Sì te harrojm dike qe ngelt Shtrep ishalla mos prekt mashkull me dor

Diskutime tek 'Sociologjia' filluar nga POKER, 25 Jan 2017.

  1. POKER

    POKER Forumium maestatis

    Si ta harrosh një dashuri të humbur? 8 mënyra efikase





    Për të harruar një dashuri, e cila ju ka shkaktuar veç dhimbje, ndonjëherë duket sikur nuk ka asnjë ilaç. Por në fakt, ekspertët e marrëdhënieve në çift, sugjerojnë 8 mënyra si efikase për t’ia dalë ndaj dashurisë që ka vdekur dhe partnerit që është zhdukur. Të gjitha, me objektivin e përbashkët, për ta kapërcyer situatën e shqetësimit, vuajtjes psikologjike dhe të të ndjerit i braktisur ...



    1) Shkruajini dobësitë e tij

    Uluni dhe me qetësi, rendisni që të gjitha defektet apo dobësitë që kishte partneri që keni humbur. Shkrimi i tyre ju ndihmon për të qartësuar idetë, dhe për të eliminuar ndjenjat e fajit, të cilat janë të pashmangshme në këto situata.



    2) Zhdukni të gjitha gjurmët e tij

    Duke filluar që me fotot e tij, qofshin këto dixhitale apo letër. Digjini të gjitha. Dhe sidomos dhuratat dhe kujtimet që i mbani prej tij. Ju shkaktojnë vetëm dhimbje.



    3) Kujto çastet e vështira me të

    Krijo një listë të veçantë të tyre. Sidomos, të çasteve të vështira që ua ka krijuar pikërisht partneri. Do ta kishit më të lehtë për ta urryer.



    4) Krijoni histori të tjera

    Përpiquni që të njihni dikë tjetër, ndërkohë që vuani për humbjen e partnerit tuaj. “Plumbi, del me plumb”, thuhet në kësi rastesh.



    5) Merrni një dhuratë

    Kjo është koha e duhur për të kënaqur dëshirat dhe ndjenjat tuaja të lënduara. Pranoni dhurata nga fansat tuaj, dhe do të ndiheshit më mirë.



    6) Jepini vetes kohë për sport

    Nëse ju jeni tashmë tifozë të palestrës apo tenisit, notit apo atletikës, rritni frekuencën e tyre. Dhe në qoftë se ju nuk jeni marrë kurrë me sport, përpiquni ta bëni të paktën për një kohë, teksa merrni veten nga dashuria e humbur.



    7) Kënaq veten dhe të tjerët

    Nëse nuk e keni bërë dot deri tani, pasi ishit shumë të përkushtuar ndaj partnerit, nisni ta vini në zbatim sa më parë këtë këshillë. Pasi duke kënaqur veten dhe të tjerët, do të shihni sesi dhimbja e dashurisë kalon më shpejt.



    8) Frekuentoni njerëz të rinj

    Qëndroni sa më larg situatave dhe sidomos njerëzve, që ju lidhin me kohën kur kishit partnerin e vjetër. Frekuentoni njerëz të rinj, qoftë edhe vetëm në aspektin shoqëror. Do të ndiheshit shumë më mirë.
     
  2. abs

    abs nuk e di...

    Kam zbulu nje 'rrug' te re :D
    .... s'ka dashuri te humbur, por interesa te humbura!
     
  3. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    nje femer ka arsye te pamohueshme per justifikim ne rastet kur, sic eshte edhe ne teme e shkruajtur, e ben mashkullin te shprehet aq mallkueshem. Nuk mund te dihen mbase dot kurre, mbase jane te pashjegueshme, por jane te qenesishme duke patur parasysh faktin se ajo mashkullin vetem ne pamundesi te skajshme per te vepruar ndryshe, e ben te vuaje. Dhe shume shume padeshire.

    nje dashuri harrohet, me keshillat e temes perfshire, e megjithate e do kohen e vet. Per sa kohe ta kete shkruajtur ajo(dashuria, ne kete rast e humbur), qofte shume vite, qofte vetem nje dite, do te kete periudhe te veshtire dhe vujtje si dreqi !
    Pashmangshmerisht !!
     
