Shqiptaret dhe (mos)zbatimi i ligjit???

Diskutime tek 'Legjislacioni Shqiptar' filluar nga eniad, 30 Jul 2007.

  1. eniad

    eniad Anëtar aktiv

    Shqiptaret dhe (mos)zbatimi i ligjit???

    Fraza me e degjuar kur behet fjale per ligje e rregulla eshte "ligjet i kemi te mira, por mbeten ne leter, nuk zbatohen".
    Pse ndodh keshtu? Cfare i kushtezon shqiptaret te zbatojne ligjin, si e perceptojne ata vete ligjin dhe sa i njohin pasojat e moszbatimit te tij? Mos kemi te bejme me nje veti te trasheguar, mangesi e kultures historike apo ... ?
  2. juxhoxhjaj

    juxhoxhjaj Fillestar

    Re: Shqiptaret dhe (mos)zbatimi i ligjit???

    ti me kujton ato reklamat qesharake te unmikut te kanali RTK i kosoves se gjoja ata do na mesonin si te silleshim dhe pse duhet te zbatohet ligj reklama qe i vinin anglezet ne cdo koloni te tyre si ne afrike,azi dhe indi por ketu eshte evrope dhe shqiptaret kane shekuj qe jane ndergjegjesuar me ligjin dhe nga familja trashegohet edhe respektimi i tij
  3. eniad

    eniad Anëtar aktiv

    Re: Shqiptaret dhe (mos)zbatimi i ligjit???

    Megjithate, reklama mbetet reklame, qesharake apo jo dhe derisa te ka mbetur ne mend, funksionin e vet e ka kryer me se miri.
    Nese duam te flasim ne hatlla, hajde flasim, qe ne qenkemi me te paparet per zbatim ligji. Hapja me siper eshte thjesht nje gje nga mund te nise diskutimi dhe nuk eshte opinioni im per nje gje a nje tjeter. Po ta lexosh mire, do kuptosh qe jane thjesht pyetje qe mund te pohohen apo te hidhen poshte.
    Ndoshta, i dashur, une jam ca me shqiptare sesa ti, perderisa kerkoj rrenjen dhe arsyen e nje problemi, qe, me tej, te percaktohet nje zgjidhje.

    Nejse, te ftoj te merresh me temen dhe konceptet e saj e jo me mua. Te uroj diskutim te mbare!
  4. juxhoxhjaj

    juxhoxhjaj Fillestar

    Re: Shqiptaret dhe (mos)zbatimi i ligjit???

    padyshim cdo reklame qe bene buj eshte e sukseshme por kjoska lidhje nejse une mendoj se nuk e kisha me ty por me idene tende te cilen e mendoj jo si nje problem dhe si i tille ska nevoje per zgjidhje me mire fto ndonje te huaj qe ka probleme me shqiptaret dhe mendon se jane njerez qe nuk zbatojne ligjin te merret me temen,nuk kam asgje personale me ty perkundrazi te respektoj per ato qe thua.
  5. eniad

    eniad Anëtar aktiv

    Re: Shqiptaret dhe (mos)zbatimi i ligjit???

    Pikerisht, kjo eshte ceshtja, nuk kam nevoje te ftoj te huajt, perderisa i kemi syte ne balle e shohim c'ndodh. Faktet i ke kudo, me grushta, ne mos me thase. Kodi rrugor eshte nje nga ligjet qe shkelet ne masen me te konsiderueshme (per fat te keq, edhe nga police te ndryshem), energjia nuk paguhet nga te gjithe, ne sistemin e ujesjellesit ka nderhyrje te paligjshme, firmat e ndertimit arrijne te marrin leje pa qene te kualifikuara dhe pa patur kriteret e nje objekti te mirefillte; me tej, po keto firma nuk respektojne lejen e shfrytezimit (me te gjitha c'perfshihen brenda); zyra e regjistrimit te pasurive po ben kerdine me pronat e njerezve (mos te flasim fare per tokat prone, flasim edhe per vete shtepite ku njerezit strehohen), ka shume biznese qe nuk zbatojne ligjin dhe bejne evazion fiskal; nje qytetar jep ryshfete per te marre shume sherbime (ketu eshte moszbatim i dyanshem); mos te flasim pastaj per shkelje ligji ne administrate, parlament, qeveri e te tjera (se kam edhe pune, nuk i rendis dot te gjitha ashtu sic duhet).
    Me beso, s'kam nevoje per nje te huaj te me tregoje keto qe shoh me syte e mi dite pas dite. Ideja eshte pse jemi ne kete qerthull? Pse vazhdojme ta bejme dicka kur eshte e paligjshme? Mos valle ndodh se njerezit jane te painformuar per ligjet e rregullat? Ndoshta, nje informacion mbi keto ligje e rregulla nuk perhapet si duhet? Ndoshta vete njerezit jane te interesuar per te vepruar keshtu? Mos jemi mesuar me kete kulture, edhe pse sistemin e kaluar, zbatimi i ligjeve dhe vete keto te fundit kane qene ne menyre te panatyrshme, pra njerezit mbeten te faza e frikes, jo e ndergjegjesimit? Keto jane gjerat qe pyes; nese ke pyetje te tjera, shtroji, ashtu sic mund te bejme te gjithe per t'i diskutuar.
  6. ameba

    ameba Anëtar aktiv

    Re: Shqiptaret dhe (mos)zbatimi i ligjit???

