Shtatzania

Diskutime tek 'Trupi dhe Shëndeti' filluar nga rili, 11 Dec 2002.

  1. cremaster

    cremaster Fillestar

    Re: Shtatzania

    Nuk eshte fare e vertete dhe nuk eshte e mundur qe te parashikosh nese femra eshte apo jo sterile ne kete menyre (nga ana e barkut ku ndien dhimbje).

    Shenja e sterilitetit eshte paaftesia per te mbetur shtatzane pas 1 viti gjate te cilit kryhen marredhenie seksuale rregullisht pa kondom dhe pa perdorur metoda te tjera kontraceptive.

    Nese pas 1 viti nuk mbetesh dot shtatzane, hapi tjeter eshte analiza e spermes (sepse behet kollaj dhe kushton me pak). Steriliteti mashkullor eshte shkak i mosmbetjes shtatzane ne rreth 33% te rasteve.

    Nese sperma e mashkullit eshte OK, duhen bere analizat e femres. Problemet e femres mund te jene mekanike ose hormonale. Problamet mekanike mund te jene te lindura (gje e rralle), ose te fituara (si pasoje e klamidias, LEEP-eve te shpeshta, etj).

    Problemet hormonale mund te jene si pasoje e hormoneve te tiroides, prolaktines, hormoneve seksuale te hipofizes, dhe e hormoneve ovariane. Analizat per hipofizen, tiroiden, (TSH, PRL, FSH, LH) mund te behen shume kollaj dhe kushtojne pak. Nese keto analiza jane normale, duhet te bisedosh me nje mjeke gjinekologe te specializuar ne infertilitet e cila mund te beje analiza te hormoneve seksuale steroide (estrogjeni, progesteroni), dhe e cila mund t'i interpretoje keto analiza ne menyre korrekte.

    EKO-ja eshte e lire dhe behet kollaj por ne 99.99% te rasteve nuk vlen fare. EKO-ja eshte nje metode per t'i bere fotografi mitres, vezoreve, dhe tubave fallopiane. Ajo qe mund te shikohet ne EKO eshte tumori, polipet, cistet, trashja e endometrit, infeksioni me absces i tubave, ndonje miter me septum ne mes, etj., dmth gjera qe rralle shihen ne femrat e shendetshme. Kjo do te thote qe ne nje femer qe nuk ka simptoma (dhimbje, rrjedhje te parregullta gjaku, etj), dmth ne nje femer qe ndiehet mire, EKO-ja sherben vetem per te pasuruar doktorin dhe nuk mund ta gjeje shkakun e papjellorise.

    Po boll me keto fjale: e rendesishme eshte qe duhet te dish se shume femra kane probleme per te mbetur shtatzane ne vitin e pare, pesojne aborte spontane, etj., por me pas nuk kane fare probleme. Bile, shumica e aborteve spontane jane faktikisht gje e mire sepse jane pasoje e defekteve gjenetike te fetusit.


  2. cremaster

    cremaster Fillestar

    Re: Shtatzania

    Veshka nuk ka lidhje me vezoren, FARE. Gjate zhvillimit te embrionit veshka dhe vezorja kane origjine te perbashket nga i njejti vend, por ne nje femer te rritur nuk ka lidhje midis vezoreve dhe veshkave.

    Prape per EKO-n: mos hoarxho leke kot me EKO. EKO-ja nuk ta tregon dot se pse nuk mbetesh shtatzane. EKO-ja eshte vetem nje metode per t'i bere nje fotografi organeve femerore. NE 99.99% te femrave te reja fotografia me EKO e organeve femerore duket normale edhe kur ne fakt ka probleme.

    Gjeja me e mire qe mund te besh eshte qe te gjesh nje specialiste te infertilitetit.


    myster.. likes this.
  3. RecurrentDream

    RecurrentDream Anëtar

    Re: Shtatzania

    Cremaster, po i lexoj me shume interes shkrimet e tua ne lidhje me temen. Marr shkas nga fjalia e cituar me siper, per te terhequr vemendjen mbi nje problem qe kam shkruar ne nje postim me siper, pikerisht ne lidhje me abortin spontan.

