Shqiperia dhe truri ne rrjedhje

Diskutime tek 'Tema e ditës (vendet shqipfolëse)' filluar nga Kordelja, 4 Nov 2002.

  1. Kordelja

    Kordelja Valoris scriptorum

    Shqiperia dhe truri ne rrjedhje

    Ju Albforumista qe studioni jashte, sa te gatshem jeni per tu kthyer ne Shqiperi pasi te jeni "mbarsur" me njohuri neper bote dhe te keni mbaruar studimet.
    A keni marre ne konsiderate kthimin, apo keni aplikuar e gjetur pune kudo?
    Mos valle Shqiperia eshte e destinuar t'ua "fdhuroje" trurin e vet "kapitalisteve".
    Une nuk jam tunduar akoma per ta braktisur kete vend edhe pse me zhgenjen akoma dhe me pudros me pluhur c'do dite.
    A thua i kam rrenjet me te thella se Naimi, Samiu, Kadareja, Noli e shume e shume te tjre qe shkruan historine dhe ndertuan "individualitetin" e tyre gjetke?
     
  2. qen_ujk

    qen_ujk Primus registratum

    Re: Shqiperia dhe truri ne rrjedhje

    pa $$$$$$ nuk shkoj. Investim do bej vetem. Ne nje te ardhme do shikoni nje konpani "Alba Cell".
    Une do jem pronari.

    Ne fillim nje plan, investim, zbatim, dhe $$$$$.
    Me tej nuk jap dot infornmacion.

    Shqiperia nuk eshte nje vend komunist dhe se po nderton shtetin shqiptar. Shqiperia po ndryshon ngjyren dhe po drejtohet nga vende te tjera te cilat jane te drejtuara nga kompani.
     
  3. qen_ujk

    qen_ujk Primus registratum

    Re: Shqiperia dhe truri ne rrjedhje

    KOrdele ti ke zemer te paster
     
  4. AlbaCry

    AlbaCry Primus registratum

    Re: Shqiperia dhe truri ne rrjedhje

    Me pelqen iniciativa dhe pyetja e Kordeles, dhe une besoj qe kjo eshte nje pyetje qe duhet bere dhe duhet diskutuar. Une vete studioj jashte shtetit tani prej kater vjetesh, por planet i kam qe te kthehem kur te mbaroj.

    E di qe Shqiperia apo Kosova nuk jane ne gjendjen me te mire persa i perket ekonomise dhe infrastruktures ne pergjithesi, kuptohet qe ato jane vetem problemet e dukshme sepse ka akoma me shume, por realiteti eshte qe une kam bere nje zgjedhje, dhe ajo eshte qe te kthehem. Jo sepse une jam budalla dhe nuk dua nje te ardhme per veten time, por sepse kam zgjedhur qellime me te larta se sa ato personale te cilat me ndihmojen qe te qendroj i fokusuar dhe kur te vije koha te bej dicka ne menyre qe te ndertoj vendin tim dhe te ardhmen e bashkeatdhetareve.

    Une kam zgjedhur qe te behem pjese e zgjidhjes se problemit dhe jo pjese e tij.

    Gjithe te mirat
     
  5. roland

    roland Primus registratum

    Re: Shqiperia dhe truri ne rrjedhje

    hi
    Do te kthehem me deshire. Por problemi qendron sa i mire pritur do te jem ne shqiperi(kuptohet nga autoritetet qeveritare)
    dhe e dyta eshte shume e veshtire te kthehesh kur shikon qe korrupsioni ka arritur kulmet.
    Psh: me duhet te nxjerre pashaporten e re por qe ta nxjerre ate me duhet per te paguar te pakten 300.000 dhe ketu behet fjale per nje pashaport te rregullt se te duhash ti nderrosh ndonje gje duhet te kushtoje me teper.
    Drejtori i Policise se rethit tha se kishte deshire te me ndihmonte por une duhet te firmos pashaporten se ndryshe del te jete fallco, dhe meqenese une jam ne UK nuk ka zgjidhje.
    Por duke u interesur me shume dikush me tha qe po te paguaj 300.000 leke, do te ma nxirrnin ata dhe mbi te gjitha "te rregullt". Si ka mundesi qe Ta nxerre kur drejtori i policis se rethit thote se eshte e pamundur?
    well, keto gjera te irritojne dhe te bejne te mendohesh shume here para se te vendosesh qe te kthehesh.
    me respekt [​IMG]
     
  6. Ernest

    Ernest Primus registratum

    Re: Shqiperia dhe truri ne rrjedhje

    Pershendetje Kordele

    A i kemi ne rrenjet po aq te thella sa Naimi, Samiu dhe ti ?

    Nuk e di. Sidoqofte, une te uroj t'ia kalosh sa me mire mes pluhurit dhe baltes shqiptare. Une jam student, ne France, dhe nje dite do te kthehem ne po ate pluhur dhe balte. Ndoshta jo vetem sepse aty gjenden rrenjet e Samiut dhe Naimit me shoke, por sepse aty gjenden rrenjet e mia, te familjes, miqve, shokeve...etj.

    Nuk e di a iu pergjigja sadopak pyetjes tende.

