SALVADOR DALÍ

Diskutime tek 'Fotografia dhe Piktura - Artet Figurative' filluar nga Blendi, 5 Sep 2003.

  1. Blendi

    Blendi Primus registratum

    SALVADOR DALÍ

    Salvador Dalí 1904 - 1989

    [​IMG]
    Autoportret si Mona Lisa, 1954

    Dalí ishte nje piktor gjenial, njekohesisht nje njeri me nje ego gjigande. Te tille deshire per vemendje kishte Salvador Dalí sa gjate nje periudhe qendrimi ne New York kur shetiste mbante me vete nje zilke te cilen e tringellinte sa here verente se kalimtaret nuk po i kushtonin vemendje te mjaftueshme. Qellimi i tij ishte te behej i madherishem, i adhuruar dhe i njohur ne te gjithe boten, Dalí ishte nje megaloman i deklaruar, dhe nje artist i paperseritshem, me nje stil krejtesisht te tijin.

    Karriera e Dalít ndahet ne tre etapa. Vitet e hershme, kur krijimtaria e Dalít ishte ende e njome ai pikturonte impresionizma. Etapa e dyte eshte midis viteve 20 dhe 40 kur Dalí iu bashkua levizjes Surealiste te Parisit dhe pikturoi surealizem. Pas kesaj periudhe, i bindur nga e dashura, Gala, Dalí tentoi te kthehej ne klasik. Dhe ia arriti qellimit.

    Ne kete teme do tentoj te sjell disa nga veprat me te arrira te Dalít. Te njejten gje jeni te ftuar te beni dhe ju.
     
  2. bebi

    bebi Primus registratum

    Re: SALVADOR DALÍ

    interesante!

    une ne fakt nuk i kam arrit akoma kto etapa ne shkolle, jam ala te romanticizmi dhe klasicizmi.
    nejse, jam kurioze te shof me teper nga salvador dali!
     
  3. Blendi

    Blendi Primus registratum

    Re: SALVADOR DALÍ

    Vitet e hershme

    [​IMG]
    Vilarbertrin, 1913 (Dalí ishte 9 vjec)


    [​IMG]
    Hort del Llane, 1918


    [​IMG]
    Natyre e Qete, 1918


    [​IMG]
    Portret i nje Cigani, 1919


    [​IMG]
    Autoportret ne Studio, 1915


    [​IMG]
    Tartani, 1919


    [​IMG]
    Dy djem ciganë, 1920-21


    [​IMG]
    Gjyshe Ana duke qepur, 1921
     
  4. Blendi

    Blendi Primus registratum

    Re: SALVADOR DALÍ

    Nga fundi i viteve 20 Salvador Dalí nis te krijoje vepra surealiste, te karakterizuara nga nje cmenduri gjeniale. Stili i tij ndryshon katerciperisht brenda nates, dhe papritur Dalí perfaqson nje rryme te re, ku edhe shpalos talent te pamohueshem.

    [​IMG]
    Ngulmimi i kujteses, 1931


    [​IMG]
    Ndertim i bute me fasule te zjera, 1936


    [​IMG]
    Enigma e Hitlerit, 1937


    [​IMG]
    Fytyra e Luftes, 1940


    [​IMG]
    Autoportret i bute, 1941


    [​IMG]
    Melankoli, 1942


    [​IMG]
    Femija gjeopolitik veshtron lindjen e njeriut te ri, 1943


    [​IMG]
    Nje sekonde para zgjimit nga endrra e shkaktur prej fluturimit te nje blete rreth nje shege, 1944
     
  5. Blendi

    Blendi Primus registratum

    Re: SALVADOR DALÍ

    [​IMG]
    Bashkshortja ime, nudo, 1945


    [​IMG]
    Krishti i Shen Gjonit te kryqit, 1951 (Periudha klasike)


    [​IMG]
    keshilli Ikumenik, 1960


    [​IMG]
    Darka e fundit, 1955


    [​IMG]
    Zbulimi i Amerikes nga Kolombi, 1958-59


    [​IMG]
    Toreadori ne halucinacion, 1968-70


    [​IMG]
    Shtegu i Enigmes, 1982


    [​IMG]
    Luftetari, 1982
     
  6. TDSH

    TDSH Primus registratum

    Re: SALVADOR DALÍ

    Ne qytetin ku ndodhem une gjendet muzeumi Salvador Dalí i cili permban nje numer shume te madh te punimeve te tij. Eshte themeluar nga nje cift amerikan te qujatur Morse, te cilet kane qene nga te paret qe kane mbeshtetur Salvadorin ne US, njekohesisht edhe miq shume te ngushte.

