Shqipëria, ndër 20 destinacionet më të mira për 2015-ën

Diskutime tek 'Njoftime Ngjarjesh Kulturore' filluar nga Universal, 28 May 2015.

  1. Universal

    Universal AnonymouS

    Shqipëria renditet si një ndër 20 destinacionet më të mira në botë për t’u vizituar gjatë vitit 2015.
    Me plazh të bukur, histori interesante dhe kureshtje nga vizitorët, Shqipëria duhet eksploruar gjatë 2015, shkruan Caroline Shearing.

    Në një artikull të “Telegraph”, Shqipëria këshillohet të vizitohet për turistë nga të gjithë anët e botës.

    Pse?

    Si vend ish-komunist i izoluar në pjesën më të madhe të shekullit të 20-të, Shqipëria cilësohet si një vend kurioz për turistët dhe ndër më pak të zbuluarit dhe që disa e cilësojnë si një ndër shtetet më të keqkuptuar në Ballkan. Më tej thuhet se ndonëse kanë kaluar 20 vjet nga rënia e regjimit komunist të vendit, turizmi ka ende një cilësi të ulët, ndërsa shumica e vizitorëve të huaj janë fqinjët italianë dhe grekë.




    [​IMG]


    Fshatrat buzë detit cilësohen si peisazhe përrallore, ndërsa vlerësohen thesaret arkeologjike, kafshët e egra të bollshme dhe në zonat rurale një mënyrë bujqësore në dukje e pandryshuar për shekuj me radhë.
    [​IMG]
    Shearing shkruan se në një vizitë të fundit të saj në Sarandë mbeti e befasuar se si një komb kaq krenar, ndodhet në udhëkryq sa i takon turizmit. Në vijim thuhet se ka një oreks të pangopur për ndërtim, gjë që në 20 vitet e fundit ka bërë që Saranda nga një qytet i vogël bregdetar me shtëpi prej guri, të mbushet me pallate të shumta dhe hotele.

    Duke pasur parasysh vendndodhjen e lakmueshme të Shqipërisë mes Greqisë dhe Malit të Zi, vlerësohet fakti se bregdeti i vendit është i paprishur, ndaj gjatë vitit 2015, nuk duhet lënë pa vizituar.

    Vlerësohet mikpritja e ngrohtë dhe mënyrën se si kamarierët flasin anglisht, duke i trajtuar turistët si VIP.


    [​IMG]
    Caroline Shearing në shkrimin e saj, kujton edhe gratë që ecin në rrugët me pluhur dhe që mbajnë në kokat e tyre shami me ngjyra dhe që buzëqeshin me ëmbëlsi, teksa përshëndesin. Më tej përshkruhet se si një grua e moshuar kujdesej për perimet në kophjtin e saj, duke i shërbyer të mbjellave me përkushtim.
    Për një turne gjashtë ditor Shearing thotë se për të qendruar në hotele në Sarandë, Berat, Tiranë apo Vlorë, kushton rreth 1478 paund për person.

    Në këtë çmim përfshihet mëngjesi, dreka dhe guidat private./a.y/noa.al



    [​IMG]




    [​IMG]



    [​IMG]
     
  2. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Deja-vu ne shkrime. Mund ta kem gabim, por te njejten gje me kujtohet qe e kam lexuar per vite me rradhe: "Shqiperia destinacioni favorit ne Europe per 2010". "Shqiperia ne listen e rekomanduar per turizem ne 2011." "Perla e pazbuluar, Shqiperia nje nder vendet me te bukura te botes per t'u vizituar gjate 2012"... etj etj.
    Whatever.
     
    Solaris and Dreamer like this.

Shpërndajeni këtë faqe