    Pres opinionin tend.

    flm. :wave:
  4. cremaster

    cremaster Fillestar

    Re: Shtatzania

    Per shembull, shumica e fetuseve me trizomi 21 (sindromi Down) pesojne abort spontan, vetem nje pakice arrijne te lindin. Po ashtu, shumica e fetuseve me trizomite e tjera pesojne abort spontan.

    Defektet gjenetike gjate formimit te zigotes (zigota = spermatozoid + veze) jane te shpeshta, por fatmiresisht shumica derrmuese e fetuseve me defekte gjenetike pesojne abort spontan. Kjo ndodh sepse defektet e renda gjenetike e bejne te pamundur rritjen e fetusit, edhe brenda kushteve ideale qe ofrohen nga ngrohtesia dhe bolleku i mitres.

    Me fjale te tjera, nqs peson nje abort spontan mos u be shume merak: shanset jane ne favorin tend dhe shtatzania tjeter do jete pa probleme. Duro 2-3 jave dhe futju punes prape /pf/images/graemlins/smile.gif Pak merak duhet te behesh nqs peson 3 aborte spontane ne menyre te njepasnjeshme. Ne ate rast shko tek nje specialiste e infertilitetit.

    Mos harroj te them se, megjithese shumica derrmuese e aborteve spontane jane ne fakt pasoje e defekteve gjenetike te embrionit/fetusit, jo te gjitha abortet spontane jane pasoje e defekteve gjenetike . Nje pjese a aborteve spontane jane pasoje e pamjaftueshmerise (zgjerimit) te qafes te mitres (qe mund te jete pasoje e LEEP-eve te shpeshta), ose e problemeve te tjera (te rralla) te gjeometrise te mitres.


  5. redhat

    redhat Fillestar

  6. @d@

    @d@ Fillestar

    Re: Shtatzania

    na falni per injorancen, po a ka mundesi qe te mbetesh shtatzan pa kryer mardhenje sexuale ? :rolleyes: :book:
  7. Trista

    Trista Fillestar

    Re: Shtatzania

    Artificialisht; shkohet ne sprem bank edhe e zgjedh vet babin e femijes: biond, brun, atlet, zdrukthtar, kengetar (ishallah s'esht majkell xhekson) etj... /pf/images/graemlins/laugh.gif
  8. westwood

    westwood Fillestar

    Re: Shtatzania

    po mi artificialisht,spritze,me porosi si ta duash
  9. @d@

    @d@ Fillestar

    Re: Shtatzania

    Faleminderit per pergjigjet. Me ndricuat /pf/images/graemlins/wink.gif
    Tani me falin qe po behem pak e bezdidisur (sidomos ti vlora)po a di ndonjera prej jush sa mund te kushtoj nje mbetje shtatzan me shiringa apo sperma me zgjedhje ?
    Kam vendos me i dhen fund beqarise! :tipsy:
  10. Hild

    Hild Fillestar

    Re: Shtatzania

    Po ka mundesi. NQS e keni gjumin e rende, sigurisht ka mundesi... Mbetesh dhe se ndien, kur zgjohesh ne mengjes, uuuuuuuuaaaaaaa mbeta....
  11. deatruk

    deatruk Fillestar

    Re: Shtatzania

    kush jane dukurite ne nje shtatzani(symtomat).
    myster.. likes this.
  12. Caldera

    Caldera Fillestar

    Re: Shtatzania

    Te behet barku i mav :D:p
  13. deatruk

    deatruk Fillestar

    Re: Shtatzania

    ju keni te drejt
    po e riformoj ndryshe
    perpara se te arini ne fazen e barkut te maaadhe,
    qe ne fillim,shenjet e para dalluese te nje shtatzanie.
    eshte normale qe te kesh pak dhimbje muskulare si pshmb ne krah apo kembe apo shpatull?.
    flm
  14. ALTIN

    ALTIN Fillestar

    Re: Shtatzania

    Shtatëzania-zhvillimi embrional deri në lindje
    Shtatëzania-zhvillimi embrional deri në lindje

    --------------------------------------------------------------------------------

    Procesi dinamik me anë të të cilit zigota njerëzore njëqelizore bëhet një i rritur me 100 trilionë qeliza është ndoshta fenomeni më i mrekullueshëm në të gjithë natyrën.
    Studiuesit tani e dinë se shumë prej funksioneve rutinë të përmbushura nga trupi i të rriturit themelohen gjatë shtatzënisë - shpesh shumë kohë para lindjes.
    Periudha e zhvillimit para lindjes po kuptohet gjithmonë e më shumë si kohë e përgatitjes, gjatë së cilës njeriu në zhvillim siguron strukturat e shumta, dhe praktikon aftësitë e shumta, që nevojiten për mbijetesë mbas lindjes.


