SEKSI DHE FILLIMET E TË SHKRUARIT NË GJUHËN SHQIPE

Diskutime tek 'Historia Shqiptare' filluar nga Universal, 9 Apr 2015.

  1. Universal

    Universal AnonymouS

    SEKSI DHE FILLIMET E TË SHKRUARIT NË GJUHËN SHQIPE
    Në krahasim me gjuhët e tjera të Evropës, gjuha shqipe nuk ka një traditë të lashtë letrare. Në fakt, për arsyet historike, politike, ekonomike dhe gjeografike, shqipja ishte ndër gjuhët e fundit kombëtare të Evropës që ishte e shkruar. Nuk ka gjurmë të dukshme të gjuhës shqipe para shekullit pesëmbedhjetë. Kjo është një fatkeqësi jo vetëm nga pikëpamja gjuhësore, që të kuptojmë më mirë historinë e gjuhës shqipe dhe preardhjen e saj, por edhe nga pikëpamja letrare, sepse letërsia e shkruar e një kombi është treguesi i parë i historisë kulturore të kombit. Fillimet e letërsisë shqiptare, ose më saktë, fillimet e të shkuarit në gjuhën shqipe janë mjaft sporadike dhe disi misterioze.

    Fillimi i të shkruarit shqip përkon me seksin. Tani që kam vemendjen tuaj të plote dhe të pandarë, do të ju shpjegoj pse.

    Në historinë e letërsisë shqiptare pranohet në përgjithësi se teksti më i herët shqip që njohim deri tani dhe që mund të datohet është Formula e Pagëzimit nga viti 1462: Unte paghesont premenit Atit et birit et spertit senit, një përkthim shqip nga Pal Ëngjëlli, Kryepeshkopi i Durrësit, i formulës fetare të njohur në gjuhën latine.

    Mirëpo, shekulli pesëmbëdhjetë na ofron një tekst tjetër, një tekst mjaft të çuditshëm i cili mund të jetë një pikënisje më e herët e të shkruarit shqip. Është fjala për tekstin e Bellifortis-it, 57 vjet para Formulës së Pagëzimit. Dorëshkrimi i Bellifortis-it është një traktat mesjetar në gjuhën latine mbi shkencën ushtarake të asaj kohe. Autori i kësaj vepre të njohur ishte Konrad Kyezer (1366-1405), një ekspert gjerman piroteknik, d.m.th. në armë zjarri. Bellifortis-i ishte një vepër me rëndësi për princat e Evropës Qëndrore sepse tregonte me hollësi teknike të gjitha mundësitë bashkëkohore të luftës me armë zjarri. Një ekzemplar i dorëshkrimit të Bellifortis-it, nga viti 1405, ruhet në Muzeun Konde të Château de Chantilly në veri të Francës. Ky ekzemplar i dorëshkrimit, dhe vetëm ky ekzemplar, ka një shtesë në faqen e fundit (ms. 348/663, fol. 153v) që ka një rëndësi të veçantë për studime albanologjike. Nga përmbajtja, kjo shtesë prej 29 radhësh nuk është e lidhur fare me veprën e Konrad Kyeser-it, me gjithë se e dimë nga analiza grafologjike se shtesa u hartua në të njëjtën kohë me pjesët e tjera të dorëshkrimit. Kjo shtesë është një tekst mistik i shënuar nga një shkrimtar i panjohur pjesërisht në gjuhën latine dhe pjeserisht, d.m.th. tetë radhë, në një gjuhë akoma të pakuptueshme.

    Unë jam i mendimit se ky tekst është shkruar në gjuhën shqipe, dhe do të desha të dëgjoj edhe mëndimet dhe vërejtjet tuaja. Ja teksti latin, i përkthyer shqip si dhe tetë radhët në gjuhën e panjohur:

    1. "Kjo është bukuria e të dymbëdhjetë shenjave të ndriçuara.

    2. Djali i virgjër le të përshtatet në një ditë me diell

    3. në orën e parë të mëngjezit, duke mbajtur sendin rrumbullak në dorën e majtë

    4. të trupit të tij të paharmonishëm. Kurse në dorën e djathtë le të marrë një pishë,

    5. duke shprehur dymbëdhjetë herë atë që është e përshkruar.

    6. Pas një pushimi, kërko atë që duhet kërkuar,

    7. atë të përmendur përpara. I pranishëm është ai send subtil për të provuar.

    8. Ai që merr vesh din për çfarë është fjala. Mjafton një shprehje e thjeshtë.

    9. Të dymbëdhjetë lartësitë e qiellit dhe virtytet e përfshira në ato

    10. le të lidhin gjërat e përmendura përpara.

    11. due racha yze inbeme zabel chmielfet dayce dayci

    12. dayze yan yon yan

    13. Thuaj [në] veshin e djathtë të djalit ragam, kurse [në] të majtin

    14. echem sa herë që duhet të përsëritet

    15. deri sa të plotësoni normën e trupit të paharmonishëm.