    Nuk mund ta pershkruaj dot se cfare ngacmimesh, deshirash, emocionesh, dhe madheshti te ngjallin ato piktura kur ti i qendron perballe. Te perpijne dhe ste leshojne derisa i largohesh. Ajo cfare eshte edhe me interesante eshte te degjosh vete zonjen Morse te te flasi per pikturat e Daliut. Shumica e interpretimeve (direkt nga daliu) te pikturave, vijne nga zonja Morse, duke qene se ajo dhe burri saje kane qene teper te lidhur me ciftin Dali.

    [​IMG]

    [​IMG]

    [​IMG]

    [​IMG]
     
  7. Archi

    Archi Forumium praecox

    Re: SALVADOR DALÍ

    Vitin e kaluar gjate pushimeve ne Marbella te Spanjes nje nga gjerat, qe me pelqeu dhe me beri pershtypje ishte Avenida del Mar me Plaza de Impresionismos, ku shumica e skulpturave aty i perkisnin Dalí si p.sh. Space Elephant, Apotheoze de Medusa, duke e kthyer ate shesh ne nje Open-Air-Museum te Dalí

    [​IMG]
     
  8. Rrapatushja

    Rrapatushja Nelk@

    Re: SALVADOR DALÍ

    Nuk ju duket se autoportreti si Monaliza eshte Misherimi i Don Kishotit. Nejse une Salvador Dali-n do ta shoh gjithmone si Don Kishotin , qe me penelin e tij ne dore mundohej te shpartallonte mullinjte me ere, duke besuar me te vertete se ne te tjeret nuk e shikonim qe mullinjte nuk ekzistonin. Dali ishte fodull (a nuk jane disi te gjithe artistet?), grandioz dhe insecure, duke u munduar gjithmone te ishte artisti qe nuk e ndiente vehten te ishte. Dali pikturonte se donte te ishte i madh, jo si ca te tjere qe pikturonin se nuk dinin se si tjeter te jetonin. Sketchet e tij te hershme kur sa kishte filluar akademine jane te perkryera nga ana teknike, dhe normalisht klasike deri ne palce. Aty nga vitet e fundit te akademise i mbajti ere fames qe pikasso po korrte me kubizmin, dhe pasi takoi pikasson filloi te eksperimentonte me kubizmin, tentative qe i doli i e pa fryt sepse Pikaso tashme i kishte vendosur parametrat per kubizmin dhe e bente ate kaq mrekullisht sa kubizmi i Dalit si binte kujt ne sy. Keshtu ju nis udheve me neone te Parisit ku degjoi per nje grup "inovative" poetesh, muzikantehs jazzzi, psikologesh qe i therrisnin vehtes Surrealiste. Fati i Dalit qendroi ne faktin se ata ne mes tyre nuk kishin piktore, dhe ketu Dali mund te krijonte parametrat e piktures surrealiste si t'ja donte sevdaja. And he became very good at it /pf/images/graemlins/wink.gif , ne proces e siper duke vjedhur edhe Galen, gruan e shokut te tij te dashur Paul Eluard. E megjithe perpjekjet e tij per te qene nje pijanec bredharak qe nderonte 5 gra ne nate (pra nje artist i vertete), ai i ngeli besnik vetem nje gruaje, dhe ne pikturat e tij megjithe surrealismin, dhe misticizmin qe i karakterizon objektet (mobiljet, pjeset e trupit etc) jane kaq te qarta dhe te pashnderruara, sepse Dali kurre nuk mundi ti shpetoje natyres se tij prej nje piktori klasik edhe pse u perpoq shume te ishte ne mode. Me kujtohen tani pikturat e tij te viteve 50' ku u munduak kaq shume te sillte dicka te re, "outrageous", por ishte perseritje dhe sterperseritje e temave te tij te vjetra. Ne fakt po ta vesh re holle holle fare DAli ka 4-5 tema qe sperseriten ne pothuajse gjithe punet e tij. Kur isha me e re me ka pelqyer shume, ndoshta ishte ajo ideja qe ne pamje te pare tabllote e tij dukeshin aq te ndryshme,te fresketa, dhe te "thella". Ehhh. Prape vazhdoj ta kundroj me kenaqesi, por ne nje kuader krejt tjeter
     
  9. Hermesss

    Hermesss Primus registratum

    Re: SALVADOR DALÍ

    Urime per temen e hapur Blendi, Dali' ka qene dhe mbetet piktori im i preferuar. Thjesht i paperseritshem.
     
