Süskind

Diskutime tek 'Letërsia' filluar nga voodoo, 13 Aug 2003.

  1. voodoo

    voodoo Primus registratum

    Süskind

    Une kam ca dite qe mbarova "Profumi" nga Süskind. Nje liber shume i vecante sepse pershkruante nje sens sic eshte te nuhaturit me pershkrime shume te larmishme.
     
  2. Kordelja

    Kordelja Valoris scriptorum

    Re: Süskind

    Nje nga librat qe nuk me shkitet nga kujtesa.

    Me fal perse eshte hapur tema, cili eshte subjekti per diskutim?!
     
  3. Xhaferr

    Xhaferr Primus registratum

    Re: Süskind

    das parfum eshte nje nga librat e rralle qe kam lexuar per nje dit. ishte me vertet nje kryeveper. po kur eshte dhe libri favorit i kurt cobainit kjo gje dihet. patrick suskind eshte nje shkrimtar shume i mire, po kerkoj ca libra te tjera te atij po skam patur sukses.
    gjith te mirat

    ai jean baptiste grenouille mu duk nje karakter shum i vecant. nuk dija neqoftese duheshe ndjere urrejtje apo gjynaf per ate njeri
     
  4. voodoo

    voodoo Primus registratum

    Re: Süskind

    di qe ai ka botuar dhe libra te tjere por te pakten ne itali une s'kam rastisur me te tjere.
    Per Jean Baptiste Grenouille gjete leximit s'kam patur kohe te ndjej ndonje gje te vecante per te sepse libri ka qene gjithnje i mirengjeshur me pershkrime te perkryera por edhe tani qe i rikthehem nuk ndiej asgje "ndoshta ngaqe nuk kishte eren e tij"
     
  5. Tanii

    Tanii Primus registratum

    Re: Süskind

    duke shkuar me tren per ne Kassel njoha nje vajze qe studjonte ne Münster,kishte dhe nje liber me vete,"Das Parfüm" te Patrick Süsskind.Lexoje patjeter me tha se nuk do te shqitet nga mendja.
    E mora ne biblioteke dhe e lexova,pata fatin qe e lexova ne gjermanisht,nuk ka fjale qe ta pershkruaj se ca pershtypjesh qe me la,po vetem them qe e bleva librin dhe e mbaj gjithmone me vete si me pas qene Bibel.Kur isha ne Shqiperi ma dhuroi nje shoqja ime ne shqip,dhe te them te drejten e kishte perkthyer mire po prap si origjinali nuk ka:),nuk kishin botuar shume,dhe per kete ishte veshtire ta gjeje ne Shqip.
    Kush nuk e ka lexur eshte fajtor vete.po e them Gjermanisht"Lesen,Du wirds nichts Bereuen"
    Aufwiedersehen Tani
     
  6. Le_Routard

    Le_Routard Forumium maestatis

    Re: Süskind

    Une e lexova ne frengjisht dhe me te vertet eshte nje kryeveper. Per me teper unikal, askush me pare nuk kishte trajtur nje shqis, si nuhatja ne ate menyre dhe me ate persosmeri.

    Patrik Suskind nga mbaruar 'Les Beaux Arts' ne Aix en Provence, aty i ka lindur edhe ideja per librin. Tani banon ne Munich dhe shkruan me teper skenare teatri dhe filmash. Prandaj edhe nuk ka shume libra te tij.

    Persa i perket personazhit kryesor mua me duket me teper nje njeri, ose djall, sic e quan autori i krijuar nga shoqeria sesa i lindur i till. Eshte shoqeria ajo qe beri qe ky talent te shendrohej ne nje monster.

    Arrtija kulminante e personazhit qe krijimi i nje parfumi qe hynte ne zemrat e njerezve dhe i bente keta te dashuronin, dhe ishte pekiresht dashuria qe i mungoj Jean Baptist Grenouille qe kur lindi dhe deri sa u rrit. Po tju kujtohet libri do shikoni mese miri qe autori tregon historit fatale te te gjithe atyre personazheve qe rethonin J-B G, te gjithe ata qe ishin te pameshirshem me te, vdesin ne menyre tragjike...
     