    16. Pastaj, profetët Enoh dhe Elias,

    17. si dhe priftëria e lartë e thirrur, do të lidhin gjërat e përmendura.

    18. ragam ragma mathy zagma concuti perbra

    19. ista aus auskar auskary ausckarye zyma bomchity

    20. wasram electen eleat adolecten zor dorchedine

    21. zebestmus lisne zehanar zehanara zensa

    22. echem biliat adolecten zeth dorchene zehat stochis

    23. lisne zehanar zehanara zehayssa

    24. Sendin e ngurtë i cili është i lartë[përmendur] do t'a mbyllesh në dyllë të paprekur,

    25. dhe gjithashtu, pulqerin e kthetrit të djathtë të djalit.

    26. Sendi rrumbullak le të mbahet në dorën e djathtë, si më lartë,

    27. dhe në rast se ai bëhët i rëndë, mbi dorën e majtë në të njëjtën mënyrë.

    28. Le të ketë një valë që rrjedh në vendin ku plotësoni të kërkuarin.

    29. Për hir të Zotit."

    Nga teksti latin del pak a shumë e qartë, sipas meje, se kemi të bëjmë me një ceremoni të pjekurisë seksuale të mashkullit. Ceremonitë dhe ritet e tilla njihen në shumicën e kulturave të botës. Syneti mysliman dhe bar micva-ja çifute janë dy shembuj nga kultura bashkëkohore jo larg nga Evropa. Kemi pra një djalë për të pranuar në shoqërinë e meshkujve të rritur përmes ndonjë ceremonie. Në qendrën e vemendjes, nëse nuk gabohem, është një simbol i penisit të djalit. Kemi të bëjmë, pra, me një ceremoni falike me mjaft tabuizime. Një rol të veçantë në kryerjen e ceremonisë luajnë të dymbëdhjetë shenjat astrologjike si dhe profetët e krishterë Eliasi, simbol i diellit, dhe Enohu, nipi i Adamit dhe të Evës.

    Gjithë kjo informatë mund të na ndihmojë në interpretimin e tekstit jolatin. Për sa i përket këtij teksti të pakuptueshëm, duhet të theksohet që në fillim se kemi të bëjmë jo me një tekst të zakonshëm i cili do të mund të përkthehet fjalë pas fjale, por me një tekst plot formula magjike fetare, tabuizime dhe përsëritje. Bile, unë kam përshtypjen se ata që përdorën këtë tekst për kryerjen e një ceremonie, nuk e kuptuan vetë. Kjo do të thoshte se origjina e tekstit mund të jetë shumë më e herët se shekulli pesëmbëdhjetë.

    Me gjithë se nuk përkthehet kollaj, dhe ndoshta nuk përkthehet fare, shihet menjëherë se baza gjuhësore e këtij teksti ka disa afinitete të dukshme me gjuhën shqipe.

    Nga fjalët që duken të jenë me preardhja shqiptare mund të përmendim:

    yze izë (shqipe e vjetër)

    zabel zabel

    yan janë

    jon jonë

    ragam rragam

    mathy i math

    perbra përbri

    aus afsh

    *** ***

    wasram vashëri

    echem ehem

    biliat biliat (shqipe e vjetër)

    Herë pas here dalin edhe fjalë që të kujtojnë latinishten: concuti, electen, adolecten. Transformimet e fjalëve për hir të tabuizimit dhe përsëritjet e shumta në tekstin e Bellifortis-it dalin më qartë po ti radhojmë si më poshtë:

    a. due racha yze inbeme zabel chmielfet

    b. dayce dayci dayze

    c. yan yon yan

    d. ragam ragma mathy zagma

    e. concuti perbra ista

    f. aus auskar auskary ausckarye

    g. zyma bomchity

    h. wasram electen eleat adolecten zor dorchedine zebestmus lisne zehanar zehanara zensa

    i. echem biliat adolecten zeth dorchene zehat stochis lisne zehanar zehanara zehayssa

    Shihet se përveç përsëritjeve të fjalëve si në b., c., d., dhe f., një radhë e tërë, d.m.th. radha h. përsëritet plotësisht si radha i., natyrisht me shumë transformime ose tabuizime.

    Po të kemi të bëjmë këtu me një tekst në gjuhën shqipe të vjetër, si shpjegohet atëherë se ky tekst u gjet në faqen e fundit të një dorëshkrimi të tillë dhe kjo në veri të Francës?

    Me gjithë largësinë, është krejtësisht e mundur që ka pasur shqiptarë në Francë në shekujt katërmbëdhjetë dhe pesëmbëdhjetë. Në vitin 1269, Karli i Anzhu (1226-1285) mbërriti në Vlorë dhe u shpall tri vjet më vonë rex Albaniae (mbreti i Shqipërisë). Sundimi anzhevin në Shqipëri duroi deri në mes të shekullit katërmbëdhjetë, periudhë gjatë të cilës krahina të tëra të Shqipërisë së veriut morën fenë katolike. Nuk do të ishte e papritur atëherë nëse disa prej këtyre katolikëve, ose të paktën disa priftërinj frëng me njohuritë e gjuhës shqipe të ktheheshin në Francë pas tërheqjes së frëngëve nga Shqipëria.

