Shqipëria, Mbretëri apo Republikë ??
Diskutime tek 'Politika Shqiptare (ne te gjitha trojet shqiptare)' filluar nga Redi, 6 Nov 2002.
1. Archi
Archi Anëtar
Re: Shqipëria, Mbretëri apo Republikë ??
Shume mire qe e pyesni veten se si e doni Shqiperine, monarki apo republike.
Por juve nuk ju pyet njeri se si do jete Shqiperia.
Dhe de facto Shqiperia eshte monarki, por jo me mbret Leka I. Monarku shqiptar eshte ne te vertete ambasadori amerikan i rradhes. Kurse Kryeministri yne "i dashur" eshte Kryeoborrtari, i cili zgjidhet sipas preferencave te ambasador-monarkut.
2. marko
marko Fillestar
Re: Shqipëria, Mbretëri apo Republikë ??
Hej tu bej nje pyetje simpatizanteve te3 Monarkise.
Po sikur njeri nga mbreterit e ardhshem te jete idiot, ose katil, os xhahil, ose bixhozci?
Pra si do ja dilnit nepotizmit ne monarki?
Kualifikim i vetem do ishte te jesh pinjoll i familjes mbreterore.
3. Guest
Re: Shqipëria, Mbretëri apo Republikë ??
Zogu erdhi nga Jugosllavia dhe si shperblim i fali Shen Naumin ne kufi me Tushemishtin [​IMG]
4. Gigo
Gigo Fillestar
Re: Shqipëria, Mbretëri apo Republikë ??
e pse diskutoni akoma o njerez, referendumi u be, ne mbetem republike, shyqyr Zotit. O Redi, ti je te shkencat politike? sa kohe ka qe jane hap shkencat politike ne Tirane? cfare programi perdorni? kush jep mesim?
...tani per mretin: Zogu, po te ishte mbret i vertete, kishte bere si te gjithe mbreterit e vertete, kishte dale ne mal e kishte organizuar rezistencen popullore kunder okupatorit, ose te pakten kishte qendruar ne fron, pamvaresisht nga pushtimi dhe i kish thene pushtuesit se ky vend ka zot dhe mbret pamvaresisht se i pushtuar. Zogu nuk ishte dhe nuk u tregua mbret kur duhej, ai zgjodhi rrugen e turpit. cili mbret i vertete e ka braktisur popullin e tij kur ky i fundit do te vuante zgjedhen e pushtuesit? Prandaj "Mretnia" shqiptare mori fund ne 1939-en. Pastaj me kujtohet se cfare beri ky mbret me Fan Nolin dhe perkrahesit e tij. Une vete ndjehem "Nolist" dhe nuk mund te jem asnjehere me zogollinjte. Do te doja te thoja poshte mbreti, po nuk me vjen se me duket sikur s'ka pasur ndonjehere. prandaj po them vetem:
Rrofte Republika e Shqiperise!
5. gfm73
gfm73 Fillestar
Re: Shqipëria, Mbretëri apo Republikë ??
Ne, te dale nga nje diktature 50 vjecare, qe nuk njihnim as fjalen demokraci, as se cka do te thote nje ligj i drejte e i mire per ne, se cka do te thote fjala e lire, se cka do te thote pluralizem mendimesh, etj., e kemi shume te veshtire te japim nje mendim te pjekur dhe me se shumti disa anetare te forumit e japin vleresimin per nje sistem duke u mbeshtetur ne nostalgjite qe kane per kohen qe kaloj (monoteizmit). Dhe per fat te keq jane mbledhur ketu ne forum duke e njollosur pak a shume qellimin e mire te vete Forumit.
Duhet t´i bejme pyetje vetes, perse vendit tone i duhet Republika apo Monarkia, c´te mire solli deri me sot Republika dhe per vete kushtet gjeopilitike te vendit tone cila forme e qeverisjes do te ishte me e mire per ne shqiptaret?.