  4. Moonlight85

    Moonlight85 Forumium maestatis

    menyra me eficiente, dhe e mire per ta harruar dike eshte ta njohesh dike tjeter :)
    kte metode e perdorin shumica meshkujve, dhe eshte e vertetuar sipas statistikave qe funksionon :D
    natyrisht edhe faktori KOHE luan rol dhe sidomos Distanca eshte ilaci kryesor....
     
    joetisti_ and POKER like this.
  5. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    E megjithate, vajzat jane ne shumice per sa i perket vuajtjes, kur vjen.:) Sepse e perjetojne me thellshem. Aq sa kur mashkulli e percepton merr nje "ftese" te vuaje edhe me teper.

    E pastaj, kur plaga sherohet, harron fare se c'ka hequr.
    Eshte vertet semundje e rende. Dhe te mendosh qe sherimi eshte pikerisht "shkaktuesi/ja"
     
  6. Mirabel

    Mirabel Locus omnem

    Kurse une mendoj se ska receta per te harruar dike. Plus qe jam shume e sigurt se askend nuk e harrojme....thjesht cdo eksperience qe na falin na meson nje mesim te ri!
     
  7. Al-Punk

    Al-Punk Still here

    Ne fakt, mendoj qe menyra me e mire per te harruar dike, eshte ta kujtosh per mire ato caste te mira qe ke pasur dhe te levizesh perpara. Ndihmese e madhe ketu eshte dhe fjala e urte popullore, gozhda del me gozhde, ose me mire me shume gozhda.
     
  8. Mirabel

    Mirabel Locus omnem

    S'jam dakort pasi ne kete rast do behesh si thes i shpuar :)
     
  9. Al-Punk

    Al-Punk Still here

    Naaah, nuk shpohet kollaj ai thes...
    Dhe ideja eshte te mbushesh hapesirat qe te le dashuria me kujtime te tjera...
    Truri nuk harron, thjesht ngarkohet me te tjera kujtime dhe mendime.
     
  10. Mirabel

    Mirabel Locus omnem

    po edhe pastaj do kesh nje tru si kullese makaronash..ca thua aman...
     
  11. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Hey Poker, Njatjeta, meqenese eshte hera e pare qe ju drejtohem! Gezohem t'ju njoh.

    Sa per te qeshur me erdhi kur lexova titullin e ketij filli diskutimi. Mallkim i forte m'u duk. Nese ajo nuk te donte sic e deshe ti atehere a eshte e mundur te vuash per nje dashuri te pareciprokuar? Nuk dua ta fus shpirtin ne gjynah si i thone nje fjale dhe te ve ne dyshim ndjenjat qe nje mashkull mund te ushqeje per nje femer (nuk kam qene kurre mashkull) por nga pervojat e mia dhe shoqeve te mia e di qe nje mashkull vuan me teper ndjenjen e te qenit i refuzuar. Hakmarrja dhe mallkimi jane karakteristika te tij. Motoja e njerit qe kam njohur me pare dhe i cili nuk ishte ne gjendje te dallonte midis infatuation (magjepsje) dhe love (dashuri e vertete) ishte: «Nese une nuk te ve dot ne dore nuk dua kurre qe nje tjeter te te preke». Thjesht hakmarrje! Qe nje njeri te kete nje ego kaq te madhe eshte tregues edhe i nje lloj funksioni te larte qe ai ka. Ai nuk mund te doje kurre nje femer qe i vete nga pas ose i ngjitet si rrodhe. Ne momentin qe ai e kupton se ka humbur, perdorimi i mjeteve per te vene gure nen rrotat e te dashurit te ri te ish-te dashures dhe llogaritja e ftohte e hapave qe duhet te nderrmare per te realizuar kete plan «djallezor» «loja» eshte dicka qe i rikthen potencen. Dhe ai do te loze. Dhe nuk ka turp. Shyqyr Zotit, thuaj, qe ky eshte nje rast ekstrem, perndryshe kuptimi i dashurise se vertete do te humbiste njehere e pergjithmone.

    Ish bashkeshorti im, perkundrazi, piu kupa e puthi cupa sic i donte e bukura zemer. Bilez diten qe u largova nga shtepia bashkeshortore bleu dy robes de chambre per te dashurat imagjinare te cilat iu manifestuan. Ne asnje moment nuk tregoi nje lloj varjeje emocionale ose materiale prej meje dhe bilez here pas here me ngucte te gjeja nje dashuri te re. Te cilen e kisha gjetur. Permbushjen e nje Misioni.

    Po me duket interesante pjesemarrja ne kete forum sepse po shoh perspektivat e shume meshkujve dhe fuqine imagjinative te psiqikes se tyre.

    Une me thene te drejten nuk kam pervoja te mira ne fushen dashurore. Per kete arsye me eshte dukur sikur ekzistoj thjesht per te mbrojtur.