    Pas një shikimi të shkurtër mbi tekstin pyetja shtrohet menjëherë: Bellifortis-i, a është shqip? Dhe po të kemi të bëjmë me një tekst në gjuhën shqipe, çfarë lloj shqipje është kjo? A ka tamam një bazë të qartë të shqipes që duket nëpër mjegullin e transformimeve dhe të tabuizimeve?

    Teksti mua më duket shqip. Jam i bindur, të paktën, se nuk ka një gjuhë tjetër evropiane që të përputhet më mirë me tekstin se sa gjuha shqipe. Mirëpo, duhet të tregoj sinqerisht se nuk kam qenë në gjëndje ta zgjidh çështjen përfundimisht dhe do t'ju isha shumë mirënjohës për mendimet tuaja. Në rast se nuk jeni ju në gjëndje ta zgjidhni misterin e parë në historinë e letërsisë shqiptare, atëhere ka shumë të ngjarë që teksti i Bellifortis-it do të ruajë fshehtësinë e vet për një kohë të gjatë. Por ndoshta ky ishte qëllimi i autorit anonim.

    Dorëshkrimi i Bellifortis-it

    Musée Condé, Château de Chantilly, ms. 348/663, fol. 153v.

    Viti 1405

    (Përkthim nga latinishtja)

    1. "Kjo është bukuria e të dymbëdhjetë shenjave të ndriçuara.

    2. Djali i virgjër le të përshtatet në një ditë me diell

    3. në orën e parë të mëngjezit, duke mbajtur sendin rrumbullak në dorën e majtë

    4. të trupit të tij të paharmonishëm. Kurse në dorën e djathtë lë të marrë një pishë,

    5. duke shprehur dymbëdhjetë herë atë që është e përshkruar.

    6. Pas një pushimi, kërko atë që duhet kërkuar,

    7. atë të përmendur përpara. I pranishëm është ai send subtil për të provuar.

    8. Ai që merr vesh din për çfarë është fjala. Mjafton një shprehje e thjeshtë.

    9. Të dymbëdhjetë lartësitë e qiellit dhe virtytet e përfshira në ato

    10. le të lidhin gjërat e përmendura përpara.

    11. due racha yze inbeme zabel chmielfet dayce dayci

    12. dayze yan yon yan

    13. Thuaj [në] veshin e djathtë të djalit ragam, kurse [në] të majtin

    14. echem sa herë që duhet të përsëritet

    15. deri sa të plotësoni normën e trupit të paharmonishëm.

    16. Pastaj, profetët Enoh dhe Elias,

    17. si dhe priftëria e lartë e thirrur, do të lidhin gjërat e përmendura.

    18. ragam ragma mathy zagma concuti perbra

    19. ista aus auskar auskary ausckarye zyma bomchity

    20. wasram electen eleat adolecten zor dorchedine

    21. zebestmus lisne zehanar zehanara zensa

    22. echem biliat adolecten zeth dorchene zehat stochis

    23. lisne zehanar zehanara zehayssa

    24. Sendin e ngurtë i cili është i lartë[përmendur] do t'a mbyllesh në dyllë të paprekur,

    25. dhe gjithashtu, pulqerin e kthetrit të djathtë të djalit.

    26. Sendi rrumbullak le të mbahet në dorën e djathtë, si më lartë,

    27. dhe në rast se ai bëhët i rëndë, mbi dorën e majtë në të njëjtën mënyrë.

    28. Le të ketë një valë që rrjedh në vendin ku plotësoni të kërkuarin.

    29. Për hir të Zotit."

    Codex Bellifortis

    Musée Condé, Château de Chantilly, ms. 348/663, fol. 153v.

