shoqeri personash vs kapitalesh - po tatimet?!

Diskutime tek 'Ekonomia & Biznesi Shqiptar' filluar nga komino, 6 Oct 2007.

  1. komino

    komino Valoris scriptorum

    shoqeri personash vs kapitalesh - po tatimet?!

    Duke perfshire bizneset personale ne shoqerite e personave per thjeshtesi, mund te themi se edhe ne shqiperi egziston nje ndarje midis shoqerive te personave dhe atyre te kapitaleve.

    Ndryshimi eshte i madh pasi te parat (personat) pergjigjen per humbjet e borxhet edhe me rrobat e trupit ndersa te dytet (shoqerite e kapitaleve) pergjigjen vetem me parate qe kane vendosur te "hedhin" ne loje.
    Deri ketu nuk ka asgje te habitshme.
    Habia fillon kur paguhen tatimet.
    Ketu nuk behet dallim midis llojeve te ndryshme te shoqerive (dhe rrezikut qe personat kane vendosur te marrin persiper) por midis bizneseve te ashtuquajtura te vogla (deri 4 te punesuar e deri 8.000.000 leke xhiro vjetore) dhe te tjereve (te medha thone)

    Bizneset e vogla paguajne tatim qarkullimi (1.5% per bashkine e 1.5% per shtetin) e nuk jane subjekte te TVSH (konsiderohen si konsumatore finale per efekt te TVSH) dhe egziston nje nivel minimal qe duhet paguar edhe sikur te mos kesh shitur asgje.
    Bizneset e tjera paguajne tatim fitimi ne masen 10% (duke filluar nga 1 janar 2008), nese nuk kane fitimi nuk paguajne asgje pavaresisht qarkullimit (kane avantazh pra) dhe jane subjekte te TVSH (kane avantazhe ne fakt kur blihen pajisjet ne momentet fillestare pasi krijojne kredi fiskale)


    A nuk ju duket se ketu ka dicka qe nuk shkon?
    Une e kam pare gjithmone tatim fitimin te lidhur me autonomine e plote qe gezon nje shoqeri kapitalesh dhe si nje lloj siguracioni per demet sociale qe do te sillte ne rast falimentimi (pagesa e punetoreve, borxhet qe mbeten pa paguar) per shkak te prirjes per te hequr dore me thjesht nga biznesi kur pergjegjesia eshte e kufizuar.


    Nderkohe kryeminstri ka lajmeruar keto dite se bizneset e vogla nuk do te paguajne me tatim qarkullimi por vetem tatimin mbi te ardhurat personale (10%). A nuk do te ishte mire qe kjo te shoqerohej edhe me nje "normalizim" te sistemit tatimor.


    Me "normale" une kuptoj

    shoqeri kapitalesh 10% tatim fitimi+10% te dividentit (te ardhura personale
    shoqeri personash 10% gjithsej si tatim mbi te ardhurat personale
    Te gjithe duhet te jene subjekete te TVSH (sidomos pas parashikimit te kasave regjistruese)
     
    Alb Juris likes this.
  2. Alb Juris

    Alb Juris Primus registratum

    dmth jeni per tatim te dyfishte? nje here si tatim fitimi dhe nje here si tatim dividenti?
     
  3. manfredmuller

    manfredmuller Forumium praecox

    Përshëndetje Z. dhe znj
    Numri im (whatsaap) : +46705117485
    Ju lutem, më lejoni këtë publikim në grupin tuaj për të ndarë dhe zgjeruar shërbimet tona mbështetëse.
    Ky mesazh ka për qëllim individët, bizneset e varfra, bujqësore ose bizneset e tjera dhe të gjithë ata që kanë nevojë për një hua të veçantë për të rindërtuar jetën e tyre.
    Keni nevojë për kredi me para midis individëve që variojnë nga 20000 € në 5.800.000 € me një normë interesi shumë të ulët prej 3% në vit midis individëve
    Për të përballuar vështirësitë financiare të ditës për të dalë më në fund nga ngërçi që provokojnë Bankat dhe institutet financiare, me refuzimin e aplikacioneve tuaja për kredi ose norma shumë të larta.
    Unë jam një individ i ekspertëve financiarë suedezë që janë në gjendje t'ju bëjnë një hua në shumën që ju nevojitet dhe me kushte që do ta bëjnë jetën tuaj më të lehtë dhe do t'ju lejojnë të realizoni projektin tuaj.
    Këtu janë fushat në të cilat unë mund t'ju ndihmoj:
    * Kredi Financiare
    * Kredi hipotekore
    * Hua për investime
    * Auto kredi
    * Borxhi i konsolidimit
    * Linja e kredisë
    * Hipotekë e dytë
    * Shlyerja e kredisë
    * Hua personale
    Ju jeni mbërthyer, ndaluar dhe nuk keni favor të bankave ose më mirë keni një projekt dhe keni nevojë për financim të kontaktoni me mua tani në 0705117485 ose më lini mesazhin tuaj
    Adresa ime e emailit: per.larsen.capital@gmail.com
     

Shpërndajeni këtë faqe