Shqipëria, Mbretëri apo Republikë ??
Diskutime tek 'Politika Shqiptare (ne te gjitha trojet shqiptare)' filluar nga Redi, 6 Nov 2002.
1. Redi
Redi Anëtar
Shqipëria, Mbretëri apo Republikë ??
C'far regjimi do te ishte i mire per shqiptaret, Ai mbreteror apo ai i Republikan ??
Mirepres mendimet e juaja.
Redi
2. Ema
Ema Goddes
Re: Shqipëria, Mbretëri apo Republikë ??
Ai qe eshte Redi
(ben edhe shkenca politike) ...
3. Blendi
Blendi Fillestar
Re: Shqipëria, Mbretëri apo Republikë ??
Republikë
Koha e monarkive ka perenduar bashke me metodat e mbledhjes se haracit. Edhe nese do kishim nje mbreteri do ishte me shume simbolike se ndonje gje tjeter. Por ky simbol nuk te sherben per asgje, c'e do?
Motivimi me i madh per mbeshtetjen e republikes vjen nga fakti se ne rastin e nje Monarkie, se paku gjysma e popullit do kishin problem me historine e Familjes Mbreterore.
Me beri shume pershtypje kur tregonte nje shok ketu, sesi gjate bombartimeve te Londres nga nazistet, Nena Mbretereshe e Anglise sherbente si infermjere per civilet e plagosur ne nje spital ne qytet.
Cfare kontrasti me ish-mbretin tone...Nuk ju duket?
4. Never Alone
Never Alone Fillestar
Re: Shqipëria, Mbretëri apo Republikë ??
Per mendimin tim Republike edhe PIKE...
Por ama sikur ti fshinim nga faqja e dheut Nanon edhe Saliun me gjithe kukullat e tyre, edhe ti zevendesonim me politikane te tjere...
5. romeo
romeo Anëtar aktiv
Re: Shqipëria, Mbretëri apo Republikë ??
6. Yasemin
Yasemin Fillestar
Re: Shqipëria, Mbretëri apo Republikë ??
ne fakt republika nuk eshte keq..
POR: shifni shtetet qe kan mbetur monarki!!
psh. anglia.. kush e ka ekonomine ma mire shqiperia apo anglia...
une ne fakt nuk kisha ken per monarki..por kur shof politikanet e sotem shqiptare.. )sejcili mundohet me perfitu ma shume per vedi e me pasuru familjen e vet) them se kushedi kishte ken ma mire monarkia... se ne te gjithe njerz jemi.. te gjithe kemi ndeja dhe kemi deshire qe te afermit tone te jene mire... keshtu qe nje mbret (tham une tesh kushedi ju mendoni ndryshe) mundohet me e majt mire me popullin qe familja e tij me mbet ne ate pozite qe eshte per kohe te gjate.. dhe per ta mbajte mire me popollin aj mundohet me e rregullu sa ma mire situaten e shqiperise...
7. NYC_GUY
NYC_GUY Fillestar
Re: Shqipëria, Mbretëri apo Republikë ??
Por puna eshte se ne nuk kemi qene kurre mbreteri ndersa Anglia ka qene mbreteri me shekuj .
8. Yasemin
Yasemin Fillestar
Re: Shqipëria, Mbretëri apo Republikë ??
po Ahmet Zogu kush ka ken kot me te vet
9. NYC_GUY
NYC_GUY Fillestar
Re: Shqipëria, Mbretëri apo Republikë ??
Ahmet Zogu nuk ka trasheguar gje pervec se disa gure ne fshatrat e Matit , ai e shpalli veten mbret .
10. briiigi
briiigi Guest
Re: Shqipëria, Mbretëri apo Republikë ??
nuk mund as te behet krahasimi Shqiperi , Angli, sepse jane shuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuume larg. Jane dy bote komplet te ndryshme. Anglia ka qene gjithmone Monarki, po shqiperia ?!?!
