Shqiperia ne Festivalin Europian

Diskutime tek 'Muzika' filluar nga ilirjan, 10 May 2004.

  1. ilirjan

    ilirjan Primus registratum

    Shqiperia ne Festivalin Europian

    Per here te pare ne historine e festivaleve Evropiane i jepet BILETA edhe shqiptareve.

    Shqipnia paraqitet me nje CIGANE (mua keshtu me duket) RASTERSI??????
     
  2. ana karenina

    ana karenina Primus registratum

    Re: Shqiperia ne Festivalin Europian

    Liro eshte festival muzike e jo ekspozite racash /pf/images/graemlins/wink.gif
     
  3. Blendi

    Blendi Primus registratum

    Re: Shqiperia ne Festivalin Europian

    Shqiperia ka marre pjese plote here te tjera ne festivalin europian, "Eurovision", sic quhet zyrtarisht. Anjeza Shahini eshte kengetarja qe perfaqson Shqiperine, fituesja e "Fest 2003"

    Lidhja me poshjte iu çon ne faqen zyrtare te Eurovisionit. Nga menuja mund te zgjidhni "multimedia" per te degjuar kengen e Anjezes dhe videon.
    ANJEZA SHAHINI NË EUROVISION 2004 [​IMG]
     
  4. fjorent

    fjorent Primus registratum

    Re: Shqiperia ne Festivalin Europian

    Turp per nje shqiptar racist qe ende nuk e ka kuptuar se racizmi prodhoi 6 milion hebrenj te vdekur. Me e keqja eshte se pastaj ankohemi neper bote se na ofendojne me epitete raciste. Kur kemi shqiptare te tille me cfare fytyre mund te mbrohemi nga te huajt?
    Anjeza eshte ne festivalin europian sepse e meriton me zerin e saj dhe me lekuren e saj. Problemi qendron me disa pseudoshqiptare qe na mbrojne shqiptarine e tyre pa e ditur ende shqipen derisa shkruajne Shqipnia e jo Shqiperia.
     
  5. Mark

    Mark Primus registratum

    Re: Shqiperia ne Festivalin Europian

    Festivali Europian, "live" me ekran gjigand para QNK

    Konkurimi i Anjeza Shahinit, ne Festivalin Europian te Kenges, qe do te mbahet ne 12-15 maj ne Turqi, do te trasmetohet drejtpersedrejti ne ekrane gjigande ne Tirane dhe qytete te tjera te vendit. "Hajmalia fatsjellese", qe do te mbaje me vete Shahini ne Stamboll dhe si mund te votojne per te, shqiptaret qe ndodhen neper bote permes televotes

    Festivali Europian, ne te cilin per here te pare merr pjese dhe Shqiperia do te trasmetohet drejtpersedrejti nga nje ekran gjigand para Qendres Nderkombetare te Kultures ne Tirane. Festa e kryeqyetit shqiptar do te vijoje ne ate te Stambollit, ku Anjeza Shahini do te konkuroje me ngjyrat kuq e zi te kenges se saj "Dua te jem imazhi yt". Ne 12 maj, date ne te cilen zhvillohet dhe gjysemfinalja e Festivalit do te organizohet nje feste e madhe, e cila mendohet te shtrihet dhe ne qytete te tjera te vendit. Gjithcka per te krijuar nje atmosfere festive dhe mbeshtetese per Shahinin, e cila duhet te kaloje fazen e pare eleminuese te gjysemfinales. Me kete rast Ministri Klosi bashke me nje buqete lulesh i ka dhuruar Anjezes edhe nje cd me kenge te te madhes Vace Zela, duke e quajtur si nje "hajmali fatsjellese" gjate konkurimit te saj ne kete festival. "Une uroj qe te prezantohesh sa me mire ne kete eveniment te rendesishem per te gjithe ne. Kultura tashme eshte ne avangarden e angazhimit tone ne integrimin europian, pjese e saj eshte edhe perfaqesimi juaj ne kete eveniment te muzikes. MKRS po punon qe te krijoje me shume mundesi qe talente si ju, jo vetem ne muzike, por edhe fusha te tjera te kultures te kene mundesi te perfaqesojne denjesisht Shqiperine", ka pohuar ministri Klosi. Nje nga riste e ketij viti ne Festivalin Europian eshte dhe televotimi. Ne kete kuader, nje nga rregullat eshte qe vendi qe perfaqesohet ne Festival nuk mund te votoje per veten. Ne kete menyre televotimi i shqiptareve te Shqiperise nuk eshte i vlefshem. Perkundrazi ai i shqiptareve qe ndodhen anembane botes, jo vetem qe eshte i vlefshem, por do ti shtonte pike konkurimit e ndoshta do te mund te shpallte fituese kengetaren shqiptare. A. N


