Shes një veshkë

Diskutime tek 'Duke shfletuar mediat, komenti i lire' filluar nga Blendi, 17 Jun 2005.

  1. Blendi

    Blendi Fillestar

    Shes një veshkë

    Kjo eshte nga EXPRESS

    <span style="font-style: italic">Fëmijëve nuk do t’u them se do të shes veshkën </span>
    <span style="font-weight: bold"> Rrëfimi i gruas nga Shkodra: Kurrë shteti nuk na dha një çati </span>

    Nëna fisnike nuk kishte më asnjë dyshim për vendimin që kishte marrë. Ajo do të shiste veshkën, dhe kjo tashmë ishte vendosur. Por këtë gjë kurrë nuk do t’ua thoshte fëmijëve të saj. Ata kurrë nuk do ta lejonin që nëna e tyre të vetësakrifikohej. Ndërkohë që gjatë bisedës me gruan, edhe pse ishte tepër e vështirë, ne diskutuam edhe për çmimin me të. Me zërin e mekur e pyetëm gruan fisnike për çmimin. “Nuk e di sa t’u them, na u përgjigj ajo. Mendoheni vetë, pasi unë jap një organ që mund të më kushtojë edhe jetën”. Lotët vazhdonin t’i rridhin dhe nuk e linin të fliste. Por ja që për një moment bëhet e fortë, si një nënë trime, që vetëm në libra e kemi lexuar. “Dua të ble shtëpinë dhe të laj borxhet. Mbase më duhen nja 70 milionë lekë apo 80 milionë. Nuk e di”, belbëzon ajo.

    Në fund çdo gjë u vendos për 70 mijë euro, me të cilat 47-vjeçarja mendonte se mund t’u jepte fund halleve të saja. Duke i premtuar se ditën e nesërme do të flisnim përsëri në telefon, pasi të pyesnim prindërit tanë në Greqi, vendosëm të largoheshim. Por fisnikëria e kësaj gruaje nuk do të ngelej me kaq. Edhe pse paratë ishin një luks për të, ajo në ofroi të pinim një kafe në një nga baret aty pranë. Madje na pyeti nëse kishim ngrënë, pasi i kishim thënë se u nisëm urgjent nga Tirana.


