sa eshte krenar nje shqiptar qe eshte shqiptar ne nje vend te huaj?

Diskutime tek 'Sociologjia' filluar nga ceca, 11 Nov 2004.

  1. Alanis

    Alanis Fillestar

    Re: sa eshte krenar nje shqiptar qe eshte shqiptar ne nje vend te huaj?

    Ata dy tipat mos ishin gje me zinxhire ari ne qafe dhe me kepuce lekure?? /pf/images/graemlins/laugh.gif
  2. blabla

    blabla Fillestar

    Re: sa eshte krenar nje shqiptar qe eshte shqiptar ne nje vend te huaj?

    99% futem ene una.
    Megjithate ne shqiptaret kemi ne sens krenarie (hubris) te koti (dmth fake) sepse si popull nuk kemi bo noi arritje te larte...shkencore, politike, diplomatike etc.
    Hajt mo, mo mir me u lavderu kot se te mohosh ate cfar je.
  3. selim

    selim Fillestar

    Re: sa eshte krenar nje shqiptar qe eshte shqiptar ne nje vend te huaj?

    megjithse krener duhet te jesh ne vetvete te pakteten te jemi per ata qe kane len jeten per kte arritje :mad:
  4. Shqiptarja

    Shqiptarja Fillestar

    Re: sa eshte krenar nje shqiptar qe eshte shqiptar ne nje vend te huaj?

    Sa me perket mua, mendoj qe pergjigjen per kete pyetje e jep vet avatari im!!! /pf/images/graemlins/wink.gif
  5. moira xaxa

    moira xaxa Fillestar

    Re: sa eshte krenar nje shqiptar qe eshte shqiptar ne nje vend te huaj?

    DITE ME PARE ISHA NE AUTOBUS DHE DEGJOJA DY TE MOSHUAR ITALIAN QE FLISNIN KEQ PER EXTRAKOMUNITARET,CUDITERISHT HYJ NE BISEDE(SEPSE NUK E KAM ZAKON)DHE I PYES SE CFARE MENDOJNE ATA PER GJITHE ITALIANET NEPER BOTE,E NDER TE TJERA ATA CUDITEN KUR MARRIN VESH QE JAM ALBANEZE E ME THONE QE NUK DUKEM E TILLE,SE KAM FIZIONOMI ITALIANE,E ME TEPER CUDITEN KUR U THEM SE NON MI FACEVA PIACERE MOS ME U DUK ALBANEZE,TE THEM TE DRJTEN U KENQA DUKE PARE ZEMERIMIN NE FYTYRAT E TYRE,POR KJO NUK DO TE THOTE SE KESHTU U ZGJIDH PROBLEMI I RACIZMIT...DIKUR E MENDOJA KRENA RINE E TE QENURIT SHQIPTAR SI DICKA QE DUHET TI LIDHTE SHQIPTARET MIDIS TYRE(DERI NE GJIMNAZ)POR ME VONE E KUPTOVA SE KRENARIA ESHTE NJE GJESENDI QE NUK EKZISTON SIDOMOS JASHTE SHTETIT,SHUME PREJ JUSH FLET I BINDUR POR REALITETI ESHTE KY...MENDOJ SE KRENARIA ESHTE MARRE NEPER KEMBE NGA KATUNDARET,FSHATARET PA BESE E PA FE,DHE AJO QE NA MBETET PER TE THENE ESHTE SE SECILI PERFAQESON VETVETEN,
  6. mostro

    mostro Anëtar aktiv

    Re: sa eshte krenar nje shqiptar qe eshte shqiptar ne nje vend te huaj?

    Nuk marr vesh por vetem ne bejme diskutime te tilla..Nuk degjon ndonji te huaj flas per ceshtje krenarie a atdheu.C'do njeri eshte krenar per ate qe ben c'do dite,ne pune,shkolle,shoqeri,mardhenie sociale,dhe ne te gjithe keto ambiente prezantohet si shqipetar ku c'do njeri flet mire per kombin e tij,e rrespekton ate dhe bashkatdhetaret e vet..
    Shume shqipater jetojn me ndjenjen se te huajt na perulin dhe mundohen si e si me treguar se dhe ne jemi njesoj si ata,dhe eshte e vertet...
    Fal zotit inferioritetin nuk duam ta pranojme sic bejne shume e shume komunitete te tjera ekstrakomunitaresh.Ka patur raste qe nepermjet dhunes(per fat te keq),kemi treguar se dhe nji ofez qe na behet ne emer te atdheut na ndez...
    Nqs per gjigjen e doni me shifra une per vete e kam 95%,15% jame ne pune /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
  7. Rambla

    Rambla Fillestar

    Re: sa eshte krenar nje shqiptar qe eshte shqiptar ne nje vend te huaj?