6. Gigo
Gigo Fillestar
Re: Shqipëria, Mbretëri apo Republikë ??
Monarkia eshte forma me e qarte e "monoteizmit" Monarkite ne Evrope jane me shume forma te tradites dhe mbreterit sherbejne si perfaqesues dhe jo si ekzekutues ashtu si edhe presidentet ne republikat parlamentare. Ekzekutuesit e vetem jane parlamentet. Shqiperia nuk ka tradite si monarki shekullore keshtu qe nuk ka perse te formoje nje monarki feudale ne shekullin e 21-te.
Sa per ato qe "e kemi shume te veshtire te japim nje mendim te pjekur dhe me se shumti disa anetare te forumit e japin vleresimin per nje sistem duke u mbeshtetur ne nostalgjite qe kane per kohen qe kaloj (monoteizmit). Dhe per fat te keq jane mbledhur ketu ne forum duke e njollosur pak a shume qellimin e mire te vete Forumit",  ky eshte ofendim per anetaret e tjere te albforumit. Ti, gfm73 nuk ke asnje te drejte dhe jam i sigurte qe nuk ke asnje aftesi profesionale qe te gjykosh si te papjekur njerez dhe mendime qe mund te jene shume me te pjekura se ato te tuat. Eshte injorance te gjykosh njerez te tjere pa i njohur ata.
7. RobertdeNiro
RobertdeNiro Fillestar
Re: Shqipëria, Mbretëri apo Republikë ??
Pyetja qe me shqeteson eshte se cilin duhet te bejme mbret?
Leka Zogun te birin e Ahmetit?
apo
Fatos Nanon?
Ahmeti ishte kryeminister prej 4 vjetesh kur u vetshpall mbret.Kishte ardhur ne pushtet me gryken e pushkes.Kishte vrare nje deputet(Avni Rrustemin).Kishte shperblyer me pasuri mbeshtetesit e tij.U martua me nje vajze shume here me te re dhe te bukur.
Tosi eshte kryeminister de fakto prej 6 vjetesh.Ka ardhur ne pushtet me gryken e pushkes.Nen qeverisjen e tij eshte vrare nje deputet(Azem Hajdari).Ka shperblyer me pasuri mbeshtetesit e tij.Eshte martua me nje grua shume here me te re dhe te bukur.
Cilin te bejme Mbret?
Ka edhe nje problem.
Djemte e Dulles do ankoheshin se po ju marrin te drejten legjitime.Pasi babai i tyre ka qene me gjate ne pushtet.
E leme Republike me mire dhe jemi rehat nga gjithe keto kokcarje.
8. marko
marko Fillestar
Re: Shqipëria, Mbretëri apo Republikë ??
9. gfm73
gfm73 Fillestar
Re: Shqipëria, Mbretëri apo Republikë ??
... me se shumti disa anetare te forumit e japin vleresimin per nje sistem duke u mbeshtetur ne nostalgjite qe kane per kohen qe kaloj (monoteizmit).
O GIGO, o i djegur, me fal 'i pjekur', pse ty te ka djegur ky mendim ti mos kerko te perfshishe edhe te tjeret ne rangun tend. Une njoh ne kete forum pak a shum vetem mendimet e secilit dhe s´kam si te gjykoj per tjetrin pa e njohur ate. Dhe fjalia me larte nuk ka aspak te beje me ate cka ti ke prallisur.
10. Gigo
Gigo Fillestar
Re: Shqipëria, Mbretëri apo Republikë ??
Ti nuk thene nje anetar, ti ke thene "disa anetare te albforumit...", thirri menies, shko vizitohu!
11. Guest
Re: Shqipëria, Mbretëri apo Republikë ??
Rrofte Republika Popullore Socialiste e Shqiperise
12. gfm73
gfm73 Fillestar
Re: Shqipëria, Mbretëri apo Republikë ??
