Rendesia e ujit per shendetin

Diskutime tek 'Trupi dhe Shëndeti' filluar nga Raif, 25 Apr 2004.

  1. Raif

    Raif Fillestar

    Rendesia e ujit per shendetin

    Nje mendim i nje shkenctari se duhet pir uje tere diten nuk qendron. Njeriu pin uje kur ka etje. Eshte veshtir te thuhet sa uje duhet pir ne dite per te qen i shendosh. Une mendoj se cdo njeri e din kur ka etje,pervec ne raste kur dikush eshte i semur seriozisht, dhe ska dyshim se uji eshte trestesi me i mire per shendetin e njeriut. Kesaj radhe te shofim mendimin e nje shkenctari ne lidhje me ujin, e ne nje shkrese tjeter do te shofim kundershtimin e nje shkenctari tjeter ne lidhje me rekomandimet e ketij te parit se sa duhet pir uje ne dite.

    ...75% të trupit tënd përbëhet nga uji. Kjo do të thotë se 75% të qelizave tua, indet dhe organet janë të përbëra nga uji. Qelizat e trurit përbëhen nga afro 85% ujë. Fluidet e gjakut dhe ato limfatike të trupit
    janë afër 100% uje. Sipërfaqja e tokës gjithashtu është e përbërë 75% nga uji.
    A është uji element i rendësishëm natyror? A është i rendësishëm për ty?
    Nuk është punë e mençur që nevojat e trupit tënd për ujë ti trajtosh se kuptohen vetvetiu.
    Transformimi konstant i ujit prej lëngut solid të akullit dhe nga avulli i shiut, themelisht është një faktor rregullues në mot (kusht atmosferik).
    Mendo për sistemet e shëndetit dhe sëmundjen si për manifestimet e ndryshme të motit Brenda trupit tënd. Uji është faktor kryesor në rregulluesin themelor dhe në kontrollin e metabolzimit të brendshëm.
    Mu si vet toka, ti ke cikël hidrologjik dhe luhatjet (fluktuimet) etij, rregullues dhe mrëmbajtja përkatëse ditore përfaqëson njërën nga mundësitë më të rendësishme që ndikon në shëndet dhe mirëqenie. Pirja e ujit të mjaftuar bën një dallim të madh në mënyrën se si funksionon trupi yt dhe se si ndihet. Kur vie te dobitë e dëshiruara optimale (maksimale) dhe te rezultatet e gjatë fazave rregulluese - përshtatëse të prodhimit të ri si teknikë të qelizave, asgjë tjetër nuk është ma me rendësi se pirja e ujit. Prodhimet "Super Blue Green" ndihmojnë që të bëhet lirimi imbeturinave nga qelizat dhe indet dhe uji ju ndihmon që mbeturinat e toksinës të barten në sistemin eliminues. Nëse nuk ka ujë të majtuar për të kryer punën, rezultatet e dobishme mund të jenë më të vogla se sa atp që i meriton. Çdo njeri pajtohet se uji është i rendësishëm, por shumë pak prej
    nesh e kuptojnë në mënyrë të saktë se pse uji është aq i rendësishëm dhe si duhet zbatuar këtë njohuri me pëpikmëri në praktikë.

    "Dehidrimi (çujëzimi) kronik është shkaku kryesor i sëmundjeve më të shumta degjenerative të trupit të njeriut.""Sëmundjet e mëngjesit të nënës janë sinjal i pare i fetusit dhe të nënës.""Trupi i njeriut mund të dehidrohet (çujëzohet) madje edhe kur ka ujë me bollëk.Njerëzit duket se humbin ndjenjat e tyre të etjes dhe përceptimin vendimatar të nevojës për të pirë më shumë ujë. Duek mos njohur këtë nevojë
    ata gradualisht dhe në mënyrë të shtaur e kronologjike dehidrohen me kohë".
    "Një konfuzion i mëtejmë qëndron në idenë se kur ne jemi të etur, ne mund ta zëvendësojmë atë me pije tjera si p.sh. me çaj, kafe, ujëmineral, lëmgje pemësh ose pije që përmbajnë alkool, e ky është gabim i
    përgjithshëm dhe serioz.!" "Goja e tharë është shenjë e fundit e dehidrimit. Trupi mund të
    vuajë nga dehidrimi (çujëzimi) edhe atëherë kur goja munnd të jetë e lagët. Më keq, në moshën e vjetër, goja mund të duket shumë e tharë, e magistrate ejta të mos ndihet dhe mos të plotësohet (ajo nevojë)."

