Ruby zbulohen pergjimet dhe e fejuara e Berluskonit

Diskutime tek 'Shqipëria.com' filluar nga http://shqiperia.com/feed, 20 Jan 2011.

  1. Ne dokumentin me 389 faqe thuhet se nje numer i konsiderueshem vajzash te reja jane prostituuar me Silvio Berluskonin ne rezidencat e tij kundrejt pageses ne para. Keshtu shkruhet ne “kerkesen per autorizim per te vazhduar me kerkimin ne banesen e deputetit Berluskoni” e cila iu dergua juntes politike per shqyrtim e me pas do te shkoje ne Dhomen Perfaqesuese. Sipas agjencive të shtypit mund të kërkohet gjykimi i kreut të qeverisë italiane brenda mesit të shkurtit. Rol të veçantë në dokument ka edhe Nicole Minetti e cila “në bashkëpunim me Emilio Fede e Dario Mora (i thirrur Lele)” ka nxitur shumë vajza drejt prostitucionit. Mes tyre edhe Karima El Mahroug Ruby.Ndërkohë gazetat dhe paparacët kanë nisur gjuetinë ngaj “të fejuarës” misterioze të kryeministrit italian. Ndërsa gjatë ditës u përmendën shumë emra mes të cilave edhe vetë Minetti të gjitha rreth moshës 25-vjeçare nga pasditja situata u qartësua disi dhe sytë u drejtuan tek vetëm një bukuroshe. Ajo është Roberta Bonasia 26-vjeçare ish-pjesëmarrëse në Miss Italia. Emri i saj doli gjatë përgjimeve të çështjes ku Lele Mora dhe Emilio Fede ankohen me njëri-tjetrin se “Roberta Bonasia ka marrë në dorë gjithçka. Pretendon gjithçka. Ai ka rënë brenda...” thuhet në transkriptimin e telefonatës në aktet e Prokurorisë së Milanos.Në një tjetër pjesë të përgjimeve të cilat kësaj radhe janë nga telefoni i 18-vjeçares marokene Ruby thuhet se ajo i ka kërkuar Silvio Berluskonit 5 milionë euro. Sipas agjencisë Ansa me këto para ajo nuk do të fliste më në prokurori dhe do të dilte fare nga përfshirja në këtë çështje. “Çështja ime po e tejkalon atë të D’Addario-s. Unë kam folur me Silvion dhe i kam thënë se dua të dal me 5 milionë” ka thënë 18 vjeçarja në telefonatë. “Nuk jemi aspak të shqetësuara sepse Silvio vazhdon të më telefonojë. Më tha ‘përpiqu të hiqesh si e çmendur trego budallallëqe’” thuhet në bisedën mes Ruby-t dhe “R”. “Ai më telefonoi dhe më tha Ruby do të jap shumë para do të të paguaj do të bëj prej floriri por është e rëndësishme që të fshehësh gjithçka. Mos i thuaj asgjë askujt” thuhet në telefonatën mes 26 dhe 28 tetorit.

    Lexoni me tej
     

Shpërndajeni këtë faqe