Shpendet.

Diskutime tek 'Jeta rreth nesh' filluar nga Diavolessa, 4 May 2003.

  1. Diavolessa

    Diavolessa Anëtar aktiv

    Shpendet.

    Po ja filloj me Shqiponjen me qe na perfaqeson si popull /pf/images/graemlins/smile.gif


    [​IMG]


    Aquila chrysaetos Shqiponja

    Gjatesia 79-86 cm.
    Hapja e kraheve 190 - 240 cm.
    Peshe 3,5 - 6 kg.

    Ne 4-5 vitet e para te jetes, duke e shikuar nga poshte ka disa njolla te bardha
    ne krahe e ne bisht. Kurse te medhenjte kane ne koke pupla ngjyre floriri.
    Femra gati ne te gjithe shpendet eshte me e madhe se mashkulli.
    Nga hapja e kraheve shume te medha eshte nder fluturuesit me te mire.

    Rralle here bejne zhurme kur kalojne. Kjo ndodh nga nje here vetem ne fazen kur jane te dashuruar,
    ne Shkurt dhe ne Mars.
    Jetojne zakonisht ne ambient te hapur e ne lartesi shume te medha ku mund te gjuajne mire.
    Ushqehet gjate veres me marmote, e rralle here me gjitar te vegjel. Lepura, e zogj te medhenj.
    Gjate kohes se dimrit, ushqet me cfare te gjej...nga qe ushiqmi eshte me i paket.
    Rrin edhe shume dite pa ngrene.

    Interesante kur shqiponja mashkull dhe femra, bashkengjiten..Nuk jane sic kafshet e tjera qe e bejne
    per tu shumuar, por eshte nje here dhe pergjithmone. (Dmth nuk nderrojne partner/e deri sa vdesin)
    Bejne si tip dasme, cicerima , akrobaci e te dy kapin njeri tjetrin me kthetra.
  2. Raif

    Raif Fillestar

    Re: Shpendet.

    Thuhet se Shqiperia ishte vendi qe kishte shume shqiponja: Si eshte tani dhe ne cilen pjese te tokave shqiptare gjendet kjo shpeze qe e kemi simbol kombtar?
  3. gezim lame

    gezim lame Fillestar

    Re: Shpendet.

    Aquila chrysaetos shqiponja e flamurit tone..
    harta e shperndarjes se ketij shpendi:
    [​IMG]
    [​IMG] me duket se italisht i thone aquila reale dhe ang golden eagle...
  4. gezim lame

    gezim lame Fillestar

    Re: Shpendet.

    nje lloj tjeter shqiponje qe gjendet ne vendin tone eshte edhe Haliaeetus albicilla shqiponja bisht-bardhe..

    harta e vendodhjes se ketij shpendi:

    [​IMG]

    pamje:
    [​IMG]
    [​IMG]
    X
  5. Wii

    Wii Grupi i të moçmëve!

    Re: Shpendet.

    shqipinja filipineve
    [​IMG]
    mbreteria: Animalia
    Phylum: Chordata
    klasa: Aves
    rendi: Falconiformes
    Familja: Accipitridae
    tipi: Pithecophaga (1)

    parmasat:
    gjatesia: 91 cm (4)
    shtrirja e kraheve: 2 m (4)

    eshte cilesuar qenie ne rrezik.
    pesha: 6.5 kg (4)
  6. Diavolessa

    Diavolessa Anëtar aktiv

    Re: Shpendet.

    Shqiponja me koke te bardhe. Simboli i SHBA qe nga 1782. Bashkohet me grupin e shqiponjave te detit.

    [​IMG]

    Shqiponja nipalensis ne Azi e Siberi, kalon shumicen e kohes se saj ne toke.
    Gjuan me shume ketrat, insektet e ne se ka shume uri han edhe kafshe te vdekura.
    80 cm gjatesi , 2 meter hapja e kraheve.
  7. Diavolessa

    Diavolessa Anëtar aktiv

    Re: Shpendet.

    Prap /pf/images/graemlins/smile.gif

    [​IMG]
  8. Wii

    Wii Grupi i të moçmëve!

    Re: Shpendet.

    ej une nuk po limitohem vetem te shqiponjat.
    [​IMG]
    kondor kalifornian (Gymnogyps californianus)
    mbreteria :Animalia
    Phylum: Chordata
    klasa: Aves
    rendi: Falconiformes
    Familja: Cathartidae
    tipi: Gymnogyps

    permasat: gjatesia: 117 - 134 cm
    hapja e kraheve: deri ne 275 cm
    pesha: 9 kg
    i lezetshem ee!!!
  9. Diavolessa

    Diavolessa Anëtar aktiv

    Re: Shpendet.