    Prodhimet e bëra në qeliza të trurit transportohen nëpër vijat e ujit në destinacion të tyre në nerva dhe përfundojnë në përdorim për trasmetimin e mesazheve.Duket se ekzistojnë vija të vogla uji ose rryma të vogla (mikro rryma) përgjatë nervave që bartin materialin e paketuar së bashku me direktivate qujtura „tubthat mikro"
    Proteinat dhe enzimet në trup funksionojnë në mënyrë efektive në tretësira të viskozitetit të ultë. Kjo është e vërtetë për të gjithë receptorët - organet e ndijimit në qelizat e membrnave.
    Në tretësirë të viskozitetit të lartë (më shumë rezistencë dhe më pak fluiditet - rrjedhshmëri të sjellur me dehidrim) proteinat dhe enzimet bëhen më pak efektive."

    „Uji (tretësi universal) rregullon të gjitha funksionet e trupit të njeriut, duke përfshirë aktivitetin e lëndëve ushqyese në tretje ( të quajtur lëndë e tretur) që kryen përreth."
    „Trupi juaj ka nevojë për minimuminabsolut të 6-8 onsave (njësi mase =28,35 g) të gotave me ujë për një ditë (rreth dy litra). „Etja duhet të shueht në të gjitha herat. Një formulë më e përpiktë për
    këtë është: „GJYSMA E TRUPIT TUAJ PESHON NË ONSA NË DITË".
    „Urina me ngjyrë të errët është një shenjë e qartë e dehidrimit serioz. Ngjyra normale e urinës nuk duhet të jetë e errët. Ajo duhet të jetë disi në mes ngjyrës së verdhë të hapur e pothuaj e pangjyrë ( disa këtë e quajnë si ngjyrë kashte apo ngjyrë e birrës së lehtë). Nëse urina fillon të marrë ngjyrë të verdhë të mbyllur apo

    ngjyrë portokalli, atëherë ti je i dehidruar. Kjo do të thotë se veshkët tua punojnë shumë për ta larguar toksinën në trup në një urinë mjaft të koncentruar. Kjo është mirë". Faqe 158. As mos u zhyt në ujë tërësisht! Bën nivele minimale graduale gjatë një cikli të disa ditëve. Qelizat e trupit janë si sfungjera dhe iu
    nevojitet ca kohë për t'u pajisur prapë me ujë." Faqe 159 "Një dietë ushqimi pa kripë është jashtëzakonisht marrëzi. Kripa është element përbërës me rendësi në trupin e njeriut. Siëas rendit të rendësisë
    së tyre, oksigjeni, uji, kripa dhe potesiumi rradhiten si elemente preliminare - fillestare pët mbijetim të trupit të njeriut. Rreth 27% të përbërjes së kripës është vendosur në eshtra në formë të kristaleve.Thuhet se kristalet e ujit përdoren natyrisht për t'i forcuar eshtrat . Andaj mungesa në trup mund të jetë shkak i zhvillimit oesterporozes. Kripa mxirretr nga eshtrat për të mbajtur nivelet vitale normale në gjak."
    "Për çdo të dytin qerek të ujit që e pin (në ditë) duhesh t'ishtojsh gjysmë luge të çajit kripë të detit. (shtoja ujit). Përdorimi i pakët i kripës do të kontribuojë në ndërtimin e acideve në disa qeliza.
    Aciditeti - thartira e lartë e qelizave mund të jetë mekanizëm nismëtar për formimin
    e kancerit në disa qeliza. Eksperimentet e bëra kanë treguar se një numër i madh i pacientëve me sëmundje kanceri kanë nivele të ulëta të kripës në trupin e tyre." "Ngërçet - spazmat në muskujt e paushtruar shpesh here nënkuptojnë mungesëne kripës në trupin tuaj. Marramendja dhe të fiktit (alivnosja) janë tregues të mungesës kripës dhe ujit në trup". "Duhet ta nxjerrish jashtë një sasi të urines për çdo ditë, sasi
    ajo që për afërsisht është e barabartë me sasinë e ujit që pin për ditë".
    NË PËRFUNDIM…Ujësimi- hidrimi përkatës i trupit të njeriut përmes konsumimit të temperatures së kërkuar në dhomë, pa kemikale, ujë të pastruar çdo ditë është kërkesë themelore për shëndet më të mirë.
    Sa i rëndësishëm është uji? Krahas ajrit,është më së shumti i rendësishëm.
    Pirja e ujit në mënyrë të bollshme bën dallimin në mes shëndetit vital- të shkëlquer dhe dhimbjeve. Kjo gjë është fare e thjeshtë!
  2. Raif