    Gazetarja- Përshendetje, zonjë!
    Gruaja- Përshëndjetje, ju jeni ata që folëm në telefon?
    Gazetarja- Po, kemi folur bashkë.
    Gruaja- Ulemi aty në lulishte ku mund të bisedojmë më rehat.
    Gazetarja- Patjetër.
    Gruaja- Që ta dini me kë keni të bëni, nuk jam ndonjë mashtruese, por hallet më kanë mbuluar dhe nuk di se çfarë të bëjë më. Quhem H.S., jam e martuar dhe kam pesë fëmijë. Ja ku kam edhe letërnjoftimin ( na tregon një certifikatë të sajën).
    Gazetarja- Lexuam në gazetë lajmërimin tuaj, që shisnit një veshkë, por nuk e besuam. Ne kemi një hall të madh, pasi kemi edhe një vëlla tjetër të sëmurë, të cilit i duhet patjetër të bëjë një transplant veshke. Është i shtruar në spital në Greqi dhe ne po bëjmë të pamundurën për të gjetur një dhurues. Por është shumë e vështirë.
    Gruaja- Unë e kam vendosur. Jam një nënë, kam pesë fëmijë, tri vajza dhe dy djem. Një vajzë e kam në shkollën e lartë dhe dy të tjerat në gjimnaz dhe tëtëvjeçare. Kam edhe dy djem. I madhi është i martuar dhe është më vete, ndërsa tjetri, edhe pse ka tentuar disa herë të emigrojë nuk i ka ecur. Burrin e kam pasur oficer, por ka dalë në lirim që në 1992-in.
    Gazetarja- E dimë që është e dhimbshme, por çfarë ju detyroi që të shisnit veshkën?
    Gruaja- Ana ekonomike po më shtyn. Unë për vete e kalova jetën time, e mbylla. Por më duhet të mendoj për ata fëmijë.
    Gazetarja-Vuani nga ndonjë sëmundje ?
    Gruaja- Jo, jo, kam bërë analizën e gjakut edhe të veshkave dhe çdo gjë e kam në rregull. Ne mund të shkojmë bashkë ku të doni ju dhe të bëjmë analizat. Unë jam e gatshme.
    Gazetarja- Ne sot u nisëm ashtu të papërgatitur, pasi nuk e dinim në se ishte e vërtet apo jo lajmërimi në gazetë. Na duhet të konsultohemi me mjekun dhe të fillojmë procedurat tek ambasada greke.
    Gruaja- Është puna juaj. Ju jeni të rinj dhe nuk e dini, por nëna dhe baba për fëmijën bëjnë çdo gjë. Unë nuk e dua jetën time, por vetëm fëmijët të mund t’i rregulloj. Ta di që fëmija im të paktën të mund të jetojë. Me këtë që po bëjë unë, të paktën mund ta shtyj edhe disa vite.
    Gazetarja- Jeni e sigurtë për atë që do të bëni?
    Gruaja- Unë do të hyj në thikë, dhe mbase edhe mund të vdes, por fëmijët e mi do të jetojnë. E di që është dhimshme, e di që është krim, por unë këtë po e bëjë për lumturin e tyre. Të njëjtën gjë do ta bënte edhe burri im, por ai është i sëmurë nga veshkat dhe nuk mundet.
    Gazetarja- Po burrit i kini thënë?
    Gruaja- Unë me të kam 30 vjet martuar. Ai do ta bënte vetë një gjë të tillë, por është i sëmurë nga veshkat dhe nga tensioni dhe kështu nuk mundet. Por do ta bisedoj edhe me të. Unë për vete jam e vendosur që do shesë veshkën, pasi atë e bëjë në emër të fëmijëve të mi.
    Gazetarja- Po fëmijët tuaj a janë në dijeni të veprimit që doni të bëni ?
    Gruaja- Jo, në asnjë mënyrë, ata nuk dinë gjë, sepse nuk do të më lejonin kurrë që të shisja veshkën. Edhe nëse unë kam për ta bërë një gjë të tillë, nuk kam për t’u treguar kurrë të vërtetën. Nuk mund ta duroj që vajzat e mia të mos kenë mundësi të vazhdojnë shkollën.
    Gazetarja- Keni njerëz të tjerë këtu ?
    Gruaja- Ne jemi jabanxhinj. Unë jam nga Puka, por burrin e kam pasur oficer. Kemi qenë në të gjitha qytetet e Shqipërisë, Berat, Durrës, Lushnje, ku kanë emëruar tim shoq. Por kjo gjë na ka lënë pa shtëpi, pasi kurrë nuk arritëm të kishim një çati tonën mbi kokë. Kur erdhi demokracia, burrin ma nxorën në lirim në vitin 1992, dhe tani merr vetëm asistencë. Shkonim ku na thërriste atdheu, dhe tani shteti na la në mes të katër rrugëve. Llogariteni vetë. Me 20 mijë lekë në muaj më duhet të paguaj qeranë dhe të ushqehem. Edhe vetë jam pa punë se këtu nuk ka punë për të rinjtë e jo për ne. Pastaj këta i duan me minifund.
    Gazetarja- Pra e keni vendosur?
    Gruaja- Po, moj bijë, e kam vendosur. Është e vetmja mënyrë për t’iu dhënë fund vuajtjeve dhe halleve të mia. Do të thoni ju pse nuk vini në Tiranë të punoni. Po kam borxhe dhe gjithë ato lekë nuk lahen me rrogë. Njerëzit të falin ditët, por lekë kurrë. Nejse këto janë hallet e mia. Ju shikoni procedurat tuaja si do të veproni. Unë ju thashë që nuk tundem nga vendimi im. Kam bërë edhe pashaportën, ja e kam me vete. Për mua është çdo gjë gati, ju veproni si të bëhet më mirë.
    Gazetarja- Ju ka marrë njeri tjetër në telefon ?
    Gruaja- Po, më ka marrë një burrë. Por ai filloi të më bënte moral e të thoshte se nuk duhet ta bëja një gjë të tillë. Duhet të gjesh ndonjë mënyrë tjetër për të zgjidhur problemet, thoshte ai. Një herë i humba shpresat dhe thashë se nuk kam për të gjetur njeri, deri kur më morët ju në telefon. Por unë e kam vendosur, nuk kam çfarë të bëj. Kam shkuar në Ulqin për të gjetur punë. Ishte një vilë trikatëshe për të pastruar dhe jepnin 200 euro në muaj. Nuk e di në se nuk do të mund ta shes veshkën, atëherë do të shkoj atje. Bashkë me burrin do të gjej ndonjë dhomë për të fjetur dhe do bëjmë hall. Por dua nga ju që të më ktheni një përgjigje sa më shpejt?
    Gazetarja- Sa të kontaktojmë me prindërit që i kemi në Greqi.
    Gruaja- Unë e kam hallin se duhet t’ju them atyre në Ulqin që në rast se ky muhabet bëhet, të mos ma mbajnë vendin e punës.
    Gazetarja- Ne do të flasim dhe do t’ju kthejmë përgjigje. Ndërkohë që ju mos hiqni dorë nga puna në Ulqin. Ne do të fillojmë të interesohemi për procedurat dhe pastaj do të komunikojmë sërish bashkë që të bëjmë edhe disa vizita.
    Gruaja- Si të doni. Unë jam e gatshme për çdo lloj vizite. Të vij me ju në Tiranë apo si të doni ju. Unë ju thashë shqetësimin tim. Ju shpëtoni jetën e vëllait tuaj, por edhe unë rregullohem në një farë mënyre me ato lekë edhe pse e di qe janë me gjak. Vetëm se kam merak, pasi mendoj se më duhet edhe mua një njeri që të më shoqërojë andej. Ju jeni, por keni vëllain tuaj. Mirë do të ishte ta kisha edhe unë një mbështetje, pasi do të hyj në thikë, nuk e di si mund ta bëjmë?
    Gazetarja- Edhe për këtë do të interesohemi ne, por sot jemi të papërgatitur për t’u dhënë një përgjigje se nuk e mendonim se vërtet do të gjenim një njeri të gatshëm për të na dhënë një veshkë.
    Gruaja- Ajo tashmë ashtë e vendosur.
    Gazetarja- E di që është e vështirë edhe për ju. Por edhe ne e kemi mjaft të rëndë për t’u pyetur. A mund të na thoni se sa do të kushtojë e gjitha kjo.
    Gruaja- Nuk e di sa t’ju them. Mendoheni vetë, pasi unë jap një organ që mund të më kushtojë edhe jetën. Dua të blej shtëpinë dhe të laj borxhet. Mbase më duhen nja 70 milionë lekë apo 80 milionë. Nuk e di.
    Gazetarja- Jeni dakord për 70 mijë euro?
    Gruaja- Mirë, kështu mund të blejë një shtëpi dhe të laj ato borxhet, të cilat na kanë mbytur.
    Gazetarja- Atëhere dakord e lëmë kështu.
    Gruaja- Në rregull, por tani a keni kohë të vini që të pini një kafe. Nuk e di a keni ngrënë bukë. Unë e kam shtëpinë këtu afër. Mund të vini po të doni sa të hani një kafshatë bukë.
    Gazetarja- Mbase një herë tjetër, pasi jemi shumë vonë për në Tiranë.
    Gruaja- Mirë, po pres telefonatën tuaj.
  2. antares