    Korbi Imperial (Corvus corax)

    [​IMG]

    Mund te arrije deri ne 70 cm gjatesi. Hapja e kraheve mund te arrije deri ne 1 meter e 40 cm.
    Ka kembeza e thonje shume te forte. Sqep te gjate dhe te forte. Puplat e zeza me rriflekse.
    Eshte nje zog i pa besueshem dhe shume inteligjent (imiton shume shume mire fershellimat )
    Han shume e ushqimi nuk i mjafton kurre. Gjuan lepuj,veze te kafsheve te tjera qe ja u vjedh ne fluturim.
    Ecen pas shqiponjave e ushqehet jo vetem me mbeturinat e kafsheve qe kane gjuajtur ata, por arrin duke luftuar
    me ane te sqepit e u vjedh ushqimin nga goja. Ne fluturim nuk ka frike asnje.
    Friksohet nga shqiponjate disa kafshe te tjera kur jane ne toke. Han edhe kafshe te gjalla sic mij, zhapike,bretkoca etj etj. Ne alpe jeton ne pikat me te larta. Ne kopje dhe e isoluar.
    Gjate muajit Janar & Shkurt (Periudha e bashkangjitjes) bejne akrobacira te bukura, e ngrejne folete e tyre.
    Te vegjelit lindin nga Marsi. Ushqehen me gjithcka, por edhe me ndihmen e nenes. Te pakten per 40 dite.
    Ne Maj te vegjelit jane ne gjendje te kerkojne ushqim e gjithcka vete.
  10. Raif

    Raif Fillestar

    Re: Shpendet.

    Falemnderit per fotografit dhe pakez tekst (per korbin ma shume) , por a per shqiponjen ska per tu treguar asgje?
  11. Diavolessa

    Diavolessa Anëtar aktiv

    Re: Shpendet.

    Skifteri

    [​IMG]

    (Falco peregrinus) Gjuan me teper kur eshte ne fluturim me nje shpejtesi te mahe
    edhe me teper se 300 km/h. Vret zogj me kthetrat e tij te forte bashke me sqepin.

    Ngjyre gri dhe bojqiell nga lart, me koke ngjyre kafe. Kembeza ngjyre te verdha.
    Femrat jane me te medha se meshkujt , mund ti tekjalojne edhe 500 cm gjatesi e gati
    nje meter ne hapjen e kraheve. Nuk ben fole sic zogjt e tjere vendosin vezet e tyre
    ne nje ambjet plot gure.

    (Falko innunculus) Sfifter i vogel. Gati 35 cm gjatesi. Eshte komplet ngjyre kafe,
    disa njolla ne femra (si gjithmone femra eshte me e madhe) dhe ka koken e bishin ngjyre gri e bojdeti.
    Bishti i gjate dhe i ngjyshte. Si habitat jeton neper fusha e male, por ka edhe raste te rrala qe jeton edhe ne qytete.
    Vendos 4-6 veze ne Mars - Prill qe hapen pas nje muaji.
    Han me teper gjitar te vegjel, zhapik, insekte.
  12. Diavolessa

    Diavolessa Anëtar aktiv

    Re: Shpendet.

    Shqiponjat kane sqep dhe kthetra shume te forta, por edhe perse jane kaq te forta nuk mund te cajne guasken e breshkave psh. Atehere per tu ushqyer e marrin me vete duke e kapur me kthetra fluturojne ne lartesi te medha e e hedhin poshte. Keshtu guaska cahet dhe han ushqimin.

    Me teper per shqiponjen nuck di /pf/images/graemlins/frown.gif
  13. Wii

    Wii Grupi i të moçmëve!

    Re: Shpendet.

    [​IMG]
    Haliaeetus leucocephalus
    e vetmja shqiponje qe ndodhet vetem ne ameriken e veriut.
    hapja e kraheve shkon deri ne 225 cm.
  14. Wii

    Wii Grupi i të moçmëve!

    Re: Shpendet.

    [​IMG]
  15. mydeir margjoni

    mydeir margjoni Fillestar

    Re: Shpendet.

    Rastesisht dje me lindi mendimi perse Gjeli i detit ben guru guru kur i feshkellejme,ka ndonje shpiegim apo edhe thjesht instikt i shpendit sipuna e maces kur ja bejme pis pis qe vjen?!
  16. doktoresha

    doktoresha Fillestar

    Re: Shpendet.

    kjo pyetje e jotja i perket biologeve etologe, pra ata qe merren me sjelljen e kafsheve e shpendeve....
    megjithate mendoj se eshte nje refleks i pakushtezuar ndaj nje tingulli apo zhurme te zaktuar...si puna gjelit te detit kur i fishkellen...

Share This Page