Reddit.com Problemet e para me censuren!

Diskutime tek 'Faqe interesante Web & Programe Web' filluar nga Al-Punk, 19 Jan 2011.

  1. Al-Punk

    Al-Punk Lurk Moar

    E kam pare disa here Reddit.com por gjithmone me eshte dukur nje sistem konfuz dhe pa vlere.
    Para ca kohesh duke biseduar me nje mik virtual, me shpjegoi qe fuqia e tij eshte ne tema teper problematike qe neglizhohen nga mediat.
    Shpjegimi te bente te kuptoje se ne Reddit diskutohen ne nje nivel intelektual ne fushen ekonomiko-shoqerore dhe perhapja e ketij sistemi ka bere qe te ndikohet dhe media shpeshhere (kuptohet ka vend dhe per ufot e informatikes dhe informacione te tjera qe nuk jana aq intelektuale, por qe ngacmojne kuriozitetin e cdo kujt).

    Bazuar mbi kete ide e hap shpeshhere per te pare cfare ka ndonje teme te re, dhe sot me beri pershtypje nje artikull "This is a disgusting assault on free speech on Reddit. A post criticizing Israel's internet downvote brigade just got removed from Reddit's front page!"
    Me sa duket dikush ka shkruar dicka kunder Israelit me megjithese ishte nje teme shume e cituar dhe e komentuar, nje nga moderatoret e ka zhvendosur.
    "Censurimi" sic po diskutohet ndaj temave qe prektin Izraelin eshte problematik per imazhin e nje faqeje qe bazohej ne mendimin teresisht te lire e pa censure si Reddit.
    Ndoshta pas problemeve te ngjashme te Digg, ngritja e Reddit nuk do jete pa probleme dhe do duhet shume kohe per te nje faqe ku nuk do kete kontradikta censure ne internet.
    MegiB likes this.
  2. plato

    plato Fillestar

    Interesante, e kam ndjekur ndonjehere Reddit dhe kisha pare qe Ameriken e shajne e bejne cope ... por me Izraelitet qenka pak me ndryshe puna!
  3. eklipsi

    eklipsi Guest

    Mandi pershendetje! Nuk eshte aspak e vertete qe "censurohet" ne Reddit. Problemi eshte se ne momentin qe e ke vizituar ti ke rene tek ai postim pasi per momentin ka qene ne vendet e para...

    Reddit ka nje orientim "liberal" dhe mund te kete shume mangesi kjo per shkak te renies se Digg dhe mbipopullimit te Reddit, tani ne faqen e pare eshte nje rrumuje e madhe dhe nuk merret vesh se ca behet... e mira e reddit (ose ajo qe do e shpetoje nga patja e te njejtit fat me digg jane subreddit/nenforumet) tashme gjysmen e subreddit/nenforumeve qe te ofron automatikisht faqja sapo e viziton une i kam spostuar dhe hequr nga llogaria qe perdor, pra ndjek nenforumet me pak te populluara dhe me materiale shume, shume me interesante...

    Perkundrazi reddit dhe komuniteti i tij sic te thashe me pare jane kundra "dhunes" ne princip... dhe jane kundra Izraelit dhe politikes qe ai po ndjek... Arsyeja "teknike" pse ai post qe po diskutohet eshte hequr nga faqja e pare eshte (arsyeja nga admini) dhe per me shume pergjigjia e nje prej moderatoreve te subreddit /r/politics ytknows

    Per te kuptuar qe, jo nuk censurohet ne reddit, nuk ka te beje me nje "downvote brigade" sic thuhet por me persona qe raportojne temat si spam duke mos ndjekur reddiquette, ky rast ka qene i izoluar dhe nuk eshte bere me dashje apo presion nga lart (reddit eshte blere nga Condé Nast) por eshte peshkuar nga algoritmet e faqes qe punojne per te ndaluar "spamin"! Nje nga perdoruesit e vjeter te reddit ka bere nje permbledhje te vogel te "politikes se reddit kundrejt Izraelit"... shiko imazhin me poshte!

    [​IMG]
    Shpresoj te kem qene i kuptueshem Mandi :p
  4. Al-Punk

    Al-Punk Lurk Moar

    @eklipsi, me behet qejfi qe ia dola te te bej te shkruash ketu! Eshte goxha arritje pasi duhen njerez cilesore.

    E shoh qe i qenka bere nje argumentim shume i mire i situates dhe me sa duket casti qe e kam kapur une postimin ka qene casti me problematik (kulmi i protestes ndaj atij shkrimi te spostuar).

    I bie te presim dhe pak per te pare nje Reddit shqip, ndoshta do mund te mbledhe po kaq tema interesante sa reddit kryesor.
  5. Granit Doshlaku

    Granit Doshlaku Fillestar

    Gjithmone reddit me eshte dukur i ngaterruar, me nje dizajn tmerresisht te keq per syrin e vizitorit. Duhet te pres per nje update ne dizajn/strukture ndoshta qe te behem vizitor i rregullt i saj.
  6. Delirium

    Delirium Anëtar i njohur

    Te njejten ide kam dhe une per Reddit. Digg me ka pas pelqyer para ndryshimit te fundit. Ndersa Reddit me esht edukur si nje zhgarravine pa fillim e fund

Shpërndajeni këtë faqe