    Prapaskenat e kenges se Anjeza Shahinit

    Ndryshimet, qe ka pesuar performanca e kenges, qe do te perfaqesoje Shqiperine ne Festivalin Europian. Balerinet e Sukniqit, zevendesohen nga kater finalistet e edicionit te kaluar te Etheve. Me pak spektakel dhe me shume fokusim tek kenga e Shahinit. Podgorica: "Performanca e balerineve do te thyente akullin, por Festivali ka disa rregulla, te cilat jemi te detyruar ti respketojme"

    Ajo eshte e qete, te pakten keshtu i lexohet ne buzeqeshjen rrezellitese. Tregon siguri, packa se gjithcka i ndryshon ne momentin e fundit, duke i lekundur fort anet e peshores, qe ka mundur ti balancoje me kujdes ne muajt e fundit. Madje per ta arritur kete, i'u kerkua te bente edhe pak balerinen. Me sforco dhe me shume durim, Anjeza Shahini arriti te lekundej fare mire ne notat e muzikes se krijuar nga Edmond Zhulali. Vetem pak dite me pare eshte bere e ditur se grupi i baletit, qe do te shoqeronte Anjezen eshte zevendesuar nga back-vokalet (zerat dytesore). Dhe Anjeza duhet te rinise gjithcka nga e para. Koleget e saj te vjeter te "Etheve te se premtes mbrema", Klajdi Musabelliu, Rosela Gjylbegu, Arber Arapi dhe Tergita Gusta do te bejne zerat e dyte te kenges "Dua te jem imazhi yt", konkuruese ne Festivalin Europian te Kenges. "Nje nga kushtet kryesore, qe duhet te plotesohen per te konkuruar ne Festival, i cili kete vit zhvillohet ne Turqi eshte te kenduarit live. Ne skene duhet te jene medoemos gjashte vete. Ne nje fare menyre ishim te detyruar te zevendesojme grupin e baletit me ate vokal", ka pohuar per "Korrieri", drejtori i Radio Tiranes, Gezim Podgorica. Mes 22 kengeve pjesemarrese ne naten gjysmefinale te dates 12 maj, Anjeza Shahini do te kendoje e trembedhjeta. Nje numer tersi, per supersticiozet dhe fati per Anjezen. Ishte i njejti numer qe mbante ne "Ethet e se premtes" dhe ne "Festivalin e Kenges ne RTSH", ne te cilet u shpall fituese. "Numri 13 me ka sjelle fat, duke me shpallur fituese. Uroj qe te jete nje ogur i mire edhe per Festivalin Europian", eshte shprehur kengetarja. Pas kthimit te kenges ne gjuhen angleze, arranxhimit dhe regjistrimit te saj ne nje studio prestigjoze ne Zvicer, duket se teknikisht gjithcka eshte gati. Mbetet vetem interpretimi i Anjeza Shahinit, e cila ne skenen e Festivalit Europian do te prezantoje "Imazhin" e Shqiperise.
     
  6. Erjon rapper

    Erjon rapper Forumium praecox

    Re: Shqiperia ne Festivalin Europian

    Kjo Anjeza Shahini nuk ma mbush mendjen per ne festivalin europian. Nuk e di sepse nuk me pelqen fare :shrug:
     
  7. Rrapatushja

    Rrapatushja Nelk@

    Re: Shqiperia ne Festivalin Europian

    Vidjoja njehere eshte skandal!!!!!!! E vetmja menyre se si mund te kualifikohet eshte nese suedezet e finlandezet qe vdesin per dance music ti japin vota (shqiptaret nuk mund te votojne per kengen e tyre).


    Pa dashur te ofendoj njeri ketu, kenga Serbe me duket e mrekullueshme, mban arome ballkani. Dhe video eshte goxha e arritur.
    (Ka ndonje qe mund ta perktheje?)
     
