SEX-y Rihanna kthehet përsëri në Instagram (Foto)

Diskutime tek 'VIPat me famë botëore, klubi i Fansave' filluar nga BeRaTsi_MiZeRje, 7 Sep 2014.

  1. BeRaTsi_MiZeRje

    BeRaTsi_MiZeRje Aktivist i AlbForumi

    [​IMG]


    Kur Instagrami i mbylli profilin e saj në muajin Maj për disa foto nudo, Rihanna nuk e kapërdiu lehtësisht këtë dhe premtoi se do të hakmerrej.

    [​IMG]

    Tashmë ka gjetur një mënyrë të re për të zgjidhur këtë ngërç dhe kjo falë fotografes Melissa Ford. Fotot e saj të fundit me bikini ajo tashmë i ka publikuar në llogarinë e rrjetit social të mikeshës së saj.

    [​IMG]

    Një “reportazh” i nxehtë nga varka, dhe një sjellje sikur kërkon të thotë që nuk mundet t’i respektojë rregullat asnjëherë.

    Këngëtarja 26-vjeçare nga Barbados është me pushime në Mesdhe, dhe duke shijuar udhëtimin mbi një jaht superluksoz, ka menduar të shkrepë disa foto.

    [​IMG]

    Ndërkohë, nga një raportim i fundit i publikuar nga “Daily Mirror”, bëhet e ditur se RiRi ka shpenzuar plot 6 mijë stërlina për një manikyr… por jo për ta bërë vet këtë shërbim. Ka pretenduar që të marrë me vete në pushimet e Italisë edhe estetisten e saj dhe për këtë i ka paguar shpenzimet e avionit, hotelit dhe trajtimit.

    [​IMG]

    Më pas, pasi “truket dhe parruket” ishin perfekte ka mundur të shfaqë disa foto të nxehta në rrjetin instagram.

    [​IMG]

    [​IMG]
     

Shpërndajeni këtë faqe