Renia e Gruas nga Epiqendra e Shoqerise...

Diskutime tek 'Hapësira filozofike' filluar nga palaccio, 21 Jan 2004.

  1. samanta

    samanta Primus registratum

    Re: Renia e Gruas nga Epiqendra e Shoqerise...

    Mendoj se kjo lidhet direkt me alternimin e matriarkatit ne patriarkat kohe kur ndodh dhe renia e gruas nga epiqendra.Po sjell nje shembull jo dhe aq adekuat:deri ne Rilindje ka qene MEMEDHE,por me pas ATDHE.
     
  2. zog

    zog Primus registratum

    Re: Renia e Gruas nga Epiqendra e Shoqerise...

    hehe normal rilindasit duke qene emigrante i thonin MEMEDHE per te treguar "token qe na lindi", ndersa kjo skishte kuptim me kur u krijua Shteti shqiptar, ngaqe shqiptaret u bene zoter te tokes se tyre prandaj e quajn ATDHE, dheu BABES nga i cili trashegojme toke, emer e katandi.

    siç e sheh s'ka lidhje me grun fare as matriken ose patrikun. /pf/images/graemlins/laugh.gif
     
  3. samanta

    samanta Primus registratum

    Re: Renia e Gruas nga Epiqendra e Shoqerise...

    Ne matriarkat te keqen zog i vockel ka qene gruaja epiqender,por me pas sikurse u mundove ta shpjegoje me perqendrimin e pushtetit ne duart e burrrrrrave ndodhi renia ose emargjinimi i femres :shrug:
     
  4. zog

    zog Primus registratum

    Re: Renia e Gruas nga Epiqendra e Shoqerise...

    matriarkati me qe ra rasti nuk njihet fare si periudhe historike, jane gjetur vetem pak fise kryesisht ne gjendje te eger qe e zbatonin ket praktike, ka mundesi me na sjell shembuj historike kujt periudhe i referohesh ti me matriarkat. cili civilizim qe i tille?

    pastaj atje lart te shpjegova fjalen MEMEDHE dhe ATDHE te rilindasve e s'fola per grun. ti deturnon me hile.
     
  5. ana karenina

    ana karenina Primus registratum

    Re: Renia e Gruas nga Epiqendra e Shoqerise...

    Po te diskutohet: femra qe bie nga epiqendra dhe mashkulli qe mbizoteron ne epiqender, te qenit e njerit apo tjetrit ne epiqender apo jo nenvleftesohet dhe merr rendesi te qenit femer apo mashkull. Femra eshte ne epiqender dhe ka fuqi kur shihet si objekt seksual dhe kur ajo vete ndjehet si e tille. Me nje fjale ka shume qendra pushteti/force etj, varet per nga keto qendra flasim.
     
  6. samanta

    samanta Primus registratum

    Re: Renia e Gruas nga Epiqendra e Shoqerise...

    Mendoj se jo vetem kur femra shihet si objekt seksual,por edhe kur ajo shfrytezon gjithcka per te realizuar objektivat qe do :shrug:
     
  7. edy

    edy Primus registratum

    Re: Renia e Gruas nga Epiqendra e Shoqerise...

    Duke filluar me Aristotelin dhe deri me sot shume filozofe i jane afruar kesaj teme. Por ama, fatkeqesisht, shoqatat sekrete jane te vetmit qe akoma e konsiderojne femren qenie te shenjte. Pse ra gruaja nga epiqendara e shoqerise?


    Me sa shoh je jasht teme sepse ky ARISTOTELI QE NJOH UNE, Ka qene homoseksual dhe biles gruan e ka quajtur thjesht makine prodhuese. Me fal por duhet te nderrosh teme. Shko te thashethemet ma mir.
     
  8. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    Edhe kush u ngrit?
    Me gjithe ndryshimet femer-mashkull, ne fiziologji, natyre mendimi, veprimi etj., jemi te njejte, te barabarte. Kur ngrihet njeri, ne kete rast po flasim per nje periudhe te ngritjes se femres, ulet tjetri.

    Per mua, eshte njelloj te thuhet: pse nuk ngrihet prape femra, me: pse nuk bie prape mashkulli. Ne nje kuptim te tille: nese nje femer do qe te duket me bukur akoma fustani i saj, kur ka veshur maksimumin e mundshem, cfare tjeter mund t'ia plotesoje deshiren vecse te pranoje mashkulli te veshe dicka me te "dobet" nga cka veshur qe te dale ne pah fustani ?
     
