Receta Gatimi Italiane

Diskutime tek 'Kuzhina dhe receta gatimi' filluar nga TEDI, 4 Nov 2002.

  1. TEDI

    TEDI Anëtar aktiv

    Receta Gatimi Italiane

    Arosto Ripieno ose Rosto e Mbushur.

    Pergatitja 20 min Pjekja 1 ore e 20 min veshtiresia e mesme

    Perberesit 800 gr kontrofileto vici e trashe rreth 1 2 cm 700 gr spinaq ,120 gr gjalpe 100 ge pancete 80 gr parmigiano te grire ( ne mungese Kackavall ) 2 veze 2 luge gjelle vaj ulliri kripe piper ..

    1) pastroni dhe lani spinaqin dhe zijeni mire . kullojeni mire dhe e skuqim ne tigan me 20 gr gjalpe dhe 60 gr parmigiano dhe pak kripe..

    2 ) Pergatisni nje omelete me vezet pjesen e mbetur te parmigianos dhe pak kripe. Priteni ne feta te holla panceten vendoseni siper derrases se mishit dhe hapeni me nje Takmak..

    3) Mbulojeni mishin me panceten me omeleten dhe me spinaqin duke lene nje pjese te pambuluar . Rrotullojeni mishin rreth vetes duke patur kujdes qe te mos dale mbushja jashte dhe lidhet me kujdes me spango guzhine sa me shpesh sic bejme me rostot Normale...

    4) Vendoseni mishin ne nje tave te madhe kriposeni dhe hidhini piper shtoni dhe gjalpin e mbetur dhe me vajin e ullirit dhe vendoseni te piqet avash avash duke e kthyer here pas here me 2 luge derisa te jete formuar nje ngjyre si e pjekur. Lageni me nje gote uje dhe pak vere te kuqe . Mbulojeni hermetikisht me leter Alumini dhe vazhdoni pjekjen per rreth nje ore . Pasi te jete pjekur hiqeni dhe vendoseni serish ne derrasen e mishit Hiqni spangon dhe priteni ne feta te trasha afersisht 1 cm Mund ti sherbeni te ftohta ose te nxehta sipas deshires . Mund ti hidhni lengun e vet siper ose mund ta shoqeroni me Pure Patatesh . Shoqerohet me vere te kuqe .Ju befte mire ... /pf/images/graemlins/smile.gif
  2. AnaBlue

    AnaBlue Anëtar aktiv

    Re: Receta Gatimi Italiane

    Ka ndonje recete pa mish? /pf/images/graemlins/frown.gif
  3. TEDI

    TEDI Anëtar aktiv

    Re: Receta Gatimi Italiane

    Neser te kaloj se sot skam me nerva ... Ne cfare sektori i do ???
  4. Diavolessa

    Diavolessa Anëtar aktiv

    Re: Receta Gatimi Italiane

    Pasta al sugo di pesto /pf/images/graemlins/smile.gif
  5. Diavolessa

    Diavolessa Anëtar aktiv

    Re: Receta Gatimi Italiane

    3-4 patrixhana.
    Gjyse kile mish te grire.
    Prezemolo, gjyse qepe.
    Kryp, nje kavanoz salce.
    Sotilette .
    Vaj ulliri, krype.

    Pergatit salven me prezemolo edhe qepe.Me mish te grire ben disa qofte te vogla. Pren patrixhanat sipas deshires. Dhe vendos nje shtrese me patrixhana icik krype lart, disa feta me sotilete. Disa qofte te vogla dhe hedh salcen siper. Ben disa shtresa deri sa te mbushet plot tepsia. E len ne furr per 30 ''. E sherben sipas deshireses.
  6. TEDI

    TEDI Anëtar aktiv

    Re: Receta Gatimi Italiane

    pape Kto jane receta talione po duhet me i thone shqip. Perkthim recete Prezemolo majdanoz . Patrixhana M duket se jane Patellxhana. Neser dite e re kismet i ri Receta te reja...
  7. Diavolessa

    Diavolessa Anëtar aktiv

    Re: Receta Gatimi Italiane

    Si maloke qe jam Patrixhana i thojne nga ne /pf/images/graemlins/wink.gif Ps: Jam munduar te shkruaja me shqip possibile /pf/images/graemlins/frown.gif
  8. Diavolessa

    Diavolessa Anëtar aktiv

    Re: Receta Gatimi Italiane

    Korrigjim : Salven = salcen /pf/images/graemlins/frown.gif
  9. TEDI

    TEDI Anëtar aktiv

    Re: Receta Gatimi Italiane

    Atehere ketu sot po vendos per ata qe jane pasionante te pizzave disa lloje te ndryshme ... Besoj se e dini se si behet brumi i pizzave nese nuk dini ahere merreni te gatshem ne ndonje furre buke anej afer ...

