Sa haptazi thoni qe jeni shqiptare?

Diskutime tek 'Tema e ditës (vendet shqipfolëse)' filluar nga xhim_jevgu, 10 Mar 2005.

  1. shefki

    shefki Papirus rex

    Re: Sa haptazi thoni qe jeni shqiptare?

    Eshte paksa e pavolitshme te pranosh qe vjen nga nje vend qe urrehet nga shtetet fqinje per shkak te droges,kurverise dhe aktiviteteve te tjera kriminale.Pa dyshim qe vetem disa shqiptare jane kriminele, por nami nuk diskriminon e si rrjedhoje shumica e shqipetareve qe njoh une i shmangen pyetjes se kombesise ,sepse mendojne se do te gjykohen padrejtesisht nga punesuesit ose njerez nga vende te tjera.
     
  2. anna tirana

    anna tirana Primus registratum

    Re: Sa haptazi thoni qe jeni shqiptare?

    Kam mjaft vite larg vendit tim, dhe akoma deri me sot, nuk me ka shkuar ne mendje te prezantohem si jo Shqiptare, prezantohem dhe jap edhe pak informacion per vendin tim, dhe njerezit me shohin me mjaft respekt, e me pyesin per Shqiperine, dhe interesante, kur ndodhi ngjarja e Gerdecit, une isha ne shtepi, dhe sinqerisht nuk e kisha idene se cfar kishte ndodhur, kur nje mikja ime me telefonon dhe me thote, shiko pak te cnn, se dicka ka ndodhur ne Albania, ajo qante, , kjo tregon se njerezit kane respekt dhe i vleresojne shqiptaret, prandaj, njerez thoni me krenari jemi Shqiptare, tjeter, para disa kohesh, nje miku im me pyeti per Ismail Kadarene, dhe une i dhashe librin e tij The concert, dhe pas nje jave kur me solli librin shprehu nje deshire te vinte ne Shqiperi per disa dite, ju jeni tha njerez te vecante, te kulturuar, dhe fisnike, pra njerez, nuk ka asgje jashte tokesore per shqiptaret, nuk arrij ti kuptoj ato qe nuk prezantohen si shqiptare, por shqip muhabeti jane njerez qe s`ju pelqen vetja jo Shqiperia, dhe duan te duken si italiane, grek apo ku di une,...
     
  3. master of puppets

    master of puppets Primus registratum

    Re: Sa haptazi thoni qe jeni shqiptare?

    e them gjithmone se jam shqiptar,pavaresisht personit qe kam perpara.
     
  4. arli

    arli Primus registratum

    Re: Sa haptazi thoni qe jeni shqiptare?

    jetoj ne new york qqe nga shtator 07.kam ardhur mr llotari amerikane.Kur isha ne shqiperi gjithmone mendoja se jashte shteti eshte nje jete shume me e mire se ne shqiperi.Por kisha pare pare filma dhe kisha genjyer veten.....Tani po jetij ne amerike dhe po shoh jeten ketu.Shume i zhgenjyer...ketu ka kombe nga gjithe bota dhe po ishoh si jane.Dijeni shqiptaret e mi jemi shume te mire kemi vlera njerezore jemi rrace e paster nuk kemi ekonomi po kemi vlera morale prandaj TE JENI KRENAR QE JENI SHQIPTARE.Na mungon promocioni se na ka dal nami se vetem per budallice qe ndodhin te ne informohet krejt bota kurse per vlerat never.Pervec vlerave jemi edhe bukur(haaaaa)na ka dhene zoti te gjitha po historikisht skemi pas njerez te afte ne qeverisje(drejtim)eshte per te ardh keq."JAM SHQIPTAR DHE JAM SHUME KRENAR"
     
  5. Angel-A

    Angel-A Primus registratum

    Re: Sa haptazi thoni qe jeni shqiptare?