  9. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Shpeshhere gjate pushimeve te veres, nese nuk mundesohej vajtja ne plazh me kabine (periudhe 2 javoreshe), prinderit e mi siguronin qe ne femijet te kishim, nder te tjerash si nderrim ambjenti, edhe lidhjet e ngushta familjare si synimin kryesor te vizitave tek hallat ne Shkoder apo Patos. Ndodhi ne Patos ngjarja ku im vella, 10 vjec me i vogel (ri) se une, doli per te blere nje kaush akullore, ne nje tip pasticerie ambulante, qe ishte vetem disa metra larg shtepise se halles dhe u zhduk per nja tre-kater ore. E brodhem Patosin larte e poshte dhe me ne fund, kur e gjetem te ulur, ne borduren e nje trotuari, pyetjes se si ishte e mundur qe ai te humbiste (Po si humbe keshtu ore i uruar?) iu pergjigj me nje ton dhe levizje krahesh e cila e shoqeruar edhe me qetesine me te madhe (e jashtezakonshme per dike qe ka humbur dicka) tha:«Ju e shihni fare mire qe une nuk kam humbur. Ja ku jam. Eshte shtepia ajo qe ka humbur. Le te vemi t'a gjejme.» A ka gje me te bukur se kjo!? Nje femije 3-4 vjecar nese do te kishte afer filozofin me te madh do t'a bente te dukej qesharak me filozofite pa vlera, dhe do ta frymezonte te binte ne konkluzione praktike, te kuptueshme dhe te aplikueshme. Nuk do te dukej qesharak, i zhveshur dhe i ulur maje nje guri duke kruar koken apo me nder bythen dhe te nxirrte nga goja gjerat me konfuze, te cilat te degjuar nga njerez te ndryshem do te linin pershtypjen se ata kishin te benin me gjeniun me te madh i cili fatkeqesisht nuk kuptohet ose me idiotin me te madh i cili rreh uje ne hava ose sic i themi ne nga Fieri po fluturon me presh ne bythe (Kjo po me kujtoka Ylberin, nje shok nga Tropoja, ne Universitet, i cili perdorte fjalet me te medha per te thene ABSOLUTISHT asgje. ASGJE!! Nuk para ia vinim re te shkretit se ai kishte rene ne dashuri me nje shoqjen tone te grupit te Frengjishtes, e cila vinte nga Lushnja dhe ndihej gjithnje e bezdisur nga tentativat e tij. Me ne fund e kuptoi i shkreti por c'e do bashke me koqet mashkullore kishte lene edhe trute e kokes) Tani, me thene te drejten, nese rrahja e ujit ne hava, te ngjall nje ndjenje madheshtie, kush jam une ajo qe thote mos e be!? Beje vec me mua mos u grric! Qe, me qe ra llafi, me kujton ish-bashkshortin tim i cili eshte nje nder qeniet me me- kembe- ne- toke qe kam njohur ndonjehere. Po te futesh ne koken e tij, do te gjesh fjalet pune-pune, bursa e shkembimit, blerje-shitje aksionesh, blerje-shitje shtepish, tregetim, import-eksport, krijim kompanie, shtepi ne forme keshtjelle, pune dhe pune prape pa te shtuna e te diela pushim, ide per karta krediti, marrja e patentave per mirembajtje helikopteresh, e patentave per shijim vere, e patentave per meremetim shtepish, punimi me mermer, ndertimi i garazheve dhe shtrimi me gur, te enjtet ne pijetore me shoket e punes here here edhe me sekretaren (hahaha) etj etj i cili si cdo mashkull (qe me ka vene syrin) ishte edhe teper xheloz. Njehere me kujtohet ne nje bar, ndersa prisnim rradhen per nje tavoline, une e rrethuar vetem me meshkuj, kisha ulur syte dhe po shijoja my Bloody-Ceasar, kur e degjoj t'i kelthiste nje burri, qe me cfare mora vesh me kishte ngulur syte, duke i thene : «Eshte e imja ajo» . Dhe Ai eshte nga ata burre qe te fusin friken. Fjalen e ka te rralle. Ne nje moment te caktuar, pasi bari i pijeve qarkulloi, nje tjeter mashkull u ul perbri meje i cili me drejtoi fjalen dhe une duke pritur nga im shoq te reagonte prape, i hodha nje veshtrim pyetes te cilit ai iu pergjigj «Bej qejf ma cherie (e shtrenjta ime) ai perbri teje nuk eshte mashkull; ai eshte femer-mashkull me koqe te tredhura. Kotesite nuk me interesojne. Nese ke qejf per muhabet pse jo!?». Ja keshtu kjo pune!!!

    Ku e kisha fjalen? Ah po. Tek im vella. Nga perspektiva e vellait, nuk ka gje me te vertete. Ai aty kishte qene gjithe kohes. Nuk kishte humbur. Po te kishte humbur nuk do te ishte ne gjendje te shihte vetveten. Nga perpektiva jone, nese nuk e shihnim Ai kishte humbur. Edhe ai (i humburi) edhe ne (kerkuesit) ne ate moment ishim pika ne levizje. E vetmja gje qe nuk kishte humbur ishte shtepia. Shtepia eshte e qendrueshme, konstante dhe stabel. Epiqendra. Atje ku te gjithe NE qeniet ne levizje bashkohemi. Limani, atje ku anijet ndalojne. Toka, atje ku shqiponjat dhe zogjte, pas fluturimit ulen per rehat dhe clodhje. Ne nuk jemi fllucka sapuni apo tollombace qe te dehura nga mungesa e gravitetit pellcasim ne hapesire.