    Atehere Fillojme :

    Perberesit kryesore jane brumi qe duhet te jete rreth 200 gr per cdo pice Mocarela 100 gr dhe salca e domateve 40 ose 50 gr ose nje garuzhde e vogel plot.
    Pizza E Erit (e ve me kete emer se ai e ka krijuar )
    MOcarele Djathe Proshute krudo dhe domate te fresketa ... NUk perdoret Salce ne kete hapet brumi i hidhet djathi dhe futet te piqet pasi eshte pjekur e nxjerrim i vendosim siper domatet e fresketa te prera holle dhe proshuten crudo .

    Piza Margerita
    Mocarele dhe salce domatesh Hidhen te gjitha dhe piqet ne furre ... Furra duhet te jete ne temperaturen 220 ° .

    Piza Kapricioza

    Mocarele kerpudha argjinare ullinj proshute salce domatesh ... Ne fillim hidhet salca dhe djathi vendoset proshuta argjinara ( ose karchofi )kerpudhat dhe ullinjte siper ...

    Piza 4 Stinet

    Mocarela kerpudha argjinare proshute sallam salce domatesh . vendosja e tyre behet ne 4 pjese .ne nje pjese vendoset proshuta kerpudhat sallami dhe argjinara dhe eshte me 4 lloje pra 4 stine ...

    Piza napoletana
    Mocarele Sardele te konservuara (Acciuge ose Anchoy) koper salce domatesh .. behet si margerita ...

    Piza Puglieze kjo per vegjetarianet

    MOcarele qepe koper ullinj te zinj salce domatesh .

    shperndahet salca dhe djathi qepa e prere imet (zhylien ) ullinjte dhe koperi ...

    Piza Romana Veraçe
    Mocarele Patellxhane speca Salçiçe salce domatesh . Si gjithmone besoj se tani e kuptuat pak a shume menyren e perdorimit .

    Sofia Loren ( Quhet keshtu sepse ka vezen si diell qe ndricon) disa e quajne o sole mio po pak rendesi ka rendesi ka qe eshte e mire .
    Mocarele ,Proshute ,Kerpudha , veze ,Salce Domatesh , behet si te tjerat por veza i hidhet 2 min para se te jete e pjekur tamam ...

    Vegjetariane

    MOcarele,patellxhane ,argjinare ,speca ,kungulleshka salce domatesh.. si te tjerat , te gjitha perimet duhet te jene prere sa me holle ...

    Ortolana

    Mocarele salçiçe patellxhana kunkulleshka qepe dhe salce domatesh . Njesoj si me lart...

    Proshute krudo dhe panna

    MOcarele ,panna salce domatesh proshute crudo ..

    MOcarela salca dhe panna i hidhen qe ne fillim se bashku ,kuptohet sipas radhes . pasi te jete pjekur i shtojme siper proshuten crudo .

    Ahere Ju befte mire dhe rishikohemi se shpejti ... PIzzat marre nga Restoranti me i mire ne Tirane per PIzza ...Lion Park ... me te drejten e picierit qe eshte ketu me mua dhe po i lexon keto qe po shkruaj... :cool:
  10. tirana

    tirana Fillestar

    Re: Receta Gatimi Italiane

    Spaghetti me domate te fresketa, borzilok dhe mozzarella.