    Ernesti
     
  7. Kordelja

    Kordelja Valoris scriptorum

    Re: Shqiperia dhe truri ne rrjedhje

    Po u pergjigjet, gjithsesi une di qe balta nuk te inkurajon dhe qe familja te mban sidoqofte ludhur, por nuk di sa deshire kemi ne per tu kthyer (pa ndikime te tjera) dhe per te sjelle sadopak "fryme" te re ne kete vend qe po "zmbrapset" nga "llumi" dhe korrupsioni.

    Une personalisht, preferoj balten.
     
  8. Ernest

    Ernest Primus registratum

    Re: Shqiperia dhe truri ne rrjedhje

    Deshira per tu kthyer eshte e pakrahasueshme. Zhgenjimi (jo vetem nga pluhuri), nga njera ane, dhe tundimi i asaj ç'ka kemi ndertuar gjetke, nga ana tjeter, eshte po aq i madh.

    Une mendoj se nuk duhet te ngacmojme te tjeret duke u bazuar ne shembuj. Sejcili ben zgjedhjen e vet, sejcili ka te drejte te punoje, jetoje apo te pluhuroset aty ku eshte me mire per te (apo me keq ?).

    Fati i Shqiperise nuk varet vetem ne kthimin e "trurit te rrjedhur"...fatkeqesisht. Le te shpresojme qe shumica do te kthehen...e nese jo, le te jene ato qe s'largohen qe ta kthejne deshiren per ndryshim, ne realitet.

    Deri atehere, mirutakofshim...
     
  9. Guest

    Re: Shqiperia dhe truri ne rrjedhje

    Mirembrema,
    Mendoj qe ky eshte problem madhor per te gjithe Shqiptaret qe e adhurojne vendin e tyre.
    Ne te njejten kohe do te desha qe te shohim se bashku pek me larg dmth:
    a) pse ikem nga Shqiperia?
    Nga Shqiperia ika 1 vit pasi mbarova universitetin. Dega qe kisha zgjedhur ishte nje dege teper idealiste dhe ne te njejten kohe nje dege shume e nevojshme per zhvillimin e vendit. Megjithese nje nga me te miret, megjithese brodha me CV time neper dyert e te gjitha institucioneve, pergjigja ishte JO. Ju do te thoni korrupsioni, makuteria, qelbersilleku etj etj ndyresira si keto bene qe une te mos filloja pune ne ate zanat qe adhuroja. Fakti eshte se idealizmi dhe deshira per ti dhene atdheut tend nuk vlen(te).
    b) A ja vlen te kthehesh sot?
    Mendoj qe jo pasi gjithmone eshte e njejta qeveri me fytyra te ndryshme, eshte e njejta fryme qe mbizoteron jo vetem tek brezi i kaluar por sidomos tek ai i ri: Kush do ta fitoje buken e gojes vetem me djersen e tij eshte nje idiot qe nuk e njeh boten. Jo pasi shanset nuk jane te njejta. Jo sepse ka humbur shpresa. Kush me thote te kunderten ose mundohet te genjeje ose genjen vetveten.
    c)A ka me vlere thenia kthimi ne Shqiperi?
    Mendoj qe jo. Kjo per arsyen e thjeshte se Europa eshte bashkuar ne nje shtet te vetem. Uroj qe e njejta gje te ndodhe dhe me Shqiperine time te dashur. E di se kjo nuk do te vije nga ata qe na qeverisin por nga Europianet qe po ua mbledhin gjithmone e me shume.

    Jetoj ne nje vend ku shansi eshte i njejte per te gjithe, ku kane lindur te drejtat e njeriut, ku njeriu vleresohet per vlerat e tij humane.
     
  10. I love new york

    I love new york Primus registratum

    Re: Shqiperia dhe truri ne rrjedhje

    Eshte nje pyetje qe i mundon ose eshte prezente ne cdo shqiptar qe eshte larg vendit mendoj une.
    idealisht do te me pelqente te kthehesha dhe te jepja kontribitun tim sado te vogel ne ate vend, sidomos ne fushen time qe mendoj se eshte shume e re dhe ne levrim atje (psikologji) popr nga ana praktike shpesh here mendoj "a do behen shqiptaret si gjithe bota dhe te besoje apo konsoderoje fjalen psikolog appo terapist dhe te mos i zgjidhi problemet me nuska,hoxhallare apo prifterinj???? Ne te njejten kohe dhe niveli i jetesesh eshte shume i ulet atje edhe pse neve kemi individe te mrekullueshem, intelektuale (te paket though) apo profesore e studiues te ndryshem. Pyetja qendron: nqs mua me ofrohen mundesira per t'a avancuar veten me shume apo per t'a sfiduar veten me shume me njohuri dhe eksperienca te reja ketu ku jam a do t'i lija per te ardhur back???? Besoj se jo. Megjithate per te kopjuar nick-un e dikujt ketu " I never say never" /pf/images/graemlins/smile.gif
     
  11. Mirditor

    Mirditor Primus registratum

    Re: Shqiperia dhe truri ne rrjedhje

    [/LIST] uerwpiuhwer

      • ipuefhUIWHE PSDJGPO ÅOIWJHTEO0Åiw40t¨J4WT¨0J4T0¨J43W0¨TJ3W4¨0
        Code:
          
        Code:
          
      • uiåwohtrefåoijwM4¨TGI0J4RGI0¨JM4W3¨G [​IMG]
        ti provu qito tesha se qysh bajn, kam ni jav qi i shoh e nuk di
     

Shpërndajeni këtë faqe