Rezultatet dhe Renditja e kampionateve elite te Europes.

Diskutime tek 'Zona e Tifozëve' filluar nga Alesio, 16 Aug 2003.

  1. DFV

    DFV Fillestar

    Re: Rezultatet dhe Renditja e kampionateve elite te Europes.

    Po ne shqiperi,mor aman,nuk u zhvilluan ndeshjet e javes se dyte??? Ne se jane zhvilluar ju lutem kush i di te na i tregoj ketu ne albforum.Ju faleminderit.
  2. Seriozi

    Seriozi Fillestar

    Re: Rezultatet dhe Renditja e kampionateve elite te Europes.

    DFV shiko "KETU " tek futbolli.
    Dhe per Europen keni prape"KETU"
  3. Alesio

    Alesio Fillestar

    Re: Rezultatet dhe Renditja e kampionateve elite te Europes.

    Skela: Nuk kam frike nga ardhja e Andy Moeller
    Shqiptari i Eintracht te Frankfurtit, Ervin Skela, ka dhene nje mireseardhje per gjermanin e famshem, Andreas Moeller, ne skuadren e tij. Moeller u bashkua keto dite me Frankfurt, me nje kontrate 1-vjecare, pasi te dy palet rane dakord dhe ka mundesi qe lidhja te vazhdoje edhe per nje vit tjeter. Mesfushori organizator "kercenon" drejtperdrejt Skelen, sipas "Kicker", i cili gjithashtu luan ne ate rol. Por, gjithnje duke folur per "Kicker", shqiptari thote: "Andy Moeller ka nje emer gjigand ne Bundeslige. Eshte me mire per mua qe te luaje me lojtare te medhenj". Moeller shprehet: "Une jam gati te ndihmoj ish-skuadren time. Synimi im eshte i qarte: Me 14 shtator dua te jem ne fushe kunder Borussia Moenchengladbach". Ai ka luajtur ne vitet 1985-88 dhe 1990-1992 per Frankfurt ne Bundeslige. "Dua qe pervoja ime te ndihmoje klubit", - perfundon Moeller qe ka luajtur 85 here per kombetaren e Gjermanise.

    Ndersa Moeller prêt te zbrese ne fushe, Frankfurt arriti nje kualifikim te rendesishem ne Kupen e Gjermanise ndaj Kickers Offenbach, derbi i Hessen. Rreth 5 mije tifoze ishin te pranishem ne stadiumin "armik". Sipas te gjithe specialisteve, Kickers luajti me mire se Eintracht dhe mbrojtesit, Eiedener, Cipi e Tsoumou-Madza paten shume pune. Edhe Franz Beckenbauer e vleresoi me te mire lojen e Offenbach, qe nuk ishte shume e bukur, por me shpirt dhe gjak. "Ne ishim me fat," - u detyrua te thoshte pas ndeshje trajneri i Frankfurt, Reimann.

    'Korrieri'
  4. Alesio

    Alesio Fillestar

    Re: Rezultatet dhe Renditja e kampionateve elite te Europes.

    Rraklli, nder 4 lojtaret me te shtrenjte te Regensburg
    Vlera e kartonit te Altin Rrakllit mbetet ende e larte, rreth 200 mije euro, nje shifer jo e vogel per nje ekip pa shume emer te liges se dyte gjermane si Jahn Regensburg. Sipas adresave te specializuara ne internet, 33-vjecari shqiptar eshte lojtari i 4-t me i shtrenjte i skuadres, mes 27 futbollisteve qe ka Regensburg. Vetem Heinz Mueller (350.000 euro), Huteelker (300.000) dhe Tamandani (250.000) vleresohen me te shtrenjte se sulmuesi kavajas. Tashme, shqiptari do te luftojme me serbin Melunovic per bluzen me numrin 9, sepse eshte pikerish ballkanasi tjeter qe e ka kete fanelle. Kalimi te Regensburg eshte etapa e 6-te e karrieres se lojtarit te lindur me 17 korrik 1970, pas pervojave te Besa e Kavajes, SC Freiburg, Hertha Berlin, Unterhaching dhe Diyarbakirspor.

    Altini kishte premtuar qe ne mars te ketij viti, ndersa ndodhej i grumbulluar me kombetaren ne Durres, se do kthehej ne Gjermani. Ne nje interviste per "Korrieri"-n, ai tha se "nuk rri me ne Turqi. Te Freiburg mund te kthehem pa problem". Ai nuk shkoi te Freiburg, por te Regensburg, nje lige me poshte.

    Altini luajti per 11 vjet ne futbollin gjerman, qe kur u largua nga KS Besa e Kavajes me 1992. Ai luajti me SC Freiburg, Hertha BSC Berlin dhe Unterhaching, ne te dy kategorite me te larta te Gjermanise. Ai shenoi 56 gola ne te dy nivelet ne 261 ndeshje.

    Gjithcka nisi ne oren 15.58 e pasdites se 13 gushtit te vitit 1993, thuajse saktesisht 10 vjet me pare, kur Altin Rraklli, nje kavajas asokohe 23-vjecar do te tundte rrjeten e Ralf Eilenberger, portierit te Eattenscheid 09, duke shenuar golin e pare shqiptar ne kategorine e pare gjermane. Ishte java e dyte e Bundesliges dhe Rraklli shenoi jo nje, por dy gola. Per koincidence, ai e nisi karrieren ne nivelin me te larte te futbollit gjerman, njelloj si Ervin Skela, Geri Cipi dhe Mehmet Dragusha: Ne "Olympiastadion" te Mynihut, ndaj Bayernit (qe nuk ishte kampion), me 6 gusht 1993.

    'Korrieri'
  5. Alesio

    Alesio Fillestar

    Re: Rezultatet dhe Renditja e kampionateve elite te Europes.