    Shtatzënia tek njerëzit zakonisht zgjat rreth 38 javë, që matet nga koha e fekondimit ose mbarsjes, deri në lindje.
    Gjatë 8 javëve të para mbas fekondimit, njeriu në zhvillim quhet embrion, që do të thotë "duke u rritur brenda për brenda". Kjo kohë, e quajtur periudha embrionike, karakterizohet nga formimi i shumicës së sistemeve kryesore të trupit.
    Mbas përfundimit të 8 javëve deri në fund të shtatzënisë, "njeriu në zhvillim quhet fetus", që do të thotë "pasardhës i palindur". Gjatë kësaj kohe, që quhet periudha fetale, trupi rritet dhe sistemet e tij fillojnë të funksionojnë.
    Të gjitha moshat embrionike dhe fetale në këtë program i referohen kohës mbas fekondimit.



    Duke folur nga ana biologjike, "zhvillimi njerëzor fillon me fekondimin", kur një grua dhe një burrë kombinojnë secili 23 kromozone të tyre nëpërmjet bashkimit të qelizave riprodhuese të tyre.
    Qeliza e riprodhimit e gruas zakonisht quhet "vezë" por termi i saktë është ovocit.
    Në të njëjtën mënyrë, qeliza riprodhuese e burrit njihet gjerësisht si "sperm", por termi i preferuar është spermatozoid.
    Menjëherë mbas shkëputjes të një ovociti nga vezorja e gruas, në një proces që quhet ovulacion, ovociti dhe spermatozoidi bashkohen brenda njërit prej tubave të mitrës, të cilat shpesh quhen tubat e Falopit.
    Tubat e mitrës lidhin vezoret e gruas me mitrën e saj.
    Embrioni rezultues një-qelizor quhet zigotë, që do të thotë "çiftëzuar ose bashkuar".


    Menjëherë 24 deri në 48 orë mbas fillimit të fekondimit, shtatzënia mund të konfirmohet me anë të zbulimit të një hormoni të quajtur "faktor i hershëm i shtatzënisë" në gjakun e nënës.



    Brenda 3 deri në 4 ditë mbas fekondimit, qelizat që ndahen të embrionit marrin një formë sferike dhe embrioni quhet morulë.
    Brenda 4 deri në 5 ditë, formohet një zgavër brenda këtij lëmshi qelizash dhe atëherë embrioni quhet blastulë.
    Qelizat brenda blastulës quhen masë qelizore e brendshme dhe krijojnë kokën, trupin dhe struktura të tjera, thelbësore për njeriun në zhvillim.
    Qelizat brenda masës qelizore të brendshme quhen qeliza embrionike të origjinës pasi kanë aftësinë të formojnë secilën prej më shumë se 200 llojeve të qelizave që përmbahen në trupin e njeriut.

    Brenda rreth 2,5 javëve, shtresa e jashtme embrionale ka formuar 3 inde të specializuara, ose shtresa fillestare, të quajtur ektodermë, endodermë dhe mezodermë.
    Ektoderma krijon struktura të shumta, ku përfshihen truri, shtylla kurrizore, nervat, lëkura, thonjtë, dhe flokët.
    Endoderma prodhon shtresën e brendshme të sistemit të frymëmarrjes dhe të gypit tretës, si dhe prodhon pjesë të organeve kryesore si p.sh. të mëlçisë dhe të pankreasit.
    Mezoderma formon zemrën, veshkat, kockat, kërcet, muskujt, qelizat e gjakut dhe struktura të tjera.
    Brenda 3 javëve truri ndahet në tri pjesë kryesore të quajtuara truri i përparmë, truri i mesëm dhe truri i prapëm.
    Zhvillimi i sistemeve të frymëmarrjes dhe të tretjes ka filluar gjithashtu.
    Gjatë kohës që qelizat e para të gjakut dalin në qesen e të verdhës së vezës, formohen enë gjaku nëpër të gjithë embrionin dhe fillon të shfaqet zemra në trajtë gypi.
    Pothuajse menjëherë, zemra që rritet me shpejtësi paloset brenda vetes ndërsa dhomëzat e ndara fillojnë të zhvillohen.
    Zemra fillon të rrahë 3 javë dhe 1 ditë mbas fekondimit.
    Sistemi i qarkullimit është sistemi i parë i trupit, ose grupi i organeve që kanë lidhje me të, që arrijnë një gjendje funksionale.


