Shakespeare

Diskutime tek 'Letërsia' filluar nga Diavolessa, 7 Nov 2002.

  1. Kordelja

    Kordelja Valoris scriptorum

    Re: Shakespeare

    Mbreti Lear u shkruajt nga William Shakespeare ne vitin 1605 dhe u shfaq per here te pare ne Djetor 1606.

    LEGJENDA

    Ne legjenden origjinale angleze qe flet per mbretin Lear, Mbreti i Britanise, i cili vendos ne moshe te thyer t’ua ndaje mbreterine tre vajzave te tij.Ai pyeti secilen se sa e donin.Dy me te rriturat e mbushen me shpreheje dashurie, ndersa ajo e vogla i tha se e donte sikunder nje femije do te donte te atin e saj.I cuditur nga menyra e te shprehurit te te vogles se tij, Lear e ndan mbreterine vetem mes dy vajzave me te medha.Pasi moren pasurine e tyre, dy vajzat mosmirenjohese e trajtojne Mbretin Lear mizorisht keshtu qe Lear largohet per tek vajza e vogel, e cila nderkohe ishte martuar me Mbretin e Frances.E vogla kthehet ne Britani me nje ushtri, sfidon dhe mund dy motrat e medha dhe e rivendos ne fron Mbretin Lear.

    VEPRA

    Shakespeare e shnderroi Legjenden e Lear ne nje tragjedi te madhe dhe te tmerrshme.Intensiteti i vepres mbahet lart prej tij duke e bere Lear-in te cmendur nga mizoria e vajzave te tij me te medha, Goneril dhe Regan; vdekja e vajzes se tij te vogel, Kordelja; dhe vdekja e Lear me trupin e Kordeles ne krahet e tij.Kete aspekte te historise jane origjinale ne vepren e Shakespeare, sikunder eshte edhe karakteri i te marrit.
    Mbreti Lear eshte unik nder tragjedite e Shakespeare-s sepse ne vetvete permban historine e Dukes se Gloucester dhe te bijve te tij.Shakespeare i nderthuri keto dy histori duke e bere vepren me interesante.Kjo konsiston se Shakespeare beri te mundur qe vajzat djall te Lear te binin ne dashuri me te birin bastard te dukes;Edmund, nje shtjellim qe sjell rrjedhimisht edhe shkaterrimin e tyre.Historia e Dukes dhe vepra kane ngjashmeri paralele ne fatin e baballareve te shkaterruauar nga femije mosmirenjohes dhe mizore.

    Ne teresi vepra dhe historia e Mbretit Lear eshte nje lufte ndermjet te mires dhe se keqes.Mbreti Lear eshte konsideruar nje prej Tragjedive Poetike me te mira te Shakespeare.
     
  2. Benedeto Confforti

    Benedeto Confforti Primus registratum

    Re: Shakespeare

    Dubita che le stelle siano fuoco, dubita che il sole si muova, che la verità sia buggiarda ma non dubitare del mio amore
     
  3. anis

    anis Primus registratum

    Re: Shakespeare

    Chi è stato colpito dalla cecita' non puo' dimenticare il tesoro della vista perduta!

    O litigioso amore! Odio amoroso! Sempre creato dal nulla! O pesante leggerezza! O seria vanita'! Caotico inganno di leggiadre forme! Piuma di piombo, lucido fumo, gelido fuoco, inferma salute, insonne dormire, non è mai cio' che è.
    by R&J
     
  4. lost in love

    lost in love Primus registratum

    Re: Shakespeare

    love looks not with eyes, but with the mind
    and therefore is wigned Cupid painted blind
    Endrra e nje nate vere
    ------------------------------------------
    good ningt, good night
    parting is such sweet sorrow
    that I shall say
    good night, till it be morrow
    Romeo dhe Zhuljeta
     
  5. ezhderha

    ezhderha Primus registratum

    Re: Shakespeare

    perkthimi i nolit s'ka nevoje per koment, mu me duket ma bukur se origjinali biles(ne kete rast);

    thuaj yjet s'jane zjarr
    thuaj dielli u shua
    thuaj jete eshte varr
    po mos thuaj qe s'te dua!!!
     
