Shekspiri ishte vetem shkrimtar apo edhe filozof?!

Diskutime tek 'Hapësira filozofike' filluar nga edy, 7 Apr 2003.

  1. edy

    edy Primus registratum

    Shekspiri ishte vetem shkrimtar apo edhe filozof?!

    wshtw ndoshta pyetje e cuditshme por pse jo ka edhe te vertetw. sepse veprat e tijma tashme kanw hyre dhe po lexohen si lwndw filozofie.
    ju cfarw mendoni?
    nw fund unw do ta jap pergjigjen qw mendoj.
     
  2. bobo

    bobo marksist-enverist

    Re: Shekspiri ishte vetem shkrimtar apo edhe filozof?!

    them ,ne pergjithesi, qe te gjith shkrimtaret (perjashto ata per femije) qe shtjellojne tema dhe probleme shoqerore, i pershkruan nje sens filozofik.
    kurse ne rastin e Shekspirit, mendoj une, qe ky sens eshte me i dukshem pasi ideja e marredhenieve shoqerore ,qe pershkru ai ,per kohen kan qene jo edhe aq te dukshme sa sot.
    -kurse, nga ana drames tfrishkme shpirterore, eshte me filozofik, ngaqe e permbledh makabritetin psiqik te Njeriut ,qe i pershtatshem per cdo kohe.
     
  3. Petroninsja

    Petroninsja Primus registratum

    Re: Shekspiri ishte vetem shkrimtar apo edhe filozof?!

    Homerso mos po tallesh dhe kesaj here ?! /pf/images/graemlins/laugh.gif
    Bej shaka, mendoj se Shakespeare ka qene nje filozof ne rradhe te pare pastaj nje shkrimtar i zoti, se ska se si te kete qene ne djeni te tere atyre fenomeneve qe perndjekin njerezit ne lidhje me njeri tjetrit dhe te meshirohen ne nje civilizim ndoshta me te zhvilluar qe eshte ai i sotshmi dhe te perbejne te njejtin skenar ndjenjash dhe emocionesh..... I pa-arritshem, veprat e tij mbahen si bibel e letresise dhe psikologjise njerezore....
     
  4. Vis Elbasani

    Vis Elbasani Forumium praecox

    Re: Shekspiri ishte vetem shkrimtar apo edhe filozof?!

    Jo, ishte nje punetor teatri i shkrete, te cilin e furnizoi filozofi dhe dramaturgu i madh Francis Bacon. Po te lexoni esete e Bacon-it, do ta kuptoni lehte se kush mund t'i kete shkruar veprat "e Shekspirit". Per me teper, sic na referon prof. Dalton ne UE, ishte ne mode fshehtesia(anonimati) e shkrimeve te karakterit teatral per filozofet me zë ne ate kohe ne Angli. Dmth, nese Shekspiri dhe Bacon do te kishin jetuar ne kohe te tjera, do te lexonim sot "Hamletin" e Bacon-it dhe nuk do te njihej fare ai punetori i teatrit...
     
  5. bobo

    bobo marksist-enverist

    Re: Shekspiri ishte vetem shkrimtar apo edhe filozof?!

    nina, mduket se Vis..., o tu t`shajt ty!, /pf/images/graemlins/wink.gif
    apo e ka me Shekon?!,-se un se kam nmen me lexu Bacon, edhe po qe vet gjyshi i Kevin Bacon-it /pf/images/graemlins/laugh.gif
    , un sdo e kisha duri!, ti bo ca tdush!? :eek:
     
  6. Kordelja

    Kordelja Valoris scriptorum

    Re: Shekspiri ishte vetem shkrimtar apo edhe filozof?!

    :eek: :eek: :eek: :eek:

    Viso me ter men e ke ti apo si :confused:
     
  7. Petroninsja

    Petroninsja Primus registratum

    Re: Shekspiri ishte vetem shkrimtar apo edhe filozof?!

