Shpetova miken time

Diskutime tek 'Psikologjia' filluar nga DarkBlonde, 5 Aug 2017.

  1. DarkBlonde

    DarkBlonde Valoris scriptorum

    Nuk kam dashur te shkruaj per kete ngjarje, madje as nje poezi nuk e kam bere ne lidhje me kete qe ka ndodhur dhe arsyen nuk e kam kuptuar as vet.
    Sidoqofte kjo eshte hera e pare qe une shkruaj per ate qe ndodhi ne pika sa me te shkurta, me pak detaje.

    Ishte nje pasdite e cuditshme, dhe kete ndjesi e kisha qe nga momenti kur u zgjova nga gjumi por e injorova dhe vazhdova diten duke e pire kafen ne kopsht e duke shkruar dicka rreth endrres misterioze qe pashe mbreme.
    Gjithcka ishte e bukur, era fryente dhe mi prekte floket butesisht, kopshti i gjere me lule qe ta jepte ndjesine e nje parajse ne toke,isha shpirterisht e qete dhe e lumtur...kur per nje moment mu rrenua bota mbi koke!!
    Ishte mikja ime e femijerise e cila kishte pire aq shume ilaqe per te mbytur veten.
    U shokova, lashe kafen, fletoren cdo gje tjeter dhe u nisa drejt saj.
    Nuk dua te flas per gjerat e veshtira qe ka kaluar ajo gjate femijerise se saj, gjate kohes se adoleshences, dhe gjate gjithe kesaj kohe deri ne ate dite kur ajo vendosi ta beje kete gje, sepse e di se nuk jane gjera te lehta por ne njefare menyre e kuptoja veprimin e saj por thjesht nuk doja ta besoja qe kjo po ndodh!!
    Pas punes se palodhshme te doktoreve, me ne fund mora lajmin se nuk ka rrezik jete, por cka do te ndodhe pasi te zgjohet ajo? Cfare do te tentoje serish te bej pasi te kalojne disa dite? Do jete me mire?A do behet me keq?? Lemsh... mendoja e mendoja ne ballkonin e spitalit duke pire cigare deri sa lindi dielli dhe dicka me erdhi ne mendje.
    Pas shume fjaleve, e momenteve kur qante pa pushim dhe refuzonte te vinte me mua me ne fund e binda dhe e mora ne shtepine time, vendosa mos ta le vetem asnje sekond,dhe keshtu veprova.
    Naten e pare me erdhi dicka ne mendje.
    Ndeza qirinje ne te gjith dhomen, leshova muzikat e Roberto Caccipaglia dhe e binda te shtrihej ne shtrat, e zhvesha dhe fillova ti bej masazhe neper gjithe trupin, nga gishtat e kembeve deri tek koka, dhe ne cdo tingull ndjeja frymemarrjen e saj plot mllef, zhgenjim, vetmi...doja te vdisja bashke me te aty.
    Dhe pasi e zuri gjumi ne ate dhome plot qirinje, e mbulova dhe u shtriva ne shtratin tjeter per te fjetur por ishte e pamundur te flija duke e ndjere se ne cfare lufte eshte duke kaluar ajo.
    Te nesermen ne mengjes i bera kafe, mengjesin e shtrova por nuk hengri asnje gje dhe iku u mbyll ne dhome.
    Shkova pas saj dhe i dhash nje cope torte dhe duke e ngrene ate torte i flisja per kohen e femijerise, lodrat, castet kur grindeshim, kohen kur nuk kishim internet por ajo asnje fjale nuk thoshte, ama e ndjeja se me degjonte!!
    Dhe keshtu vendosa ta beja ate cdo nate, cdo nate njesoj reth 19 dite, 19 dite pa folur as edhe nje fjale (dhe as nuk i beja presion te fliste), dhe per nje cast me tha" Sa e mire qenka jeta" teksa ishte e shtrire ne shtrat, bashke me qirinjet dhe muziken qe te jepte fryme...
    Dhe per nje cast i jam afruar tek veshi dhe i thashe "Ti je me e mire se vet jeta" u ngrit dhe me perqafoi foort, nuk mbaja me as lotet fillova te dridhem, u bera me keq se ate nate kur ishte ne spital. Ishte nje lidhje kaq e forte mes nesh, nuk doja ta leshoja dhe nuk e bera deri ne momentin kur me tha "Une do ti bej kafet tani".

    -Tani ajo eshte e martuar,ka nje djale dhe jeton ne perendim.
    Dhe me ka marre malli per te...
     
    Strategu likes this.
  2. DarkBlonde

    DarkBlonde Valoris scriptorum

  3. DarkBlonde

    DarkBlonde Valoris scriptorum

  4. DarkBlonde

    DarkBlonde Valoris scriptorum

  5. DarkBlonde

    DarkBlonde Valoris scriptorum

  6. DarkBlonde

    DarkBlonde Valoris scriptorum

  7. DarkBlonde

    DarkBlonde Valoris scriptorum

  8. DarkBlonde

    DarkBlonde Valoris scriptorum

  9. MysteriousMan

    MysteriousMan Valoris scriptorum

    Mendoj qe eshte me mire ta telefonosh :)
     
  10. DarkBlonde

    DarkBlonde Valoris scriptorum

    Flas me te cdo dite ne tel.
    Me ka marre malli te pij kafe me te e ta perqafoj...
     
  11. Artin

    Artin Valoris scriptorum

    Mendova se e bëri nga humbja e ndonjë dashurie, siç ndodh zakonisht në këto raste, po me sa kuptova, paska qenë arsye tjetër.
    Në fëmijëri njerëzit janë më të dobët dhe të ndjeshëm, se kur rriten, u bëhet lëkura shollë e s'duan t'ia dinë më...

    Muzika qenka e bukur, qetësuese! Nuk e kisha dëgjuar këtë Roberto Kaçiapalian...
     
    DarkBlonde likes this.
  12. bobo

    bobo marksist-enverist

    meriton me shum se nje mirnjohje, per cfar ke bere: te shpetosh nje jete, eshte me shum se te kesh 2 jete vete!-vetem i verejtje kisha: ...pasi i bere gjith ate 'sherbim'- me qi-rinj, masazh etj..., duhej te shtriheshe ne tnjejtin krevat me te, jo te ikje ne dhome tjeter...!!!- do i dhuroje nje bonus + jeten...- c'esht 'ajo' gje qe na ben tmos ta duam jeten, armiku i brendeshem apo ai i jashtmi?!!
     

Shpërndajeni këtë faqe