  6. Kordelja

    Kordelja Valoris scriptorum

    Re: Shakespeare

    ROMEO DHE ZHULJETA

    Si shkak I shtjellimit te subjektit kesaj vepre eshte armiqesia tradicionale midis d familjeve te njohura aristokrate te verones; Montageve dhe Kapuleteve.Jeta e qete e qytetit trazohet here pas ere nga grindjet dhe vrasjet qe shkaktojne ato.Dhe asnjeri nuk e di arsyen e vertete te esaj armiqesie, vec vazhdon te mbahet gjalle si per inerci dhe te jetoje me gjakun dhe viktimat e saj.
     
  7. Kordelja

    Kordelja Valoris scriptorum

    Re: Shakespeare

    AKTI III, Skena II

    Zhuljeta

    E mjera une, thuame c’lajme ke?
    Perse te dridhen duart kesisoj?

    Vaja

    Ah, taksirat! Na iku, vdiq, vdiq, vdiq!
    Oh, kemi humbur, zonje, kemi humbur!
    Te mjeret ne! Na shkoi, u vra e vdiq!

    Zhuljeta

    A mund te jete qielli kaq i eger?

    Vaja

    Por ne mos qofte qielli esht’ Romeoja,
    Romeo, Romeo, kush mund ta besonte!

    Zhulieta

    C’djall qenke ti, qe me mundon keshtu?
    Kjo klithme i ka hije dhembjes ferri!
    Mos vrau Romeoja veten? Thuam “po”,
    Dhe kjo e thjeshte “po” helmon me shume
    Se syte vdekjeprures te lubise,
    Ne qofte ajo, mos qofsha une e gjalle
    A syte e tu, qe duken se pohojne.
    Ne u vra, me thuaj po, perndryshe, jo;
    Dhe me dy fjale, fatin me cakto!

    Vaja

    E pashe vete plagen qe kish marre:
    Atje, i qofte! Mu ketu ne gjoks,
    Ish nje kufome e dhimbsur pergjakur,
    E zbehur porsi hiri, gjakllangosur,
    Me gjak te mpiksur, desh me ra zali!

    Zhuljeta

    Coptoma zemren shpejt, o gjeme e zeze!
    Ne burg, o sy, mos pafshi liri kurre!
    Ti, balte, u kthe ne balte e mos jeto,
    Por hyr me Romen ne qivur!

    Vaja

    Ibalt, Tibalt, me i miri mik qe pata;
    Tibalt bujar dhe burre i nderuar,
    Ne vdekjen tede, s’desha te isha gjalle!

    Zhuljeta

    C’esht’ kjo stuhi nga fryu anet?
    Mos vdiq Tibalti dhe u vra Romeoja?
    I shtrenjti kusheri, me i shtrenjti short?
    Gjemo pra, ti, trumbete e llahtarise,
    Dhe lajmero qe erdhi fundi i botes,
    Se cili rron, kur s’rrojne at ate dy?

    Vaja

    Tibalti vdiq, Romeoja internohet,
    Ai qe vrau Tibaltin, internohet.

    Zhuljeta

    Romeoja derdhi gjakun e Tibaltit?

    Vaja

    Ai, ai; o dite e mallkuar!

    Zhuljeta

    O zemergjarper, fshehur ne nje lule!
    Ka pas’ dragoi nje strofke kaq bukur?
    Tiran i bukur! Djall fytyrengjell!
    O korb i zi me pende prej pellumbi!
    O qengj qe ke lakuterine e ujkut!
    Lende e urryer ne forme hyjnore
    Dhe krejt e kunderta nga kjo qe dukesh!
    Zuzar i ndershem, shenjt i mallkuar!
    C’te mbetet, o natyre, per ne ferr,
    Kur shpirtin e nje xhindi e ngulite
    Ne trupin me te embel te parajses?
    Ka pasur ndonje liber kaq te bukur
    Qe te permbaje lende kaq te ndyre?
    Sa keq qe pabesia te banoje
    Ne nje pallat te tille madhshtor!