GIGO, megjithese nuk ia vlen te shkruaj me tej por une po "e bej" nje korigjim te vogel. Patjeter qe e kam fjalen per me shume se nje person (normale, apo jo???), e nje nder to je edhe ti qe per te mbrojtur nostalgjine tende pranon te mbeshtesesh nje force (farse) te djegur politike si kjo e sotmja. Dhe fatkeqsia e vendit tone eshte se ende ekzistojne keto nostalgjike te semure dhe qe nuk ka doktor qe ti sheroje.
13. gfm73
gfm73 Fillestar
Re: Shqipëria, Mbretëri apo Republikë ??
shkruar nga GJENERALI
Me shpjego dicka: Ti thua qe ne se njifnim fjalen DEMOKRACI sepse ishim ne diktature mirepo dr.prof.assistent.inxhinjer.arkitekt Berisha ku na e mesoi demokracine qe donte ta ndertonte? A nuk e kuptoni se shqiperia ka 12 vjet qe ka po bijte e komunisteve ne pushtet.ne fund te fundit dr.Rrumpalla ka qene sekretar partie dhe ka cuar shu**rren e Hysni Kapos per analiza se ka qene doktor i udheheqjes.Une ja beja hallall te vinte e pushtet nje njeri qe ka qene ne burg por jo ish anetaret e PPSH
Nuk e di me sa seriozitet i shkruan keto pak rreshta por une e pranoj ate cka ti thue ne lidhje sa me siper dhe ne princip nuk dua ta kundershtoj ate. Ma do mendja qe edhe Berisha vete ka qene i vetdijshem per rolin e tij te meparshem para se te pranonte te behej 'demokrat' per 'demokracine tone te re'.
RROFTE SHQIPERIA E SHQIPTAREVE
14. Guest
Re: Shqipëria, Mbretëri apo Republikë ??
15. lysien shardon
lysien shardon Fillestar
Re: Shqipëria, Mbretëri apo Republikë ??
Nje cike e vjeter idea e monarkise dhe e dale boje,pa harruar faktin qe dhe vete anglezet(nje pjese e konsiderueshme ) e kane zet.Mjafton t`u flasesh me respekt per ate, anglezeve ,dhe fillojne te te shpegojne se ka nje takse qe u hiqet atyre nga fitimi dhe shkon per mbreterine(dhe kjo dhemb per kedo,apo jo?).Prapseprape ,respektohet monarkia angleze se u ka sjelle aq te mira ne shekuj Anglise sa do te ishte e padrejte ta mohoje kete gje dhe s`mund te krahasohet me ate disavjecare shqiptare.Perseris dicka e kaluar,kur dhe vete shtetet qe e kane shume here kane debatuar dhe debatojne per ta eleminuar,sado simbolike qe eshte(pa fuqi).
16. gfm73
gfm73 Fillestar
Re: Shqipëria, Mbretëri apo Republikë ??
Mire mor njerez, Monarki apo Republike?!? E keni quar aty sikur te thuash: "Nuk e ha djathin me ere por ha djathin pa ere, apo e kunderta."
Fakti pse nje vend shpallet monarki dhe vete personi (vet)shpallet monark, e ka nje arsye ne te duke menduar se keshtu mund te vazhdohen idealet e monarkut, por edhe vete aspiratat e popullit qe perfaqeson. Edhe vete Ahmet Zogu, kur e shpalli veten Mbret i Shqiptareve, e pati arsyen e vet madhore per realizimin e aspirates se Tij dhe endres se popullit. Por Shqiperia, si nje vend i vogel qe eshte, me popullsi te vogel por me vlera te medha (te njohura historikisht), u okupua me qellimin e vetem te mos realizohej bashkimi i trojeve qe do te conte ne zmadhim te territoreve tona dhe ne rritje te konsiderueshem te numrit te popullsise shqiptare. Sa harxhohet kohe e fryme kot duke lavderuar njeren forme e duke share formen tjeter, eshte me mire te mendohet e te gjykohet per nje figure qe mendon nje here per te miren e pergithshme te shqiptareve dhe pak rendesi nese ajo figure perfaqeson nje forme apo tjetren.