    Fatmir Vata: Bielefeld, duhet nisur gjithcka nga zero
    Skuadra e tij, Arminia Bielefeld nuk po arrin rezultate te mira ne kategorine e dyte gjermane dhe Fatmir Vata leshon alarmin. "Ne duhet te nisim gjithcka nga zero, - thote shqiptari i sulmit, - deri tani nuk kemi arritur asgje". Por sulmi eshte reparti me i kritikuar i Bielefeld, qe nuk po arrin te shenoje, sic ndodhi edhe ne humbjen e fundit 0-1 ne fushen e Unterhaching. Per te "kuruar" plaget trajneri Benno Moelmann, po provon disa lojtare te rinj si sllovenin Siljak, ganezin Boakye dhe kamerunasin Beliongar.

    'Korrieri'
  6. Alesio

    Alesio Fillestar

    Re: Rezultatet dhe Renditja e kampionateve elite te Europes.

    UEFA gjobit Porton, Real Madrid dhe Manchester United
    Porto, fitues i kupes se UEFA-s, i ndeshkua me nje gjobe ne shifren e 50000 frangave zviceriane (32500 euro), nga komisioni i disiplines se bashkimit evropian te futbollit (UEFA), pasi kishte hedhur ne tregun e zi, biletat ne mbermjen, perpara finales se ketij kompeticioni te kontinentit, me 21 Maj ne Sevilje (Spanje). Dhe kete e beri te ditur sot UEFA. Sipas UEFA-s, klubi portugez "kishte hedhur ne treg bileta ne mbremje perpara finales, me cmim te ekzagjeruar), finale qe Porto e fitoi 3:2 me Selltik Gllazgou. GJithashtu UEFA vendosi ndeshkimin me gjone ne masen e 30000 frangave zviceriane (19500 euro), per dy skuadra, Realin e Madridit dhe Mancester Junajtid. Arsyeja ishte se te dy klubet nuk kishin marre masat e mjafueshme per tifozet e tyre, ne ndeshjen e vajtjes per cerekfinalet e liges se kampioneve, zhvilluar me 8 Prill ne Bernabeu te Madridit.
  7. Alesio

    Alesio Fillestar

    Re: Rezultatet dhe Renditja e kampionateve elite te Europes.

    LA LIGA : Java 2.

    Rezultatet.
    Barcelona 1-1 Sevilla
    Real Sociedad 1-1 Celta
    Osasuna 0-1 Valencia
    Villarreal 1-1 Real Madrid

    Renditja.
    1 Real Madrid 2 ndeshje 4 pike
    2 Sevilla 2 ------- 4
    3 Barcelona 2 ------- 4
    4 Valencia 2 ------- 4
    5 Osasuna 2 -------- 3
    6 Racing 1 ------- 3
    7 Deportivo 1 -------- 3
    8 Celta 2 ------- 2
    9 Real Sociedad 2 -------- 2
    10 Villarreal 2 --------- 2
    11 Espanyol 1 ---------- 1
    12 Murcia 1 --------- 1
    13 Valladolid 1 --------- 1
    14 Málaga 1 --------- 1
    15 Mallorca 1 --------- 0
    16 Betis 1 ---------- 0
    17 Athletic 1 --------- 0
    18 Atlético 1 --------- 0
    19 Zaragoza 1 --------- 0
    20 Albacete 1 --------- 0

    Ndeshjet e tjera zhvillohen sot: 03/09/03
    Valladolid - Málaga
    Murcia - Racing
    Mallorca - Zaragoza
    Betis - Espanyol
    Deportivo - Athletic
    Atlético - Albacete

    #
  8. Alesio

    Alesio Fillestar

    Re: Rezultatet dhe Renditja e kampionateve elite te Europes.

    Çipi humbet një 11- metërsh, Frankfurti kualifikohet

    Skela e Çipi shkëlqejnë në ndeshjen derbi që Eintracht Frankfurt ka luajtur të hënën në mbrëmje kundër Kicker Offenbach, takim i vlefshëm për turin e parë të Kupës së Gjermanisë. Ndërkohë që në këtë takim asnjë minutë nuk është rezervuar nga trajneri Reiman për Mehmet Dragushën. Pas përfundimit të ndeshjes së rregullt dhe të shtesave, përballja mes dy skuadrave të mësipërme është mbyllur me rezultatin 1-1. Dhe është dashur të gjuhen 11-metërshat, për të përcaktuar se kush do të jetë fituesi. Të dy shqiptarët kanë qenë të shënuar në listën e trajnerit të Eintrachtit të Frankfurtit për gjuajtjet e penalltive. Skela, i cili ka bërë një paraqitje shumë të mirë gjatë gjithë ndeshjes e ka kthyer në gol. Ndërsa gjuajtja e Çipit, i cili gjatë lojës ishte ndëshkuar me një karton të kuq, është pritur nga portieri i Offenbach Their. Megjithatë Frankfurti ka mundur të fitojë derbin 5:4 nga pika e 11-metërshave. Ndërkohë që sipas vlerësimeve të nxjerra dje për futbollistët shqiptarë të Eintrachtin të Frankfurtit të aktivizuar në ndeshjen derbi për kupën e Gjermanisë, mesfushori Ervin Skela ka marrë notën “shumë mirë”. “Ka bërë një lojë të mirë dhe ka qenë shumë aktiv në të dy mesfushat. Që fantazisti është shefi dhe futbollisti me i këndshëm i formacionit të Frankfurtit në këtë fillim sezoni, kjo tashmë është një gjë që dihet”,- shkruante dje “Frankfurter Rundschau”. Ndërkohë që nota “mirë” ishte rezervuar nga kjo gazeta për futbollistin tjetër shqiptar të Eintrachtit, Geri Çipi: Nganjëherë të jep përshtypjen e një lojtari të ngathët, por në momente të tjera tregon se është krejt ndryshe, dhe se ka siguri në atë që bën”. Po dje në takimet e kupë ka qenë e impenjuar dhe skuadra e Fatmir Vatës, Arminia Bielefeld, e cila është mundur pikërisht pas gjuajtjes së 11-metërshave. Futbollisti shqiptar është aktivizuar nga trajneri Mohlmon, i cili më pas e ka zëvendësuar. A. Manallari 'Shekulli'
  9. Alesio

    Alesio Fillestar

    Re: Rezultatet dhe Renditja e kampionateve elite te Europes.