    Asnjehere (mos)zbatimin e nje ligji te caktuar nuk e kam pare vetem ne kendveshtrimin e "shqiptarit"... Ne te gjithe legjislacionet e botes ka ligje qe ne nje moment ose ne nje tjeter jane vendosur te shkelen nga popullata, ndoshta sepse ligji ishte i papershtatshem a ku ta di une per cfare arsyesh e (mos)arsyesh te tjera... Gjithsesi dikur me ka rene ne vesh nje fraze e tille "Know the rules, so you can brake them properly!" :think:
    Keshtuqe (mos)zbatimin e nje ligji cfaredo nuk do ta mbyllja vetem brenda territoreve te Shqiperise, se do me dukej sikur do te fajesoja e nderoja te gjithe shqipetaret per ndryshimet e mira e te keqia te bera ne legjislacionet kudo ... :shrug:
  7. dimir

    dimir Anëtar

    Re: Shqiptaret dhe (mos)zbatimi i ligjit???

    Sikur ligjin duhet ta zvatojne qytetaret, ate duhet ta zbatoj shteti.
  8. 99999

    99999 Fillestar

    Re: Shqiptaret dhe (mos)zbatimi i ligjit???

    Shqiptaret nuk e zbatojne me ligjin sepse nje pakice e popullsise atje jane te privilegjuar. Privilegjimet kane filluar qe ne kohen e Enver Hoxhes. Qe ne ate kohe nje shofer bente tregeti me kamionin apo autobuzin e shtetit duke futur ne xhep shume te madhe parash. Edhe sot te gjithe vjedhin hapur duke filluar nga mjeket, policet apo avokatet qe marin para dhe nuk te japin fare faktura.
    Shteti yne duhet te tregohet shume me i ashper, ai duhet tu mbylle gojen gazetareve dhe te beje denime simbolike spektakolare per ata qe pasurohen ne menyra korruptive ne kurris te popullit.
  9. MLK

    MLK Fillestar

    Re: Shqiptaret dhe (mos)zbatimi i ligjit???

    Kjo me duket se fillon nga kreu i shtetit i cili u shet turqeve pasurine shteterore (Albtelekomin) e emeron nendrejtor djalin e tij qe sapo mbaroi studimet ne Suedi :devil: pa asnje dite pune ne libreze nendrejtor :lol: Si the ti, shteti te tregohet i ashper me ata qe qe pasurohen ne menyra korruptive ? :pipiripi:
  10. 99999

    99999 Fillestar

    Re: Shqiptaret dhe (mos)zbatimi i ligjit???

    MLK, Je jashte teme. Privatizimi eshte kusht per tu futur ne komunitetin evropian. Po nuk iu shit turkut do i shitet fqinjeve te tjere greke apo italiane. Duhet pare konkurenca dhe interesi i shqiptareve. Ndersa per djalin e Sales qe paska mbaruar studimet e larta ne Suedi, suksese per ate, Shqiperia ka nevoje per njerez te rinj ashtu siç e kerkon Edi Rama; ai ndoshta duhet te prezantohet per minister.

    Zbatimi i ligjit ka efekte shume pozitive por ai ka dy difekte te medha:
    Se pari, ligji eshe i pergjithshem duke ditur qe situatat jane te veçanta. Kerkohet shume inteligjence per t'iu adaptuar ç'do lloj situate dhe kjo s'mund te vije nga nje polic apo gjykates i vetem.
    E dyta, ligji nuk zbatohet nga vete njerezit me deshiren e tyre. Eshte e nevojshme te vihet ne zbatim dhe respektohet fuqia e policise. Duhet nje polici me moral shume te forte si ai i Aristotelit dhe nje tirani(ne kuptimin e mire te fjales) si ajo e Machiavelit.
  11. juxhoxhjaj

    juxhoxhjaj Fillestar

    Re: Shqiptaret dhe (mos)zbatimi i ligjit???

    kjo ka te bej me sistemin dhe jo njerezit pasi ska ndryshim nje britanik me nje mallakastriot ata jane te dy perendimore vetem se sistemi ne angli eshte i tille qe nuk lejon moszbatim te ligjit ose si rastet e korrupsionit etj,pra nuk ka te bej me individin ose popullin me gjere(edhe pse fjala popull te kujton te kaluaren) por ka te bej me gjithe sistemin qe kontrollon dhe pastaj nga zbatuesit
  12. mozaiku

    mozaiku Fillestar

    Re: Shqiptaret dhe (mos)zbatimi i ligjit???