    Raif Fillestar

    Re: Rendesia e ujit per shendetin

    Ketu mund te lexoni qendrimin e nje shkenctari-doktor i mjeksise, specialist i semurjeve te veshkeve i cili pas studimeve me analiza ne lidhje me perdorimin e ujit "pini 8+8" mendon ndryshi:


    REKOMANDIMI I UJIT PER PIJE- NJE MIT

    Kjo është bërë një fjalë e urtëakceptuar: ,Pi ujë së paku tetë gota në ditë"- nuk thotë parsye doktori i mjekësisë H. Valtin. Këshille univerzale e ka bërë uji i pijshëm si një dogmë medicinale dhe duket se kësaj i mungojnë faktet shkencore, të cilat ai i ka zbuluar. Në një ntervistë të ftuar lidhur me këtë rast dhe të publikuar nga Revista Amerikane e Fiziologjisë e datës 8 gusht Valtini,profesor nderiifiziologjisë në Shkollën e Medicinës në Dartmouth, nuk raporton dëshmimbështetëse për të vërtetuar pohimin e atij këshilli të popullarizuar, i njohur si ,8+8" (për tetë, tetë gota onsa -1 onsë= 28,35 gr).
    Valtini specialist i sëmundjeve të veshkëve dhe autor i dy teksteve mësimore që përdoren shumë lidhur me veshkët dhe baraspeshë të ujit, është përpjekur për ta gjetur origjinën e kësaj thënie dhe të egzaminojë provat shkencore , nëse ka ndonjë të tillë që mund ta mbështesë këtë thënie. Ai vë në pah se ne shohim porosigjithkund: nga autorët e shkrimeve për çështjet shëndetësore, të ushqimit, e madje edhe nga mjekët. Valtini dyshon mbi vlefshmërinë e saj. Në të vërtetë, ai e konsideron atë të ,vështirë" të besoj se ai evolucion na ka lënë neve me deficit kronik të ujit, i cili
    duhet kompenzuar duke me marrjen e detyrueshme të lëngjeve".
    Rregulli ,8+8" është përcjellur me servilizëm. Gjithëkund njerëzit bartin shishe të ujit dhe pinë ujë nga to në mënyrë të vazhduar. Eshtë e pranueshme të pihet ujë kudo dhe kurdo. Në një pamflet të shpërndarë në njërin nga univerzitetet jugore të Kalifornisë madje studentët këshillohen "të bartin me vete ujë (dhe këshillohen me këto fjalë) "Pini ujë shpeshë here derisa jeni ulur në klasë".
    A thua si ka filluar ky obsesion/ide fikse? A thua ka ndonjë argument shkencor që mbështet këtë rekomandim? A thua veprimi i tillë tradicional mund të ndikojë në mirëqenien e shëndetit? Apo mos mund të jetë i dëmshëm?
    Valtini mendon se ky nocion zuri të përdorët kur Bordi për Ushqim dhe Çështje të të Ushqyerit rekomandoi "pirjen e 1 mililitre ujë për çdo kalori të ushqimit ", sasi kjo që do të ishte sa gjysma e gallonit ( 64 deri në 80
    onsa, 1 onsë =28,32 gr.). Megjithëse në tekstin e tij vijues, Bordi ka filluar me fjalën " shumica e kësaj sasie gjendet në ushqimin e përgaditur", kjo fjali e fundit është shlyer, kështu që rekomandimi është interpretuar
    gabimisht se sa ujë duhet të pijë njeriu çdo ditë.
    Ai nuk ka gjetur argumente/studime shkencore që vërtetojnë ,rregullin 8+8".
    Sigurisht, hulumtimet e bëra me ujë në të rinjtë e shëndosh të të dy gjinive, të publikuara si dokumente të shfqaura, sugjerojnë fuqishëm se ajo sasi e madhe e ujit nuk nevojitet. Konkludimi i tij vërtetohet nga studimet e publikuara duke vënë në dukje se
    pijet e llojeve të ndryshme të kafës, si kafja, çaji dhe pijet jo-alkoolike, mund vërtetë të llogariten me shumën e përgjithshme ditore. Ai gjithashtu thekson sasinë e eksperimenteve të publikuara , të cilat vërtetojnë aftësinë
    e trupit të njeriut për të mbajtur një baraspeshë të duhur të ujit.
    Valtini thekson se konstatimi i tij është i kufizuar kur është rasti i shëndetit të të rinjëve në një klimë të butë , e cila shpie në një ekzistencë sedentare, thënë në mënyrë më të saktë, ai potencon popullatën dhe kushtet lidhur me rregullin ,8+8". Njëkohësisht, ai thekson se
    marrja-pirja e ujit në sasi më të madhe se 8x8 është e këshillueshme për mjekim apo parandalim e disa sëmundjeve, siç është sëmundja gurët në veshkë, si dhe nën kushte të veçanta, si aktiviteti fizik i fuqishëm, fluturim i
    gjatë me aeroplan ose moti i nxehtë. Mirëpo duke bërë ato përjashtime, ai konstaton se ne tash pijmë mjaft ujë dhe mundësisht më tepër.
    Përkundër mungesës së argumenteve përkatëse, atëherë shtrohet pyetja"ç'farë dëmi sjell uji (i tepër)?" Qëndron fakti se edhe uji mund të
    shkaktoj dëme"- spjegon Valtini.
    Madje edhe një ngritje modeste gjatë marrjes së lëngjeve mund të shkaktoj ,helmimin e ujit" nëse veshkët e ndonjë njeriu nuk mund të nxjerrin
    jashtë ujë të mjaftueshëm (urinë). Shembujt e tillë nuk janë të rrallë dhe të njejtit kanë shkaktuar çrregullim psiqik e madje edhe vdekjen te atletët, adoleshentët (të rinjtë), pas gëlltitijes së pijes rekreative ,ekstazi". Ky rast mund të paraqitet edhe te pacientët e rëndomtë.