    Vaja

    Ku kane njerezit bese e nder, e fe,
    Te gjithe jane horra e berrejshem,
    Te gjithe hipokrite e genjeshtare.
    Ku eshte Pjetri? Sillme pak raki.
    Ky helm, ky vrer, kjo dhembje po me plakin!
    Oh, turp, Romeo, turp!

    Zhuljeta

    T’u thafte gjuha
    Qe e nem! Ai s’ka lindur, jo per turp,
    Mbi ballin e tij turpi turperohet,
    Se eshte fron ku ve kurore nderi
    E behet mbret i vetem i perbotshem.
    Oh, c’egersire isha kur shava!

    Vaja

    A mund te flasesh mire per ate
    Qe vrau tet kusheri?

    Zhuljeta

    Por flas dot keq
    Per ate qe eshte burri im? Imzot
    Kush mund te ledhatoje emrin tend.
    Kur ta perleu jot shoqe pas tre oresh?
    Po pse, mor horr, me rave kusherine?
    Se horri kusheri desh vrau tim shoq.
    Pra, ktheu te burimi, lot i cmendur!
    Kjo curka jote i perket mjerimit
    Dhe ti lajthit e derdhesh per gezim.
    Im shoq, qe do te vritej, eshte i gjalle.
    Dhe vdiq Tibalti, qe e sulmoi ta vriste.
    Ky eshte ngushellim, perse te qaj?
    Dicka me keq se vdekja e Tibaltit,
    Me vrau ne shpirt.Do desha ta harroja.
    Por ja ku po me shtrydh kujtesen time
    Si krimbi i nemur, trurin fajtorit.
    “Tibalti vdiq, Romeoja internohet”!
    Ky ‘internim”, kjo fjale “internim”,
    Ka vrare dhjetemijera Tibalte.
    Vdekja e Tibaltit do te ish dhembje e mjafte,
    Sikur te merrte fund atje.Ose
    Ne rast, se vreri i hidhur ka nevoje
    Te argetohet me te tjera gjema.
    Perse s’vazhdoi, kur tha “Tibali vdiq”,
    Yt ate ose jot eme a te dy bashke,
    Qe te me shkulte kuje te zakonshme?
    Por ne vahdim te vdekjes se Tibaltit,
    “Rmeoja inernohet! Kjo fjale eshte
    Nene, babe, Tibalt, Romeo, Zhuljete,
    Te gjithe te vrare,te gjithe te vdekur!
    “Romeoja internohet”! Oh, kjo fjale
    S’ka fjale qe te shfaqe kete gjeme.
    Ku jane vaje, nena dhe babai?

    Vaja

    Mbi trupin e Tibaltit, qajne e cirren.
    Mos do te shkosh dhe ti? Te shpie une.

    Zhuljeta

    Le t’ia shpelajne ata me lot plaget,
    Se une, kur atyre t’u shterojne,
    D t’i derdh per Romeon, qe e mergojne,
    Ah, litar i gjore, c’u mashtruam.
    Sepse omeon tone e internuan!
    Ne shtrat ti do me sillje plot hare,
    Por une, vashe e virgjer, vdes e ve.
    Tani po shkoj ne shtrat te nuserise,
    Qe do te behet varr i virgjerise!

    Vaja

    Ti shko ne dhome, une gjej Romeon,
    Dhe po ta sjell ketu te qetoje.
    Degjo, Romeon sonte po ta coj;
    Te frati eshte fshehur, e di mire.

    Zhuljeta

    Oh, jepi kete unaze qe i dhuroj
    Dhe sillma per te fundit lamtumire.
     
  8. Erind

    Erind Forumium maestatis

    Re: Shakespeare

    ----- Soneti 128 -----

    Quando musica tu suoni, mia musica,
    su quel beato legno che alle dita
    gentili replica mentre conduci
    la vibrante armonia che mi smarrisce,
    quanto invidio quei tasti che in su e in giù
    tenendo il cavo di tua mano baciano -
    e dal raccolto le mie labbra escluse,
    lì accanto, si fan rosse a tanta audacia.
    Ben situazione e stato muterebbero,
    purché tu le sfiorassi, con quei rapidi
    in danza - e tu scorri sì che lieto
    fai morto legno più che vive labbra.

