Shqiperi, A do qe ne te kthehemi?

Diskutime tek 'Tema e ditës (vendet shqipfolëse)' filluar nga I pa dhe, 6 Feb 2003.

  1. I pa dhe

    I pa dhe Primus registratum

    Shqiperi, A do qe ne te kthehemi?

    Shqiperia, nuk e kuptoj perse mburrem me te. Mburrem me legjenden e “ Doruntines dhe Konstandinin”, me faktin qe ne na rriten duke na ushqyer deshiren per te qene te virtutshem. Konstandini u ngrit nga varri qe te mbante fjalen, une duhet qe te beja dicka te tille, “te mbaja fjalen time”. E cthem une, tani nuk dua te keme lidhje fare me Shqiperine. Nuk eshte me e njejta. Se njohe me.

    Zemra me dridhet tek i shruaj keto fjale. Ja, jam ne mergim, dhe pse? Sepse Shqiperia “memedheu” me perzuri. Isha vetem 17 akoma femije kur me degdisi ne Greqi. U burrerrova atje dhe nje urrejtje me lindi ne zemer per vendin tim. Atdheu qe me ndoqi.

    Ndoshta kjo eshte normale, jam jetim “pa atdhe” dhe ndihem i vetem ketu ne ……. Nejse por ja tani jam rritur, dhe kam mundesi qe te shprehem dhe hedh ne kete leter sadopak kete barre qe me rendon. Une mburrem me Shqiperine dhe e Urrej.

    Kane kaluar shume vite tani, shikoj Shqiperine dhe nuk e njohe. Heren e fudnit qe isha atje nuk me njihte njeri. U ndjeva i huaj. Ndihem i pa shprese…..si mund te bej nje vend tjeter atdheun tim. Por Shqiperia eshte poaq e huaj sad dhe ky vend.

    Une ika, iken dhe shoket e mij, atje ngelen te miturit dhe ata qe nuk paten mundesi te ikin. Shkollat u mbyllen dhe asnje nuk e vlersoi arsimimin per shume kohe. C’po te ndodh Shqiperi?
    Po udhehiqesh nga njerez qe nuk e kane idene se cfare do te thote te jesh nje udheheqes. Njerez qe nuk jane larg pames dhe shume egoist. Por dhe ata qe ndjekin nuk e kane idene qe cfare ndjekin. Jane te pa fajshem nuk mund te zgjedhin dicka me te mire.

    A ka te ardhme per nje komb i cili nuk ka gjak? “ rini”? Nuk them nuk ka te rinj ne Shqiperi, por them qe nuk ka te rinj te cilet kane nje plan per jeten. Nuk ju ve faj atyre qe jane atje sepse te perjetuarit eshte me e nevojshme se sa nje plan, dhe nuk mund te shikojne mbi problemet qe kane.

    Cfare do bere? Nuk e di, e di, por nuk dua te marr permbi mua pergjegjesine. E di qe ne qe ikem duhet te kthehemi dhe te investojme ne atje ato qe kemi fituar. Njohurite, Diturine, Pervojen, Edukimin. Por a eshte Shqiperia ne gjendje ten a mirepres ne? A ja vlen qe te sakrifikojme jeten tone dhe te kthehemi. Sido qe ta shikosh i humbur dal.

    Dilema ime eshte: Te rri ne kete dhe te huaj dhe te jem I huaj dhe te jetoj jeten time duke thene qe ky eshte fati im apo te kthehem e te jetoj ne adheun tim si i huaj?

    Une ngre shume pyetje ne kete leter dhe hap shume diskutime por thjesht po i hedh ne leter sepse dua te mos i ngre ne kurriz por te merrem me to. Dua te gjej nje zgjidhje.

    Po e mbyll eshte ora Dy e nates……por do vazhdoj.

    Valle ndihet njeri tjeter keshtu si une?????!!!!
     
  2. receli

    receli Primus registratum

    Re: Shqiperi, A do qe ne te kthehemi?

    Vlonjati !!

    Ke pare peshkataret qe gjuajne me trata andej nga plazhi vjeter?

    Kur eshte kohe vere ata dhe 2-3 vete munden te shtrijne rrjeten bregut ne det ne thellesi deri tek gjoksi e pastaj ta mbledhin e pastaj ate levrekun, kocen e qefullin qe kapin e ndajne barabar mes njeri tjetrit.

    Kur eshte dimer veshtirsohet puna.
    Te terheqesh rrjeten ne ujin akull do bithe e guxim e kjo kerkon disa njerez te forte e natyrisht peshku pastaj do ndahet ne me shume njerez dhe do i bjeri me pak peshk gjithsecilit.

    Edhe tek problemi qe ngre ti aty eshte loja.

    Te mbash njerzit brenda vendit eshte per qeverine pune e veshtire.
    Jo me kot spiunazhi i ramiz alize ne vitet 90 organizoj Ambasadat dhe eksodet ne Det.
    shqiperia puniste ishte fryre nga hallet e pazgjidhura dhe pritej akoma me shume tendosja si rezultat i politikes se dhjere te PPSH-se.
    Prandaj u gjet zgjidhja qe mileti te iki dhe qeverisja enveriste te shpetohej.

    Edhe sot as Niko Dredha ne Vlore e as Edi Rama ne Tirane e as Nano e blu kuqat e Pd dhe Ps nuk duan rikthimin e te ikurve sepse kjo eshte rritje telashesh per qeverine.
    Ata duan te qeverisin lehte e te fitojne shume si peshkataret e skeles ne Vere.

    Sa me pak milet brenda aq me lehte qeverisja e aq me madhe llokma e fitimit dhe e kunderta ne se ne kthehemi.

    Shqiperia eshte atdhe i yne simbolikisht e shpirterisht se in fact eshte nji LOPE per Mafien dhe nji Sahara per njerzit e ndershem.

    Deti, ajri,dielli,lulet,ujrat,toka e gjithcka privatizohet nga nji grusht familjesh mafioze. Kusuri le te hane bajga si ne Kore te veriut.

    Kjo eshte filozofija Socialiste-demokratase e politikanve tone.
    Ne jemi popull bageti prandaj dhe shkon gjate kungulli mbi uje.
    Nji shembull:

    Cfare fituan Vlonjatet me kryengritjen e 97-es?
    Fituan humnerat e otrantos,gopin e semes, trefishimin e varreve te rinise dhe 3 vjet terror qe vazhdon akoma.
     

Shpërndajeni këtë faqe