    Real Madrid e Barcelona, fare prane humbjeve

    Nje gol i vonshem nga zevendesuesi Antonio Nunez i dha barazimin 1:1, kampionit te Spanjes, ne ndeshjen e luajtur me Villareal, mjaft te organizaur. Kjo ndeshje u luajt ne Villareal. Mesfushori i ri, qe beri debutimin per Realin e Madridit, goditi me koke nje gjuajtje kendi nga anglezi Beckam, kur kishin mbetur vetem kater minuta loje deri ne perfundim. Ai anulloi keshtu ate gol te shkelqyer te sulmuesin brazilian te Villareal, Soni Anderson, qe kishte vetem pak minuta qe kishte hyre ne loje. Kapiteni i Anglise, Beckam qe kishte shenuar golin e pare te sezonit, ne fitoren 2:1 me Betis Seviljen, ne javen e pare, e filloi qete lojen por gradualisht gjeti nivelin ne goditjet standarte dhe ne njeren prej tyre ne fundin e ndeshjes mund ti kishte dhene fitoren skuadres madrilene. Beckam u pa ne veshtiresi gjate ndeshjes per shkak te nje demtimi te pesuar gjate ndeshjes, por ai u deklaroi gazetareve se mendon te jete i riaftesuar per ndeshjen e Anglise me Maqedonine, te Shtunen e vlefshme per eliminatoret e "Euro 2004". Dhe nenkampioni i sezonit te kaluar, Real Sociedat nuk shkoi me shume se barazimi 1:1 me Celta Vigon, ne fushen e tij. Sulmuesi serb Darko Kovacevic e kaloi ne epersi skuadren baske ne minuten e 37-te duke finalizuar me koke nje krosim te ish-mesfushorit te Celta Vigos, rusit Valeri Karpin. Por u kunderpergjigj shoku i tij ne skuadren srbe, Savo Miloshevic qe barazoi ne mesin e pjeses se dyte. Valencia kapercen ate barazim zhgenjyes te javes se pare me Valladolid, duke mundur Osasunen 1:0, fale nje goli tjeter me koke realizuar ne fillimin e pjeses se dyte nga mesfushori Baraja. Megjithate goli me i spikatur i mbremjes, ishte ai qe realizoi mesfushori brazilian Ronaldinho, ne barazimin 1:1 te Barcelones me Seviljen, ne ndeshjen e luajtur ne Kamp Nou. Ronaldinho arriti te goli permes nje veprimi te shkelqyer individual.
  10. Alesio

    Alesio Fillestar

    Re: Rezultatet dhe Renditja e kampionateve elite te Europes.

    LA LIGA : Java 2.

    Rezultatet.

    Barcelona 1-1 Sevilla
    Real Sociedad 1-1 Celta
    Osasuna 0-1 Valencia
    Villarreal 1-1 Real Madrid
    Atlético 1-0 Albacete
    Betis 2-2 Espanyol
    Deportivo 2-0 Athletic
    Mallorca 2-0 Zaragoza
    Murcia 1-1 Racing
    Valladolid 1-0 Málaga
  11. Alesio

    Alesio Fillestar

    Re: Rezultatet dhe Renditja e kampionateve elite te Europes.