    [qb]Se tanta sorte hanno quegli sfrontati,
    dà lor le dita, a me le labbra al bacio.[/qb]
     
  9. Ofelia

    Ofelia Forumium praecox

    Re: Shakespeare

    What light is light, if Silvia be not seen?
    What joy is joy, if Silvia be not by?
     
  10. Diabolis Dassaretis

    Diabolis Dassaretis Forumium praecox

    Re: Shakespeare

    Akti V
    Skena II

    Një dhomë gjumi në kështjellë; Desdemona fle në krevat; një dritë digjet.

    ...

    Des. Kush është atje? Otello?
    Oth. Po, Desdemona.
    Des. Do të vini në shtrat, imzot?
    Oth. A u lute sonte, Desdemona?
    Des. Po, imzot.
    Oth. Në të bie ndërmen ndonjë krim i joti
    Të papaqtuar akoma me qiellin dhe përhirshmin
    lute atë menjëherë.
    Des. Medet, imzot, çfarë do të shuash me këtë?
    Oth. Mirë pra, bëje, dhe bjeri shkurt; unë do eci pak:
    Unë nuk dua të vras shpirtin tënd të pagatitur;
    Jo; qielli shpaguan! Unë nuk dua të vras shpirtin tënd.
    Des. Ju po flisni për vrasje?
    Oth. Po, po flas.
    Des. Atëhere qiell
    Ki mëshirë për mua!
    Oth. Amin, me gjithë zemrën time!
    Des. Nëse ju thoni kështu, shpresoj se nuk do të më vrisni mua.
    Oth. Hëm!
    Des. Por akoma më kall frikën; se ju jeni fatal atëhere
    Kur sytë tuaj vërtiten kështu: përse unë të trembem se di,
    Derisa fajësi nuk njoh; por prapë unë e ndiej unë kam frikë.
    Oth. Mendohu për mëkatet e tua.
    Des. Ato janë dashuritë që ju blatova ju.
    Oth. Po, dhe për të cilat ti vdes.
    Des. Ajo vdekje s'është e zakonshme që vret për dashuri.
    Medet, pse e kafshoni kështu buzën tuaj të poshtme?
    Ndonjë ndjenjë gjakatare ju trondit vetë pamjen:
    Ato janë ogure; por unë akoma shpresoj, unë shpresoj,
    Ato nuk më shënojnë mua.
    Oth. Paqë, dhe heshtu!
    Des. Po bëj kështu. Si është puna?
    Oth. Ajo shami dore që aq shumë e doja dhe ta dhashë
    ty
    Ti ja dhe Kasios.
    Des. Jo, për jetën dhe shpirtin tim!
    Dërgo për atë burrë,dhe pyete atë.
    Oth. Shpirt i ëmbël, kij kujdes,
    Kij kujdes dëshmitë e rreme; ti je në shtratin tënd të vdekjes.
    Des. Po, por akoma jo për të vdekur.
    Oth. Po, tani:
    Prandaj pranoi lirisht mëkatet e tua;
    Se të kundërshtosh çdo nyje me betim
    Nuk mund të heqë as ndalë bindjen e fortë
    Që më gërryen dhe më. Ti je e vdekur.
    Des. Atëhere Zoti të ketë mëshirë për mua!
    Oth. Unë them, amin.
    Des. Dhe ke mëshirë gjithashtu! Unë kurrë nuk
    Ju kam fyer në jetën time; kurrë se kam dashuruar Kasion
    Por me të tillë garanci të madhe qiellore
    Sa fuqi kam të dua; Unë kurrë si dhashë atij shënjë.
    But with such general warranty of heaven
    As I might love;
    Oth. Për qiell, unë pashë shaminë time të dorës në dorën e tij.
    O grua besëshkelur! ti e bërë gur zemrën time,
    Dhe më bën të therras çfarë kam ndërmend të bëj
    Një vrasje, që e mendoja një sakrificë:
    Unë e pashë shaminë e dorës.
    Des. Ai e gjeti atë etëhere;
    Unë kurrë nuk ja kam dhënë atij: derguar për të gjithashtu;
    Ai le të dëshmojë të vërtetën.
    Oth. Ai ka dëshmuar.
    Des. Çfarë, imzot?
    Oth. Se ai të ka përdorur ty.
    Des. Si? paligjëshëm?
    Oth. Po.
    Des. Ai nuk do flasë kështu.
    Oth. Jo, goja e tij është mbyllur;
    Jagoja i ndershëm ka marrë urdhër për të.
    Des. Oh! frika ime shpjego: çfarë, ai ka vdekur?
    Oth. Te ishin gjithë flokët e tij jetë, hakmarrja ime e madhe
    kishte stomak për të gjitha ato.
    Des. Medet! ai është tradhëtuar dhe unë jam e mbaruar.
    Oth. Jashtë, e përdalë! qan kështu për të para meje?
    Des. Oh, Syrgjynosmë, imzot, por mos me vraj!
    Oth. Poshtë, e përdalë!
    Des. Më vri nesër: më ler të rroj sot!
    Oth. Joo, nëse ti lufton,-
    Des. Po një gjysëm ore!
    Oth. Duhet mbaruar, këtu nuk ka pushim.
    Des. Por sa të them një lutje!
    Oth. Është shumë vonë. ( AI E MBYT ATË)
    Emil. (NGA BRENDA) Imzot, imzot! çfarë, houu!, imzot, imzot!
    Oth. Çfarë zhurme është kjo? Ska vdekur? akoma ska vdekur tamam?
    Sa çjam mizor jam dhe aq mëshirues!
    Unë doja dhimbjen tënde pambarim.
    Ashtu, kështu.
    ...
     
