Shkrimtari me i madh i shekullit te XX-te!

Diskutime tek 'Letërsia' filluar nga ledioni, 10 Sep 2005.

  1. ledioni

    ledioni Fillestar

    Shkrimtari me i madh i shekullit te XX-te!

    Shekulli i kaluar ka njohur me dhjetra e dhjetra shkrimtar te medhenj, por cili mund te quhet me i madhi?
  2. ihsan

    ihsan Fillestar

    Re: Shkrimtari me i madh i shekullit te XX-te!

    Pa dyshim njeri nga shkrimtaret me te medhenj te shekullit te kaluar eshte Franz Kafka.
    Romanet e tij"Amerika","Procesi" dhe "Keshtjella" jane bere tashme me te famshmet e letersise moderne.
    Nje rol te rendesishem ne veprat e Kafkes luajne edhe tregimet e tij.
  3. eniad

    eniad Anëtar aktiv

    Re: Shkrimtari me i madh i shekullit te XX-te!

    Ledion, si fillim, te them faleminderit per temen se mund te zhvillohet ne menyre interesante.
    Megjithate, nuk e di se perse eshte gjithnje kjo mania e berjes se nje liste, ku patjeter duhet te jete dikush ne krye. :shrug:
    Letersia, per me teper eshte shume subjektive dhe ka hapesira te pamata per te gjetur gjera te bukura te cilave kurresesi nuk mund te arrish t'u krijosh nje hierarki nga me e mira te ajo me pak e mire. Nuk do te ishte me sakte, ndoshta, qe tema te ishte per shkrimtaret qe kane lene gjurme ne shekullin e kaluar? Ky eshte nje sugjerim shume dashamires /pf/images/graemlins/smile.gif , shpresoj te mos lere vend per keqinterpretime.
    Duke iu rikthyer subjektit te temes, mua personalisht me kane lene pershtypje shume shkrimtare, disa prej tyre mbase jo shume te njohur nga publiku i gjere. Me pelqen shume Kafka qe ka permendur me siper Ihsan. Pavaresisht se i zymte ne shkrimet e tij, ka nje force te jashtezakonshme fraze. Perdor fjali te shkurtra dhe kjo u jep intensitet veprave te tij. Me pelqen shume William Folkner. Nuk kam lexuar shume prej tij, por me ka bere kaq shume pershtypje stili i te shkruarit nje monolog-dialog (shprehimisht keshtu, jo monolog i kombinuar me dialog)"As I Lay Dying" eshte nje kryeveper. Nje nga shkrimtaret interesante qe kam lexuar eshte edhe Niko Kazanzaqis. I persosur ne librin e tij "Zorba", shume filozofik tek "Vellavrasesit" (ai personalisht ka ndikim nga Niçe). Admirim i vecante per Woolf, kaq "androgjene" (term i perdorur prej saj) ne te shkruar. Ka nje force shume te madhe dhe intensitet fraze (although, she's quite gloomy). Nga shkrimtaret shqiptare, nder te tjera, kam nje adhurim personal per Mitrush Kutelin. :wub: Eshte rrefimtari i vetem me i madh qe kemi. Gjuha eshte nje shqipe e kulluar, e qete, e harmonizuar ne menyren me te bukur me te foluren dhe te shkruaren. Nuk e di se si, por ai duket se ka patur aftesine qe kur te tjeret e lexojne iu duket se dikush po ua rrefen ngjarjen. (Sounds somehow weird, but while reading you feel that). "E madhe eshte pesha e mekatit", nje liber i shkurter, kryesisht me subjekt te orientuar drejt fese, por ka vlera te jashtezakonshme artistike e njerezore. I mungon, shyqyr Zotit, elementi i te berit moral, nje gracke ku shume shkrimtare, qofte edhe te medhenj, bien shpesh, per t'u bere, mandej, prozaike dhe te sterzgjatur)
    Per poetet.... me mire po e le per postimin tjeter se nuk do te dija te mbaroja.... /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/smile.gif

    P.S. Edhe njehere flm per temen /pf/images/graemlins/smile.gif
    ...to be continued /pf/images/graemlins/laugh.gif
  4. syndrome

    syndrome Fillestar

    Re: Shkrimtari me i madh i shekullit te XX-te!

    Nuk mund te thuash dot se cili mund te jete shkrimtari me i madh i koherave sepse sipas kohes dhe llojit te shkrimit mund te "ndash" edhe shkrimtaret por gjithsesi secili prej tyre ka rendesine e vet dhe ka luajtur rolin e tij ne letersi. Per mua nje nder shkrimtaret me te medhenj ne gjinine e tij eshte DOSTOJEVSKI, sidomos ne pershkrimin e personazheve nga ana psikologjike po gjithashtu eshte edhe Franz Kafka me "problemet" , zymtine dhe absurdin e tij. Por gjithsesi shkrimtare te medhenj ka shume si xhejms xhojs, Remark, heminguej, Sartr e te tjere. Po gjithsesi gjithcka ndahet sipas gustove te njerit ose tjetrit lexues.
  5. syndrome

    syndrome Fillestar

    Re: Shkrimtari me i madh i shekullit te XX-te!

    megjithese dostojevski ka jetuar ne nje kohe tjeter prapeseprape mbetet i pavdekshem po per shekullin e xx un mund te quaj kafken dhe sartr ne novelat e tij.
  6. EvEr8

    EvEr8 Fillestar

    Re: Shkrimtari me i madh i shekullit te XX-te!

    bukur eniad
  7. eniad

    eniad Anëtar aktiv

    Re: Shkrimtari me i madh i shekullit te XX-te!