    Viso nga na dolen keto hipoteza rreth nje shkrimtar qe njihet mire ne mbare boten per veprat e tij dhe na doli nje cope punetori teatri?
    Mos te thuash se dhe Anjshtajni mendjen e kishte te marr hua nga dikush tjeter, apo Aretha Franklin e kishte marr zerin e nje xaxe qe punonte ne fabriken e qumeshtit?
    Rri o burre i dheut nga mi psnonis keto lloj historirash qe spijne uje fare, na qenka Bacon autori i vertet i tragji/komedive Shakespearene....
    Cuditerisht.... mendimet abstrakte per te mos thene idioteske skane te sosur.... asgje personale ndaj teje Vis po thjeshte me duket shume absurde hipoteza qe parashtrove....

    P.S Homerso mos fut robte ne sherr ti... /pf/images/graemlins/wink.gif
     
  8. gezim lame

    gezim lame Primus registratum

    Re: Shekspiri ishte vetem shkrimtar apo edhe filozof?!

    mendoj se ky link do vlente per ata qe deshirojne te kerkoje mbi shekspirin dhe sidomos per te verteten e "authorship" te veprave te tij
     
  9. Vis Elbasani

    Vis Elbasani Forumium praecox

    Re: Shekspiri ishte vetem shkrimtar apo edhe filozof?!

    Kam degjuar, vertet, /pf/images/graemlins/smile.gif se kane lindur hipoteza per punet e Shekspirit. Disa thone se ka qene ne gjendje halucinative kur i ka krijuar(d.m.th., perdorte droga te lehta) veprat. Disa hipoteza thone se, duke marre Francis Bacon si bashkekohes te Shekspirit, Bacon-i ishte filozofi me i madh i kohes dhe vendit(Anglise). Dakord, Shekspiri ishte dramaturgu me i madh, por shkenca e njeh edhe zakonin e asaj kohe, sipas te cilit filozofet apo njerezit "serioze" e fshihnin emrin e tyre kur merreshin "me pune te rendomta", sic ishte edhe teatri.

    Po aq eshte e sigurt se Shekspiri, ne fillimet e tij, ishte nje punetor teatri(d.m.th., po s'ditet as kaq, une terhiqem automatikisht nga biseda ketu), sic e kemi mesuar ne fakultetin tone te Anglishtes nga pedagoge amerikane.

    Disa qarqe letraro-shkencore, por edhe disa filozofe te mevonshem, njohes te mire te puneve te Bacon, moren ne shqyrtim mundesine qe Bacon t'i kete kaluar pune "nen dore" Shekspirit, i cili s'kishte pse t'i mos pranonte.

    Kshu' puna, ...cuna!
     
  10. Zgalemi

    Zgalemi Primus registratum

    Re: Shekspiri ishte vetem shkrimtar apo edhe filozof?!

    E c'rendesi ka ne e shkroi Shekspiri apo Tahiri. Merreni lexojeni ate beni! Ata qe kane pare filmat te mos bejne sikur e kane lexuar :goofy: ,ata qe e kane lexuar ta lexojne prape :book: kurse ata qe e kane lexuar prape te fillojne te krijojne :rockband: .


    Zgalem akademiku :wave:
     
  11. atman

    atman Forumium maestatis

    Re: Shekspiri ishte vetem shkrimtar apo edhe filozof?!

