Receta me e mire ndaj ushqimeve te detit.

Diskutime tek 'Kuzhina dhe receta gatimi' filluar nga Diavolessa, 2 Jan 2003.

  1. Diavolessa

    Diavolessa Anëtar aktiv

    Receta me e mire ndaj ushqimeve te detit.

    Ushqimet qe na dhuron i dashuri det.
    Cilat jane recetat e juaja?
    Si gatuani peshkun etj etj.


    Receta ime.

    Lahet peshku mire e mire. Pastrohet.Vendoset ve tave ashtu sic eshte. I hedh shume ereza, kryp, vaj ulliri. Leng limoni lart. Disa domate te prera holle i vendos anash peshkut dhe direkt ne furre. 180 grade. Deri sa te skuqet i teri.

    E nxjerr nga furra. Ja heq lekuren , kockat dhe e sheben me pak sallate jeshile.

    Ju befte mire.

    Tjeter s'di.
  2. AnaBlue

    AnaBlue Anëtar aktiv

    Re: Receta me e mire ndaj ushqimeve te detit.

    Une zakonisht ble peshk te pastruar se nuk di ta pastroj vete. Ne nje tigan skuq pak vaj ulliri, pastaj shtoj hudhra te prera dhe i skuq pak fare. Hedh peshkun, e skuq pak nga dy anet dhe shtoj vere te bardhe, kripe, piper te zi dhe majdanos (edhe koper nuk eshte keq) dhe i mbyll kapakun qe te zbutet/gatuhet peshku. Pastaj i kthej copat e peshkut dhe e le me kapak te hapur qe te avulloje lengu. Eshte gati per ngrenie. Po deshet hidhini ca leng limoni te fresket ne pjate. Nuk do me shume se 10-15 min. per te bere kete gatim. Per mua eshte gjeja me e thjeshte dhe e shpejte kur vij nga puna.
  3. mostro

    mostro Anëtar aktiv

    Re: Receta me e mire ndaj ushqimeve te detit.

    Kush nuk ka provuar SPAGHETI ME KARKALECA DET,te shkoj me vrap ne ndonje restorant pa humbur kohe.
    receta nuk jepet se kane ardh kohe te keqia... /pf/images/graemlins/laugh.gif
  4. AnaBlue

    AnaBlue Anëtar aktiv

    Re: Receta me e mire ndaj ushqimeve te detit.

    Pse? Jane ne cfarosje karkalecat? /pf/images/graemlins/laugh.gif

    Kush e ka pare Led? Ai na jepte ca receta dhe ide klasi fare!
  5. Never Alone

    Never Alone Fillestar

    Re: Receta me e mire ndaj ushqimeve te detit.

    Peshq te Furres

    Pashkun e pastrume e veme ne tave te pershtatshme edhe e lyjme me vaj siperfaqen me nje filxhan vaj, shtojme 2 filxhane vere te bardhe, dhe 5-6 luge kafe mustarde te shkrire me pare ne pak uje. I hellim krype, piper, majdanoz. E veme ne furre dhe e leme te piqet duke e lagur shpesh me salcen. Mvaret nga peshku e pjekim 45-60 minuta, ose me shume.
  6. Jamarber

    Jamarber Fillestar

    Re: Receta me e mire ndaj ushqimeve te detit.

    Levrek ne Kemishe Patatesh. Marrim nje Levrek rreth 500gr dhe e ndajme ne dy fileto duke hequr kurizin.Marrim nje fileto dhe e veme ne nje tave te vogel,ihedhim kripe, vaj,majdanoz dhe eleme ne marinim per pak kohe.Marrim nje patate te pastruar dhe presim ne disa feta te holla rreth 2mm secila.Patatet e prera i vendosim ne menyre te rregullt mbi Levrekun e marinuar duke e mbuluar.Siper patateve hedhim pak kripe,vaj dhe rozmarin.Veme ne furre te ngrohte rreth 180grade per 15minuta.Kur peshku me patate eshte gati e veme ne nje pjate dhe e zbukurojme me disa copa domatesh te prera kubike te vogla dhe disa gjethe majdanozi dhe keshtu do te keni nje pjate te dyte per te gjitha festat.Mos harroni RIESLINGUN.
  7. arbi

    arbi Fillestar

    Re: Receta me e mire ndaj ushqimeve te detit.

    tave peshku
    qepe e grire,huder skuqen mire pa i djegur salce domatesh uje lar(dafine) merrni peshkun e pastruar e hapni e mbushni me nje cike nga ky iç qe keni bere ja hidhni persiper e gjithandej hidhni uthull ose vere te bardhe mbuloni me alumin
    ne furre 20 min 180° e pastaj nja 15 min te mire me furren ne 220° qe te rreshket mire e mire
    receta e karkalecave
    vaj e huder sapo te skuqet hudra e heq hedh karkalecat e pastruar i lag me vere te bardheE len te thahet vera mire dhe e çon zjarrin para se t'ja hedhesh) majdanoz salce domatesh e len ne zjarr te ulet sa te thahet mire po karkalecat s'duan 2 min e behen gati mund ti besh me cafredo makaronash po me mire te gjata.Nje variacion=me hudren i hedh nje cike spec djeges. :thumbsup:
  8. Guest

    Re: Receta me e mire ndaj ushqimeve te detit.

    peshkun me then te drejten se duroj dot ka er te keqe sidomos kur gatuhet por KALLAMARIN a kam Fiksim fare :thumbsup: di ndonjeri si e bejne neper restornate ?
  9. Jamarber

    Jamarber Fillestar

    Re: Receta me e mire ndaj ushqimeve te detit.