    Midis 3 dhe 4 javëve, shfaqet plani i trupit ndërsa truri, shtylla kurrizore dhe zemra e embrionit mund të identifikohen me lehtësi pranë qeses së të verdhës së vezës.
    Rritja e shpejtë shkakton palosjen e embrionit relativisht të rrafshët. Ky proces përfshin pjesë të qeses së të verdhës së vezës në murin e brendshëm të sistemit të tretjes dhe formon zgavrat e kraharorit dhe të barkut të njeriut në zhvillim.


    Brenda 4 javëve amnioni i tejdukshëm rrethon embrionin në një qese të mbushur me lëng. Ky lëng steril, i quajtur lëngu amniotik, i siguron embrionit mbrojtje prej lëndimeve.



    Zemra zakonisht rreh rreth 113 herë në minutë.
    Vini re se si zemra ndryshon ngjyrë kur gjaku hyn dhe del në dhomëzat e veta sa herë që rreh zemra.
    Zemra do të rrahë afërsisht 54 milionë herë para lindjes dhe mbi 3,2 miliardë herë gjatë periudhës jetësore prej 80 vjetësh.


    Rritja e shpejtë e trurit evidencohet nga ndryshimi i paraqitjes së trurit të përparmë, trurit të mesëm, dhe trurit të prapëm.


    Zhvillimi i gjymtyrëve të sipërme dhe të poshtme fillon me daljen e sytheve të gjymtyrëve brenda javës 4.
    Lëkura është e tejdukshme në këtë pikë, pasi është e trashë vetëm një qelizë.
    Me trashjen e lëkurës, ajo do ta humbë tejdukshmërinë, që do të thotë që ne do të jemi në gjendje të shikojmë vetëm zhvillimin e organeve të brendshme për rreth një muaj tjetër.
    __________________

    Midis 4 dhe 5 javëve, truri vazhdon rritjen e tij të shpejtë dhe ndahet në 5 pjesë të dallueshme.
    Koka përbën rreth 1/3 e madhësisë së përgjithshme të embrionit.
    Shfaqen hemisferat trunore, duke u bërë gradualisht pjesët më të mëdha të trurit.
    Funksionet që më vonë kontrollohen nga hemisferat trunore përfshijnë mendimin, të mësuarit, kujtesën, të folurit, të pamit, të dëgjuarit, lëvizjen e vullnetshme dhe zgjidhjen e problemeve.


    Në sistemin e frymëmarrjes, janë të pranishme degët kryesore, të origjinës të bronkitit, e djathta dhe e majta, dhe përfundimisht ato do të lidhin trakenë ose skërfyellin me mushkëritë.


    Vini re mëlçinë e madhe që mbush barkun pranë zemrës që rreh.
    Veshkat e përhershme shfaqen brenda 5 javëve


    Gjithashtu, brenda 5 javëve, embrioni zhvillon pllakat e duarve dhe fillon formimi i kërceve brenda 5,5 javëve.
    Këtu shikojmë pllakën e dorës së majtë dhe kyçin e dorës në moshën 5 javë dhe 6 ditë.


    Në periudhën 6 javore, pllakat e dorës krijojnë një rrafshim të lehtë.
    Valët primitive të trurit janë regjistruar qysh mbas 6 javëve dhe 2 ditëve.



    Brenda 6,5 javëve, dallohen bërrylat dhe gishtat e duarve fillojnë të ndahen, dhe mund të shihet lëvizja e dorës.
    Formimi i kockës, i quajtur kockëzim, fillon brenda klavikulës, ose kularthit, dhe kockave të nofullës së sipërme dhe të poshtme.