  8. Odea

    Odea Primus registratum

    Re: Shqiperia ne Festivalin Europian

    Hey...po mire, ju ku i shifni keto video e kenge kshu? Na thuni edhe icik neve ere qe te hapim syte se jena tha per icik shqip. Knej vetem rap e rock kena, asigjo tjeter. Na kane bo me dhimbje koke 24/7, per ne qe sjena fansa te medhenj te rapit.

    Kush do ma japi pak linkun plz se kam shume deshire ti degjoj.


    Odea
     
  9. Cruel_Intentions

    Cruel_Intentions Primus registratum

    Re: Shqiperia ne Festivalin Europian

    Odea, postimi i trete nga Blendi permban nje link,clikoje.
    Po te shkosh ne fund te faqes, kliko multimedia dhe "shikim te mbare"
    Gjithashtu mund te shikosh dhe degjosh edhe kenget e tjera konkuruese...

    Kenga qe ok!!!...Anjeza kendon mire, videoja qe shum e dobet, megjithate me pelqeu qe edhe ajo ndiqte balerinet. Nuk esht e lehte te dalesh ne skene!!
     
  10. ilirjan

    ilirjan Primus registratum

    Re: Shqiperia ne Festivalin Europian

    Nuk kom gjo me ate ezmeren, por si here e pare duhet te paraqitemi me ndonje VASHE SHQIPE se sna gjef kush ne evrope (krijohet tjeter vizion per shqiptaret) i shtrembet.

    Greket "zbuluan" nje talent te madh Shqiptar, nje cigan nga gjirokastra qe kendonte per te lypur rrugeve (dha koncert edhe ne sallen me te madhe te operas Athine)
    Nuk ngeli kanal televiziv pa e intervistuar, dhe ajo qe ishte e cuiditshme permendej vazhdimisht ORIGJINA SHQIPTARE, ku dihet se Greku talentet shqiptare i kthen ne VORIOEPIROT , sic eshte rasti i shume talenteve te tjere shume me te zot se "cigani lypes"
    Apo rasti i SPORTISTEVE SHQIPTARE te olimpiades qe nuk permendet fare origjina shqiptare.
    Rastesi!!!!
     
  11. Genta

    Genta Primus registratum

    Re: Shqiperia ne Festivalin Europian

    Sa me irritoni ju njerez qe flisni vetem per ciganet, a thua se ata jane kafshe. Ciganet jane njerez si ne, nuk jemi me te mire ne shqiptaret. Anjeza kendon shume bukur, ka ze te mrekullueshem, eshte shume e sigurte ne skene, duket sikur ka 20 vjet qe kendon. Ajo eshte edhe shume simpatike, ka te qeshur shume te bukur dhe po te lexosh komentet qe kane bere te huajte na faqe te ndryshme flasin shume per ciltersin e saj. Kenga eshte ritmike dhe mund te kualifikohet per ne finale. Kjo teme u hap qe ju te votoni per Anjezen neser dhe jo per te folur per origjinen e saj. Anjeza ka lindur ne Tirane dhe ka jetuar atje gjithashtu edhe prinderit e saj, e pra eshte shqiptare. Boll me racizem dhe na vjen keq pastaj kur na trajojne italianet e greket keq, kur ne bejme te njejten gje me ciganet.

    Viedoja e kenges ishte vertete shume skandaloze, por shpresojme qe Anjeza dhe "ish- etheistet" te bejne nje performance te mire. Balerinet kane ikur. :thumbsup:
     
  12. fjorent

    fjorent Primus registratum

    Re: Shqiperia ne Festivalin Europian

    Kenga jone nuk me pelqen. Ngaqe ngelem gjithmone duke kopjuar te huajt prodhojme kenge qe nuk kane aspak taban shqiptar, por qe nuk jane as te bukura sipas kritereve te te huajve. Shume me e bukur kenga serbo-malazeze. Une shpresoj qe kenga shqiptare te shkoje ne finale, por ndershmerisht nuk e meriton te fitoje. Po te kishim futur nuanca melodie nga folklori dhe sidomos polifonine labe, jam i bindur se kenga do te ishte me e bukur. Sa per kengen ne anglisht ky eshte tjeter fakt qe vdesim per te huajt. Nuk do te ishte me mire shqip sic kendon serbisht serbi?
    Sa per racistet qe ngelen duke kritikuar lekuren e te tjereve shpresoj qe nje dite aty ku jane te behen objekt i racizmit se mbase e kuptojne se cdo te thote. Sa turp per shqiptare te tille.
     