  11. Diabolis Dassaretis

    Diabolis Dassaretis Forumium praecox

    Re: Shakespeare

    Rreshti i parafundit:
    Unë nuk doja dhimbjen tënde pambarim.
     
  12. topciu76

    topciu76 Primus registratum

    Re: Shakespeare

    per ty hidhem ne kremine
    po ta di se nuk vritem
    per ty hidhem ne zjar
    po ta di se nuk digjem
    per ty hidhem ne det
    po ta di se nuk mbytem
    me ty bie ne dashuri
    po ta di se nuk genjen
     
  13. Dajaku

    Dajaku Primus registratum

    Re: Shakespeare

    Doubt what the stars are of fire
    Doubt also that sun moves too
    Doubt and the truth to be a liar
    But never doubt that I love you. :tipsy:
     
  14. Diavolessa

    Diavolessa Valoris scriptorum

    Re: Shakespeare

    William Shakespeare (1564-1616)


    [SILENZIO! QUALE LUCE IRROMPE...]

    Silenzio! Quale luce irrompe da quella finestra lassù?
    È l'oriente, e Giulietta è il sole.
    Sorgi, vivido sole, e uccidi l'invidiosa luna,
    malata già e pallida di pena
    perché tu, sua ancella, di tanto la superi in bellezza.
    Non essere la sua ancella, poiché la luna è invidiosa.
    Il suo manto di vestale è già di un verde smorto,
    e soltanto i pazzi lo indosano. Gettalo via.
    È la mia donna; oh, è il mio amore!
    se soltanto sapesse di esserlo.
    Parla, pure non dice nulla. Come accade?
    Parlano i suoi occhi; le risponderò.
    No, sono troppo audace; non parla a me;
    ma due stelle tra le più lucenti del cielo,
    dovendo assentarsi, implorano i suoi occhi
    di scintillare nelle loro sfere fino a che non ritornino.
    E se davvero i suoi occhi fossero in cielo, e le stelle nel suo viso?
    Lo splendore del suo volto svilirebbe allora le stelle
    come fa di una torcia la luce del giorno; i suoi occhi in cielo
    fluirebbero per l'aereo spazio così luminosi
    che gli uccelli canterebbero, credendo finita la notte.
    Guarda come posa la guancia sulla mano!
    Oh, fossi un guanto su quella mano
    e potessi sfiorarle la guancia!
     
  15. Darien

    Darien Primus registratum

  16. Diavolessa

    Diavolessa Valoris scriptorum

    Re: Shakespeare

    Ma gjen dot italisht " te plote" Romeo & Giulieta! ?
     

Shpërndajeni këtë faqe