    Them gjithmone qe jam shqiptare, sepse eshte pjese identifikuese e imja....plus qe me ben te vecante, nuk ka edhe aq shume shqiptare ne bote /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif
     
  6. Ema

    Ema Goddes

    Re: Sa haptazi thoni qe jeni shqiptare?

    Tema eshte e drejte sepse disa here me ka qelluar te degjoj shqiptare te bejne sikur jane grek,kroate,etj
    Une vete para disa vitesh jetoja ne nje tip kolegji ku ishte dhe nje djale shqiptar qe thoshte se ishte grek.Faktikisht familja e tij kishte pas probleme me regjimin komunist dhe pas vitit '90 kishin emigruar ne Greqi.Ky tipi kishte bere shkollen ne Greqi,jam dakort,edhe kishte me duket dhe nenshtetsine greke.por kur i flisja shqip(nga inati) me kuptonte shume mire por i vinte inat dhe thoshte epo jo se une jam grek se jam rritur ne Greqi.
    Ka shume arsye qe i shtyjne njerezit te mos tregojne origjinen.Ne pergjithesi s'me trembet syu fare ti them dikujt se nga jam,s'kam asnje lloj kompleksi.I vetmi perjashtim eshte kur del ndonjehere ne darke dhe te vjen ndonje bashkeatdhetar tape per te te ofru noi birre se kujton se je "debile italiane".Atehere i thu :no grazie,pa u zgjat ne holsira te tipit jemi velezer,pse bo kshu sepse e vetmja rrace nga e cila duhet me u rujt noihere eshte e jona...
     
  7. Ema

    Ema Goddes

    Re: Sa haptazi thoni qe jeni shqiptare?

    <div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: coko</div><div class="ubbcode-body">jetoj ne new york qqe nga shtator 07.kam ardhur mr llotari amerikane.Kur isha ne shqiperi gjithmone mendoja se jashte shteti eshte nje jete shume me e mire se ne shqiperi.Por kisha pare pare filma dhe kisha genjyer veten.....Tani po jetij ne amerike dhe po shoh jeten ketu.Shume i zhgenjyer...ketu ka kombe nga gjithe bota dhe po ishoh si jane.Dijeni shqiptaret e mi jemi shume te mire kemi vlera njerezore jemi rrace e paster nuk kemi ekonomi po kemi vlera morale prandaj TE JENI KRENAR QE JENI SHQIPTARE.Na mungon promocioni se na ka dal nami se vetem per budallice qe ndodhin te ne informohet krejt bota kurse per vlerat never.Pervec vlerave jemi edhe bukur(haaaaa)na ka dhene zoti te gjitha po historikisht skemi pas njerez te afte ne qeverisje(drejtim)eshte per te ardh keq."JAM SHQIPTAR DHE JAM SHUME KRENAR" </div></div>


