Sa Realiste jeni ju dhe pse apo pse jo?!

Diskutime tek 'Sociologjia' filluar nga ADRIA, 5 Mar 2003.

  1. ADRIA

    ADRIA Primus registratum

    Sa Realiste jeni ju dhe pse apo pse jo?!

    Sa Realiste Jeni Ju & PSE?!

    - Njiheni si tipa qe ECNI ME KEMBE MBI TOKE apo e kunderta pra FLUTURONI ME KEMBE NE AJER (si te thuash)? Pra sa jeni ju realiste, ose jo?! Pse dhe kush ju ka bere te jeni te atille?! Mund te shpreheni lirshem dhe hapur per keto gjera ne kete teme. Jeni te lire te permendni vete shembuj nga jeta juaj apo me shoqerine.

    P.S. Se shpejti do te pergjigjem edhe vete ketu. Faleminderit tani dhe Shkrime te Mbara te gjitheve :)

    Sinqerisht ADRIA :cool:
     
  2. Kordelja

    Kordelja Valoris scriptorum

    Re: Sa Realiste jeni ju dhe pse apo pse jo?!

    Realizmin tim e paralelizoj me "frenat" e makines.

    Keto frena i kam shume te forta.

    P.s.Hi Adria! :)
     
  3. Guest

    Re: Sa Realiste jeni ju dhe pse apo pse jo?!

    Realiste???boh nuk e di.per mendimin tim varet nga situata.
    Zakonisht(flas per veten time)me thone qe jam pesimiste.Nuk mendoj se eshte e vertete pasi marr ne konsiderate ne filim humbjen.Pasi fitimi eshte gjithmone i gezueshem, dhe eshte humbja ajo qe na hidheron.Kerkoj gjithmone te minimizoj hidherimiet pra humbjet.
    Kjo qe thashe pak me lart per mua eshte realizem dhe jo pesimizem.
     
  4. Petroninsja

    Petroninsja Primus registratum

    Re: Sa Realiste jeni ju dhe pse apo pse jo?!

    Sa realiste mund te jem, ndoshta aq shume sa i hedh tutje endrrat e mia dhe marr udhen e jetes se si me serviret ....
    Ka raste qe dua ta mohoj realitetin e sotshem por eshte e pamundur e vetmja menyre eshte ti japesh fund jetes seshte cudi e kam menduar dhe dicka te tille por ne fund te argumentit me vetveten dal ne piken qe njeriu sado enderimtar te jete duhet te ballafaqoj ate jete qe ka kur i hapen syte nga gjumi i mengjesit deri ne ate te mbremjes.....
    Realiteti nje enderr e dhimbshme qe na sjell lot duke qeshur ose buzeqeshje duke qare.... :)
     
  5. PrInCiPiEl

    PrInCiPiEl Primus registratum

    Re: Sa Realiste jeni ju dhe pse apo pse jo?!

    Tungjatjeta ADRIA

    Jemi realistë në atë që e mendojmë e flasim dhe e veprojmë !
    Pse ?
    Sepse jemi parimorë - PRINCIPLED !


    Cdo të mira ADA :)
    PrInCiPiEl

    P.S. Ende jam duke i pritur ato poezitë që me i premtove ;)
     
  6. Thamina

    Thamina Papirus rex

    Mundohem te jem realiste,per faktin e mire se jeta me ka provuar ne shume gjera,dhe kam arritur te kuptoj qe vetem duke qene vetvetja dhe duke pranuar veten si jam do ec e lire dhe e cliruar ne kete jete.
    Sjam ne kete bote ti bej qefin tjerve e te bej gjerat si duan ato...nuk pres tju pelqej te gjithve pasi sme pelqejn te gjithe...por marrin respect nga une e kaq.
    Jam ne kete bote te jetoj e lire ne idet e mia,vendimet e mia,e ne mekatet apo ne miresin time.

    Preferoj dhe zgjedh te ec me kembe ne toke e te jem krenare per kush jam e si jam.
     
  7. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Nje lajm, apo me mire te themi disa lajme, qe po lexoja para pak ditesh, kane te bejne ne menyre te drejtperdrejte me kete karakteristiken e gjithsecilit per te qene realist.