  10. recoil

    recoil Primus registratum

    Re: SALVADOR DALÍ

    po gala-n pse nuk e qinte?

    me ka bere gjithmone pershtypje fakti qe ate (gala-n) e ka paraqitur gjithmone me nje brishtesi krenare (ne mungese te nje fjale me te sakte) dhe ne shumicen e rasteve me fokus ne kurrizin (e kthyer) ose qafen e saj.
     
  11. Rrapatushja

    Rrapatushja Nelk@

    Re: SALVADOR DALÍ

    DMTH (kush i ka inat njerezit qe perdorin DMTH? /pf/images/graemlins/smile.gif )

    Pra, dmth paska nje mundesi ne albforum ti shpetosh censor-ave /pf/images/graemlins/laugh.gif

    Pse te ben pershtypje qe Gala-n e ka paraqitur me nje lloj "brishtesie krenare", ke evidence per te kunderten? Pastaj cdo piktor, jo jo cdo mashkull e shikon femnen e vet me nje lloj brishtesie (?) qofte ajo dhe me vulgarja nder shoqe.
     
  12. recoil

    recoil Primus registratum

    Re: SALVADOR DALÍ

    kam vite qe mundohem ta heq nga fjalori parazitin "dmth", por pa sukses.

    me ka bere pershtypje sepse bie disi ne kontradite me realitetin (si dhe me menyren qe ai paraqet figurat e tjera femerore). nuk e di nese ke pare ndonje fotografi te saj. per me teper, ne ate lidhje ishte gala ajo qe luante rolin e mishngrensit.
    por ti ke te drejte. ka plot meshkuj qe i veshin "femres se vet" nje petk brishtesie. sikur dhe vetem per syte e tyre.
     
  13. Rrapatushja

    Rrapatushja Nelk@

    Re: SALVADOR DALÍ

    [(Heheh kam pare foto te saj, por te gjitha kur ishte 35 vjec e larte, ndoshta ne rinine e hershme ishte me e embel /pf/images/graemlins/wink.gif , sidoqofte po ta veresh me vemendje ka nje lloj butesie dinake ne syte e saj, nje si lloj deshperimi qe te jep pershtypjen se ajo ka jetuar shume jete)
    Realiteti i DAlit ishte ndryshe nga yni, dhe ndryshe nga i botes qe e rrethonte. Don Kishoti! Me kujtohet te kem lexuar nje interviste te tij pas ajo vdiq (normalisht qe gjate kesaj kohe ai kishte provuar ne disa lloj menyrash te vriste vehten por pa rezultat), ne fjale e siper pa dashje i shpetoi te thoshte se kishte qene koshient per dominancen e saj, por menyre tjeter per te marre fryme per te(Dalin) nuk kishte. Ai e kishte Kanonizuar Galen, ashtu sic ndodh qe disa meshkuj kanonizojne neneat e tyre. Diferenca e madhe ne moshe ndoshta ndikoi?
     
  14. Kuqalashja

    Kuqalashja Primus registratum

    Re: SALVADOR DALÍ

    Manhattan Skyline

    [​IMG]
     
  15. Kuqalashja

    Kuqalashja Primus registratum

    Re: SALVADOR DALÍ

    Female Rose

    [​IMG]
     
  16. Kuqalashja

    Kuqalashja Primus registratum

    Re: SALVADOR DALÍ

    Sun Table

    [​IMG]
     
  17. Kuqalashja

    Kuqalashja Primus registratum

    Re: SALVADOR DALÍ

    Gala Contemplating the Mediterranean

    [​IMG]
     
  18. LAKJA

    LAKJA Primus registratum

    Re: SALVADOR DALÍ

    HI HOW ARE YOU TXB
     
  19. Kostandina

    Kostandina Primus registratum

    Re: SALVADOR DALÍ

    me pelqen me shume me voltjerin qe duket dhe sy dy gra, wonderful painter
     
  20. jorgji

    jorgji Primus registratum

    Re: SALVADOR DALÍ

    jo per te dale nga tema
    Salvadori me pelqen shume dhe eshte njesh, por edhe Gustav Klimt nuk ngelet mbrapa

    kjo eshte "Danae" e Klimt
    [​IMG]
     

Shpërndajeni këtë faqe