    Euro 2004 në prag të fazës vendimtare

    Kampionia në fuqi e Evropës, Franca, do të jetë skuadra e parë që kualifikohet në kampionatin evropian të vitit të ardhshëm, nëse do të fitojë ndaj Qipros në Paris dhe nëse ndeshjet e tjera të grupit do të jenë në favor të tyre. Pas një botërori tronditës vitin e kaluar, ku humbi Kupën e Botës që në fazën e parë, Franca është rikthyer me 5 fitore në 5 takime në grupin 1. Francezët janë pothuaj të sigurt për të kaluar në finalet e vitit të ardhshëm, që do të luhen në Portugali. Por skuadra e Zhak Santinisë do të përpiqet të tregojë vlerat e saj duke fituar ndaj Qipros në "Stade de France" dhe do të kualifikohet nëse Sllovenia, që renditet në vendin e 2-të, nuk do të jetë në gjendje të fitojë ndaj Izraelit në fushën e saj. Faza eliminatore e Euro 2004 pritet të hyjë në pjesën më vendimtare të saj ku do të luhen 40 ndeshje përgjatë kontinentit të vjetër, të shtunën dhe të mërkurën. Në një kohë kur asnjë skuadër tjetër nuk mund ta sigurojë kualifikimin për në Euro 2004, një pjesë e tyre është shumë pranë finaleve. Italia, nënkampione e vitit 2000, është një nga skuadrat e fuqishme që janë të detyruara t'i nisin ndeshjet e së shtunës nga vendi i 2-të në grupet e tyre, por 2 fitore do të bënin që këto skuadra të ngjiteshin sërish në vendin e parë. Gjermania, Anglia dhe Spanja renditen në vendet e dyta në grupet e tyre dhe që të gjitha duhet të fitojnë në ndeshjet e ardhshme për të siguruar një vend në finale. Italia, që fitoi 1-0 ndaj Gjermanisë në miqësoren e muajit të kaluar, do të përballet me Uellsin në Milano dhe do të kërkojë të marrë hak për humbjen e tetorit të kaluar të Kardifit me rezultatin 2-1. Uellsi, që e nisi fushatën me 4 fitore të njëpasnjëshme, humbi 1-0 muajin e kaluar ndaj Serbisë, por mbeti ende në një pozicion të favorshëm. Italia do të jetë favorite ndaj Uellsit, por trajneri Mark Hjuxhs dhe djemtë e tij nuk mund të nënvlerësohen si në kohët e shkuara dhe Italia është e detyruar të luftojë deri në fund për të marrë pikët që i duhen. Edhe Gjermania është gjithashtu në një pozicion të papërshtatshëm, pasi renditet në vendin e 2-të në grupin 5, që kryesohet nga një vend më i vogël në botën e futbollit. Islanda hyri në histori duke kryesuar grupin për herë të parë, pasi fitoi ndaj Ishujve Faroe muajin e kaluar dhe ka një pikë më tepër se Gjermania. Por skuadra e Rudi Fëlerit pritet të rikthehet në vendin e parë, kur të vizitojë Rejkjavikun të shtunën, dhe mund të shkëputet në krye të grupit nëse do të jetë në gjendje të fitojë të mërkurën ndaj ish-trajnerit Berti Vogs, i cili drejton Skocinë. Edhe Anglia renditet në vendin e dytë të grupit 7-të, me 2 pikë më pak se Turqia, edhe pse "luanët" kanë luajtur një ndeshje më pak. Por ndërsa Turqia do të luajë me modestët e Lihtenshtejnit të shtunën, Anglia do të përballet në Shkup me Maqedoninë, që barazoi 2 2 në Sauthempton. Megjithatë, pritet që si Turqia ashtu edhe Anglia të jenë në gjendje t'i fitojnë ndeshjet e tyre. Anglia është më se e sigurt se do të fitojë ndaj Lihtenshtejnit të mërkurën në "Old Trafford", duke bërë që ndeshja vendimtare e grupit të jetë ajo e 11 tetorit, ndaj Turqisë në Stamboll. Edhe Spanja nuk ndihet komode në vendin e 2-të të grupit 6, që kryesohet nga Greqia. Spanja nuk do të luajë të shtunën, ajo do të përballet me Ukrainën të mërkurën dhe Greqia mund të përfitojë, duke u shkëputur në krye nëse do të fitojë ndaj Armenisë të shtunën. Një fitore ndaj Irlandës së Veriut muajin e ardhshëm do t'u sigurojë grekëve kualifikimin. Edhe në grupin 3 po zhvillohet një garë tepër e fortë dhe njëkohësisht interesante. Holanda dhe Çekia renditen në krye, me nga 13 pikë, dhe do të përballen me njëra-tjetrën të mërkurën.
    Fabian PASHOLLI

    Fëleri detyrohet të ndryshojë planet
    Gjermania, dëmtohet Frajeri
    Trajneri i Gjermanisë, Rudi Fëler, ka qenë i detyruar t'i rishikojë planet e tij për 2 ndeshjet e ardhshme eliminatore, pasi lojtari i krahut Pol Frajer ka pësuar një dëmtimi të rëndë. Lojtari 24-vjeçar i Bohumit theu këmbën e djathtë në stërvitje dhe nuk do të jetë në gjendje të luajë deri në dhjetor. "Ky është një lajm shumë i keq për ne,- tha Fëleri.- Duke pasur parasysh paraqitjen e tij të mirë ndaj Italisë, kisha vendosur që Frajeri të luante të shtunën. Ai mbeti shumë keq kur mësoi se kishte pësuar një dëmtim të rëndë." Dëmtimi i Frajerit do t'i japë mundësi Sebastian Daizlerit që të luajë që në minutat e para të takimit të së shtunës ndaj Islandës.
    "Nuk është e thënë që lojtari i krahut të majtë të luajë me të majtën,"- tha Fëleri në lidhje me Daizlerin. Gjermania renditet e dyta në grupin 5, me një pikë më pak se Islanda, që ka luajtur një ndeshje më tepër dhe me të cilën do të përballet të shtunën. "Në dallim me disa skuadra të tjera, ne e kemi fatin ende në duart tona,- tha Fëleri.- Tri takimet e ardhshme do të jenë tepër të rëndësishme." Gjermania ka 11 pikë, 3 më tepër se Skocia, me të cilën do të përballet të mërkurën. Fëleri është i shqetësuar edhe në lidhje me gjendjen fizike të sulmuesit Fredi Bobiç dhe mesfushorit Bernd Shnajder, por pritet që këta lojtarë të jenë në gjendje të luajnë të shtunën. Ndeshja e fundit e Gjermanisë do të jetë ajo e 11 tetorit, ndaj Islandës.

    Mesfushori i Realit është ende i dëmtuar
    Franca, Zidane në dyshim
    Lojtari organizator i Francës, Zinedin Zidane, i cili është i dëmtuar, mund të mos luajë në ndeshjen eliminatore të së shtunës ndaj Qipros. Zidane ishte i detyruar të largohej nga fusha e lojës në minutën e 26-të të takimit Real Madrid-Vilareal, që përfundoi me rezultatin 1-1 në ndeshjen e së martës në kampionatin spanjoll, për shkak të një dëmtimi. Ai dje udhëtoi për në Paris dhe u bashkua me lojtarët e tjerë të përfaqësueses franceze, të cilët po përgatiten për 2 ndeshjet e ardhshme eliminatore, ndaj Qipros dhe Sllovenisë. "Zinedin Zidane ka bërë disa analiza mjekësore në Paris dhe rezultoi se është i dëmtuar për shkak se ka pësuar tërheqje në një nga muskujt e kofshës. Pjesëmarrja e tij në ndeshjen e së shtunës ndaj Qipros është vënë shumë në dyshim,"- thuhej në një deklaratë të përfaqësueses franceze. Franca udhëheq grupin 1 eliminator me 15 pikë të mundshme, pas 5 ndeshjeve të para, dhe mund të kualifikohet e para për në finalet e Euro 2004, nëse fiton ndaj Qipros dhe Izraeli barazon ose fiton ndaj Sllovenisë. Zidane, i cili mungoi në triumfin e Francës në Kupën e Konfederatave në qershor, u rikthye muajin e kaluar dhe e ndihmoi skuadrën e Zhak Santinisë të fitonte 2-0 ndaj Zvicrës në një takim miqësor në Gjenevë. Nëse Zidane nuk do të luajë, trajneri Santini do të jetë i detyruar t'i rishikojë skemat e tij taktike për ndeshjen e së shtunës. Roli i lojtarit organizator mund t'i jepet mesfushorit të Monakos Ludovik Zhuli, ose Robert Piresit të Arsenalit.