Plus, nve skemi pasur ndonje mbreteri te trashiguar ndonjehre ... dhe veshtire se mund te fillojme nje gje te tille sot.
11. kastriot
kastriot Fillestar
Re: Shqipëria, Mbretëri apo Republikë ??
Po mbreterit e Anglise, Spanjës,Hollandes,Belgjikës,Danimarkës,etj. etj çfare kishin trashëguar se na habite???
Ma merr mëndja se historinë e të paktën njërit prej këtyre vëndeve duhet ta njihni sado pak?? Sejcilös prej këtyre familjeve mbretërore mund ty bëhet froni i diskutueshëm, sidomos simbas llogjikës sunduese në AF.
Kastriot
12. neki
neki Fillestar
Re: Shqipëria, Mbretëri apo Republikë ??
te nderuar bashkebisedues ;perpara se te jape njeri mendimin se cfare sistemi eshte i pershtatshem per shqipetaret , duhet ti studioj mire termat republike, monarki kushtetuese monarki absolute,etj. pastaj te studioj me perkushtim gjendjen politike , ekonomike shoqerore te shqiperise dhe pastaj te jape gjykimin se cila eshte me e mire . une kam mendimin se per shqipetaret do te ishte me me interes nje regjim qe bazohej ne monarkine kushtetuese per shume arsye qe mund ti shkruaj ne te ardhmen sepse ne keta momente jam i zene .
ju faleminderit.
13. albanian
albanian Fillestar
Re: Shqipëria, Mbretëri apo Republikë ??
Ceshte ky qe hudh llafet e ska kohe per tiu pergjigjur lexuesit.E kam llafen per neki.
14. neki
neki Fillestar
Re: Shqipëria, Mbretëri apo Republikë ??
vijim i mesazhit te me parshem:
besoj se te gjithe e keni te qarte se si i ka kaluar populli shqiptare dekadat e pas pavarsise se shqiperise dhe me vone pas clirimit.duke filluar qe me qeverite e nje pas njeshme e kam fjalen para viti 1924 si dhe periudhes se pas clirimit e deri ne vitet 90 e ne fund keta 12 vjet qe do te ngelin ne memorjen e shqipetareve per sa te jetojne ne kete glob. pra shqipetaret i kane provuar mund te themi shumicen e sistemeve te sundimit. dhe nje argument i qarte eshte referendumi i 97 ,megjithse periudhes se qeverise se ahmet zogut i eshte bere nje lufte e madhe me shume se kater dekada por prap se prap shqipetaret votuan pro monarkise po mos te manipuloheshin zgjedhjet, breza te tere jane rritur me mendimin se ahmet zogu hajduti i floririt se ai e shiti shqiperine etj. pra akuza te shumta e te pa baza ,ata qe i thane tradhtare sot i cojne buceta me lule, vall cila eshte arsyeja ? te nderuar miq dhe shok ne i provuam asamblet dhe pleniumet por cfare na sollen, pervec se varferine dhe zerin e keq ne arenen nderkombetare . ne e provuam edhe kete 12 vjetesh, ku disa analiste te huaj na radhiten me shtetet afrikane. megjithate une sdo te thote se nuk kam rezerva edhe per periudhen e zogut .por te pakten eshte me e mire se te tjerat, te cilat i provuam dhe na kushtoj shume shtrenjte edhe ndoshta mund ti vuajm pasojat e tyre edhe ne te ardhmen. ju faleminderit.
15. qires
qires Fillestar
Re: Shqipëria, Mbretëri apo Republikë ??
shqiptaret jane ato qe vertet votuan pro. dmth. shqiptaret dine te zgjedhin. o trim populli eshte kope. a nuk ishin po shqiptaret qe vune para ne piramida? si dikan te zgjedhin shqiptaret. njeri me lart e tha bukur qe gjate luftes mbreteresha e anglise ishte infermiere ndersa mbreti i shqiperise tha se "do mbathe opingat per te luftuar" fjalet origjinale te tij si i ka thene por i mbathi opingat per gje tjeter dhe kete ne e dime mire pavaresisht se mund te japesh ti justifikime si ai qe dhe me lart per referendumin.