    Nje gje s'kuptoj une: tani ç'kuptoni me 'krenar' ju?

    robi s'eshte krenar se vjen nga nje vend, apo se ben nje pune, apo se studion, etj etj. me duket se po i ngaterrojme dhe ekzagjerojme gjerat.

    dhe po behet keqperdorim 'fjale' /pf/images/graemlins/laugh.gif
  8. Guest

    Re: sa eshte krenar nje shqiptar qe eshte shqiptar ne nje vend te huaj?

    ..Fjala "Krenar" sipas mendimit tim..

    Me qene "i lumtur" me prejardhjen tende..
    Me u "mburr" per prejardhjen tende..
    Me e tregu haptazi, prejardhjen tende..
    Dhe po te jesh "Lab" me nxjerr gjoksin para.. /pf/images/graemlins/laugh.gif

    Une te gjitha keto "menyra sinonimesh " te fjales KRENAR, do isha e mendimit, qe cdo shqiptar ti tregonte ne vendin ku jeton, me vepra..e jo me llafe e xheste.
    Dhe me te vertete, pa arritur te flasesh,KRENARIA funksionon ashtu si duhet.. /pf/images/graemlins/wink.gif
  9. a1

    a1 Fillestar

    Re: sa eshte krenar nje shqiptar qe eshte shqiptar ne nje vend te huaj?

    do ta them dhe une cfare do te thote fjala krenar
    dhe do ta them ne menyren qe ti M.F.K nuk e kupton , se je shume i vogel ne moshe
    dhe koken e ke boshe
    ky eshte freestyle ku une do te degjeneroje
    tani ngihu ne kembe dhe 3 here RROFTE SHQIPETARIA berrtit
    krenar jemi te gjithe per SHQIPERIN
    pavarsisht se jemi popull i vogel dhe te gjithe ne sulmojne
    ne ballkan nuk na do njeri
    na thon qe jemi te keq , na thon qe nuk kemi histori
    po c'ja q*** nenat atyre
    se jemi shume te mire
    kemi dhe ne historin tone
    qe shume popuj mundohen te na arrije por nuk na kapin dote
    per ke do te flas tani per SKENDERBEUN , NOLIN
    FISHTEN , NENEN TEREZEN apo DRITO AGOLLIN
    mos do te flas per ISA BOLETININ , apo CERCIZIN
    jane shume dhe ATA qe na kane shkruar historin
    e popullit SHQIPETAR me germa te arta ne historin boterore te kesaj f*** world
    kush nen q*** je ti qe e mban veten per SHQIPETAR
    dhe per ate nuk je krenar
    ne cdo teme qe poston ENVER HOXHEN e shane gjithmon , dhe te duket vetja qe do te bejne admin ne kete forum
    ike more turist nga kjo teme
    largohu qe ketu dhe hyre me ndonje shpell
    merre dhe ndonje liber te historis son
    dhe do te kuptosh vete perse jemi 100% krenar
    une respektoje , mburrem , dua , adhuroje historin e popullit tone
    kjo do te thote krenari mor injorant
    qe na je kthyer ne kanibal :rockband:
    ..........
    me duket se u kuptuam tani :thumbsup:
  10. Dolores

    Dolores Fillestar

    Re: sa eshte krenar nje shqiptar qe eshte shqiptar ne nje vend te huaj?