    antares Fillestar

    Re: Shes një veshkë

    Tragjike!
    Nuk di c'te thote njeriu ne te tilla raste. Ata qe e sollen shqiptarin deri ne kete pike qofshin mallkuar ne jete te jeteve dhe miljonat qe kane vene ne kurriz te ketij populli i befshin ilace per vehte dhe per pjellat e tyre deri ne brez te shtate!
    Sonia007 likes this.
  3. Kondrapedali

    Kondrapedali Kondrapedali Staff Member

    Re: Shes një veshkë

    Amen!!!!!!

    E bënë Shqipërinë Filipine.

    Na gjeni nai llaf me shajt që ta mushi gojën kur e thu [​IMG] [​IMG] .
    Sonia007 likes this.
  4. Isabelle

    Isabelle Anëtar aktiv

    Re: Shes një veshkë

    Si eshte linku i ksaj gazetes/revistes Express ? Po e kerkoj po nuk rezulton gje...
  5. Dolores

    Dolores Fillestar

    Re: Shes një veshkë

    Pse Shqiperia u duket me mire se Filipinot???...femrat njesoj punojne ne prostitucion si atje , ato motrat tona Shqiptare qe i kan shit per nji kothere buk andej ...varferia shperfytyron njeriun ...
    kush e ka pa filmin &quot;Dirty Pretty things&quot;...tregon per nji femer qe do te shesi nji nga oganet e saj per te marre lejeqendrimi ne Londer, Angli ... &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/frown.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/frown.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
  6. Blendi

    Blendi Fillestar

    Re: Shes një veshkë

    http://www.gazetaexpress.com.al/
  7. edi edi

    edi edi Guest

    DU TE SHES VESHKEN NESE ME NDIMON NJERI TE GJEJ NDONJERIN QE I NEVOITET MUNT TE ME KONTAKTOJE NJE ADR FACEBOOK.EDI EDI CHE. TE ME DEROJE NJE SMS.
  8. Megg

    Megg SunShine Staff Member

    Nuk te gjej ne facebook,me jep dot e-mail?
  9. Delirium

    Delirium Anëtar i njohur Staff Member

    Cfare!???? Megg u merrke me tregeti veshkash!?
    O Zot cfare njerezish te deshperuar ka
    Sonia007 likes this.
  10. Megg

    Megg SunShine Staff Member

    :confused::eek::oops: Nuk dua te komunikoj per TREGTI me "edi edi-n"
  11. edi edi che

    edi edi che Guest

    megg po te le nje nr tel...0696619296...ju lutem se jam shum shum keq nga ana ekonomike ju lutem me kontaktoni........
  12. Iliro Dardan

    Iliro Dardan Anëtar i njohur

    Cfare po ndodh ketu?
  13. beni123456789

    beni123456789 Fillestar

    .pershendetje.kerkoj te shes veshken per arsye personale dhe te domozdoshme.kush eshte i interesuar te me dergoj nje ms ne imailin-- beni-frr@hotmail.com,bashke me oferten dhe kushtet..ju falemderit.
  14. The decatur

    The decatur Perjashtuar nga Albforumi

  15. Slevin

    Slevin Anëtar aktiv

    Po nese blej 2 veshka ka ndonje ofert per te 3???
    Sonia007 likes this.

Share This Page