16. shqiperiamadhe
shqiperiamadhe Fillestar
Re: Shqipëria, Mbretëri apo Republikë ??
Monarkia nuk do te ishte ide e keqe vetem e vetem neqoftese do kishte karakter simbolik. Ta marrim p.sh Anglin. Monarkia ne Angli eshte simbol bashkimi per te gjith Anglezet (ose prejardhje angleze)p.sh Kanadzet Australianet etj etj.
Une mendoj qe nuk do ishte ide e keqe duke marre parasysh bregoret qe po krijohen nepermjet Shqiptarve te Kosoves, Shqiperis, Maqedonise, Malit te Zi etj etj.
17. Redi
Redi Anëtar
Re: Shqipëria, Mbretëri apo Republikë ??
Une do te preferoja monarkine dhe me poshte po argumentoj pse:
1) Monarkia ka qene dhe eshte forma e qeverisjes demokratike te vendeve me nje histori te lashte qe dikur kane qene edhe kolonizatore dhe kane aplikuar edhe qyteterimet e tyre ne popuj te tjere. Fakti qe Shqiperia eshte nje nga popujt me te lashte te Europes dhe botes, e ben monarkine forme me perfaqesuese nga ana historiko-ethnike.
2) Monarkia do te qe investimi me i madh qe mund ti benim ceshtjes sone kombetare dhe kjo eshte esenciale qe ta kuptojne te gjithe. Nje president qe merr nje mandat 4 vjecar ne punen e tij per ceshtjen kombetare eshte i frenuar nga disa aspekte:
a) aspektin kohor dhe politik
Presidenti me politikat e tij jep llogari jo vetem para popullit te vet por edhe para faktorit nderkombetar interesat e te cilit ne te shumten e rasteve jane kunder interesave tona kombetare. Mbreti nuk ndikohet aspak as nga mandati te cilin e ka te trashegueshem e as nga faktori i huaj qe nuk ka pse e degjon fare, bile ne te shumten e rasteve monarkite kane nje ndikim pozitiv mbi ata qe bejne politikat globale. Te gjithe tregojne respektin e duhur ndaj nje mbreti por jo te gjithe i hedhin syte dhe degjojne nje president te nje vendi si Shqiperia.
b) mungesa e nje politike mbarekombetare shqiptare
Presidenti zgjidhet nga nje parti dhe gjithmone cdo politike kombetare qe ai aplikon do te hidhet poshte nga pasardhesi i tij ose nga partia ne opozite qe neser vjen ne pushtet. Pra eshte gati e pamundur qe te kete nje platforme kombetare mbi te cilen te punojne te gjitha subjektet politike shqiptare. Mbreti nga ana tjeter, pavaresish se nuk ka pushtet politik, gezon simpatine dhe mbeshtetjen e popullit te vet dhe kjo e ben ate nje figure popullore ku njerezit shohin nje figure kombetare. Ky mbret do te hartoje nje platforme te qarte kombetare ne vija te pergjithshme dhe do te jene partite politike qe do ta vene ne jete. Pra mbreti, ne planin kombetar do te diktoje rrugen qe duhet te ndjekin shqiptaret drejt bashkimit kombetar.