    Nese Vis Elbasani eshte student universiteti, duhet te studioje ne fakultetin e thashethemeve.
    Ne histori ndodh shpesh here qe njerez te paafte dhe medioker te priren nga sensacionalizmat si e vetmja rruge per te bere pakez zhurme dhe per t'i thene botes se egzistojne. Kete gje ben edhe i ashtuquajturi prof Dalton, o kushedi si quhet.
    Te mohosh autoresine e Sheksipirit, eshte njesoj si te pohosh qe qeniet e gjalla rrojne vetem me gas karbonik.
    Ndersa Frensis Bekon (1561-1626)me sa di une njihet si filozof dhe e preçizuar si: THEMELUES I MATERIALIZMIT TE KOHES SE RE.
    Ne vepren e tij "Organoni i ri shkencor" hodhi bazat e metodes induktive. Ne nje nga veprat e tij "Atlantida" pershkruan nje shoqeri ideale, te lulezuar, organizuar ne menyre racionale.
    Nuk njihet asnje veper letrare. Dhe te garantoj se te publikosh me pseudonim nuk eshte ndonje shkak per te dyshuar ne autoresine e tjetrit. Te gjithe ne edhe ketu ne forum egzistojme dhe komunikojme me njeri tjetrin me pseudonime.
    As ne Angline e asaj kohe dhe asnjehere ne historine e botes nuk ka qene turp te jesh dramaturg. BIles nderoheshin. Persa i perket Sheksipirit them se nuk duhet vene ne dyshim. Dhe mos nxirr budallalleqe, qofte edhe te pohuara nga te tjeret. Nese s'do te ishte Sheksipiri dhe do ti kishte shkruajtur Vis Elbasani, s'do mend qe Shekspirin s'do ta njihte njeri. Eshte ndonje çudi kjo, apo zbulim i madh. Nje arsyetim i tille me kujton nje personazh te Cehovit qe thoshte: Dhe tani lumenjte rrjedhin ne shtratin e tyre. -I ziu mendonte deri ne çastin e fundit te jetes se thoshte gjera te reja.
     
  12. Vis Elbasani

    Vis Elbasani Forumium praecox

    Re: Shekspiri ishte vetem shkrimtar apo edhe filozof?!

    Ky ia fut krejt kot!: "Nuk i njihet asnje veper"... Po une pikerisht kete po them, qe nuk i njihet asnje veper, por filozofia e tij perkon me ate qe gjendet ne veprat e ...Shekspirit. Pastaj, kush tha qe nuk nderoheshin dramaturget mor bir?! FILOZOFET nuk shiheshin me sy te mire nese perpiqeshin te shkruanin drama e komedira.

    Nuk e di se i cilit profil je ne gazetari, por, te flasesh per prof Frank Dalton pa e njohur aspak, eshte njesoj sikur te flase zhaba per dinosauret...

    Gjithsesi, atman, mbeten hipoteza, por nuuk konsiderohet krim zbulimi i autoresise se nje apo ca veprave. Krim eshte zhdukja e tyre, sic ka ndodhur me veprat e Eskilit, apo autoreve te tjere te lashtesise. Por, propagandues te nje besimi(shih "Arvanitasit dhe prejardhja e grekeve", A. KOLA.)...
     
  13. Al-Punk

    Al-Punk Still here

    Re: Shekspiri ishte vetem shkrimtar apo edhe filozof?!

    Eshte e vertete qe per autoresine e veprave te Shekspirit ka disa variante. Nje ai ai Bacon (keshtu shkruhet?) dhe ka dhe te tjere qe thone qe shume nga veprat e tija jane te frymezuara nga djalli :devil:

    Sidoqetejete, ne i dime shume mire si histori ato qe trajtojne dramat e tija. Shpeshhere harrojme ti lexojme po ne castin megjithate ne castin qe lexohet kuptohet qe ato nuk jane vetem "drama".

    Shekspiri padyshim eshte shume filozofik ne veprat e tija dhe nuk duhet te lejohet qe te analizohet (si me siper) nga ndonje qe nuk e ka lexuar kurre.
     
  14. Vis Elbasani

    Vis Elbasani Forumium praecox

    Re: Shekspiri ishte vetem shkrimtar apo edhe filozof?!

    Mire, pra, mire, autoresia do t'i mbetet Shekspirit, por duhet te pranojme gjykimet e kritikat. Kurse per punen e djallit, tjeter eshte frymezimi jotokesor e tjeter eshte autoresia njerezore.