  7. Ema

    Ema Goddes

    Re: Süskind

    /pf/images/graemlins/frown.gif
    Ej une e kam kerkuar dje dhe pardje po s'e kishin /pf/images/graemlins/frown.gif
     
  8. Kordelja

    Kordelja Valoris scriptorum

    Re: Süskind

    Ty ta coj une ne shqip, do semuresh :eek: :shrug:
     
  9. Tanii

    Tanii Primus registratum

    Re: Süskind

    po eshte perkthyer edhe ne shqip,po nuk jane botuar shume,rreth 30.000 jane ne qarkullim,dhe eshte perkthyer shume mire desha te them,do pak durim ne fillim,po pastaj nuk te hiqet nga mendja.une e kam ne te dyja gjuhet.besoj se cdo bibloteke e ka librin
     
  10. Tanii

    Tanii Primus registratum

    Re: Süskind

    .....ose do sherohesh:) :lol:
     
  11. Kordelja

    Kordelja Valoris scriptorum

    Re: Süskind

    Libri Parfumi eshte botuar ne shiqp nga te paret libra aty rreth viteve 93-94 (ne mos gaboj).Mua ma beri te njohur mamaje e nje shoqes sime kur po bisedonim rreth literatures qe kishim "neper duar" /pf/images/graemlins/laugh.gif .Ajo ma pershkroi si rrenqethes dhe madje me tha qe ka nje subjekt te peshtire dhe se do humbja kohe, por qe per nga lloji ishte i vecante.Ne ate kohe tregu ishte i etur per botime dhe une per lexim e keshtu nuk i rezistova tundimit per ta blere.E kam pare si film te tere historine dhe imagjinata sforcohej shume per te imagjinaur kete tip qe kishte lindur mes qelbesirlleqeve dhe qe ishte pa arome, i padallueshem, nuk vihej re, nje pjelle e refuzuar e hedhur tutje nga mema.Franca e atyre koheve, pershkrimi qe u ben autori rrugeve, lagjeve te varfra, rritjes se personazhit.Me pas ia u be cirak dhe 'vodhi" profesinonin.Akoma i kam te ngulitura ne tru skenat kur pershkruante imtesisht ato c'ka i kalonin atij neper mend, ideja si te prodhonte parfumin ekstaze me te njohurin e te gjithera koherave.Menyra si pershkruante kete mbiqenie tek mbyste dhe thithte akoma te ngrohte aromen e vajzave ne cohe dhe me pas krijonte esencen, vajza e titullarit e cila ishte dhe virgjeresha e radhes, si e ndiqte "prehen" dhe me pas ua "merrte" aromen.Ndeshkimi qe vjen me hapjen e shishkes ne mes te publikut dhe kalimi i tyre ne ekstaza epshore, jane pershkrime unikale.
    Une nuk di si ta klasifikoj kete liber, ndoshta subjekti eshte aq i forte sa te rrenqeth, por padyshim te mbetet ne mendje pikerisht per forcen e tij.Une nje fytyre s'munda te krijoj per kete personazh, me dukej si hije gri tere kohes tek shetiste ne nje ambjent gri.Mungesa e aromes vetiake e bente te padukshem.Nuk jam penduar qe e kam lexuar edhe pse i frikshem.


    Per te tjerat LR ka bere pershkrimin e sakte, atij i mungonte dashuria dhe kjo e mundoi te dominonte mangesite dhe ndeshkoi kedo qe u tregua mizor me te.

    Lara po e deshe ta bej neser dhurata po te vish te me takosh me Tranyn per kafe /pf/images/graemlins/laugh.gif
     
  12. Kordelja

    Kordelja Valoris scriptorum

    Re: Süskind

    Po citoj dicka nga Libri qe i bleva Lares, pjese te cilat perkufizojne me se miri personazhin kryesor.

    Pjesa e pare
    Ne shekullin e XVIII jetonte ne France nje njeri i cili bente pjese ne figurat me gjeniale, por edhe me te urryera te asaj epoke jo te varfer me figura gjeniale dhe te urryera. Historine e tij po e rrefejme ketu.Quhej Zhan-Baptist Grenuij (Bretkoca perkthehet ne shqip), dhe nese emri i tij, ndryshe nga emrat e perbindeshve te tjere gjeniale, te tille si de Sades, Sen-Zhyst, Bonaparti etj, mbeti i zhytur ne harrese, kjo me siguri ka ndodhur jo ngaqe Grenuji qendron me poshte se keta burra te prape, me te famshem se ai persa i takon mendjemadhesise, percmimit te njeriut, imoralitetit, shkurt pafeshmerise, por per shkak se gjenia dhe ambicia e tij e vetme kufizohej ne ate fushe qe nuk le prapa asnje gjurme: ne perandorine avulluese te kundermimit

    .............................................