    Zjeni ujin per spagetat dhe kur te merri vale fusni tre kater domate brenda per 30-40 sekonda. Nxirrini domatet dhe hiqjuani lekuren (i hiqet kollaj)dhe pritni me copa stergjatshe, kurse farat dhe lengun e mrencem hidhjani m'plena. Nderkohe ne tigan hidhni pak vaj ulliri dhe dy tre thelpinj hudhra te prera m'dysh. Kur te jen zverdhur hudhrat, hiqini dhe hidhini se nuk ju duen mo. Hidhni domatet e prera ne tigan dhe lerini te kaurdisen pak dhe sperkateni me pak konjak (pak ere se ju zen masnej) dhe mbasi te avullojne (konjak efect) shtojini ca gjethe borzilok. Nderkohe llogaritni qe spaghetat te jene gati dhe mbasi ti kulloni hidhini ne tigan siper damoteve. Perzjeini mire me dy piruna qe te futet sugoja gjithanej dhe shtojini mozzarellen te prere ne copa te vogla sa nji ulli pak a shum. Kur te jen mpiksur spaghetat dhe sugoja hiqeni nga zjarri dhe mos harroni gazin hap se hiket per lesh. Ndajeni ne pajata, si puna e kafes turke, pak e pak gjithanej qe mos te njelet longu vetem per te funit. Ju boft mir!

    Vazhdojm me pellumba me uthull balsamike (kshu quhet ?)
    Kjo osht e thjesht fare. Merrni pellumin (jo ata qe rrine ne piazza) dhe dajeni m'dysh simetrikisht. Veni tiganin me vaj ullini ne zjarrm dhe si gjithmon mos i dani dy tre thelpinj hudher(masnej hudhini), dhe piper te zi. Kur te jet xef voji, vejini pellumbat siper dhe lejini te skuqen. Kthejini kla ana tjeter kur te jen skuq. Anej ka funi kur pellumbat te jen skuq siç duhet, sperkatini me uthull balsamike, ne sasi mesatare, treçerek gote pak a shume dhe lejini te zi dhe ca me flak pak te larte. Kur te jet mpiks mir dhe te jet trash pak longu, vejini ne pjate dhe me luge hudhini siper lengun qe njel ne tigan.
    Ket muhabet mund ta boni dhe me vere te omel (vinsanto) ne vend te uthlles ose me noi pije tjeter, psh. Marsala (jo me raki). Ju boft mir dhe kjoja!
  11. arbi

    arbi Fillestar

    Re: Receta Gatimi Italiane

  12. AnaBlue

    AnaBlue Anëtar aktiv

    Re: Receta Gatimi Italiane

    Pizza, pizza, pizza!

    Sot ndodhesha ne nje gjendje te keqe shpirterore si dhe stomakore. Sa hengra 3 slices of pizza, ndihem komplet ndryshe! /pf/images/graemlins/laugh.gif Sic e shihni me ka shkuar goja vesh me vesh /pf/images/graemlins/laugh.gif

    Na thoni ca receta Pizzash?
  13. TEDI

    TEDI Anëtar aktiv

    Re: Receta Gatimi Italiane

    I ke me siper mi lal ti kam vene disa lloje se bashku me recetat e tyre perkatese . Eskluzivitet i Lion Parkut Marre me lejen e Picierit atje...
  14. tirana

    tirana Fillestar

    Re: Receta Gatimi Italiane

    Calzone e mbushur me çokollat e mascarpone noooooooone nooone!!!
    Provojeni!! :thumbsup:
  15. Danae

    Danae Fillestar

    Re: Receta Gatimi Italiane

    ti provo picci me salsiçe dhe kepurdha,provo ravioli tartufati,dhe te mos me permende ma kush kesilloj gjanash se ka tre dite qe pi uje me limon me trete ushqimin [​IMG] .
    ma nis adresen e dyqanit muno,se si sekret te madh e ke,e kam kuptu une /pf/images/graemlins/wink.gif
    calzonen ku e hengre??
    p.s do uje me limon edhe ti??
  16. Danae

    Danae Fillestar

    Re: Receta Gatimi Italiane

    kam harru gnocchi me noce,po jo ato qe shiten ne supermarket,po ne alimentari apo produktet e fresketa vendase,ata te vegjlit fare,qe jane si toptha te vegjel.
    aman sa llupese jam.
  17. arbi

    arbi Fillestar

    Re: Receta Gatimi Italiane

    mungon mimika me gojen qe te shkon leng [​IMG]
  18. tirana

    tirana Fillestar

    Re: Receta Gatimi Italiane

    Provoni kete se osht funi fare (mos u tremni se haet)

    Gjoks pule i mbushur me sardele te kriposura (acciughe / anchovies)


