SHKOLLA E MESME "HASAN TAHSINI"SARANDE.

Diskutime tek 'Shqipëria.com' filluar nga Sweety el, 4 Jan 2011.

  1. Sweety el

    Sweety el Locus omnem

    “Hasan Tahsini” në Sarandë, shkolla më e mirë e Maturës Shtetërore

    Ministria e Arsimit dhe Shkencës duke u përqendruar tek gjimnazet publike, me numër maturantësh mbi 150, ka përcaktuar zyrtarisht shkollat e mesme te përgjithshme më të mira në provimet e Maturës Shtetërore. Me nivelin më të lartë të pikëve të maturantëve gjatë provimeve të MSH ka dalë gjimnazi “Hasan Tahsini” në Sarandë me 110.05 pikë mesatare për maturant dhe me gjithsej 168 maturantë në vitin 2006.

    Z Pollo uroi drejtorin e kësaj shkolle z. Apostol Nika si dhe shefin e Zyrës Arsimore Sarandë z. Eduard Mehmeti, për këtë rezultat dhe për çmimin që është Prizmi i Artë i gjimnazeve.

    RRETHI SARANDË
    GJIMNAZI HASAN TAHSINI
    Pikë mesatare për maturant: 110.054
    Nr i maturanteve ne vitin 2006 dhanë 4 provimet e maturës: 168

    Shkolla “Hasan Tahsini”

    Shkolla e mesme e përgjithshme “ Hasan Tahsini” ka hapur dyert 46 vjet më parë. Në vitin 1964 shkolla u pagëzua me emrin e dijetarit të shquar, Hasan Tahsini, lindur në Ninat të rrethit Sarandë. Për vlerat e tij si shkencëtar Hasan Tahsini u bë rektori i parë i Universitetit të Stambollit.

    Fillimisht shkolla u çel me 38 nxënës ndërsa trupa mësimore përbëhej nga 9 mësues. Shkolla ka patur në gjirin e saj 4 mësues të merituar. Ndër vite shkolla është dalluar për pjesëmarrje në Olimpiadat Kombëtare në të gjitha lëndët, ku janë nderuar me çmime dhjetëra nxënës.

    1968 dhe 1974 dekoratë Urdhri i Punës klasi i dytë.

    1987 dekoratë Urdhri Naim Frashëri klasi i dytë.

    2003 shkolla është nderuar me çmimin Nderi i Qytetit

    Sot shkolla numëron mbi 800 nxënës që bëjnë mësim në 22 klasa dhe në të japin mësim 34 mësues.

    Në provimet e Maturës Shtetërore, nga 168 maturantë në provimet e detyruara morën notën 10:
    Në letërsi 14 maturantë
    Në matematikë 8 maturantë
    3 nga këta maturantë u vlerësuan me 10 në të dyja lëndët.
    Në provimet me zgjedhje u vlerësuan me notën 10:
    24 maturantë, nga këta 3 me notën 10 në të dyja lëndët.
     
    MegiB likes this.
  2. Sweety el

    Sweety el Locus omnem

    Hasan Tahsini ka qene gjithmone nje nga shkollat me nivel me te larte ne gjithe republiken e shqiperise... Duhet te mos harrojme qe nje vleresim i veçante shkon per mesuesit tane qe kane qene dhe jane te shkelqyer...
     
  3. Sweety el

    Sweety el Locus omnem

  4. Megg

    Megg Carpe Diem

    24 maturantë, nga këta 3 me notën 10 në të dyja lëndët.[/quote]

    Mesa di une jane 4 lende ne provimin ne gjimnaz :2 me detyrim dhe 2 me zgjedhje apo jo???
     
  5. Sweety el

    Sweety el Locus omnem

    dmth,letersi dhe matematike
     
  6. Sweety el

    Sweety el Locus omnem

    ne 2009-2010 ne dolem te tretet ne REPUBLIKEN E SHQIPERISE per rezultate te larta ne provime(maturantet sigurisht)
     

Shpërndajeni këtë faqe