    Gjeorgjia publikon listën anti-Shqipëri
    Gjeorgjia ka bërë të ditur emrat e lojtarëve që janë grumbulluar në prag të ndeshjeve eliminatore të Euro 2004 ndaj Shqipërisë. Dy skuadrat modeste të futbollit të kontinentit të vjetër, që bëjnë pjesë në grupin 10, do të përballen 2 herë me njëra-tjetrën brenda 4 ditëve. Gjeorgjianët, që renditen në fund të grupit, me 4 pikë, do të përballen me kuqezinjtë e Brigelit, që kanë 5 pikë, të shtunën në Tbilisi dhe të mërkurën në Tiranë. Zvicra kryeson grupin 10 me 12 pikë, e ndjekur nga Irlanda me 10 pikë dhe Rusia me 7.
    Gjeorgjia:
    Portierë: G.Lomaia, D.Gvaramaxe, M.Merlani
    Mbrojtës: A.Amisulashvili, G.Shashiashvili, R.Kemoklixe,
    Z.Khizanishvili, G.Didava
    Mesfushorë: V.Daraselia, V.Burduli, D.Kvirkvelia, L.Kobiashvili, G.Jamarauli, M.Asatiani, A.Rekhviashvili, G.Kinklaxe, L.Korgalidze, G.Gakokixe, G.Nemsaxe, L.Magraxe
    Sulmues: M.Ashvetia, A.Iashvili, G.Demetraxe, Sh.Arvelaxe.

    Anglia, mungon edhe Ferdinandi
    Rio Ferdinandi, mbrojtësi i qendrës, nuk do të luajë në ndeshjen eliminatore të Anglisë ndaj Maqedonisë të shtunën për shkak të një problemi në veshka. Ferdinandi është një tjetër lojtar i rëndësishëm, që do t'i mungojë trajnerit Sven Goran Erikson pas dëmtimeve të Pol Skolsit, Stivën Xherrardit dhe Trevor Sinklerit.

    'Sporti Shqiptar'
  12. Alesio

    Alesio Fillestar

    Re: Rezultatet dhe Renditja e kampionateve elite te Europes.

    EURO 2004

    Zidane nuk do te luaje ndaj Qipros
    Mesfushori i Realit te Madridit, Zinedine Zidane eshte perjashttuar nga mundesia per te luajtur neser, ne ndeshjen per eliminatoret e "Euro 2004", qe Franca do te zhvilloje me Qiron. Dhe kjo per arsye te nje demtimi muskular. Kete e pohon trajneri i Frances, Zhak Santini. "Ne nuk duam te rrezikojme duke njohur demtimin e Zidanes, theksoi trajneri Santini, nga qendra stervitore e skuadres kombetare. Madje Zizu nuk do te jete as dhe ne stol". Franca kryesuese e grupit 1 me pese fitore ne pese ndeshje luan neser ne Stade de France me Qipron, perpara se te udhetoje te Merkuren e ardhshme drejt Ljubjanjes ku do te luaje me Sllovenine.

    Beckam pritet qe te luaje ne Shkup

    Kapiteni i Anglise, Devid Beckam pritet qe te luaje sot ne ndeshjen me ish-RFJ Maqedonine per eliminatoret e Euro 2004, pasi ka kapercyer nje demtim te vogel. "Eshte e qarte, une u stervita per here te pare sot dhe do te shikojme se si do te zhvillohen gjerat. Por u ndjeva mire dhe shpresoj qe gjithcka te ece ne kete linje", deklaroi Beckam ne nje konference shtypi, ku qendron skuadra angleze. "Mendoj se ka qene vetem nje terheqje e vogel muskulare dhe shpresoj qe te jem gati", shtoi me tej mesfushori i Realit te Madridit. Anglia ka nevoje qe te fitoje per te mos humbur terren me, Turqine, qe luan me Lihteshtejnin.

    'KORRIERI'
  13. Alesio

    Alesio Fillestar

    Re: Rezultatet dhe Renditja e kampionateve elite te Europes.

    EURO 2004

    Gjermania kerkon te lere pas dyshimet
    Gjermania e ka bere te qarte se per dy ndeshjet e ardhshme me Islanden dhe Skocine te marre gjathe pike, qe do t'i sigurojne nje vend per ne finalet e Euro 2004. Nuk ka vend dhe kohe per romanca, ndersa formacioni gjerman eshte mjaft i perqendruar per ndeshjen neser me Islanden ne Rejkjavik. Islanda eshte ne kryesimin e grupit 5, per here te pare, pas suksesit qe arriti me 20 gusht, 2:1, ndaj Ishujve Faroe dhe qendron nje pike me lart se Gjermania. Por kjo e fundit ka nje ndeshje me shume per te luajtur. Rudi Feler thote: "Gjithcka eshte e qarte: ne duam qe te kryesojme grupin neser". Islanda kryeson grupin me 12 pike, e ndjekur nga Gjermania me 11, Skocia me 8, Lituania me 7 dhe ne fund Ishujt Faroe me 1 pike. Ballak e Deisler jane te gatshem, por mesfushori Freier, ka pesuar nje frakture ne kembe. Biletat per kete ndeshje historike per futbollin islandez u shiten brenda nje ore, qe krijoi pengun per drejtuesit e federates, qe kane lene pergjysem planin per rritjen me dyfish te kapacitetit te stadiumit Laugardalsvollur. Kapaciteti ekzistues i ketij stadium aktualisht eshte 7000 shikues.