    Anno 1405

    1. est hoc lucibulum signorum duodecim pulchrum

    2. puseo virgineus aptetur die solari

    3. hora mane prima tenens circulare sinistra

    4. corporis dyaphoni sed dextra facculam sumat

    5. et circumscriptum duodecies pronuncciando

    6. intervallo deposito postea require petitum

    7. preascriptum presens est hoc subtile probatum

    8. noscit qui intelligit sufficit expressio simplex

    9. prescriptosque ligant duodecim altitudines celi

    10. nec non et virtutes queque continentur in ipsis

    11. due racha yze inbeme zabel chmielfet dayce dayci

    12. dayze yan yon yan

    13. pusionis dextram ragam aurem sed sinistram

    14. echem pronunccies totiens sit reiterando

    15. donec compleveris corporis dyaphoni normam

    16. postea ligabunt enoch et helias prophete

    17. nec non magisterium summum invocatum prescriptos

    18. ragam ragma mathy zagma concuti perbra

    19. ista aus auskar auskary ausckarye zyma bomchity

    20. wasram electen eleat adolecten zor dorchedine

    21. zebestmus lisne zehanar zehanara zensa

    22. echem biliat adolecten zeth dorchene zehat stochis

    23. lisne zehanar zehanara zehayssa

    24. strictum quod est supra recludes virginea cera

    25. similiter policem unguis dextri pusionis

    26. manu quoque dextra teneatur rotundum ut supra

    27. quod si gravatur super eque sinistram

    28. sit et unda fluens de qua complebis quesitum

    29. deo gracias

    BIBLIOGRAFI

    ELSIE, Robert

    The Bellifortis text and early Albanian.

    në: Zeitschrift für Balkanologie, Berlin, 22 (1986), f. 158-162.

    - History of Albanian literature. East European Monographs 379. ISBN 0-88033-276-X. 2 vëllime.

    (Social Science Monographs, Boulder. Distributed by Columbia University Press, New York 1995) xv + 1,054 faqe.

    KYESER, Conrad

    Bellifortis. Umschrift und Übersetzung von Götz Quarg.

    (Dyseldorf 1967)

    SHUTERIQI, Dhimitër

    Shkrimet shqipe në vitet 1332-1850.

    (Akademia e Shkencave, Tiranë 1976) 315 f.

    TODORICIU, Dumitru

    Cel mai vechi text albanez?

    në: Contemporanul, Bukuresht, 24.XI.1967.

    - Un text albanez mai vechi decît formula de botez din 1462.

    në: Magazin Istoric, Bukuresht, 8 (1967), f. 82-84. Societatea de ºtiinte istorice ºi filologice din Republica Socialistã România.

    - Un text albanez necunoscut, inserat într'un manuscris medieval de tehnicã militarã redactat la începtul secolului al XV-lea.

    në: Studia Bibliologica, Bukuresht, 2 (1967), f. 311-325. Universitatea Bucureºti. Institutul Pedagogie. Facultatea de Filologie. Secþia de Biblioteconomie.

    English summary

    "Sex and the beginnings of writing in Albanian"

    The earliest datable text of Albanian is traditionally considered to be the so-called Baptismal Formula of Paulus Angelus from the year 1462. There is, however, another text half a century earlier which would seem to be Albanian and, if so, would be the oldest Albanian-language text ever discovered. It is an eight-line passage from the last page of the Bellifortis manuscript (ms. 348/663, fol. 153v) preserved in the Château de Chantilly in northern France and dated 1405. From the context of the surrounding Latin text, we know that the passage has to do with initiation rites involving much evident phallic symbolism. The non-Latin text, garbled and transformed for taboo reasons, offers magical, formulaic incantations and is thus impossible to translate as normal prose. Much evidence indicates that this text has an Albanian base.



    shkruan:


    Robert Elsie
     
    Johana, Dreamer and Al-Punk like this.
  2. Al-Punk

    Al-Punk Still here

    Teper interesante, por nje lidhje e veshtire per t'u argumentuar.
     
  3. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Ne qofte te se ne jemi misherim i nje ideje te ndergjegjesuar, atehere ne jemi prejardhes se shtreses me te larte shpirterore (realm) ku instinkti eshte kthyer ne imagjinate, arsye, llogjike, intuite dhe telepati (komunikim pa fjale dhe ne largesi te medha). Ne kete shtrese te larte gjuha e folur apo edhe e shkruar nuk ekziston por inteligjenca eshte e grades me te larte, po keshtu edhe krijimtaria dhe ndjesia (ndjenja). Fakti qe gjuha jone nuk eshte njohur te kete qene e shkruar para shekullit te 15-te nuk eshte prove domosdoshmerisht e mangesise se saj apo voneses se saj. Per mua eshte prove e lashtesise se saj ne realitetin shpirteror te shkalles me te larte perkundrejt rinise (vogelise) ne sferen materiale (ose te misheruar). Kjo na ben te jemi nder me te vjetrit si komb por edhe nder me te rinjte dhe si kulture me e re (krahaso nje femije me nje burre apo plak) ne do te demonstrojme mangesi nese krahasohemi, le te themi me kombe te tjera te cilet duke ardhur nga shtresa shpirterore me te uleta i jane nenshtruar edhe ligjeve te rikthimit, rimisherimit dhe si te tille te pajisur me me teper eksperience.
     
    Last edited: 23 Oct 2016
    Johana and Al-Punk like this.
  4. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Universal,
    Nuk deshiroja te postoja mendimin e mesiperm pa perfunduar analizen qe une i bej tekstit per te cilin ti kerkon mendim. Shtypa pa dashur butonin «kthe pergjigje» dhe duke mos dashur t'a humb (me ka ndodh shpeshhere-kam nje problem me butonat) po e le te qendroje me vete.