    Pjse e Katert

    Grenuji ecte naten.Ashtu si ne fillim te udhetimit te tij u shmangej qyteteve, rrugeve, shtrihej te flinte sapo zbardhte agimi, cohej ne mbremje dhe ecte me tej.Hante c'te gjente ne rruge: barishte, kerpudha, gonxhe lulesh, zogj te ngordhur, krimba. Pershkroi Provansen, me nje barke te vjedhur, kaperceu matane Ronin ne jug te Oranzhes, ndoqi rrjedhen e Ardeshes deri thelle ne Sevene e me pas Alieret ne veri.
    Ne Orvenje iu afrua Plumbit te Kantalit.E pa ne krahun perendimor, te madh e te argjendte nen driten e henes dhe thithi eren e ftohte qe vinte prej andej.Por kjo gje nuk e joshi qe te nisej per atje.Nuk kishte me asnje mall per jeten e atehershme ne shpelle.E quante te mbaruar ate pervoje dhe te padurueshme gjer ne fund.Ashtu si pervoja tjeter, ajo e jetes mes njerezve.Ne fakt nuk kishte me deshire per te jetuar.Donte te shkonte e te vdiste ne Pari.Kete deshironte.
    Here pas here fuste doren ne xhep dhe shtrengonte flakonin e vogel te qelqte me parfumin e tij.Flakoni ishte ende pothuajse plot.Per spektaklin orgjistik te Grases kishte harxhuar vetem nje pike prej tij.Pjesa tjeter qe kish mbetur do te mjaftonte per te magjepsur krejt boten.po te donte, mund te brohoritej ne Paris, jo me nga dhjetemije, por nga qindra mijera vete; ose mund te shkonte ne Varseje e te shihte se si do t'ia puthte kembet vete mbreti; t'i shkruante vete Papes nje leter te parfumuar e te shfaqej si Mesia i ri; ne Notre-Dam te shpallej si kryeperandor, madje edhe si Zot i Tokes-nese kishte vertet shpallje te tille....
    Te gjitha keto mund t'i bente, vetem po te donte.Ai zoteronte fuqine, e mbante ate ne duar.Nje fuqi qe ishte me e fuqishme se fuqia e parase, e territorit ose e vdekjes: fuqine e paperballueshme per t'u shtene njerezve dashuri.Vetem dicka nuk mund ta bente dot ajo fuqi: parfumi te nuhatej prej vete atij.Por me parfumin e vet le te shfaqej sa te donte para botes madje edhe si zot-kur nuk arrinte dot ta thithte ate arome edhe vete duke mos e marre vesh kurre se cili dhe cfare qe ne te vertete,atehere ne djall vafshin edhe bota, edhe vetmia, edhe parfumi vete!....


    ...dhe me pas u henger nga kanibalet /pf/images/graemlins/laugh.gif
     
  13. fallen angel

    fallen angel Primus registratum

    Re: Süskind

    pah sa shkru mi goc!
     
  14. Blendi

    Blendi Primus registratum

    Re: Süskind

    Ne skutat e Parisit te shekullit te 18te nje foshnje lind dhe braktiset, e marin ne dore murgjit qe mundohen ta japin per biresim. Por murgjit nuk gjejne dot kend qe te kujdeset per femijen i cili ankohet pareshtur, dhe nuk vjen aromen qe duhet te vije nje bebe. Ne fakt ai nuk ka nje arome te veten.

    Zhan Baptist Grenuji i qepet jetes me nje vullnet te celikte dhe nga foshnje rritet ne nje djalosh te erret qe mbart brenda ligesine. Ai nuk ka nje arome te veten por nderkohe zoteron nje nuhatje te mbinatyrshme. Duke mos njohur miresi njerezore ne jete Grenuji jeton vetem per te deshifruar aromat perqark tij, gershetin e plote te erërave - eren e hirit dhe meshinit, djathit bajat dhe bukes se sapopjekur - eren e Parisit. Nis te punoje me nej parfumist dhe shpejt arrin te mjeshteroje zanatin e perzierjes se vajrave te luleve, pjalmeve dhe petaleve. Deri sa nej dite arrin te nuhate nje arome te dobet te dickaje aq mrekulluese sa vendos ta beje te veten. I obsesionuar, Grenuji e ndjek aromen deri sa arrin ta gjeje se nga vjen - nje virgjereshe e re, mahnitese, ne prag te moshes per t'u konsideruar plotesisht femer. Ndersa qellimi i tij i marre per te krijuar "Parfumin Absolut" e shtyn Grenujine te vrase, nis nje stuhi terrori, fundi triumfal i te cilit shperthen me gjithe pasojat e tmerrshme.
    "Parfumi" eshte nje tregim gllaberues per pasione te panatyrshme dhe mungesen e ndjeshmerise.

    Une e kam ne dore tani. Liber me kopertine te zeze (botimi amerikan). me vone do ju tregoj c'mendoj.
     