    Lexova shkrimint tend kaq prekes dhe me erdhen lotet ne sy.Po pse duhet te jemi krenar more Coko?Cfare kemi bere ne shqiptaret?per cilat vlera je duke folur?per prinerit shqiptare qe ne fshatrat e Shqiperise(mos harro se 60% e shqiptareve jeton ne fshat) i martojne vajzat me fotografi ose maksimumi me nji takim me nje emigrant te ndershem dhe me pune nme Itali apo greqi?Keto jane vlerat?Ne jemi shqiptare anadollake qe vishemi si velinat italiane.Neper rruget e Durresit,Elabasanit,Tiranes te duket sikur je ne sfilaten e Valeria Marinit,cdo gej ekstravagante,vajza 15 vjecare qe duken sikur jane nga 30 nga stukimi qe i bejne fytyres.Gjimnazistet qe per nje pale xhinse ne muaj kane zene nga nji dashnor burre te martum se ndryshe si do jetojne pa leke per kafe te lokali dhe pa cigare?Meshkujt qe jane bere komplet indiferente sepse femrat te vijne vete(po pate leke dhe makine).
    Komshinjte qe nga pas perdeve vejne re cdo levizje tenden,me ke dole nga shtepia,cfare ke veshur,sa ishte ora,kush te shoqeroi tek dera dhe me ke ke pire kafen e mengjesit.Fisi dhe shoket e shoqet e prinderve(perfshi komshinjte qe s'te shohin qe kur ishte 12 vjec) qe organizojne tentativa martese per ty dhe per dike qe s'te njef fare dhe qe s'ja ndjej per ty.
    Cdo vit,kur kthehem ne shtepi takoj me prinderit ndonje te panjohur(qe ata e kane koleg ose shok) qe me pyet sa e kam numrin e kembes,kur do fejohem,sa e kam rrogen,sa e paguaj qerane,sa leke kam te bankomati,sa e kam pagujt bileten e avionit,ne care date do kthehem dhe mi paguajne apo jo pushimet tek vendi i punes.Gjithe ky interrogator shoqerohet me shitje mendsh per kalamanjte e vet,ose te vllait,motres,komshiut dhe me keshilla shoqerore te tipit etiko-moral(si pershembull:shiko ruaju nga italjanet,mos u shoqero me shoqe nga veriu,ose shiko te kapesh ndonji me leke dhe me nenshtetsi europjane qe te rregullohesh dhe ne fund merr dhe prinderit,ja shtepine e paske,leket po,hajde se e zgjate).Ti i shtrengon doren me buzeqeshjen fallco duke patur njemije pikpyetje tek truri.Rruga eshte e gjate dhe pas 30 metrash do takosh dike tjeter te cilit duhet ti ofrosh edicionin e lajmeve.
    Jeta jashte eshte e veshtire.Shqiptaret qe kane qene para nesh nuk kane bere maksimumin,sidomos ne vitet '90,por pak nga pak ideja qe kane per ne po ndryshon.Kur te njohin personalisht e shohin se je si ata,se flet me mire se ata gjuhen e tyre,se jeton larg familjes dhe buzeqesh,punon,shoerohesh me te gjithe.Nuk them se Shqiperia s'me ka dhene asgje por ka 18 vjet qe ka mbetur njelloj,s'ka ndryshuar asgje,rruget i rregullojne ne vere dhe i prishin ne dimer,cdo here qe ndryshon qeveria ndryshojne dhe drejtoret e shkollave,drejtuesit e dikastereve publike,rrobat ndryshojne sipas koleksioneve po mendja jone eshte po e mbyllur.Kemi idene se jemi populli me i zgjuar i botes,me i pastri dhe normal me i bukuri.Ne fakt jemi si te tjeret,kemi njemije komplekse e prandaj sillemi si sillemi,hapim tema ne forum se na vjen turp te themi nga jemi,etj,etj.
     
  8. shefki

    shefki Papirus rex

    Re: Sa haptazi thoni qe jeni shqiptare?

    Calipso,me pelqeu arsyetimi yt qe nga fillimi deri ne fund!
    Doja te shtoja (midis te tjerash)qe botekuptimi rural i shqipetareve ndikon negativisht ne ekonomine a harmonine e vendit.Neve na mungon bashkimi vellazeror(karakteristike e vendeve te varfra);kjo doli ne pah nga menyra e perballimit te tragjedise se Gerdecit.Parlamentaret fajesonin sho-shoqin per
    shperthimin(ne vend qe te organizonin zhgjidhjen e situates),kurse popullata u corientua nga te plagosurit...te pastrehet.Ironikisht, kjo eshte i njejti popull qe nga ana siperfaqesore duket i shoqerueshem e kultivues kujdesi per njeri tjetrin.
    Si rrjedhoje shtirja eshte dicka tjeter per te cilen shqipetaret paguajne nje cmim te shtrenjte:kohen e humbur qe mund te perdoret per te bere dicka me te dobishme.
    Gjithashtu egoizmi(mendjemadhesia) qe e ka zanafillen ne pasigurine ne vetevehte e jo ne kryerjen e ndonje vepre madhore.
    Dembelizmi qe ka krijuar nje botekuptim sipas te cilit perfitimi me ane te krimit eshte e vetmja rrugezgjidhje per te ndjekur ritmet ekonomike te shteteve te zhvilluara...
    Se fundi,mohimi (ose ngurrimi per te publikuar,permiresuar ose thjesht diskutuar)i realitetit te pakendshem:rruget e papershtatshme per mercedezet e vjedhur,lypset prane dyqaneve lluksoze,jetimet e abuzuar...
     