    'KORRIERI'
  14. Alesio

    Alesio Fillestar

    Re: Rezultatet dhe Renditja e kampionateve elite te Europes.

    EURO 2004 kualifikimet.

    Rezultatet

    Grup
    1 France 5-0 Cyprus
    1 Slovenia 3-1 Israel
    2 Bosnia-Herzegovina 1-0 Norway
    2 Romania 4-0 Luxembourg
    3 Netherlands 3-1 Austria
    3 Belarus 1-3 Czech Republic
    4 Latvia 0-2 Poland
    4 Sweden 5-0 San Marino
    5 Scotland 3-1 Faroe Islands
    5 Iceland 0-0 Germany
    6 Armenia 0-1 Greece
    6 Ukraine 0-0 Northern Ireland
    7 Liechtenstein 0-3 Turkey
    7 F.Y.R. Macedonia 1-2 England
    8 Bulgaria 2-0 Estonia
    8 Andorra 0-3 Croatia
    9 Italy 4-0 Wales
    9 Azerbaijan 1-2 Finland
    10 Republic of Ireland 1-1 Russia
    10 Georgia 3-0 Albania
  15. Alesio

    Alesio Fillestar

    Re: Rezultatet dhe Renditja e kampionateve elite te Europes.

    EURO 2004
    Renditja

    Grup 1
    France 6 ndeshje 18 Pike
    Slovenia 6 13
    Israel 6 8
    Cyprus 7 7
    Malta 7 0

    Grup 2
    Denmark 6 13
    Romania 7 13
    Norway 7 11
    Bosnia-Herzegovina 6 9
    Luxembourg 6 0

    Grup 3
    Czech Republic 6 16
    Netherlands 6 16
    Austria 7 9
    Belarus 7 3
    Moldova 6 3

    Grup 4
    Sweden 6 14
    Hungary 6 11
    Poland 6 10
    Latvia 6 10
    San Marino 8 0

    Grup 5
    Iceland 7 13
    Germany 6 12
    Scotland 6 11
    Lithuania 6 7
    Faroe Islands 7 1

    Grup 6
    Greece 7 15
    Spain 6 11
    Ukraine 7 10
    Armenia 6 4
    Northern Ireland 6 3

    Grup 7
    Turkey 7 18
    England 6 16
    Slovakia 6 6
    F.Y.R. Macedonia 7 5
    Liechtenstein 6 1

    Grup 8
    Bulgaria 6 14
    Croatia 6 13
    Belgium 6 10
    Estonia 7 8
    Andorra 7 0

    Grup 9
    ITALY 6 13
    Wales 6 12
    Finland 7 9
    Serbia and Montenegro 6 8
    Azerbaijan 7 4

    Grup 10
    Switzerland 6 12
    Republic of Ireland 7 11
    Russia 6 8
    Georgia 6 7
    ALBANIA 7 5
  16. Alesio

    Alesio Fillestar

    Re: Rezultatet dhe Renditja e kampionateve elite te Europes.

    EURO 2004 Kualifikimet.

    10/09/2003

    Grupi dhe ora lokale e fillimit te takimit.

    1 Israel 18:00 Malta
    1 Slovenia 20:45 France
    2 Luxembourg 20:00 Bosnia-Herzegovina
    2 Denmark 19:15 Romania
    3 Czech Republic 20:15 Netherlands
    3 Moldova 19:00 Belarus
    4 Poland 20:15 Sweden
    4 Latvia 21:00 Hungary
    5 Germany 20:45 Scotland
    5 Faroe Islands 18:30 Lithuania
    6 Northern Ireland 20:00 Armenia
    6 Spain 21:45 Ukraine
    7 England 20:00 Liechtenstein
    7 Slovakia 20:15 F.Y.R. Macedonia
    8 Belgium 20:15 Croatia
    8 Andorra 17:30 Bulgaria
    9 Wales 19:45 Finland
    9 Serbia and Montenegro 20:45 ITALY
    10 Russia 20:00 Switzerland
    10 ALBANIA 20:00 Georgia
  17. Alesio

    Alesio Fillestar

    Re: Rezultatet dhe Renditja e kampionateve elite te Europes.

    Mesfushori i Realit të Madridit ruan qetësinë gjatë përplasjes me kapitenin maqedonas Artim Shaqiri
    Bekhami akuzon: Më kërcënuan me vdekje