    Ne teresi, une mendoj se ne kete gje ndikon shume shoqeria ne te cilen jetojme. Edukata qe marrim gjate jetes brumos tek secili prej nesh nje sistem vlerash, cfare vleresohet me shume apo me pak, apo per mire apo per keq, nga shoqeria. Dhe me pas secili synon te ngjitet sa me lart ne kete 'shkalle'.
    Dhe ketu heret a vone do te perfshihen edhe kendveshtrimet per gjithcka qe na rrethon dhe menyrat se si cdo individ perpiqet te ngjitet ne 'shkalle'. Nje faktor i konsiderueshem ketu eshte dhe optimizmi ku menjehere pason edhe te qenurit realist. Nje optimizem i shfrenuar rezikon stakimin me realitetin dhe nuk shohim dot mangesite apo gabimet. Gjithashtu edhe pesimizmi ben qe te mos shohim arritjet dhe meritat.

    Dhe pikerisht mbi keto ishin ato qe po lexoja. Tashme ekzistojne studime rigoroze me kohezgjatje prej me shume sesa 50 vjet, te kryera dhe te vlefshme per studentet dhe ndjekesit e shkollave ne Amerike.
    Nje nga studimet quhet: "Kultura Popullore: Problemi Amerikan i Vetvleresimit". Studimi tregon se si ne Amerike njerezit tashme kane nje vetvleresim shume te larte, por te pajustifikuar dhe pa baze ne realitet. Ne nje shembull qe merret me qytetaret e New Jersey, thuhet se ishin nder ata me vetvleresim shume te larte. Por jo vetem qe kjo gje eshte e rreme, por perkundrazi: nuk spikatnin ne asgje, njerez qe nuk te linin asnje pershtypje, pa ndonje arritje te jashtezakonshme ne jete pervec triumfit te perditshmerise se rendomte. Ata thjesht mendonin se ishin shume te vecante per arsyen e vetme sepse gjate tere jetes se tyre ju eshte thene se jane te vecante. New Jersey eshte nje mikrokozmos se si jane rritur dhe edukuar nje pjese e madhe e rinise amerikane gjate ketyre dekadave te fundit. "Fatkeqsisht, jeta ka nje menyre qe te perball me realitetin dhe keta femije kane mesuar ne menyre brutale se nuk ishin aq te jashtezakonshem sa u ishte thene nga prinderit. Prinderit ishin instruktuar qe te lavderonin dhe inkurajonin dhe shperblenin femijet pavaresisht se cfare benin. Rezultati: femije qe ne fakt jane me vleresim te *ulet* per veten por ama shume te perkedhelur qe mendojne se bota rrotullohet rreth tyre."

    Ne nje tjeter shkrim te viteve me vone, trajtuar me titullin: "Idjotet Konfidente: Studentet Amerikane jane me konfidente dhe me te paafte" si nje interpretim i perfundimeve te publikuara nga BBC "A sjell konfidenca sukses?", gjejme keto fjale:
    "Ne te njejten kohe kur studentet e quajne vetveten me nivel mbi normalin ne aftesine e tyre per te shkruar, rezultatet objektive te testeve tregojne se aftesia reale e tyre ne te shkruar eshte me e ulet ne krahasim me vitet 1960. Nderkohe qe ne vitet 1980 studentet thoshin se studionin mimimumi 6 ore ne jave, kjo gje me zor kap nje te treten ne vitin 2009, dhe habitshem sasia e studenteve qe shprehen se jane te motivuar per te mesuar eshte rritur." Citohet me pas nje studim tjeter qe paraqit nje rritje te narcizizmit prej 30% ne popullate kur krahasohen vitet 1982 me 2009 (PDF).
    "Te gjithe mendojne se qenuruit mbi-konfident, i dashuruar me vetveten, dhe me besim te larte tek vetja, kjo eshte celsi i sukesit. Dhe behet shume interesant fakti qe ky besim eshte shume i perhapur, i rrenjosur shume thelle, dhe i pavertete."

    Edhe ne nje rishikim dhe rivleresim te fundit te kesaj problematike, perfundimet e mesiperme vetem qendrojne dhe perforcohen. Cituar: Nowhere did the craze hit harder than in American schools. And once it did, it produced an endless assortment of colorful classroom interventions. One common exercise for elementary-schoolers involved a Koosh ball. A kid tosses the ball to another kid and compliments them — "I like your shirt". Then they toss the ball to someone else and compliment them — "You’re good at soccer". The good feelings travel with the Koosh ball across the room, back and forth and back and forth.

    Nuk duhet humbur asnjehere kontakti me realitetin. Optimizmi dhe vetevleresimi mund te ngrene moralin dhe motivimet per te bere dicka, por nuk do mund te bejne kete dicka. Aftesia eshte ajo cfare kryen pune.
     
    Artin, TinkerBell and Alivia like this.
  8. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    shume realist. Arsyeja... sepse po te them se nuk jam, me shohin me habi...
     

Shpërndajeni këtë faqe