    Eshte e pamundur te mohosh nga je, sidomos populli shqiptar qe eshte shume emigrant i ri neper bote....Po mbush 9 vjet ne Kanada edhe kam ardh fill pas gjimnazit ktu edhe kur flas shqip nuk e kam humbur fare theksin e forte Tepelenas...shume here e perziej edhe me anglishten edhe eshte shume per te qeshur..
    por shume shqiptar vuajne nga sindromi "krenari e tepruar" qe eshte kultivuar ne cerdhen komuniste dikur qe mendonim qe ishim vendi me i bukur , me i lumtur, me i begate, me i zgjuar ne bote, shume larg nga realiteti ky. Nacionalizmi extrem sjell vetem probleme per nji indvid qe emigron, sepse nuk e lejon te intergrohet lehtesisht me kulturen e re qe perballet...edhe normalisht qe ky individ perfundon ne rebelim...edhe sjell damken per shume shqiptar, per te cilet bota shume pak ka degjuar.
    Per mua krenaria tregohet ne mbartjen dhe percjelljen e traditave te perditshme shqiptare....gjuha, gatimi, dasmat, festat e ndryshme.
  11. zog

    zog Fillestar

    Re: sa eshte krenar nje shqiptar qe eshte shqiptar ne nje vend te huaj?

    sipas radakes time, krenaria pare si ndjenje (qe lidhet drejtpersedrejt me personalitetin e nje personi) eshte e lindur, ate o e kemi ose jo. ndersa krenaria e pare si sjellje, fitohet e kultivohet ne vendlindje. njeriu eshte krenar vetem kur ka nje rol te percaktuar qarte ne shoqeri. kur eshte (ose behet) i domosdoshem per dike ose per disa.
    zakonisht tipat e zgjuar (te urtet, kryepleqte) e fshehin krenarine ne sjellje. por mjafton tu shohesh si u xixellijne syte dhe pernjeheresh e kupton qe ke te besh me tipa krenare.

    si fjale mendoj se vjen nga KRYE, KRYEJ, KRYETAR, KRYESI.

    tek latinet fjala FERUS (i eger) do te thoshte krenar. pranej dhe una mendoj se te gjithe popujt e eger dhe (per rrjedhoje) te vegjel jane krenare prej natyre, pranej edhe shqiptaret bejne pjese ketu.
  12. Rambla

    Rambla Fillestar

    Re: sa eshte krenar nje shqiptar qe eshte shqiptar ne nje vend te huaj?

    /pf/images/graemlins/smile.gif
    Edhe nga menyra si i drejtohen njerezve, dhe sesi buzeqeshin ndonjehere.

    p.s. ishte dhe nje pergjigje tjeter, forme e keqe teksti kenge gjasme, por deri aty e lexova, kushedi sa e merzitshme duhet te ishte /pf/images/graemlins/laugh.gif
  13. true confidental

    true confidental Anëtar aktiv

    Re: sa eshte krenar nje shqiptar qe eshte shqiptar ne nje vend te huaj?

    Jetojme ne nje shoqeri multi kulturore dhe te diversifikuar , nese nuk do te kishim nje ndjenje krenarie apo perkatesie ndaj vendit tone

    ( per te shmangur keqinterpretimet me sakte fjalen krenar mund te zevendesoja fare mire me shprehjen NDIHEM SHQIPTARE)

    do te ishim lehte te asimilueshem ne vendet e reja ku kemi shkuar ….....por pikerisht sepse ndjehemi shqiptare kerkojme qe te vazhdojme ti perkasim ketij komuniteti me traditat dhe kulturen qe mbart ….

    Madje skam degjuar asnje shqiptar qe jeton ne North America , edhe pasi eshte pajisur me pasaporten e huaj te thote jam Amerikan apo jam Canadian.

    Ne kemi nevoje te ruajme ndjenjen qe i perkasim races e komunitetit tone dhe pikerisht per kete vazhdojne te kemi lidhje te forta me shqiptaret e tjere, jo vetem ngaqe na shijon shoqeria e bashkeatdhetareve tane , pak a shume si ne ketu ne forum ……. Por edhe sepse na ndihmon per te na percaktuar ne vete si persona ....

    Ndoshta kjo ndjenje e “krenarise” apo “perkatesise” duhet te jete e lindur ashtu sic tha edhe zogu, pasi askush nuk e zgjedh paraprakisht kujt race apo grupi i perket …….Ne qe po flasim ketu kemi ardhur ne kete bote si shqiptare dhe pak a shume duhet te mbijetojme po me kete identitet qe percillet nga gjuha,traditat,kultura etc etc qe na perfaqesojne po ne .....
  14. Dolores

    Dolores Fillestar

    Re: sa eshte krenar nje shqiptar qe eshte shqiptar ne nje vend te huaj?