  9. Guest

    Re: Sa haptazi thoni qe jeni shqiptare?

    Bota eshte hapur aq shume, sa dhe pyetjeve te tilla ju ka ikur tashme vlera. (nuk te pyet me njeri)
     
  10. s2008

    s2008 Primus registratum

    Re: Sa haptazi thoni qe jeni shqiptare?

    Kudo qe ndodhem me plot gojen e them jam shqiptar e bir shqiptari.E duhet ta kemi per nder prejardhjen tone se jemi nga kombet me te lashte ne evrope.
     
  11. Admir

    Admir Forumium maestatis

    Re: Sa haptazi thoni qe jeni shqiptare?

    E them me gjithe zemer. Me te mirat e me te metat tona jemi ato qe jemi. SHQIPTAR KRENAR!

    Kujt ti "dhemb" ne p.i.ll te nenes t'tyre t'shkojne!
     
  12. valbona

    valbona Primus registratum

    Re: Sa haptazi thoni qe jeni shqiptare?

    sa haptas e them qe jam shqiptare?

    UNE E THEM QE JAM DOPJO SHQIPTARE. DHE I JAP LEKSIONE FALAS PER HISTORINE, MENTALITETIN, CUNAT E GOCAT YJE , PLAZHET, ETJ.

    mesa shoh une kjo varet nga shteti ku jeton dmth cfare ligjesh ka kunder discriminimit. ndjenjat e mia jane te perziera ka dhe keshtu ka dhe ashtu. ne NY gjithmone thuhet haptas nga je. se fsheh dot. kuptohesh qe je i huaj menjehere. por nuk thua dot jam grek ose italian ta zeme se personi me te cilin flet do ta njoh nje grek apo italian dhe do kerkoje te te prezantoje me vendasin "tend".

    shqiptaret e shqiperise ne Ny me sa di une nuk e fshehin kurre se jane shqiptare. Me shume e fshehin ata jashte kufijve te shqiperise: maqedoni, sidomos Mal i zi dhe kosove. dy vendet e para thone jemi jugosllav dhe ke ca kosovare qe preferojne te jene serb. ( DHE KURRE SE KUPTOJ PSE MENDOJNE ATA TI THONE NJE TJETRI JO SHQIPTAR QE S'JMEI SHQIPTAR. S'ESHTE NDONJE DIFFERENCE NE PERCEPTIM PER SHQIPTAR APO JUGOSLLAV PER NJE AMERICAN)

    ndarja me e madhe per shqiptaret e shqiperise eshte se te gjithe jane Tironca DHE TIROCNAT E VERTETE JANE ATA me accent vlonjat e kuksian.

    Valbona
     
  13. valbona

    valbona Primus registratum

    Re: Sa haptazi thoni qe jeni shqiptare?

    KORRIGJIM

    kur permenda accent vlonjat e kuksian kisha ndermend te shkruaj nga veriu ne jug. per momentin me erdhen ndermend kukes-veri, vlore - jug.

    bona
     
  14. master-blaster

    master-blaster Primus registratum

    Re: Sa haptazi thoni qe jeni shqiptare?

    shume fare mddje perpiqem ti tregoi vlerat tona .........perhere
     

Shpërndajeni këtë faqe