    Dite te kendshme,
    Éléonore
     
    Last edited: 1 Feb 2017
    Johana, Mirabel and POKER like this.
  12. Al-Punk

    Al-Punk Still here

    Ne fakt jam interesant per perceptimin tend ne castin kur ike nga shtepia bashkeshortore... Mbushe tani dhe na shpjego cfare ndjen nje femer
     
    Johana and Dreamer like this.
  13. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum


    Al-Punk,

    Nuk e di pse kam nje pershtypje se je vertete interesant e megjithate ne rastin tone a nuk do te kishte me teper kuptim te thoje se do te ishe i interesuar te njihje ndjesine time ne momentin e daljes nga shtepia bashkeshortore!?

    Imagjino nje grua me floket geshtenje te hapur (floku eshte pika ime me e dobet…gjithmone e kam quajtur kuroren e kokes…te ferkoj floke dhe te luaj me floke apo te shkul butesisht floket e nje njeriu te dashur eshte pervec ushqimit qe ve ne tavoline, mikepritjes dhe muhabetit te embel-kripur nje nga menyrat nepermjet se ciles une shpreh dashuri) e cila pasi ka percjelle femijet ne shkolle e kopesht ben punet e shtepise, pergatit, sic e ka bere zakon cdo te marte, amareta me arra te cilat i shoqi, shef i mirembajtjes se nje kompanie private, u con vartesve te vete si shprehje etike (keshilluar nga e shoqja) per te krijuar marrdhenie njerezore respektuese shef-vartes, gje qe atij i siguron jo vetem autoritet absolut por edhe respekt dhe deshire prej vartesve per te punuar me ndergjegje te larte…imagjino kete grua, e cila shpeshhere e ndjere kenaqesisht e detyruar te ndjeke te shoqin ne cdo banket, dreke apo darke organizuar nga shefi i madh, pronari i kompanise per festim Krishtlindjes apo festa te tjera te kompanise shkelqen ne muhabet me te gjithe pjesemarresit shume prej te cileve vinin me vize pune nga vende te ndryshme te botes, midis te cileve edhe nje portugez me te cilin ajo kendonte Internacionalen, nje indian (nga India) me te cilin ajo debatonte ne lidhje me pikepamjet fetare te ketij te fundit dhe indinjaten e madhe qe ajo ndjente dhe shprehte pa dorashka per zakonet e tyre te lidhjes se krushqise midis anetareve te ngushte te familjes (kunata e tij ishte e martuar me xhaxhane e vet) me nje francez me te cilin ajo diskutonte muhabete cokollate te tipit «ju presim te na vizitoni ne Nice, te Frances dhe te thithni nja dy rreze dielli se jeni bere te bardha si akullore», me shefin e madh me te cilin ajo diskutonte zakonet dhe doket shqiptare dhe korrigjimin qe ajo i bente ketij te fundit ne lidhje me idene e tij te gabuar se shqiptaret e veriut jane aq bujare sa edhe mikun e vinin ne shtrat me vajzen e shtepise, me Paul-in, nje nga miqte e tij me te ngushte i cili i ndare nga gruaja perpiqej te vinte te gjitha grate e botes ne te njejtin kallep etj. etj. Imagjino kete grua e cila nuk mund t’i thoshte JO asnje detyrimi kolektiv per te marre pjese ne aktivitet e kompanise per arsye se ajo ndryshe nga ai nuk kishte social handicap dhe ne nje fare menyre ishte edhe zedhenesia e tij. Imagjino qe ai nuk mund te bente sikur edhe viziten me te vogel tek prinderit apo vellezerit dhe motrat e tij pa prezencen e saj dhe nuk mund te priste mysafire ne shtepi pa prezencen e saj…Imagjino kete grua t’i mesonte te shkruante letren e doreheqjes nga puna kur ai per arsye te paperputhshmerise se pages salariale vis a vis dedikimit te tij absolut ndaj kompanise (deri ne harrim ose neglizhim te familjes dhe sjelljeve te problemeve te punes ne shtepi) vendosi te kerkonte pune ne tjeter vend…imagjino qe etika qe ajo i mesoi si te shkruante nje leter kordiale qe do t'i lejonte atij te ruante privilegjin e te qenit i ripunesuar nga kompania fillestare, ne rast se ai do te te ndjente ate nevoje, i pa frytet e veta ne kohen e duhur… Imagjino ate grua t’i shtronte darken dhe e veshur bukur se bashku me femijet t’a priste te futej ne shtepi, t’i therriste chéri (i shtrenjte) dhe t’a mbante me muhabet ne tavoline, t’i ferkonte koken qe ai e vendoste gjithmone ne prehrin ose vithet e saj dhe embelsisht t’a zgjuante ndersa ate e zinte gjumi nga lodhja dhe rehati i menjehershem shkaktuar nga duart e saj te cilat jane aq fleksibel sa pershtypja qe te krijohet eshte sikur nuk jane bere me kocka… Imagjino kete grua e cila duke dashur te jete e vetmja ne jeten e tij (ajo nuk e duron dot tradhetine bashkeshortore) per hir te vetvetes se saj sikurse edhe per hir te tij ishte gjithmone e gatshme t'i dhuronte ne shtratin bashkeshortor (pas nje masazhi qe ajo adhuron) harkun me te bukur (ajo ka qene atlete...spikaste ne vrapimet ne distance te shkurter...stafete...ne kercimet se gjati e se larti... gjimnaste) gje, qe e bente te harronte problemet e punes dhe te flinte nje gjume te embel e pa endrra.