    Sidoqofte, do te te kundershtoje ne lidhje me interpretimin e arritjes se pjekurise seksuale, si i nenkuptuar nga teksti i mesiperm. Mbi te gjitha, per arsye se 12 shenjat e ndricuara permenden, per arsye se emri i atit, birit, shpirtit te shenjte permenden, per arsye se hiri i Zotit permendet, per arsye se emrat e profeteve Elias dhe Enok permenden... dhe personalisht mendoj se nese emra te shenjte permenden, fjala seks, duke qene e konsideruar si dicka normale dhe e natyrshme (mungesa e kompleksiteteve te ulta njerezore manifestuar nga qeniet e larta) nuk do te mbahej kaq e fshehte. Te mbash dicka te fshehte do te thote se eshte e turpshme. Por ajo mund te jete edhe private dhe si e tille nuk do te diskutohej ne asnje tekst fetar, qellimi i te cilit eshte zbulimi i ecurise llogjikuese e arsyetuese te te gjithe atyre qe lexojne tekste te tilla.

    Per sa i perket enigmes, po e paraqes si te rrjedhshme dhe te tere (te pandare ne fjali me pika me vete). E lexova dhe m'u duk shume i kollajte me thene te drejten. Sigurisht, kjo eshte menyra ime e te kuptuarit te tij.

    Flitet per KOHEN dhe MATJEN e saj. Konceptimi i aparatit te pare kohembajtes eshte esenca e tekstit. Nuk e di nese koha eshte nje lloj dimensioni, dhe me thene te drejten nuk dua t'ia di. Une di qe koha nuk rrjedh, vecse une rrjedh ne kohe. Nevoja e mbajtjes se saj eshte e rendesishme ne realitetin tone, por ne realitetin e qenieve te larta inteligjente e telepatike kjo kohe mund te jete e «udhetueshme».

    Virgjeria e djalit nenkupton mungesen e njohurise. Ai eshte i dritezuar nga ato qenie qe perceptohen te jene 12 qenie te ndricuara ose edhe drita vete. Vetem nen kete influence ai mund te arrije te konceptoje aparaturen e pare te matjes se kohes. Ai qendron ne mes te nje fushe, ne momentin e pare te lindjes se diellit, dhe ka ne doren e majte nje objekt te rrumbullaket qe eshte me i vogel se objekti qe ka ne doren e djathte qe eshte nje pishe. Dy krahet ose duart e ngritura larte te djalit simbolizojne akrepin e mbajtjes se ores dhe akrepin e mbajtjes se minutave i cili eshte me i gjate (per t'i dalluar nga njeri-tjetri). Pas cdo intervali te caktuar dhe me levizjen e diellit djali leshon hije mbi toke (sendi). Distancat e barabarta midis hijeve jane numrat nga ora 12 deri tek ora 12. Pas cdo intervali me sendin subtil (hijen) djali permend numrat ora 1.00; ora 2:00 e keshtu me rradhe. Djali vete simbolizon qendren e ores. Por njekohesisht fillon dhe ndergjegjesohet per ekzistencen e akrepit te sekondave. Mungesa e harmonizimit qendron ne faktin se ne momente te caktuara te dites te treja akrepat ndodhen ose ne anen e majte te saj ose ne anen e djathte te saj. Djali ndihet i lodhur duke mbajtur te dyja krahet te zhvendosur vetem ne njeren ane te trupit te tij.

    Ky eshte shpjegimi literal i instruksioneve te tekstit. Mendoj se djali duhet te kete arritur te ndertoje nje miniature te vezhgimeve te bera. Permendja e dyllit, me ben te mendoj se djali eshte udhezuar te vulose (shume letra vuloseshin me dylle) ose te dyllose objektin (per konservim te tij) me qellim qe hapja ose zbulimi i tij te behej ne kohen e duhur ose ne nje kohe te pershtatshme kur niveli i njohurive dhe zhvillimit intelektual do te kuptonte rendesine e tij.

    Shpjegimi alegorik, simbolik i pjekurise fizike, mendore dhe shpirterore te djalit vijon ne pikat 12 e poshte. Kjo eshte gjithashtu shume e lehte per mua. Mjafton te them se flitet per vjeljen e frutave te para (simbolizuar me bocen e pishes) si dhe perzgjedhja (elected) ndac nga vajzeria, ndac nga djelmeria e ndergjegjes se pare ne rangun njerezor qe i perngjason asaj te qenieve te larta.

    Tani po me vika shume gjume dhe nuk zgjatem dot me. Ndoshta ndonjehere tjeter.

    Te fala,
    Eléonoré
     
    Johana and Al-Punk like this.
  5. Airbourne

    Airbourne Papirus rex

    Was sollte man einer Frau schenken die alles hat? Einen Mann der ihr zeigt wie es funktioniert!
    Wer sein Leben genießt, wird bald von seiner Frau zur Rede gestellt.
    Henrik Ibsen.
     