    Ja ti Coyote psh s ma var mua hic qe jam shqiptare /pf/images/graemlins/laugh.gif
  15. true confidental

    true confidental Anëtar aktiv

    Re: sa eshte krenar nje shqiptar qe eshte shqiptar ne nje vend te huaj?

    :lol: Pse nxitohesh ti :wave: Une sapo te falenderova ( per vonesen /pf/images/graemlins/blush.gif )ke ata te paktet e Ca , por qe ndikon klima... ndikon /pf/images/graemlins/laugh.gif
  16. Xeni85

    Xeni85 Fillestar

    Re: sa eshte krenar nje shqiptar qe eshte shqiptar ne nje vend te huaj?

    Njeriu rrespekton ate qe meriton, dhe zakonisht mirepret nje te huaj, mysafir. Ne e kami zakon te bejme per te huajt me shume se 'zakonisht' dhe kjo nuk eshte ulje perpara te huajit. [/QB][/QUOTE]

    Po bej pese muaj ne amerike dhe me vjen turp nga bashkeatdhetaret e mi,te cilet bashkebisedojne anglisht,dhe jane krenare qe jane ne amerike duke e menduar veten te privilegjuar qe jane ketu dhe duke menduar qe jane "mbi" ata qe jane atje.Eshte krenari shqipetare te jesh mikprites po kjo krenari leto kohet e fundit ka kaluar ne lepirje by**.Krenaria jone nuk vlen dy groshe pasi jemi te vetmit qe rrime duke llomotitiur tere diten per vlerat tona dhe ne te njejten kohe heqim dhe dore prej tyre shume lehte
  17. Dolores

    Dolores Fillestar

    Re: sa eshte krenar nje shqiptar qe eshte shqiptar ne nje vend te huaj?

    :lol: po do bejme edhe shaka yllo :wave:
  18. Bukuroshja

    Bukuroshja Fillestar

    Re: sa eshte krenar nje shqiptar qe eshte shqiptar ne nje vend te huaj?

    Une jam krenare qe jam vetvetja dhe e vecante.

    p.s.: dhe shqiptare me e mire se te gjithe ju
  19. abstract

    abstract california freaky group

    Re: sa eshte krenar nje shqiptar qe eshte shqiptar ne nje vend te huaj?

    O Bukurie, ne rradhe te pare me vjen mire qe ndiehesh vetkrenare per vecantine tande me rrjedhshmeri shqiptare. :thumbsup:

    nje pyetje t vogel kam per ty, c te ban ty ma t mire se te gjithe te tjeret ktu?

    /pf/images/graemlins/smile.gif


    -----------------------


    [​IMG]
  20. eis

    eis Fillestar

    Re: sa eshte krenar nje shqiptar qe eshte shqiptar ne nje vend te huaj?

    Ta tregoj un pse ,sepse ska njerez ma krenar se na dhe pastaj a ke pa ndonje bisede interesante mes tyne ,flas ne usa ku jam une se une kam te bej cdo dite me amerikan dhe kur i shikoj bashke tek rrin ju betohem ose flasin budallallice ose nuk flasin hic vetem hane ,gjume dhe pune, se kto jan si puna e kafshes sdine gjo tjeter.
    Ndersa per sa i perket nese jam krenare qe jam shqiptare ,jam shume krenare qe jam shqiptare por sjam krenare nga ato qe po e drejtojne Shqiperine sepse po te ishte dikush i zoti qe ta drejtoje ate, asnjeri nga ne (pervec kush shkon per biznes)sdo kishim marr rruget e botes,po te kishim pune si gjithe bota ,drita investime etj etj, etj qe do e kishin ngrit Shqiperin ne kemb ,ca na ishte dashte bota??? :confused: Sido qe eshte katandis Shqiperia vetem historia jone na ben te ndihemi krenar. /pf/images/graemlins/wink.gif
    TANA TE MIRAT :wave:

Share This Page