    Tani imagjino qe nje njeri qe ka nje grua te tille, ndoshta sepse i di vleren dhe kerkon ta mbaj te lidhur pas vetes per varesi «buke goje» nuk e ve emrin e saj si bashkepronare ne asnje nga pasurite e grumbulluara nga martesa si shtepi, makina apo kompani private, ndoshta per arsye se nuk eshte ne gjendje te dalloje vleren qe ajo ka dhe tashme i tmerruar nga mesmosha deshiron te provoje edhe sushi ne vend te gjoksit te pules sillet ne nje menyre te tille qe ajo te largohet prej tij dhe duke i rezervuar te drejten vetes te quhet «viktima» ose «i braktisuri» llogarit dhe planifikon qe te jete AJO personi familje-prishes dhe viktime-shkaktuesja. Kush eshte ai budalla i cili ne prezence te gruas, pa pike turpi tregon shenja xhelozie te tipit TE DASHUROJ ndaj sekretares se vete (nje bjonde, me e madhe se ai ne moshe) nese jo per t'i treguar te shoqes se ajo tashme nuk ze me vend ne zemren e tij, jeten e tij apo portofolin e «tij»!? Cili eshte ai budalla kur ne momentin e fundit kur ajo e pyet nese ai e DO ai i thote pa pike turpi se refuzon t'i pergjigjet nje pyetjeje te tille dhe se me e mira do te ishte qe per hater te femijeve te bashkejetonin, duke i lene shtegun hapur marrdhenieve jashte martesore duke e ditur shume mire qe martesa per ate grua eshte kategorikisht e mbyllur, e shenjte dhe e perjetshme !?

    Tani imagjino qe pervec ketyre halleve bashkeshortore vdekja e te atit ishte dhe ajo pike ne jeten e saj kur cdo shkelqim ne sy iu shua si dhe cdo deshire per te jetuar. Sepse ajo nuk di si te jetoje vetem. Ajo i takon shenjes se peshqve. Cdo mashkull ne jeten e saj i ka perkuar asaj shenje. Ish i fejuari me te cilin nuk pati asnje kontakt fizik dhe me te cilin u nda ishte peshk. Hollandezi me te cilin u dashurua me veshtrim te pare ishte peshk. Cdo mashkull qe asaj i propozoi ne jete ishte peshk. Asaj i ngjiten Peshqit. Peshqit jane DY. Nje me drejtim ajror dhe tjetri me drejtim detar. Perkthyer, njeri eshte shpirteror kurse tjetri eshte materialist. Me fat jane ata te shenjes se peshkut qe i kane te dyja keto karakteristike brenda vetvetes. Ajo ka lindur e gjysmuar. Ajo eshte SEMI ose DEMI (te dyja perkthyer gjysem). A themi Gjysmak ne shqip? Se si tingellon! Si i cmendur! Nejse...

    Ndersa ajo mendonte se cdo gje kishte marre fund nje fryme e re jete iu fut ne shpirt. Ky ishte viti 2007. Ate moment qe ajo doli nga pragu bashkeshortor ne zemren e saj kishte vetem gezim. Te kishte patur ne ate moment nje def (vegel muzikore fierake qe ajo e do se i perngjason daulles qe ritmikisht ben bum, bum, bum) me def do te shkonte deri tek shtepia e re me qera. Ajo nuk e ktheu koken me pas. Ajo nuk u ndje fajtore, e brengosur e inatosur ose me urrejtje. Ajo nuk e njeh ndjenjen e pendimit apo te keqardhjes apo te fajit sepse ajo nuk ka bere absolutisht asnje gje qe t'i shkaktoje keto ndjenja. I vetmi mallkim qe del nga goja e saj eshte NDYRESIRE ose QELBESIRE. Here here edhe MAJMUN.