    Rendesi ka qe veprta mbeten filozofike, pavaresisht autorit!
     
  15. atman

    atman Forumium maestatis

    Re: Shekspiri ishte vetem shkrimtar apo edhe filozof?!

    Vis Elbasani, ai apo ata dinosauret tend jane fosile te nje kohe shme te thelle ne historine e planetit, ndersa zhabat jetojne akoma.
     
  16. Vis Elbasani

    Vis Elbasani Forumium praecox

    Re: Shekspiri ishte vetem shkrimtar apo edhe filozof?!

    Mire, o atman, mire, pse merzitesh? /pf/images/graemlins/smile.gif Madje, ne ate prizem qe e sheh ti, edhe Napoleoni nuk jeton me, ashtu sikurse jeton akoma nje lypes evgjit ne lagjen time...
     
  17. Zgalemi

    Zgalemi Primus registratum

    Re: Shekspiri ishte vetem shkrimtar apo edhe filozof?!

    C'ndryshim ka midis Napoleonit dhe atij lypesit te lagjes tende?
     
  18. atman

    atman Forumium maestatis

    Re: Shekspiri ishte vetem shkrimtar apo edhe filozof?!

    Me sa duket tendenca per te nxjerre ne ankand çdo gje, biles edhe çdo vlere te krijuar nga shoqeria njerezore eshte kaq e forte tek ty Vis Elbasani sa dashur pa dashur po jeton simoptomat e para te narçisizmit.
    problemi eshte shume i thjeshte nga sa mundohesh ta nderlikosh ti, sepse bota nuk lindi pikerisht kur linde ti, natyrisht as edhe kur linda une, por ndryshimi midis ne te dyve eshte se une nuk e kam vene kurre ne dyshim diçka te tille, ndersa ti po.
    A nuk do te ishte shume me e arsyeshme qe te diskutohej per vlerat e Shekspirit, per vepra te tij ne veçanti, se sa te ngrihen pikpyetje idioteske qe duan te vene ne diskutim ate qe eshte e padiskutueshme.
    Ka njerez qe bejne zhurme pikerisht ne kete menyre, shajne, kritikojne, hedhin posht dhe perdhosin veprat e te tjereve sepse jane te pazot per te krijuar vete. Shembuj te tille ne histori ka çdo dite dhe nga me tipiket eshte Neroni, perandori qe i vuri zjarrin Romes sepse nuk gjente dot rruge tjeter per te mbetur ne histori. Sa me i madh dhe me lart te jete ai qe shajme, aq me shume terheqim vemendje.
    Keshtu vepron Vis Elbasani!
    Mendoja se do te ishe modest dhe do te pranoje diskutime si edhe keshilla. Por vura re tendenca negative qe te perkthyera ne gjuhen e popullit (kopese)tone, do te thote: -kujdes mos i hip mushkes nga mbrapa!
     
  19. atman

    atman Forumium maestatis

    Re: Shekspiri ishte vetem shkrimtar apo edhe filozof?!

    Ne veçanti per Vis Elbasanin. Nuk kam asgje personale. Ndersa per lojen e shahut, mendoja se do te beheshe atehere kur lindi si ide, por tashme jam teper i zene dhe me duhet te perfundoj patjeter nje diçka qe kam ne duar . Ndoshta nje dite do te kemi mundesi. Ka me shume dite, thote(kopeja) populli, se kuleçe.
     
  20. Simpatikja.

    Simpatikja. Primus registratum

    Re: Shekspiri ishte vetem shkrimtar apo edhe filozof?!

    Une mendoj qe jo vetem Shekspiri,por cdo shkrimtar eshte filozof ne radhe te pare,pastaj eshte shkrimtar!Ne shkrimet e nje shkrimtari ka gjithmone filozofi...! :thumbsup:
     

Shpërndajeni këtë faqe