    Ok, lani duart si fillim..
    Gjoksin e pules e hapni mire dhe rrifeni qe te hollohet (thojini kasapit se e bon ai). Sardelet vejini ne uje te ftohte dhe lejini i gjys orsh qe tju dali kripa. Mos perdorni ato ne vaj por ato ne kripe. Mbasi ti ket dalur kripa hiqini me kujdes halat dhe pritini me thike ne copeza shume te vogla. Pergatisni nderkohe hudher dhe majdanoz te grire holle holle dh perziheni me peshqit e grire. Sperkateni pulen nga brenda me kripe e piper te zi dhe me kete miksin peshk-hudher-majdanoz. Futini nji te rrotullume si fletoreve nen sqetull /pf/images/graemlins/laugh.gif dhe lidhini me spango, ka ajo e pastra ere, jo spango muratori. Nxefni vaj ne nje tigan dhe jepini nje gjysem te skuqur rreth e rreth sa te krijoje pak kerc e te marri ngjyre. Pastaj futeni ne furre me nja 150-200° dhe per nja 20 minuta eshte gati. Kujdes... kur ta hiqni nga tigani mos e hidhni vajin qe ngelet /pf/images/graemlins/wink.gif . Merrni nji sardele ose gjys po qene te medhaja dhe kur vaji te jete i nzefte qamet, coptojani brenda dhe me luge shtypeni qe te shperbehet. Shtojini pak vere te bardhe qe te shuhet mire e mire dhe keni bere keshtu nje krem qe do ju duhet me vone.
    Nxirreni arroston nga furra dhe me kujdes kirurgu pritini spangon qe e rrethon dhe pastaj me nje thike te mprefte, po te mprefte ama, priteni feta feta me gjeresi 5-7 mm. Vejini ne pjate copat e pules dhe sperkatini me ate kremin qe kemi ne tigan. Per garnityre veni dy broccoli te zjere pak a ndonje zarzavat tjeter te pergatitur thjeshte.
    Provojeni se ka me ju pelqy qamet. Mos u tremni se gjoksi pules nuk ka ndonje shije te veten te forte dhe shkon klas fare me acciughet..
    Ju bofte mire


    Kapeni dhe nji tjeter te shpejte..
    Gjoks pule prap te mbeshtjelle me lardo dhe erba cipollina. Ang bacom/fat/lard... (simas fjalorit tim /pf/images/graemlins/laugh.gif )

    Ok, lani prap duret
    Gjoksin e pule priteni copa copa me madhesi 3-4 cm dhe 2cm te larte. Lardo, ose dhjamin blejeni te prere me feta te holla. Lajini fort barin e qepes /pf/images/graemlins/laugh.gif , ato fijet jeshile qe nuk di si i quajm ne shqip.
    Nje sperkatje te lehte me kripe e piper te zi copave te pules. I mbeshtjellim copat e mishit me fetat e dhjamit dhe i lidhim rreth e qark me barin e qepes dhe e bejme gonxhe qe te mos zgjidhen... I fusim ne furre 200 ° dhe per nja 25-30 minuta jane gati. Dhjami i stazhonuar qe ka nji shije fantastike i pagatuar, shkrihet dhe zbut copen e pules qe ka mbeshtjellur, kurse bari i qepes i jep nji parfum persmari.
    Garnityra simas qejfit. Provoni radicchio rosso (red cabage /pf/images/graemlins/laugh.gif ). Ndajeni persgjati ne dy pjese. Sperkateni me kripe piper vaj t'ullinit dhe limon dhe plaseni ne furre per 15 minuta afersisht. Eshte i shijshem dhe ngjyra e kuqe dekoron mire pjaten.
    Kaq persot se na mur uria dhe jom me nji panine gjith diten..... /pf/images/graemlins/laugh.gif
  19. tirana

    tirana Fillestar

    Re: Receta Gatimi Italiane

    Per noi pytje a noi kuriozitet pysni Putrakun se e kom taster-in personal... /pf/images/graemlins/laugh.gif
  20. Kordelja

    Kordelja Anëtar i njohur

    Re: Receta Gatimi Italiane

    S'paska pas pune Muni hic sot... :eek: /pf/images/graemlins/smile.gif

Shpërndajeni këtë faqe