    Thnx /pf/images/graemlins/smile.gif .

    ... Te fillojme nga e lame, ndoshta jo menjehere tek poetet, kam pershtypjen se do jete shkrim me seri ai (oboboboooo, sa mendjemadhe jam :smash: , kerkoj ndjese /pf/images/graemlins/laugh.gif )

    Nje tjeter emer i shekullit te 20-te eshte Heminguej. I cilesuar shkrimtar i brezit te humbur. Stili i thjeshte, mjeshter i fjalise se shkurter dhe dialogut. Nuk ka shume pershkrime te gjata, edhe ato qe ka i ben ne funksion te veprimit. Me pelqen menyra metaforike e te shprehurit. Ne pergjithesi kam lexuar nje pjese te mire te veprave qe ka, interesante jane tregimet e shkurtra.
    Vladimir Nabokov - Lolita - Gjithekush qe e ka lexuar eshte skandalizuar, sidomos ne kohet e para te botimit te librit. Iu desh te perballet me procese gjyqesore dhe, nese s'gabohem, edhe me ca kohe ne burg. Ka nje paralelizem mes tij dhe Gustav Floberit. Edhe ketij te fundit i eshte dashur te perballet me nje proces gjyqesor per romanin e tij "Madam Bovari". Ne ndryshim nga vepra e Floberit, qe, sidoqofte, kishte dicka me sublime, d.m.th. nje grua qe kerkon te arrije dashurine e vertete dhe t'u shmanget kufizimeve mbytese te kohes, vepra e Nabokovit u intepretua perverse dhe e pakonceptueshme per kohen kur u shkrua. Ndoshta, mos gabohem, eshte shkruar nga vitet '60 (informacionin mund ta korrigjoje kushdo qe ka te dhena me te sakta). E pra, Lolita, sic u deklarua me vone, ishte fillese e nje revolucioni ne te shkruar (ne kuptimin e trajtimit te dukurive tabu). Libri, per ata qe nuk e kane lexuar, eshte historia e nje burri i cili dashurohet me nje cupeline, duke patur prirje pedofilie (kjo e thene shume trashe nga une, sepse ne liber eshte shprehur ne menyre me fine). Eshte interesante menyra e shprehjes se gjendjes psikologjike te personazhit kryesor. Eshte ne fakt e fshehur mes fjalesh pakashume te sofistikuara, fraza si "... nese njerezit do te arrinin te shprehnin hapur ato qe u levrijne ne mendje do te shkaktonin nje ulerime te madhe....". Ose, "Lolita.... gjuha ben tri levizje te thjeshta ne qiellze per te shqiptuar emrin tend...". Historia, personalisht, me duket pak e cuditshme, fundi i saj aq me pak i natyrshem. Pranoj fenomenin, sepse ekziston, por nuk me pelqen ajo fryma qe mbizoteron gjithe romanit. Duket sikur kerkon shfajesim per dicka qe eshte e pazakonte dhe perpiqet ta beje te duket ne menyren e kundert. Teprohet pak me pershkrimet, megjithate, stili ka interes. Nje thuajse kopje e kesaj historie eshte perseritur ne librin e Dino Buxatit, "Nje Dashuri". Zakonisht, veprat e perseritura jane, ose njera ose tjetra, kopje te shemtuara te para/pasardheses. Personazhi i Buxatit eshte serish nje njeri i deshperuar e me komplekse qe rend pas nje cupeline, e cila eshte prostitute, por arrin t'i marre kaq shume mendjen ketij mesoburri, saqe fundi i gjen ne pritje te nje femije. Romani me ka zhgenjyer nga shume ane, vecanerisht duke patur parasysh mjeshterine dhe dinamizmin e Buxatit ne tregimin e shkurter. Tek keto te fundit ai eshte nje bombe e vertete. Fjali mungesore qe percjellin emocione te jashtezakonshme. Dy librat me tregime te shkurtra "Kolombre" dhe "Gruaja me Flatra" jane tejet te arrire. Shume interesant eshte tregimi i vajzes qe fluturon prej nje ndertese shumekateshe. Vetem nje moment pak-sekondesh kthehet ne dy faqe pershkrim qe mendja, me ate mekanizmin e vet misterioz, i vertit vetem per pak momente. I bukur eshte perfundimi tek tregimi "Shtepia", citoj ".... ndersa banjon, ah, banjon do ta ndertoja ne menyren me luksoze, parfumera e sapuna nga te gjitha llojet,.... sepse te gjitha hallet harrohen kur mund te dhjesesh si i pasur" (ndjese, citimi nuk eshte mjaft i sakte, por ky eshte thelbi.) I bukur eshte edhe fundi i tregimit "Gruaja me flatra", "... shpetove se arrite te takosh ne kohe djallin..."
    Kaq per tani... to be continued.... /pf/images/graemlins/smile.gif
  8. ledioni

    ledioni Fillestar

    Re: Shkrimtari me i madh i shekullit te XX-te!

    James Joyce

Shpërndajeni këtë faqe