E drejte, lysien, qe nuk mund te besh krahasim mes monarkise shqiptare me ate angleze, sepse kjo e fundit eshte me e fuqishme dhe shume here me e madhe ne moshe dhe idealet e monarkise angleze ishin shume me te ndryshme nga ato qe kishte monarkia shqiptare. Interesat e monarkise angleze nuk i binin ndesh ndonje fuqie te madhe sepse eshte Anglia vete nje fuqi..., e ndersa Shqiperia e copetuar ishte nje shtet me moshe te re indipendence dhe sapo kishte nisur t´i vinte punet ne vije. Dhe sa te shofin fuqite e medha se Shqiperia po vihet per fije, ato vijne e t´i kepusin ato fije e te dergojne ne buze te gremines.
Sa per taksen, une nuk e di sa mund te jete ajo perqindje e vogel e saj qe sipas teje "...kjo dhemb per kedo...", por nuk mund te jete nje shkas per gjykim, sepse fundja e fundit njerezit e botes katolike e ortodokse po paguajne taksen e detyrueshme te kishes edhe pse shumica e njerezve mund te mos shkojne per lutje. A eshte edhe kjo, thua ti, dhembje koke??
Ka disa vende evropiane qe e kane formen e monarkise dhe ato vende jane nga me te zhvilluarat dhe ndonjera prej ketyre as qe pretendon te futet ne Evrope. Vende te tjera kane forma te tjera republike por kane ndoshta arsyet e tyre te gjykojne per format monarkike. Por ne me nje forme, sot per sot, te deshtuar republike, nuk mund te japim gjykim per vendet qe kane monarki kur fundja e fundit keto vende jane me nivel jetese te larte.
17. Gigo
Gigo Fillestar
Re: Shqipëria, Mbretëri apo Republikë ??
Heeej [​IMG] je ne vete ti apo jo? Per cfare lesh nostalgjie po flet ketu? Ke "force te djegur politike" mbeshtetkam une sipas teje kur flas pro republikes? Jemi te tema "monarki apo republike", NUK jemi te tema "PD apo PS", i therret menies ti apo nuk i therret? ka ndonje te keqe te jesh "nostalgjik" i republikes? Nostalgjike te republikes jane te gjitha forcat politike me te fuqishme sot ne bote perfshi demokrate, socialiste, republikane, liberale, te tere, ore te tere.
Thirrini trurit te gjithe ju qe llapni per monarkine ketu dhe s'merrni vesh: MONARKIA ESHTE FORME QEVERISJEJE E PERIUDHES SE MESJETES. ATO MONARKI QE EKZISTOJNE SOT JANE THJESHT SIMBOLE TE TRADITES DHE ATO MONARKI QE EKZISTOJNE FUNKSIONOJNE PAK A SHUME SI REPUBLIKA, VETEM EMRIN KANE MONARKI. NUK KRIJOHEN ME MONARKI TE REJA NE SHEKULLIN E 21-te. KENI PARE NDONJE SHTET QE ESHTE AKTUALISHT REPUBLIKE TE KALOJE NE MONARKI?
[​IMG] thirrini trurit! vetem ne Shqiperi diskutohen akoma anakronizma te tilla.
18. gfm73
gfm73 Fillestar
Re: Shqipëria, Mbretëri apo Republikë ??
mos nxirrni ketu mesazhet private ju lutem[/b]
19. FALKO
FALKO Anëtar aktiv
Re: Shqipëria, Mbretëri apo Republikë ??
Do te duhej nje dore e forte per te bere te funksionojne normalisht institucionet ,por monarkia eshte nje ekstrem qe nuk duhet marre ne konsiderate. Mund ta kishte marre ne 96-97 ndersa tani ka te tjera kushte , te tjera kerkesa .
20. Guest
Re: Shqipëria, Mbretëri apo Republikë ??
Share This Page