    Po lexoja para ca ditesh gazatat dhe shkruhej " Deshton ligji anti-duhan".... Jo mer, thashe me vete. Ligji antiduhan po deshtoka eeee?! Ligji antiduhan s'ka deshtu hic, ka deshtu ligji mbi abuzimin e detyres, korrupsionit e te gjitha ligjet qe kane te bejne me administraten publike. Ka deshtu shteti dmth.
    Nuk mblidhen gjobat , shkruhej ne artikull. Po mire , le ta fillojme nga A-ja. Kush nuk e mblodhi gjoben, per ca arsye?! C'me intereson mua se e kundershton ligjin drejtori i Rognerit a ku ta di une ca eshte ai... Ne sikur po bejme perpjekje per tu fut ne BE e s'po qenkemi te zotet me u fik robve cigaret ne vende publike. Imagjino sa te zotet do jemi me u marre me gjera cik me te komplikume si antitrasti, agrikultura, ambjenti, te drejtat e autorit, origjina e produkteve etj etj....
    Perderisa sot, ne Shqiperi, nuk ekziston akoma zbatimi i ligjeve mbi pergjegjesine civile/adminitrative dhe penale ( kur eshte e nevojshme) te punonjesve publike ne zbatimin e detyres, nuk do ekzistoje asnje zbatim ligji , qofte edhe me qesharaku.
  13. ^Res-Cogitans^

    ^Res-Cogitans^ Fillestar

    Re: Shqiptaret dhe (mos)zbatimi i ligjit???

    "duhet" ti jepet me shum fuqi dhe ti ushqesh me moral drejtsie trupit zbatues;
    duke filluar nga masa me t'serta nga moszbatimi,
    nje numer me t'madh dhe me t'fuqishem policie&co.
    etj etj.

    tolerance ZERO!
  14. olololol

    olololol Fillestar

    Re: Shqiptaret dhe (mos)zbatimi i ligjit???

    Eh sa e larget me duket dita kur Shqiparet te jen zbatues rigoroze te ligjeve.

    Moszbatimi i ligjit fillon qe ne parlament aty ku ai vihet miratohet,ku asnjehere nuk eshte bere nje ligj i pranueshem nga te dy palet e politikes Pozite-Opozite , kjo e fundit shpesh e bojkoton seancen , pra ushqen dhe p[opullin me kete fryme moszbatimi te ligjit, dhe nga ana tjeter pozita shumicen e ligjeve i ka miratur duke qene e vetme ne seance, asnjehere s'po bejme nje ligj sic duhet.

    Pra shembullin e pare ku masa merr shtyse e marrim nga politikanet nga ata qe e miratojn e kete .

    Ulemi me poshte tek zbatuesit qe shpesh mbyllin syrin , per miqesi, per lek,per paaftesi, per neglixhence dhe kshu dashje pa dashje askush se zbaton me ate.
  15. StillMandi

    StillMandi i fresket

    Re: Shqiptaret dhe (mos)zbatimi i ligjit???

    Zbatimi i Ligjit mbi te gjitha eshte edukate!
    Ligji nuk eshte nje funksion thjesht rregullator dhe as harmonik me jetesen tone! Eshte nje institucion shteteror parimor qe ndihmon ne rregull dhe harmoni indirekt.
    Problemi eshte qe ne shqiptaret jemi teper "praktik" dhe kjo na ben te mos pyesim per te, po te gjejme rregullin dhe harmonine tone drejtperdrejt.
    Do duhet kohe te krijojme rrespekt per shoqerine ku jetojme qe te fillojme te rrespektojme ligjet!
  16. SkErDi

    SkErDi Fillestar

    Re: Shqiptaret dhe (mos)zbatimi i ligjit???

    Totalisht dakort me Mandin ...vecse do shtoja edhe ca gjera te tjera te keqija qe na karakterizojne.
  17. policia

    policia Anëtar aktiv

    Re: Shqiptaret dhe (mos)zbatimi i ligjit???

    zbatimi i ligjit nuk ka te beje fare as me edukaten, as me deshirat dhe as me preferencat, po flasim per LIGJIN dhe jo per larjen e duarve pas bukes...
    ligj do te thote detyrim, ai qe nuk zbaton ligjin duhet te vihet perballe sanksioneve...
    por nga tia fillosh thuaj...
  18. SkErDi

    SkErDi Fillestar

    Re: Shqiptaret dhe (mos)zbatimi i ligjit???

    Kam idene se fillimi keshtu duhet te jete, sic thua ti Policia, dhe keshtu duhet te kete qene patjeter ne vendet te cilat i kane vendosur gjerat para 200 vjetesh. Por pas nje detyrimi te tille, nje dite zbatimi i ligjeve e regullave do te kthehet ne edukate, apo jo?
  19. policia

    policia Anëtar aktiv

    Re: Shqiptaret dhe (mos)zbatimi i ligjit???

    po mos te kthehet po ia mbajti, po te vjen gjoba te shtepia para se te kesh shkuar ti...(flasim pas 200 vjetesh)
  20. SkErDi

    SkErDi Fillestar

    Re: Shqiptaret dhe (mos)zbatimi i ligjit???

    Ehhh kemi hallin e Shqiperise o Policia... se jashte saj e di qe vjen gjoba ne shtepi para se te shkosh ti. Po si i behet hallit ne shqiperi qe lirite e njerzve jane perzier me njera-tjetren ne menyre kaotike.

Share This Page