  15. fallen angel

    fallen angel Primus registratum

    Re: Süskind

    po te degjoj gjithe kersheri! /pf/images/graemlins/wink.gif
     
  16. uni20077

    uni20077 Primus registratum

    Re: Süskind

    Mue m`ducket se cy "Süsskind" asct hannibaal...kanibaal descta me thaan.Cu e din cy se fmiia asct "i ambel"!!!! :eek:


    INVINOVERITAS :wub:
     
  17. Tanii

    Tanii Primus registratum

    Re: Süskind

    Vierter Teil
    Kapitel 51
    Aus Liebe handeln
    Grenouille besitzt die stärkste Macht; stärker als „die Macht des Geldes“, stärker als „die Macht des Terrors“ und stärker als „die Macht des Todes: die unüberwindliche Macht, den Menschen Lieben einzuflößen“. Er kann andere durch Täuschung glücklich machen, doch nicht sich selbst. Er kann vor anderen wie Gott erscheinen, doch nicht vor sich selbst.
    Er erkennt, dass sein Leben keine Erfüllung finden kann. Er kann weder ohne noch mit Menschen glücklich werden. Er schließt den Kreis seines Lebens und kehrt nach Paris zurück, um zu sterben. Grenouilles Handeln beschränkt sich auf ein Gebiet, „welches in der Geschichte keine Spuren hinterläßt: das flüchtige Reich der Gerüche.“ Die letzte Spur im Reich des Sichtbaren, sein Körper, wird durch seinen Tod verwischt.
    Von der Gesellschaft hat Grenouilles das Täuschen gelernt, nicht die Liebe. Die Täuschung hat er zur Perfektion getrieben. Die Menschen zu lieben ist ihm unmöglich. Sein Leben beendet er deshalb mit der gigantischsten aller Täuschungen. Er verführt eine Menschengruppe, eine ihrer höchsten moralischen Werte vollständig zu vergessen: „Du sollst nicht töten“. Die Menschen handeln, betäubt von der Wirkung des Parfums, ausschließlich instinktiv. Sie verfallen dem Kannibalismus. Die Täuschung ist so perfekt und nachhaltig, dass sie ihre Schuld - entsprechend den Regeln ihrer Moral - nicht erkennen. Ihre Zufriedenheit wird von keinem gesellschaftlichen Wert überlagert. Innerhalb dieser Gruppe können sie sich offen zu ihrem Handeln bekennen. Sie hatten nach den Regeln ihrer Instinkte gehandelt. „Sie hatten zum ersten Mal etwas aus Liebe getan.“


    Bemerkungen und eine tabellarische Gliederung könnt ihr hier herunterladen

    Sonja Schwolow, 10b
     
  18. Kordelja

    Kordelja Valoris scriptorum

    Re: Süskind

    Tanii....dhe ti pretendon qe ndokush nga ne qe kemi shkruar ketu te kuptoje c'ke shkruar ti me lart :confused:

    Mund te na thuash ne vija te pergjithshme c'thote ai paragrafi me lart :shrug:
     
  19. Tanii

    Tanii Primus registratum

    Re: Süskind

    po perpiqem ta perkthej shqip,po do pak kohe /pf/images/graemlins/smile.gif mos u merzit he /pf/images/graemlins/wink.gif
     
  20. RecurrentDream

    RecurrentDream Forumium praecox

    Re: Süskind

    Parfumin te perkthyer ne shqip nga gjermanishtja -jo dhe aq mire ne fakt- e bleva te shtunen nga nje shites i vjeter librash ne nje nga harqet e shallvareve me cmimin e nje uji pa gaz, ne nje nga baret aty afer...

    Botim i 1993 sic thote me te drejte Kordelja ca postime me siper.

    Gjithe mbasditja e te shtunes dhe deri oret e para te te dieles, mu deshen per ta lexuar te gjithe... Sepse si me ka ndodhur edhe me ca libra te tjere te dashur, nuk mund ta hiqja nga dora...

    Megjithate, nuk kam ndonje koment tjeter per Parfumin qe nuk eshte permendur deri tani ne kete teme, pervec faktit qe e kapa veten te dielen ne mengjes me ndjesine qe mund te nuhatja qe nga dhoma e gjumit aromen e kafes me qumesht qe po pergatitej ne kuzhine, bukes se thekur; eren e borzilokut ne ballkon dhe te gjetheve te thara te ca dege bambuje...
    Si dhe-per pak harrova-qe ditelindja e ketij tipit perkon me ditelindjen time. :idea: :cry:
     

Shpërndajeni këtë faqe