  6. Airbourne

    Airbourne Papirus rex

    Ne piramidat e Egjyptit ishin ILIRET QE BENIN SEX.
    Te fala....TORRE.
     
  7. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Qellimi i autorit anonim eshte te shkruaje dicka ne menyre te tille qe vetem ai/ajo eshte ne gjendje te deshifroje, jo aq per te mbajtur dicka sekret me teper se sa per t'i lene shenje vetes te udhes qe ka bere dhe provave qe ka lene qe do te, perfundimisht, konfirmojne vertetesine e fjales dhe rendesine e implikimit te ekzistencesa se dyfishte te qenies NJERI si qenie shpirterore (per mungese te nje fjale tjeter) ose metafizike dhe si qenie materiale. Si qenie materiale, origjinare e cfaredolloj sfere, njeriu, ka kapacitet te kufizuar. Respektimi i ligjeve te fizikes apo te natyres jane primare per sigurimin dhe vazhdimesine e ekzistences trupore te tij. Vetem qenie te perzgjedhura jane dhe duhet te jene ato qe duhet te lejohen te, «udhetojne» ne kete kohe me qellimin PRIMAR te ruajtjes se planetit dhe jetes. Cdo mjet i perdorur, deri ne eliminim te cdo gjeje qe shkaterron planetin dhe jeten, eshte bamirese dhe eshte lene ne dore (diskrecion) te ketyre mbiqenieve. Si une, qe kam nje koke, si cdo familje qe e ka nje te tille, si cdo fshat, qytet, vend qe e ka nje koke edhe UNIVERSI (e vetmja fjale bashkuese e gjithesise qe une njoh) e ka nje MBINJERI qe eshte zoterues i NATYRES dhe i perzgjedhur prej saj per hir te provave qe ai ka dhene te dashurise dhe respektit per te.

    Djali ka ne doren e tij te majte nje send te rrumbullaket dhe ne doren e djathte nje pishe. Ana e majte e trupit te njeriut, duke perfshire edhe zemren, komandohen nga ana e djathte e trurit te njeriut. Ana e djathte e trupit te njeriut komandohen nga ana e majte e trurit te njeriut.

    Sendi i rrumbullaket, ne doren e MAJTE te djalit i perfytyruar si nje sfere perfekte, i prere terthorazi do te vinte ne pah nje rreth te mbyllur, qe eshte simboli i vete natyres me ciklet e saj bamirese te mbyllura. Nese natyra do te vepronte ndryshe atehere jeta nuk do te ekzistonte. Ana e djathte e trurit te njeriut (nenkoshienca-nenndergjegja) ashtu sikurse dhe natyra eshte instinktive, krijuese, ndjesuese dhe nuk komunikon me fjale. Shpeshhere komunikon me parandjenje, me nje goditje zemre, me nje dridhje trupore, me nje «ngrirje» gjaku apo acarim nervash. Ne cdo moment te caktuar, kjo pjese nenkoshience e jona e cila ka te njejtat veti tek cdo qenie e gjalle eshte e vetmja gje me te cilen ne lindim. Shpeshhere e perfytyroj si oqean te thelle, mbushur me mister i cili ne menyre te respektueshme pret qe te zbulohet. Shpeshhere e perfytyroj si dicka te erret (zeze) qe tregon thjeshte e pa dale ne drite e PAZBULUAR ose ende e PANJOHUR. Shpeshhere e perfytyroj si muzike dhe si e tille, pa fjale, e ndjej kur me aprovon, kur une perdor fjalen e duhur per te shprehur sentimentin e «saj». Por ashtu si dhe natyra ajo ka karakteristika dormante (gjumashe) dhe ne saj te kesaj vetie njeriu gjen riperteritje, rifreskim te sistemit nervor dhe rimbushje me frymezim. Kjo, per sa i perket simbolikes se sendit qe djali mban ne doren e MAJTE.

    Djali mban nje pishe ne doren e DJATHTE. Ana e djathte e trupit te njeriut komandohet nga ana e MAJTE e trurit. Koshienca, ndergjegja, truri i madh apo truri analitik jane ato qe simbolizohen me pishen. Pisha eshte nje peme me rrenje, trung, dege. Pak a shume treni i mendimit te njeriut te vine ndermend. Mendimi i njeriut ka te njejtat karakteristika, njohurite qe mund te vine nga burime te shumta (rrenjet jane po aq te degezuara), njesohen duke u trungezuar, atje ku dhe koka e muhabetit del, si dhe mund te ndahen ne dege qe qendrojne ne vetvete ne saj te pjellorise apo krijimtarise se mendimit. Bukuria e seciles nga keto dege eshte se mund te kthehet ne fondacion, baze, themel per te hapur nje tjeter fushe te nxitjes se mendimit, qe sjell frutin e vet. Kjo pjese e trurit eshte jo vetem pjesa komunikuese(me fjale) por edhe pjesa me aktive dhe nxitese e njeriut. Nese te paren une e parafytyroj si oqean, kete ane te trurit e parafytyroj si toke. Cdo gje mbi siperfaqen e tokes shihet dhe njihet. Ky objekt ne tekstin e mesiperm perkufizohet si i ngurte, per arsye te formes perfundimtare qe merr dicka e zbuluar, e njohur dhe e pranuar nga eksperte. Ajo sigurisht mund te jete e gabuar deri sa vertetimi per te kunderten ndodh. Por dicka e mbajtur si e vertete per mijra vjete dhe e transmetuar si e tille eshte si puna e poces e cila nuk ka me shprese per tu ripunuar sepse argjila apo plastelina, helas (fjale frengjisht per fatkeqesisht) eshte thare.