  13. cufi

    cufi Primus registratum

    Re: Shqiperia ne Festivalin Europian

    Sinqerisht asaj nuk mund tia mohoje njeri cilesite e vokalit qe ka, po nuk behte fjale per racizem ketu, po ajo sikur te imponon patjeter nje opinion negativ mbi veten, eshte teper teper mendjemadhe, e nejse mos tia nis me ato qe mendoj une per te, po shpresoj qe te arrije ndonje vend te kenaqshem
     
  14. Mark

    Mark Primus registratum

    Re: Shqiperia ne Festivalin Europian

    Shume e bukur kenga serbe. Kenga jone eshte "as keshtu as ashtu". Vetem kenga e Ardit Gjebreas "Eja" me ato motivet polifonike ishte tamam per festival nderkombetar.

    Une kam qene ne salle (ne fund fare me tela neper duar) ate nate qe ka kenduar Arditi ne Eurovision dhe ju siguroj qe kur mori rrugen kenga, cereku i salles (femra) ishin cuar ne kembe dhe mundoheshin te kercenin.
     
  15. Tony326

    Tony326 Primus registratum

    Re: Shqiperia ne Festivalin Europian

    Jashte teme! Pa ofendime!
     
  16. dan7milan

    dan7milan Primus registratum

    Re: Shqiperia ne Festivalin Europian

    Ca bohet kshtu mer haju, Anjeza eshte nje perlat e muzikes shqiptare, ka per ta parfaqsuar shqiperine mese miri. e ju thoni jo gabele apo cigane. ajo ka arritur aty ku eshte me pune.
    Shkoni e pyesni andej nga 'Myslym Keta' njehere cdo ju thone???
     
  17. Evi

    Evi Primus registratum

    Re: Shqiperia ne Festivalin Europian

    o Liri o idiot mesjetar...meso njehere te shkruash e te jetosh me diversitetin e pastaj jep mendimin tend kritik (qe gjithsesi s'do te vleje as 2 qindarka) mbi perfaqesimin etno-muzikor...ajo vajza ka ze te mrekullueshem...
    Fat te mbare Anjezes e muzikes shqiptare ne Stamboll
     
  18. Erind

    Erind Forumium maestatis

    Re: Shqiperia ne Festivalin Europian

    Nga nelka!
    I bashkangjitem verejtjes se Nelkes, "RVM" e Anjezes ishte per toke fare edhe kenga ste linte ndonje pershtypje te madhe, pashe ate greken, serben, qiprioten dhe turken ishin pike fare. Sidomos ajo serbja edhe pse sme vejn mire ishte kenaqesi ta shikoje dhe degjoje. Se kuptoj dot, si mund te paraqiten me nje sken ibret, me kater balerin te veshur me kemishe te bardhe ku nuk kishin as te njejten gjatesi, me xhirimet te bera nga jo me shume se dy kamera, kenga jo mbres lenese. Pra???!!! smbetet gje tjeter, vetem ta japesh voten per hir te nacionalizmit.
     
  19. Guest

    Re: Shqiperia ne Festivalin Europian

    Si here e pare mua me duket interesante. Vajza eshte shume simpatike, ka ze te bukur dhe ne fund te fundit si e para here qe eshte do te na sherbeje si eksperience ne te ardhmen. Une i jap nje note afer maksimales.

    @+
     
  20. Blendi

    Blendi Primus registratum

    Re: Shqiperia ne Festivalin Europian

    Ajo eshte kinge, kenga eshte cka. Hec mo, festival koti eshte ky.

    Une habitem me keta qe thone qe shqiperia e ka per here te pare.(!!!)
    Shqiperia ka marre pjese disa here. Arditi ka kenduar, irma ka kenduar (oops - edhe kjo rome mer shoku i shqept-sum qe hape temen). Rracista ne ej, qe rrishim tre dite ne rradhe me ble gjys litri voj luledjelli.

    Hi hi heh umm
     

Shpërndajeni këtë faqe