    2

    Ai ka hartuar listën e mangësive të tjera të shkaktuara nga pirja e tepërt e ujit.; a) ka mundësi eksponimi të ndotësve në veçanti kur qëndrojnë për një kohë të gjatë; b) Urinimi i shpeshtë , i cili mund të jetë i papërshtatshëm dhe shqetësues;c) hargjime për ata që i plotësojnë kërkesat me ujë nga shishet ,8+8"; d) Ndjenja e fajësisë për mosarritjen e sasisë
    ,8+8".
    Pohimet tjera të cilat i janë zhvleftësuar në saje të argumenteve shkencore janë:
    Etja është shumë e vonuar. Shpesh herë thuhet se në kohën kur njerëzit e ndiejnë vetën të etur, ata tashmë janë të dehidruar. Përkundrazi, etja
    paraqitet kur koncentrimi/përqëndrimi i gjakut (një indikator i saktë i gjendjes sonë të etjes ) është rritur më pak se dy për qind, ndërsa shumica e ekspertëve e definojnë dehidrimin si fillim kur koncentrimi është rritur së paku për pesë përqind.
    Urina e mbylltë/errët do të thotë dehidrim. Në vëlllimin dhe ngjyrën normale të urinës koncentrimi i gjakut është brenda suazave të normalës askund afër vlerave të para në dehidrimin kuptimplotë. Andaj paralajmërimi
    se urina e mbylltë tregon dehidrimin, në të shumtën e rasteve ky është alarmues i rrejshëm dehidrimi.
    A thua ka ndonjë argument shkencor sipas cilit ne nuk kemi nevojë të pijmë sasinë e ujit ,8+8".
    Ekziston një dëshmi e lartë sugjestive , thotë Valtini. Së pari është literature voluminoze shkencore mbi efikasitetin e sistemit osmoregulator, që mirëmban baraspeshën e ujit përmes hormoneve antidiuretike dhe përmes
    etjes.
    E dyta, hulumtimet e publikuara vërtetojnë se sasia mesatare e lëngjeve që pijnë mijëra njerëz të shëndoshë si individ veç e veç, është më e vogël dy qerek galloni se ajo sasia e rekomanduar e njohur me shifrën 8+8.
    Valtini diskuton, në mbështetje të argumenteve dhe fakteve të shumta se nevoja për sasinë e ujit 8+8 ka të bëjë me ata që ngulmojnë në rekomandimin e sipas cilit duhet pirë shumë ujë, pa cituar asnjë argument shkencor.