    Ky eshte shpjegimi i simbolikes per sendet ne doren e djalit. Kur po shihja filmin Frozen, vura re se Elsa, motra e madhe e Anes, mbas vdekjes se prinderve kurorezohet mbreteresha e mbreterise se prinderve te saj. Ajo sikurse dhe djali i shembullit tone mban ne duar te njejtet objekte. Nje send te rrumbullaket dhe nje skepter.

    Me siper konstatova me pak fjale vetite e dy aneve te trurit tone me karakteristikat perkatese. Thelbi i ceshtjes se tekstit qendron ne harmonine qe duhet te ekzistoje brenda per brenda njeriut. Njerezit sot, kam vene re, jane ne konflikt te madh me vetveten, per arsyen e thjeshte te mungeses se pjekurise se mjaftueshme per te kuptuar rendesine e te qendruarit te bashkuar e te harmonizuar brenda vetes se tyre. Nje shembull i thjeshte qe mund te sjelle ketu per te kuptuar rendesine e ekzistences se opozites brenda nesh eshte ajo qe me ndodhi me komshien. Nje dite, komshia ime e cila ka dy qene te medhenj, perkundrejt timit (mini schnauzer) u largua nga skena duke me lene para portes te ndyrat gjiganteske te njerit prej qeneve te saj. Jo vetem kaq por qindra miza kali u mblodhen rreth e siper te ndyrave. Kush eshte ai budalla qe nuk zemerohet me nje neglizhim te tille (dhemb per dhemb apo jo?) demonstruar me kaq mosperfillje, gati tallje nga ana e dikujt qe nuk i kam ndonje borxh? Reagimi i pare eshte te rrembeje te ndyrat dhe t'ia hedh para portes se saj. Zemra (qe eshte shume krenare--- kujtoni dhe fjalen zemerim) me rrahu me shpejtesi dhe me foli per kete padrejtesi, por ana ime e ndergjegjshme (ana e majte e trurit) qe eshte gjithmone ne gjendje degjimi qetesoi keto dallge oqeanike duke thene: Edhe ti ke nje qen, mund te ndodhe ndonje dite qe qeni yt mund te bezdise komeshien me lehje te pakontrolluara (nga ankthi i ndarjes se shkurter) e cila mund te marre masa ekstreme (per hakemarrje) dhe te lajmeroje organet perkatese per prishje qetesie. Nese ky debat i shkurter ne koken time nuk degjohet, por vrojtohet nga nje person i trete, ai sigurisht mund te mendoje se jam nje qenie qe nenshtrohet apo qe fal kollaj. Ndodh qe mencuria te merret si nenshtrim. Larg nga e verteta. Ne fraksion sekonde une kam kryer nje veprim por kam analizuar me shpejtesi mendimi pasojat e dy veprimeve te kunderta. Ata qe njihen sot si demoni me peshperiti ne nje ane te veshit dhe engjelli ne anen tjeter, nuk eshte gje tjeter vecse mungesa e njohjes se ekzistences se te kundertave brenda nesh. Vetem nje qenie e harmonizuar e dashuruar me vetveten dhe respektuesja me e madhe e saj eshte qenia qe ka arritur qe jo vetem cdo note muzike dale nga ana krijuese (e djathte e trurit) ta ktheje ne fjale perfekte por edhe cdo fjale perfekte te dale nga ana analitike ta ktheje ne ndjenje, vale muzike apo vale oqeani.

    Djali i harmonizuar pershkohet nga nje vale dhe ai ne ate moment te caktuar kthehet ne muzike te gjalle. Ai ka elementin lidhes. Dora e tij, apo ne tekst quajtur kthetri i djalit tashme i shternguar qendron grusht, nje e i pandare. Pellemba e dores prej te ciles dalin gishtat eshte AJO prej se ciles ai ka ardhur.

    Naten e Mire,
    Eléonoré
     
    Last edited: 31 Oct 2016
    Johana likes this.
  8. Airbourne

    Airbourne Papirus rex

    SEKSI eshte NATYRE,dhe filozofite e dyta nuk i NJEH.
    PIKE.
     
