Süskind

Diskutime tek 'Letërsia' filluar nga voodoo, 13 Aug 2003.

  1. atman

    atman Forumium maestatis

    Re: Süskind

    Është vërtet një libër mbresëlënës si dhe një film i realizuar bukur, madje nganjëherë duket sikur ky i fundit është më shprehës, megjithatë vetëm përshtypje.

    Ka edhe një variant shqiptar të profumit.
    Dikush shkoi në një restaurant dhe i thotë kuzhinierit:
    - Po t’i mbaj erë përparëses tënde dhe të gjej ç’ ke gatuar, do të më japësh të ha pa paguar?
    - Pse jo, - pranon kuzhinieri.
    Tjetri i mban erë përparëses dhe thotë ke gatuar mish me bamje, pilaf, mish turli e kështu, - Ua, - thotë kuzhinieri, - po si i gjete!
    Të nesërmen, të pasnesërmen e një javë rrjesht, i njëjti avaz, tjetri i mbante erë përparëses, gjente çfarë kishte gatuar dhe hante pa paguar.
    Në fund të javës kuzhinieri në shtëpi dhe po rrinte fytyrë varur kur e jëma e pyet:
    - Çfarë ke?
    - Po ja, - përgjigjet, - është dikush që vjen në restaurant, i mban erë përparëses time dhe gjen çfarë gatuan. Më griu nga paratë sepse ha pa paguar.
    - Oooo, për këtë mërzitesh ti, - ia kthen e jëma, - nëma mua përparësen. E merr, heq brekët dhe i fut një të fërkuar disa herë të gjitha vrimave, para e mbrapa. – Na, jepja tani.
    Të nesërmen kuzhinieri ishte i gëzuar sepse mendoi se ja hodhi. Tjetri vjen dhe i kërkon përparësen. Sapo e futi në hundë thirri:

    - Po pse ore, i biri i Rubies je ti?!
     
  2. katsune

    katsune cherry blossom

    librin "Parfumi" e kam lexuar edhe une. ne fakt eshte i vetmi liber i letersise bashkekohore qe kam lexuar, dhe e lexova vetem sepse ma dhuruan, perndryshe s'besoj se do e kisha marre vete. megjithate nuk u bera pishman, historia ndonese shume makabre dhe me impakt te forte, eshte interesante dhe origjinale...po ashtu dhe stili dhe menyra e tregimit te autorit i pershtaten subjektit. eshte nje liber mjaft terheqes.
     

Shpërndajeni këtë faqe