    PER VAJZEN QE I PELQEJNE KALLAMARET. KALLAMAR TE MBUSHUR .PER 700gr kallamar te mbushur duhen.800gr kallamar,200gr karkaleca,350gr domate,150gr ullinj te zi,50gr majdanoz,100mlvaj,buke e grire 50 gr,30 gr kripe piper.Pastrojme mire kallamaret.Ne mikser hedhim 100gr kallamar,150gr domate,30gr majdanoz,20gr krip piper,buken,ullinjt,karkalecat dhe grime gjithcka.ME kete perberje mbushim kallamaret duke i mbyllur me ndonje kruajtse dhembesh.Ne nje tenxhere hedhim vajin ,vendosim kallamaret duke shtuar domatet, kripen dhe piperin e mbetur.I mbulojme me uje dhe i veme te gatuhen me zjarr te ulet per rreth 30 minuta.
  10. Neptune's Daughter

    Neptune's Daughter Fillestar

    Re: Receta me e mire ndaj ushqimeve te detit.

    mmmm dhe mua me pelqejne shume kallamaret thanks Jamarber
  11. assassino26

    assassino26 Fillestar

    Re: Receta me e mire ndaj ushqimeve te detit.

    CA peshku ha ti qe ka kocka...BAlene /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
  12. edda

    edda Fillestar

    Re: Receta me e mire ndaj ushqimeve te detit.

    Seppie (si perkthehen ne shqip?) ne furre
    Pastroj mire seppiet i pres ne shirita persegjati dhe i le te kullojne. Ne nje tigan hedh vaj ulliri dhe 2 thelba hudher. Kur hudhra te skuqet i shtoj seppiet, i kaurdis disa here pastaj i hedh vere te bardhe derisa kjo te avulloje dhe seppiet te zbuten. Ne fund i hedh capperi (po keto si perkthehen ne shqip) te grira dhe ullinj jeshile te grire. I perziej mire e mire dhe i hedh siper pak buke te grire. Vendos tiganin ne furre per 10 min. max. dhe e servir.
    Ju befte mire, mos harroni te lani duart para se te hani
  13. TEDI

    TEDI Anëtar aktiv

    Re: Receta me e mire ndaj ushqimeve te detit.

    Kto bohen mo t mira lal ne Furre ... dhe ne mikser hidh Kembet e Kallamareve dhe ti shtoje pak Parmigiano te grire ...
  14. TEDI

    TEDI Anëtar aktiv

    Re: Receta me e mire ndaj ushqimeve te detit.

    LEvrek i Furres ... Ose Romb i Furres...


    Merret Nje Levrek ose 2 varet per sa persona do beni . Lahet mire dhe pastrohet ... PASi marinohet pak me kripe piper dhe vaj HIdhet ne Nje tave dhe mbulohet me Uje . Hidhen Capperi Qepe te Grira Patate te Prera ne Kubike pak te medhenj 2 KOkrra domate te fresketa te prera ne feta ose Kubike ... Pak Piper Jeshil sa per shije , Kripe PIper dhe Alloro ,kshu gjethe Dafine futet te PIqet Ne furre Me Temperature 180 Grade per rreth 40 Min ... GJate kesaj kohe kontrollohet disa here qe Uji te mos i mungoje dhe te jete deri ne Gjysmen e Nivelit te peshkut .. Sherbehet ne nje Pjatance tjter pasi ta kesh nxjerre nga Tava dhe Sugjerohet me mire me Vere te Bardhe Jo Frizzante ... E njejta gje behet dhe me Rombin ...
  15. edda

    edda Fillestar

    Re: Receta me e mire ndaj ushqimeve te detit.

    Apapa ky çun eshte per tu martu :wub: :wub:
  16. Seriozi

    Seriozi Fillestar

    Re: Receta me e mire ndaj ushqimeve te detit.

    Paela spanjolle.E do kush receten.
  17. edda

    edda Fillestar

    Re: Receta me e mire ndaj ushqimeve te detit.

    Paella eshte shume e mire por ka harxhime shume, duhet te mbledhesh njerez shume e te besh paellen, hyn ke ato receta qe eshte mire ti besh me shoke e ti hash vetem masanej
  18. TEDI

    TEDI Anëtar aktiv

    Re: Receta me e mire ndaj ushqimeve te detit.

    Edda MOs i fut Xixat Robve ene ti ...
  19. edda

    edda Fillestar

    Re: Receta me e mire ndaj ushqimeve te detit.

    xixat per nje paella-jata apo per tu martu /pf/images/graemlins/wink.gif
  20. TEDI

    TEDI Anëtar aktiv

    Re: Receta me e mire ndaj ushqimeve te detit.

    PEr me u martu me se ate paella se di n bote . Dmth mund edhe ta di po n bote se i jap dum ...

Share This Page