    Më në fund një dëshmi e fortë tregon, se nuk do të thotë se të gjitha lëngjet e përshkruara për t'i pirë duhet të jenë në trajtë të ujit.
    Eksperimentet e rishqyrtuar më kujdes kanë vënë në dukje se pijet me përmbajtje të kofeinës duhet llogaritur në mesin e lëngjeve ditore që i
    pijnë pjesa dërmuese e personave.. Deri në një masë a përqindje të vogël mund të thuhet për pijet alkoolike me efekt të dobët, si për shembull birra, nëse mirret në mënyrë të matur.
    Andaj unë nuk kam hasur në ndonjë argument shkencor sipas së cilit absolutisht "çdo person duhet të pijë ujë së paku tetë gota në ditë", thotë Valtini. Megjithatë ekzistonë një prove se rreziku i sëmundjeve të caktuara mund të zvogëlohet duke pirë sasi të madhe uji, e sasia për këtë efekt pozitiv mund të jetë më pak se "8+8" dhe se rekomandimi mund të
    përkufizohet te ata që veçanërisht janë te ndieshëm në semurje te caktuara.
  3. Raif

    Raif Fillestar

    Re: Rendesia e ujit per shendetin

    Meqense artikulli I djeshit s’ishte si duhet, po e perserise edhe nje here.
    Ketu mund te lexoni qendrimin e nje shkenctari-doktor i mjeksise, specialist i semurjeve te veshkeve i cili pas studimeve me analiza ne lidhje me perdorimin e ujit "pini 8+8" mendon ndryshi:


    REKOMANDIMI I UJIT PER PIJE- NJE MIT

    Kjo është bërë një fjalë e urtë e akceptuar: ,Pi ujë së paku tetë gota në ditë"- nuk thotë pa arsye doktori i mjekësisë H. Valtin. Këshilla univerzale e ka bërë uji i pijshëm si një dogmë medicinale dhe duket se kësaj i mungojnë faktet shkencore, të cilat ai i ka zbuluar. Në një intervistë të ftuar lidhur me këtë rast dhe të publikuar nga Revista Amerikane e Fiziologjisë e datës 8 gusht Valtini,profesor nderi i fiziologjisë në Shkollën e Medicinës në Dartmouth, nuk raporton dëshmi mbështetëse për të vërtetuar pohimin e atij këshilli të popullarizuar, i njohur si ,8+8" (për tetë, tetë gota onsa -1 onsë= 28,35 gr).
    Valtini specialist i sëmundjeve të veshkëve dhe autor i dy teksteve
    mësimore që përdoren shumë lidhur me veshkët dhe baraspeshë të ujit, është
    përpjekur për ta gjetur origjinën e kësaj thënie dhe të egzaminojë provat
    shkencore , nëse ka ndonjë të tillë që mund ta mbështesë këtë thënie. Ai vë
    në pah se ne shohim porosi gjithkund: nga autorët e shkrimeve për çështjet
    shëndetësore, të ushqimit, e madje edhe nga mjekët. Valtini dyshon mbi
    vlefshmërinë e saj. Në të vërtetë, ai e konsideron atë të ,vështirë" të
    besoj se ai evolucion na ka lënë neve me deficit kronik të ujit, i cili
    duhet kompenzuar duke me marrjen e detyrueshme të lëngjeve".
    Rregulli ,8+8" është përcjellur me servilizëm. Gjithëkund njerëzit
    bartin shishe të ujit dhe pinë ujë nga to në mënyrë të vazhduar. Eshtë e
    pranueshme të pihet ujë kudo dhe kurdo. Në një pamflet të shpërndarë në
    njërin nga univerzitetet jugore të Kalifornisë madje studentët këshillohen
    " të bartin me vete ujë (dhe këshillohen me këto fjalë) "Pini ujë shpeshë
    here derisa jeni ulur në klasë".
    A thua si ka filluar ky obsesion/ide fikse? A thua ka ndonjë argument
    shkencor që mbështet këtë rekomandim? A thua veprimi i tillë tradicional
    mund të ndikojë në mirëqenien e shëndetit?
    Apo mos mund të jetë i dëmshëm?
    Valtini mendon se ky nocion zuri të përdorët kur Bordi për Ushqim dhe
    Çështje të të Ushqyerit rekomandoi "pirjen e 1 mililitre ujë për çdo kalori
    të ushqimit ", sasi kjo që do të ishte sa gjysma e gallonit ( 64 deri në 80
    onsa, 1 onsë =28,32 gr.). Megjithëse në tekstin e tij vijues, Bordi ka
    filluar me fjalën " shumica e kësaj sasie gjendet në ushqimin e përgaditur",
    kjo fjali e fundit është shlyer, kështu që rekomandimi është interpretuar
    gabimisht se sa ujë duhet të pijë njeriu çdo ditë.
    Ai nuk ka gjetur argumente/studime shkencore që vërtetojnë ,rregullin
    8+8".
    Sigurisht, hulumtimet e bëra me ujë në të rinjtë e shëndosh të të dy
    gjinive, të publikuara si dokumente të shfqaura, sugjerojnë fuqishëm se ajo
    sasi e madhe e ujit nuk nevojitet. Konkludimi i tij vërtetohet nga studimet e publikuara duke vënë në dukje se pijet e llojeve të ndryshme të kafës, si kafja, çaji dhe pijet jo-alkoolike, mund vërtetë të llogariten me shumën e përgjithshme ditore. Ai gjithashtu thekson sasinë e eksperimenteve të publikuara , të cilat vërtetojnë aftësinë e trupit të njeriut për të mbajtur një baraspeshë të duhur të ujit.
    Valtini thekson se konstatimi i tij është i kufizuar kur është rasti i
    shëndetit të të rinjëve në një klimë të butë , e cila shpie në një
    ekzistencë sedentare, thënë në mënyrë më të saktë, ai potencon popullatën
    dhe kushtet lidhur me rregullin ,8+8". Njëkohësisht, ai thekson se
    marrja-pirja e ujit në sasi më të madhe se 8x8 është e këshillueshme për
    mjekim apo parandalim e disa sëmundjeve, siç është sëmundja gurët në veshkë,
    si dhe nën kushte të veçanta, si aktiviteti fizik i fuqishëm, fluturim i
    gjatë me aeroplan ose moti i nxehtë. Mirëpo duke bërë ato përjashtime, ai
    konstaton se ne tash pijmë mjaft ujë dhe mundësisht më tepër.
    Përkundër mungesës së argumenteve përkatëse, atëherë shtrohet
    pyetja"ç'farë dëmi sjell uji (i tepër)?" Qëndron fakti se edhe uji mund të
    shkaktoj dëme"- spjegon Valtini. Madje edhe një ngritje modeste gjatë marrjes së lëngjeve mund të shkaktoj ,helmimin e ujit" nëse veshkët e ndonjë njeriu nuk mund të nxjerrin jashtë ujë të mjaftueshëm (urinë). Shembujt e tillë nuk janë të rrallë dhe
    të njejtit kanë shkaktuar çrregullim psiqik e madje edhe vdekjen te atletët,
    adoleshentët (të rinjtë), pas gëlltitijes së pijes rekreative ,ekstazi". Ky
    rast mund të paraqitet edhe te pacientët e rëndomtë.