    Mesfushori i Realit të Madridit, Devid Bekham, deklaroi se ishte pështyrë dhe kërcënuar me vdekje nga lojtarët e Maqedonisë. Bekhami ndihmoi Runin në shënimin e golit të barazimit dhe konvertoi 11-metërshin e fitores në Shkup, por ai është keqtrajtuar nga lojtarët kundërshtarë. "Më pështynë 2-3 herë, por jo vetëm mua,- tha Bekhami.- Vetë kapiteni i Maqedonisë më tha: "Nuk do të dilni gjallë që këtej." Sven Goran Eriksoni tha se Bekhami ishte inatosur shumë me sjelljen e keqe të kundërshtarëve. Trajnerit suedez i është dashur ta shfrytëzojë pushimin e ndeshjes për t'i qetësuar lojtarët e tij. "Bekhami u soll shumë mirë,- tha Eriksoni.- Ai e dinte sesa e rëndësishme ishte ndeshja dhe e ruajti qetësinë. Bekhami e bën shumë mirë rolin e kapitenit."
    Të mërkurën, rikthimi në "Old Trafford"
    Kapiteni Devid Bekham do të përjetojë një rikthim emocionues në vendin ku u bë lojtar, kur Anglia të përballet me Lihtenshteinin në "Old Trafford". Ish-lojtari i Mançester Junajtidit nuk ka shkelur në këtë fushë që në majin e kaluar, kur e vizitoi për herë të fundit me djalin e tij, Bruklinin. "Tashmë po përjetoj një përvojë të re, pasi luaj në një ambient krejt tjetër,- tha Bekhami.- Por në "Old Trafford" isha një njeri i lumtur. Lojtarët e Mançesterit ishin familja ime." Bekhami mund të konsiderohet heroi i "Old Trafford"-it, pasi në eliminatoret e botërorit 2002 i siguroi Anglisë kualifikimin me një gol të shkëlqyer ndaj Greqisë me goditje të lirë. Që pas atij takimi, Bekhami u shndërrua në një idhull për tifozët e Anglisë, por mosmarrëveshjet me trajnerin Aleks Ferguson e detyruan të largohej nga "Old Trafford"-i. Të mërkurën, Bekhami nuk pritet të takohet me ish-trajnerin që e bëri lojtar, pasi skocezi krenar nuk ka pranuar as në të kaluarën të bëjë tifozllëk për Anglinë.
    Erikson, ai që përmbys rezultatet
    Uejn Runi dhe Devid Bekham dolën në faqet e para të gazetave sportive, por ishte përvoja e trajnerit suedez Sven Goran Erikson ajo që bëri dallimin në ndeshjen eliminatore ndaj Maqedonisë.
    Fitorja e merituar e Anglisë erdhi në pjesën e dytë të takimit, pas ndryshimeve taktike të Eriksonit, që rezultuan menjëherë frytdhënëse. Ndërhyrjet e sakta të suedezit në skemat e Anglisë dolën fitimtare edhe në ndeshjen e tetorit të kaluar, ndaj Sllovakisë, duke e përmbysur epërsinë e kundërshtarëve.
    Në Bratislavë, ai ndryshoi një mesfushë pasive, të përbërë nga 4 lojtarë, në një skemë në formë diamanti, që përçau mbrojtjen sllovake dhe ndihmoi kapitenin Bekham dhe Majkëll Ouen të shënonin golat e fitores. Por kur "diamanti" u blindua nga mbrojtja e fortë maqedonase, Eriksoni e ndryshoi skemën nga 4-4-2 në 4 3 3, duke zëvendësuar mesfushorin Frenk Lampard me sulmuesin Emil Heski dhe duke e vendosur Runin pas 2 sulmuesve kryesorë. Zgjedhja rezultoi fitimtare dhe Anglia e përmbysi rezultatin e takimit, duke fituar 2-1.
    Rikthehen Xherrardi dhe Ferdinandi
    Stivën Xherrardi dhe Rio Ferdinandi janë rikthyer që të dy në seancën stërvitore të së dielës, në prag të ndeshjes eliminatore ndaj Lihtenshteinit. Si Xherrardi ashtu edhe Ferdinandi nuk luajtën ndaj Maqedonisë për shkak të dëmtimeve. Grupi mjekësor i Anglisë shpreson se ata do të jenë në gjendje të luajnë në ndeshjen e së mërkurës në "Old Trafford". "Stivën dhe Rio janë stërvitur dje me pjesën tjetër të skuadrës,- tha zëdhënësi i Anglisë.- Ka shumë mundësi që ata të luajnë të mërkurën ndaj Lihtenshteinit."
    Fabian PASHOLLI 'Sporti Shqiptar'
  18. Alesio

    Alesio Fillestar

    Re: Rezultatet dhe Renditja e kampionateve elite te Europes.

    Federata Angleze: Tifozë, mos shkoni në Turqi!
    Tifozët e Anglisë, që ishin të pranishëm në ndeshjen ndaj Maqedonisë, janë paralajmëruar të mos e hedhin poshtë për herë të dytë këshillën e Federatës Angleze të Futbollit për të mos shkuar në Turqi për ndeshjen vendimtare të 11 tetorit. Federata Angleze ka vendosur të mos u shesë bileta tifozëve anglezë për ndeshjet ndaj Maqedonisë dhe Turqisë për të shmangur përleshjet ndërmjet grupeve të tifozëve. Por drejtuesit e kësaj federate janë shqetësuar kur kanë mësuar se disa tifozë anglezë kanë qenë të pranishëm në ndeshjen ndaj Maqedonisë. "Ndeshja ndaj Turqisë do të jetë shumë e rrezikshme,- tha zëdhënësi i federatës.- U bëjmë thirrje tifozëve që të mos shkojnë në Turqi. Kjo është një këshillë që vjen nga qeveria dhe ata që do ta shkelin, do të dënohen."
    Turqit: Do t'u shesim bileta anglezëve
    Federata Angleze e Futbollit i ka kërkuar sqarime urgjente Fedetarës Turke pas zërave se në treg do të dalin bileta për ndeshjen e 11 tetorit ndaj Turqisë. Federata Angleze e ka bërë të qartë se nuk do t'u shesë tifozëve anglezë bileta për të parë ndeshjen vendimtare, që pritet të jetë me rrezik të lartë për tifozët. Por Haluk Ulusoi, presidenti i Federatës Turke, u ka bërë një ftesë të gjithë tifozëve anglezë për të shkuar në Stamboll.
    "Edhe pse Federata Angleze nuk do t'u shesë bileta tifozëve të Anglisë, ne kemi vendosur që ta bëjmë këtë gjë për ta,- tha ai.- Nëse ka tifozë që duan të vijnë për ta parë ndeshjen, mund t'i blejnë biletat te ne. Ne mund t'u shesim atyre deri në 3 mijë të tilla. Kush dëshiron, mund të blejë edhe bileta te VIP-at."
  19. Alesio

    Alesio Fillestar

    Re: Rezultatet dhe Renditja e kampionateve elite te Europes.

