje ngjarje ne vitin 20026! Nje burre mijeravjecar pas shume tentativash vetvrasje, gje qe ishte e pamundur ne planetin e tij, vendos te ndreqe anijen e tij private kozmike dhe te ndermarre nje udhetim te gjate drejt nje planeti ku vetvrasja ishte e mundur. Interesi per jeten kishte kohe qe i kishte humbur dhe shija e hidhur qe tentativa e fundit per vetvrasje i kishte lene ne goje (ishte hedhur nga nje mal shume i larte dhe sa me poshte binte aq me teper binte edhe graviteti. E vetmja ndjenje e vdekjeardhjes ishte ajo e boshatisjes si rezultat i plluskimit ne atmosfere) e motivuan te udhetonte larg e me larg drejt nje planeti alien. Gjen Token. I habitur shikon nje ndeshje futbolli dhe nuk eshte ne gjendje t'i pergjigjet pyetjes pse gjithe ata burra bridhnin si te cmendur pas nje topi te vogel. Pse ziheshin dhe shkelmonin njeri-tjetrin? Pse nuk e benin me rradhe: Njehere topin une. Heren tjeter ti!

    Ai zbulon se ketu vdekja eshte e mundur dhe vendos te kaloje pjesen e kohes qe i mbetet duke u njohur me kete planet primitiv. Rastis qe takon nje femer me te cilen bie ne dashuri. Nje ndjenje te tille nuk e ka njohur ndonjehere. Ajo eshte krejt ndryshe nga gjithe femrat qe ai ka njohur. Edhe pse deshira e tij per vetshfarosje ishte e madhe ideja qe ajo femer nje dite do te vdiste ishte edhe tmerri me i madh qe ai kishte njohur ndonjehere. Frike. Deshire. Pasion. Cudi. Habitje. Kureshtje. Ndjenja te cilat nuk i kishte njohur me pare. Ai e kuptoi me ne fund bukurine e ketij planeti. Primitv vertete. I vdekshem vertete. Por ideja e vdekjes eminente i bente keta terrestiale ta jetonin jeten per aq kohe sa u ishte dhene ne menyre barbarike. Edhe pse deshiron te jetoje ketu, fakti qe ketu AJO do te vdese eshte I papranueshem. E merr ne anijen e tij kozmike dhe e con ne boten e tij te pavdekshme. Trembet shume here kur ajo eshte ne gjume. Ai nuk e njihte gjumin. Me vete ai kishte marre nga ky planet nje jorgan me te cilin ajo mbulohej (pse ndjente ftohte?) dhe budallalleqe te tipit luge e piruna.


    EL
     
    Last edited: 1 May 2018

Shpërndajeni këtë faqe