    Pa diskutuar ketu inteligjencen qe karakterizon femren apo mashkullin, ndryshimi fizik percakton natyrshem mardhenien «konstant-ne levizje» ose «neutron-elektron i lire». Nese une si femer, edhe pse e shpejte, jam me barkun tek goja nga shtatezania (me zene shtat-trup) apo me falni per shprehjen me gjak neper kembe nga menstruacionet, apo duke i dhene gji femijes edhe levizshmeria ime (ne cdo sens fizik apo metaforik) do te kufizohet. Kjo me ben, si e tille, te jem epiqender. Fryma qe mban me fryme shtepine. Qe i jep jete asaj. Qe e kthen ate ne nje vend permanent per burrin i cili pas levizjes (pune) me siguron buken e gojes ne shkembim te riperteritjes qe une i jap. Natyra, te dashur miq e mikesha, eshte e mesuesi me i madh. Cdo gje tjeter eshte «Shume zhurme per hic gje». Le te heqim fjalet boshe per nje moment dhe te kthemi tek bazikja. Cdo gje eshte e bukur, e qarte e thjeshte.

    Shume mendime kam por po e le me kaq per momentin.

    Uroj midis te tjerash t'ju kem vene buzen ne gaz.

    Juaja,
    Éléonore
     
    Last edited: 15 Feb 2017
  10. Al-Punk

    Al-Punk Still here

    Jo vetem qe na ke vendosur buzen ne gaz, por eshte kenaqesi te te lexosh shpeshhere :)
    Megjithate pak terthor temes :)
     
  11. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum


    Kjo qenka dite per tu mbajtur mend. 17 Shkurt !!!! (a jane shkurtabiq ata qe kane lindur ne Shkurt apo eshte thjeshte nje pershtypje qe kam!? Nga ana e mamit jemi gjigande. Nga ana e babit mesatare. Une femija i madh isha edhe me e shkurtra. Me perkedheli me quanin «bishti» )

    Wow, elita denjoi me ne fund te me jap nje kompliment se ciles verejtja «pak terthor temes» duhej t'i bashkengjitej, ashtu sikur dikur edhe Universal pas nje diskutimi te gjate mbi universin me beri verejtjen se kisha dal pak nga thelbi i temes. Ajo qe ve re eshte se disa pjesemarres ketu hapin tema diskutimi dhe verejtjes se bere ndaj tyre se pse ata nuk japin mendimet e tyre private ne lidhje me temen e hapur mosperfillja dhe paturpesia per te injoruar nje pyetjeje te tille vjen nga ajo qe une po e quaj «Une kam gjithcka qe ju doni dhe ju nuk keni absolutisht asnje gje qe une dua apo kam nevoje. Nese marr pjese eshte thjeshte per te pare nese mund te gjeje dike ose shume prej jush me te cilet mund te ndaje edhe pasurite apo kamurine time. Ai qe jam une nuk duhet te kete rendesi per ju POR ajo qe ju jeni eshte e rendesishme per mua sepse une dua te rrethohem me njerez te cilet gezojne nje reputacion te mire dhe shquhen per drejtesi, zemergjeresi, guxim, ndershmeri».

    Ajo qe ju po e cilesoni pak terthor temes, une personalisht e quaj «me sponto». Ne qofte se dikush ushqen nje ide ose ndjenje e cila nuk ka shanse se do te kthehet ne realitet, prehja e kraheve qe ne fillim eshte e ndershme dhe njerezore dhe kjo behet duke rrezuar iluzionet e gabuara. Te mbash gjalle nje iluzion te gabuar ne saj te keqardhjes eshte si puna e kurves qe te con tek burimi dhe nuk te jep uje. Te presesh krahet qe ne fillim me nje lloj ashpersie e tipit «because I care» eshte edhe nje nga karakteristikat qe kam. Si puna e shkrepses qe merr zjarr dhe fiket menjehere, une si tim ate mund te tregoj nje lloj mungese ndjeshmerie momentale por me sinqeritetin me te madh po ju them se personat prej te cileve duhet patur frike jane ata qe nuk tregojne meshire, ndjeshmeri dhe dhimbje dhe me nxjerrje gjuhe apo buzeqeshje psikopateske apo zgerdhirje gjelberushe fillojne dhe ngacmojne mutin qe fillon te thahet e te veje kore dhe te humbase ere. Kjo eshte mungese kompasioni per personat te cilet realisht vuajne per nje arsye te justifikueshme ose jo. Ne mendje me vjen filmi As Good as it Gets. Njeriu me paranoiak, me impulsiv, me kompulsiv, qe nuk duron dot homoseksualet dhe qente, njeriu qe nuk ve kurre buzen ne gaz eshte megjithate sic vijne edhe punet njeriu i cili ndryshe nga komshia, gjithnje e qeshur dhe e dashur, jo vetem qe lajmeron policine kur piktori homoseksual grabitet dhe abuzohet fizikisht por edhe hap deren e shtepise se tij per ti dhene nje strehe deri ne momentin qe ky i fundit te perkembet.

    Faleminderit Al-Punk,

    Éléonore
     

Shpërndajeni këtë faqe