    Blob Botërori 2006
    Argjentinë - Kili 2-2
    Tre lojtarë u ndëshkuan me kartonin e kuq në ndeshjen ku Kili arriti të barazonte 2-2 ndaj Argjentinës, në ndeshjen e parë eliminatore të vlefshme për Botërorin e vitit 2006. Argjentina, që shpreson të fitojë sërish besimin e tifozëve të saj pas eliminimit në botërorin e kaluar, arriti të kalonte në avantazh me rezultatin 2-0 falë golave të mesfushorëve Kili Gonzalez dhe Pablo Aimar. Por Milovan Miroseviç dhe më pas Reinaldo Navia barazuan rezultatin në pjesën e dytë.
    Ekuador - Venezuelë 2-0
    Një gabim në mbrojtje ndihmoi Ekuadorin të fitonte 2 0 ndaj Venezuelës. Ekuadori kaloi në avantazh në minutën e 6-të, kur Neiker Reasko realizoi një gol të shkëlqyer me goditje të lirë. Mbrojtësit e Venezuelës qëndruan të palëvizur dhe panë sesi Xhiovani Espinoza e dërgoi topin në rrjetë. Skuadra vendëse i siguroi 3 pikët kur Karlos Tenorio shënoi golin e dytë pas një krosi të Ulises de la Kruzit në minutën e 67-të.
    Peru - Paraguai 4-1
    Mesfushori Nolberto Solano shënoi golin e barazimit dhe krijoi aksionin e golit të avantazhit, kur Peruja fitoi me rezultatin 4-1 ndaj Paraguait në eliminatoret e vlefshme për Botërorin e vitit 2006. Lojtari i Njukasëllit barazoi në minutën e 34-t dhe i dha një pasim të saktë Andres Mendozës, i cili shënoi golin e dytë.
  20. Alesio

    Alesio Fillestar

    Re: Rezultatet dhe Renditja e kampionateve elite te Europes.

    Bayern rrezohet ne Wolfsburg, gabon Arsenal
    Kampionia e Gjermanise humbi 2-3 ne fushen e VFL Wolfsburgut, dje pasdite, ne javen e 5-te te kampionatit gjerman te futbollit. Ne nje stadium te mbushur plot (30.000 spektatore), bavarezet pesuan golin e pare nga Baiano ne 11, pas nje goditje me te majten. Ne nisje te pjeses se dyte, talenti ri Schweinsteiger, barazoi (49), serish me gjuajtje me te majten, ndersa 11 minuta me pas, holandezi Roy Makaay realizoi rrjeten e tij te pare ne Bundeslige (asist i Scholl). Por Baiano rivendosi barazpeshen ne 84 dhe Klimowicz shtangu miqte nje minute para perfundimit te kohes se rregullt. Bayern nuk kishte ne formacion emra te tille si Ballack, Deisler, Lizarazu, Kovac dhe Pizarro, ndersa Ze Roberto luajti vetem 10 minuta. Bayer Leverkusen u kthye ne krye te renditjes me 12 pike, pas 1-0 ndaj Hamburg ne BayerArena. Shenues i golit te vetem ishte Juan ne 28. Stuttgart i ndenji prane kryesuesve, me barazimin 0-0 ne Gelsenkirchen, ndaj Schalkes vendase, ndersa Dortmund i dha fund kryesimit te Werder Bremen, duke e mundur 2-1 ne Westfalenstadion me gola te Ewerthon ne 17, barazim te Lisztes ne 41 dhe autogol te miqve ne 70 me Ismael. Hannover arriti nje fitore te rendesishme ne Berlin me Hertha, 3-2. Ish-sulmuesi i Hannover, Bobic shenoi dy here radhazi per vendasit, por Simak, Kleber e de Guzman i dhane suksesin miqve.

    Sheringham i merr barazimin Arsenalit

    Teddy Sheringham shenoi golin e vetem per Portsmouth ne stadiumin Highbury te Arsenalit, duke i dhene skuadres se tij nje 1-1 te cmuar. Sulmesi 37-vjecar realizoi per 1-0 ne fillim te ndeshjes me goditje me koke, pas nje krosimi te Stone. Ne fund te pjeses se pare, gjyqtari jep penallti pas nje kontakti mes Stefanovic e Pires dhe Henry barazon. Chelsea fiton 4-2 me Tottenham me gola te Lampard, Mutu (2) dhe Hasselbaink (shenoi gol ne ndeshjen e 100-te per londinezet). Jashte fushe fitojne Liverpool e Manchester United. Reds mundin 3-1 Blackburn brenda ne Ewood Park me gola te Owen (2) e Kewell. United falenderoi Van Nistelrooyn per dy golat ne Charlton (2-0). Holandezi shenoi ne minutat 61 e 80-te. Alan Shearer nuk mjaftoi me dy golat e tij ne fushen e Everton, sepse Newcastle vetem mundi te barazonte 2-2. Ne renditje Arsenal ka 13 pike, Man.United 12, Chelsea 10 (nje ndeshje me pak), Porsmouth e Southampton 9, Liverpool 8 etj.

    Real mbreteron ndaj Valladolid

    Raul Gonzales Blanco ishte heroi i mbremjes se djeshme ne Bernabeu, ndersa Real Madrid mposhti pa as me te voglin problem, Valladolid ne javen e trete te kampionatit spanjoll. Fillimisht, miqte shenuan ne porten e tyre me ane te Julio Cesar ne 20, me pas Raul shenoi dy here radhazi ne 32 e 34. Kaq u mbyll pjesa e pare. Ne te dyten, Zidane realizoi te katertin (53), Losada me penallti shkurtoi distancen ne 4-1 (56) dhe Luis Figo iu pergjigj po me penallti 3 minuta me pas. Chema shenoi golin e fundit per Valladolid ne 60 ndersa Real e vazhdoi shfaqjen me golat e Ronaldos (70) dhe serish te Raul ne 75.

Shpërndajeni këtë faqe