  9. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Nuk e di nese e keni vene re tek njerezit mungesen e simetrise perfekte ne fytyre? Une e kam vene re qe e vogel. Ndryshe nga te gjithe njerezit e vezhguar prej meje profili i djathte (mug shot) i te cileve eshte me i hijshem, une tek vetvetja kam profilin e majte. Jo vetem kaq, por jam aq djathtiste sa shpesh here me duket sikur funksionoj vetem me nje gjysem trupi. Me duket sikur ana ime e majte me mungon. Edhe zemra bilez nuk ndihet kur rreh. Kjo me ka bere te mendoj, e torturuar nga fakti qe nuk kam ndonje talent per te shkruar poezi, te pikturoj, te kompozoj apo ti bie nje vegle muzikore, se une qendroj vetem ne anen analitike te trurit. Por edhe ky fakt me torturon, sepse nuk kam ndonje talent ne fushat e shkencave te natyres, si matematike, fizike, kimi etj. Atehere ku rri une???? Une jam gjithmone ne trungun e trurit. Mbase talent te madh nuk kam por DI t'a dalloje ate. Nqs ne nje shkrim me larte une thashe se ana e djathte e trurit komandon anen e majte te trupit, kjo tregon se nje mengjarash ne pergjithesi eshte krijues por i mungon analitika. Kjo, dua te theksoj nuk eshte e vertete per ata njerez te cilet jane nga analistet me te medhenj e megjithate perdorin doren e majte per te shkruar apo per te ngrene dhe kjo per arsyen e thjeshte se ata funksionojne perfeksionalisht me te dyja kahet e trurit. Per ata nuk ka me bardhe e zi. Cdo gje e zeze (kupto e padale ne drite) eshte e ndricuar, njesoj sikur te kishin DIELL-in ne qender te kokes. Ata gjithmone do t'i gjesh ne nje sfond nje ngjyresh. Bardh ose Zi, varet nga preferenca e ngjyres.

    Mua personalisht me pelqen shume e zeza se gjyshet e mia visheshin gjithmone me te zeza. Por te bardhen e shoh si ngjyre parajesore dhe nuk jetoj dot pa te gjithashtu. Gjyshi im (nga ana e mamit), i pari evangjelist i Fierit, vishej vetem me te bardha, ndersa ai i babit vishej gjithmone bardhe e zi.

    Prandaj dhe objekti i rrumbullaket i pershkruar ne tekstin e mesiperm kalon pa problem nga dora e majte ne te djathte te djalit. HARMONIA PERFEKTE.
     
    Johana likes this.
  10. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Captain's Log: Sot me 21 Nentor 2016 (shenje qe po i le vetes dhe qe e di vetem une) po ve re me cudine me te madhe se ose nuk ka mengjarashe ne kete Forum ose jane teper modeste per te pranuar gjenialitetin autodidakt.

    Nejse: Shembulli i meposhtem eshte per te ilustruar argumentin tim. Ju lutem vini re se shoferi mban ne doren e tij te majte nje send te rrumbullaket dhe ne dore te djathte nje send te gjate. A nuk ju kujtojne keto sende shifrat 1 dhe 0, si dhe rendesine qe ato kane ne programim? Ne pamje te pare zero duket femerore dhe njeshi mashkullor, POR po te bejme nje prerje terthore te sendeve te tilla do te shihnim te kunderten.


    upload_2016-11-22_1-10-47.png
     
    Johana likes this.
  11. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    upload_2016-12-11_10-28-25.png


    Ata qe jane gati do t'a kuptojne per cfare e kam fjalen!
    PAGEZIM = (i pa gezuar) Bashkimi i shpirtit me trupin! Ajo qe te shpeton eshte edhe ajo qe te ve me teper ne rrezik!
    Disa nga karakteristikat e njeriut qe eshte GATI jane: Aftesia te qendroje i larguar nga turma, dhimbja e thelle, deshira per te ndihmuar te tjeret qe perjetojne te njejten ndjesi, patriotizmi, mungesa e deshires per te degjuar muzike operistike, arie etj (ne shume filma ku vrasesit seriale jane protagoniste, kryerja e aktit duke degjuar opera eshte karakteristika me spikatese-tregon mungese ndjeshmerie) kalimi nga euforia ne trishtim te thelle. Keta njerez e kane humbur aftesine te buzeqeshin. Ata ose do te qeshin me gjithe shpirt ose do te qajne me lote te pashterrshem. Jane te pangushellueshem. Kane force te qendrojne ne jete per hir te misionit qe kane per te permbushur dhe ndjenjes se thelle te detyres ndaj njerezimit. Keta njerez nuk presin hajdute t'u vjedhe zemren, keta njerez e vene zemren ne dore dhe thone «Merre gjysmen time, vec jeto»!
     
    Johana likes this.
  12. Airbourne

    Airbourne Papirus rex

    Pezzo die MERDA e Stück SCHEISSE,
    Si di ja bojme????
     

Shpërndajeni këtë faqe