    Kaq per momentin. Ndersa shkruaj keto po me vjen per te qeshur. E di qe asnje nuk do te lexoje kete shkrim te gjate. Po e lexuat deri ne fund do te mesoni dicka te re. Plumbi del me plumb. Gozhda nuk del me gozhde. Sa frike kam te ngul gozhde. Kur ngul nje gozhde ne mur dhe ajo futet komplet brenda, nje gozhde tjeter e vulos fatin e saj. Gozhda e pare eshte perjetesisht e ngujuar ne mur.

    Ciao Al-Punk,
    Nga Éléonore
     
    Last edited: 2 Feb 2017
    Johana, Al-Punk, Mirabel and 2 others like this.
  14. Mystique

    Mystique Larg Anëtar i Shtabit

    Duke lene kohen te bej punen e saj.
    Nuk I jep zemra fund dashurise I jep koha .
     
    joetisti_ and Dreamer like this.
  15. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    eshte njelloj si te kerkosh se si ta heqesh dehjen kur ke pire ca si shume. Por ka vajtur ne gjak e madje ne cdo qelize. E megjithate s'do te thote se asnjehere nuk del. Mjaft te presesh. Mbase edhe pak si shume, por ne fund del !

    Puna eshte se do pish prape :p
     
  16. Mirabel

    Mirabel Locus omnem


    E lexova me kaq vemendje, dhe sinqerisht u perfshiva sikur te ishte nje histori romani e jo nje pjese jete....
    Sdi pse pashe veten diku aty nder rreshta.... :(
     
    Eléonoré and Johana like this.
  17. Al-Punk

    Al-Punk Still here


    Pas leximit te artikullit, e vetmja gje qe mund te them eshte perseritja e asaj qe kisha shkruar diku me lart: Menyra me e mire per te harruar dike, eshte ta kujtosh per mire ato caste te mira qe ke pasur dhe te levizesh perpara.

    Morali eshte qe te gjithe do perplasemi me nje tip/tipe te tille ne jeten tone heret a vone. Por nuk duhet qe perplasje te tilla te diktojne urrejtjen dhe dashurine tone me tej ne jete.
     
    Eléonoré likes this.
  18. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    dashuria nuk eshte dicka konkrete, nuk eshte nje e tere dhe e pandryshueshme. Shembull, nese me vajzen qe e harrove (me se fundi) elementet qe te benin ta doje ishin: 1,3,5,7, ne nje rast te mevonshem, supozojme (por qe shpesh ndodh realisht) se te vjen ta dashurosh serish, sado te te duket se eshte e njejta dashuri, elementet qe te bejne ta duash kete here jane te tjere. Si: 2,4,6,8.

    Pra mos u mundo ta largosh si te ishte dicka qe sapo e hoqe mund ta flakesh tej dhe shpetove. Prano humbjen, si te ishte nje lufte e humbur, dhe lere pafundesisht te lire ndjenjen te kete ciklin e saj natyror. Qe mbase, sic e thashe, mund te jete edhe i njejti person qe ta "terheq". Qe te vjen e te zbut me vertetesi pikerisht atehere kur ke vene bast se s'do ta pranoje kurre me.

    Dhe e pranon.
     
  19. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum


    Note to self:

    Martesa eshte si puna e mirazhit ne shkretetire. Te gjitha zhduken pervec devese.

    Perpara se te vdiste nje burre i penduar i thote te shoqes se ai nuk mund te mbyllte syte e te prehej ne paqe nese ajo nuk do t'a falte per kurverite qe ai kishte bere. Ajo u pergjigj e qete: Mos ki merak, jam une ajo qe te dergova ne boten tjeter.
     
  20. Artin

    Artin Valoris scriptorum

    Nga artikulli, për mua qëndrojnë mënyra e dytë, e katërt dhe e gjashtë. Por kryesorja është koha, që bën të vetën.
    Çdo humbje dashurie thuhet se është një vdekje e vogël. Pas ndarjejeve mund të fitosh përvojë e pjekuri, por humbet pasion dhe energji.
    Ndarjet nuk janë të mira dhe për mendimin tim faji është gjithnjë i atij/asaj që kërkon ndarjen dhe largohet.
     

Shpërndajeni këtë faqe