3) Monarkia do ta kthente Shqiperine ne nje faktor stabiliteti ne rajon dhe do tu falte shqiptareve vlerat e humbura te shoqerise shqiptare
Askush nuk do te mund te fuste hundet ne punet e brendshme te shqiperise pasi nuk do te mund te shfrytezonte me politiken konfliktuale midis partive politike dhe luften per pushtet te tyre. Sic kane treguar keto 12 vjet pluralizem ne momente te vecanta shqiptaret nuk kane ditur ke te besojne pasi mosbesimi tek klasa e tyre politike ka arritur maximumin. Prandaj ndodha ajo qe nuk duhet te ndodhte kurre dhe shqiperia kthehet ne nje protektorat te fuqive te huaja ku per cdo gje qe ndodh ne Shqiperi njerezit presin te degjojne cfare ka per te thene bota. Mirepo bota nuk flet dhe nuk ka per te folur kurre shqip prandaj dhe jemi ketu ku jemi. Shqiptaret tek figura e mbretit do te shohin nje figure kombetare qe nuk ka nevoje as per pushtet, as per para e as per gje pasi i ka te gjitha. Mbreti punon vetem per 1 gje qe eshte esenciale per te: "te fitoje respektin dhe peruljen e popullit te vet" dhe kete e ben duke perzgjedhur ate me te miren per popullin e tij. Nese dy parti politike do te grinden, shqiptaret nuk do ti kthejne me syte nga Vranicki e Prodi por tek Mbreti i tyre qe do ti uli te dyja palet ne tavoline dhe do ti pajtoje ne cast. Politikanet ia degjojne fjalen mbretit te tyre pasi ndikimi i tij tek elektorati shqiptar eshte i paimagjinueshem.
Ne te njejten kohe femijet shqiptare do te kene nje figure kombetare qe do ti beje ata me krenare ne te qenit shqiptare. Do te sherbeje si figure publike qe do te tejcoje tek ta dashurine per popullin dhe vendin e vet dhe urtesine mbrerore. Eshte kjo qe i ka munguar dhe po i mungon me shume se cdo gje Shqiperise.
Besoj se tani e kam bere te qarte pozicionin tim!
Gjithe te mirat!
Redi
18. kastriot
kastriot Fillestar
Re: Shqipëria, Mbretëri apo Republikë ??
[​IMG]
19. LOK BABLOKU
LOK BABLOKU Fillestar
Re: Shqipëria, Mbretëri apo Republikë ??
Ikni ore ****** me gjithe Monarkite
Shprehni mendimin tuaj mbi temen pa na bere pjesemarres (qofte edhe vetem si lexues) ne ofendime me karakter krahinor!
20. neki
neki Fillestar
Re: Shqipëria, Mbretëri apo Republikë ??
i nderuar Doktor me fal por une smund te pajtohem me mendimin tend,dhe kurr smund ti cilesoj atdhetaret e mi si kope .pavarsishte nga varferia qe e ka pushtuar shqiperine ata prap ngelin njerez te kulturuar ose te pakten te arsimuar..gjithashtu krahasimi i juaj qe bete mes votimeve per referendum dhe firmave piramidale eshte pa baze .per vete faktin se njohuri te qarta per firmat piramidale nuk kane pasur specialistet e finances e jo me populli mbare .dhe dnoshta deshira per tu pasuruar sa me shpejt i verboj .dhe ceshtjet financiare jane shume te nderlikuara ,sidomos ne kete periudhe nje shembull konkret eshte disfata qe pesuan disa shtete te azise se larget sic qe rasti i indonezise etj... .ndersa per ceshtjen e referendumit shqipetaret jane bere te gjithe politikan qofte edhe nga zori .keshtu edhe krahasimi i mbretereshes se anglise me mbretin e shqiperise eshte pa baze .i nderuar doktor mbretersha e anglise i gezon te gjitha te drejtat e saj juridike dhe nuk i eshte cenuar froni . po tu trajtonte se armike e atheut te saj atehere ta shikonim se si do vepronte . historia e anglise eshte shume e lashte dhe nuk vazhdon me mbretereshen infermire, me gjithe respektin e madh qe kam per te .ndersa mbreti jone nuk e shijoj femijerine etij ne vendlindje .ndjenja e atdhedashurise se tij mjafton pasi ai nuk e harroi atdheun e tij megjithese doli foshnje nga toka meme. ju faleminderit.
Shpërndajeni këtë faqe