Shija e ushqimit ndryshon sipas muzikës që dëgjojmë

Diskutime tek 'Mistere, Konspirime, Kuriozitete' filluar nga Universal, 8 Apr 2015.

  1. Universal

    Universal AnonymouS

    Perceptimi i shijes së ushqimit mund të ndryshojë në vartësi të muzikës që dëgjojmë. Kështu thotë një studim i realizuar nga Charles Spence, profesor psikologjie në Universitetin e Oksfordit.

    [​IMG]


    Sipas Spence, perceptimi i të kripurit vjen duke u ndikuar nga tonet e larta, ndërsa ato të ulëta rrisin perceptimin e së ëmblës.

    Në praktikë, nga kërkimi i kryer rezulton se personi që ha çokollatën duke dëgjuar muzikë të trishtueshme merr një shije të hidhur, e cila bëhet më e ëmbël nëse muzika që dëgjon është më e lehtë.

    Për më tepër ka rezultuar se dëgjimi i “Nessun Dorma”, i kompozitorit të madh Giacomo Puccini, rrit ndjeshëm intensitetin e shijes së kafesë.
    / Top Channel
     
  2. Thamina

    Thamina Papirus rex

    Hmm interesante,por ka dhe tjera menyra qe ushqimi merr shije tjeter shije...te embel a kripur.:)
     

Shpërndajeni këtë faqe