    Ai ka hartuar listën e mangësive të tjera të shkaktuara nga pirja e
    tepërt e ujit.:
    a) ka mundësi eksponimi të ndotësve në veçanti kur qëndrojnë
    për një kohë të gjatë; b) Urinimi i shpeshtë , i cili mund të jetë i
    papërshtatshëm dhe shqetësues; c) hargjime për ata që i plotësojnë kërkesat
    me ujë nga shishet ,8+8"; d) Ndjenja e fajësisë për mosarritjen e sasisë
    ,8+8".
    Pohimet tjera të cilat i janë zhvleftësuar në saje të argumenteve
    shkencore janë:
    Etja është shumë e vonuar. Shpesh herë thuhet se në kohën kur njerëzit e
    ndiejnë vetën të etur, ata tashmë janë të dehidruar. Përkundrazi, etja
    paraqitet kur koncentrimi/përqëndrimi i gjakut (një indikator i saktë i
    gjendjes sonë të etjes ) është rritur më pak se dy për qind, ndërsa shumica
    e ekspertëve e definojnë dehidrimin si fillim kur koncentrimi është rritur
    së paku për pesë përqind.
    Urina e mbylltë/errët do të thotë dehidrim. Në vëlllimin dhe ngjyrën
    normale të urinës koncentrimi i gjakut është brenda suazave të normalës
    askund afër vlerave të para në dehidrimin kuptimplotë. Andaj paralajmërimi
    se urina e mbylltë tregon dehidrimin, në të shumtën e rasteve ky është
    alarmues i rrejshë dehidrimi.
    A thua ka ndonjë argument shkencor sipas cilit ne nuk kemi nevojë të
    pijmë sasinë e ujit ,8+8".
    Ekziston një dëshmi e lartë sugjestive , thotë Valtini. Së pari është
    literature voluminoze shkencore mbi efikasitetin e sistemit osmoregulator,
    që mirëmban baraspeshën e ujit përmes hormoneve antidiuretike dhe përmes
    etjes.
    E dyta, hulumtimet e publikuara vërtetojnë se sasia mesatare e lëngjeve
    që pijnë mijëra njerëz të shëndoshë si individ veç e veç, është më e vogël
    dy qerek galloni se ajo sasia e rekomanduar e njohur me shifrën 8+8.
    Valtini diskuton, në mbështetje të argumenteve dhe fakteve të shumta se
    nevoja për sasinë e ujit 8+8 ka të bëjë me ata që ngulmojnë në rekomandimin
    e sipas cilit duhet pirë shumë ujë, pa cituar asnjë argument shkencor.


    Më në fund një dëshmi e fortë tregon, se nuk do të thotë se të gjitha
    lëngjet e përshkruara për t'i pirë duhet të jenë në trajtë të ujit.
    Eksperimentet e rishqyrtuar më kujdes kanë vënë në dukje se pijet me
    përmbajtje të kofeinës duhet llogaritur në mesin e lëngjeve ditore që i
    pijnë pjesa dërmuese e personave.. Deri në një masë a përqindje të vogël
    mund të thuhet për pijet alkoolike me efekt të dobët, si për shembull birra,
    nëse mirret në mënyrë të matur.
    Andaj unë nuk kam hasur në ndonjë argument shkencor sipas së cilit
    absolutisht "çdo person duhet të pijë ujë së paku tetë gota në ditë", thotë
    Valtini. Megjithatë ekzistonë një prove se rreziku i sëmundjeve të caktuara
    mund të zvogëlohet duke pirë sasi të madhe uji, e sasia për këtë efekt
    pozitiv mund të jetë më pak se "8+8" dhe se rekomandimi mund të
    përkufizohet te ata që veçanërisht janë te ndieshëm në semurje te caktuara.
  4. AnaBlue

    AnaBlue Anëtar aktiv

    Re: Rendesia e ujit per shendetin

    Faleminderit per informacionin Mjeku Popullor.

    Une perdor shume ujin mineral, jo vetem se me pelqen si shije por dhe me shprese se do kete minerale qe rralle i gjejme ne ushqimet e perditshme. Eshte e vlefshme te zevendesohet uji i zakonshem me ate mineral?
  5. Raif

    Raif Fillestar

    Re: Rendesia e ujit per shendetin

    Me nder qofsh, AnaBlue.

    Une mendoi se uji natyral i pagazifikuar eshte me i mire per shendetin si pije e rregullt per te shuar etjen.
    Natyrisht se ne perdorim edhe pije tjera: lengje te ndryshme te pemeve, apo te bimeve, etj.
    Perdorimi i ujit te gazifikuar apo uji mineral i gazifikuar, eshte i mire kur ndonjehere kemi ushqim shume te fort, por mendoi se ujin mineral te gazifikuar nuk duhet perdorur rregullisht per cdo dite per arsye se mund te jet i rende per lukthin.

Share This Page