    Zemra me 4 dhomëza është kryesisht e kompletuar. Mesatarisht, zemra tani rreh rreth 167 herë në minutë.
    Aktiviteti elektrik i zemrës i regjistruar në moshën 7,5 javësh zbulon një model valësh të ngjashëm me ato të një të rrituri.


    Brenda 8 javëve, 75% e embrioneve shfaqin mbizotërimin e dorës së djathtë. Pjesa tjetër është e ndarë në mënyrë të barabartë midis mbizotërimit të dorës së majtë dhe mosshfaqjes së ndonjë preference. Kjo është evidenca më e fundit e sjelljes të mbizotërimit të dorës së djathtë apo të majtë.


    Librat e pediatrisë përshkruajnë se aftësia për t'u "rrotulluar" shfaqet 10 deri në 20 javë mbas lindjes. Megjithatë, ky koordinim i rëndësishëm shfaqet shumë më herët në mjedisin me gravitet të ulët të qeses amniotike të mbushur me lëng. Vetëm mungesa e energjisë, e nevojshme për të mposhtur forcën më të lartë të gravitetit jashtë mitrës i pengon të porsalindurit nga rrotullimi.
    Embrioni po bëhet fizikisht më aktiv gjatë kësaj kohe.
    Lëvizjet mund të jenë të ngadalta ose të shpejta, të vetme ose të përsëritura, të vetvetishme apo të pavullnetshme.
    Rrotullimi i kokës, zgjatja e qafës, dhe kontakti i dorës me fytyrën ndodhin më shpesh.
    Prekja e embrionit shkakton një si vështrim të vëngër, lëvizje të nofullës, lëvizje sikur shtrëngon diçka dhe shtrirje të gishtave të këmbëve.


    Kockat, kyçet, muskujt, nervat dhe enët e gjakut të gjymtyrëve u përngjajnë shumë atyre të të rriturve.
    Brenda 8 javëve, epiderma, ose lëkura e jashtme, bëhet një membranë me shumë shtresa, duke e humbur shumicën e tejdukshmërisë.
    Vetullat rriten, ndërsa shfaqen qime rreth e rrotull gojës.


    Periudha tetë javore shënon përfundimin e periudhës embrionike.
    Gjatë kësaj kohe, embrioni i njeriut është rritur nga një qelizë e vetme në pothuajse 1 miliardë qeliza të cilat formojnë mbi 4000 struktura anatomike të dallueshme qartë.
    Embrioni tani zotëron më shumë se 90% të strukturave që gjenden tek të rriturit.

    Periudha e fetusit vazhdon deri në lindje.
    Brenda 9 javëve, fillon thithja e gishtit të madh të dorës dhe fetusi mund të gëlltisë lëng amniotik.
    Fetusi gjithashtu mund të kapë një objekt, të lëvizë kokën përpara dhe mbrapa, të hapë dhe të mbyllë nofullën, të lëvizë gjuhën, të psherëtijë dhe të shtriqet.
    Receptorët e nervave në fytyrë, në pëllëmbët e duarve, dhe në tabanet e këmbëve mund ta ndiejnë prekjen e lehtë.
    "Në përgjigje të një prekjeje të lehtë të tabanit të këmbës", fetusi do të përkulë pjesën e ijes dhe gjurin dhe mund të mbledhë gishtat e këmbës

    Tani kapakët e syve janë plotësisht të mbyllur.
    Tani kapakët e syve janë plotësisht të mbyllur.
    Në laring, shfaqja e ligamenteve zanore shënon fillimin e zhvillimit të kordës zanore.
    Në fetuset femra, mund të identifikohet mitra dhe qeliza riprodhuese të paarrira, të quajtura oogonia, replikohen brenda për brenda vezores.
    Organi gjenital i jashtëm fillon të dallohet nëse është mashkull apo femër.

    Një hov i rritjes midis 9 dhe 10 javëve e rrit peshën e trupit me mbi 75%.
    Brenda 10 javëve, stimulimi i kapakut të sipërm të syrit shkakton një ulje të poshtme të syrit.
    Fetusit i hapet goja dhe shpesh hap dhe mbyll gojën.
    Shumica e fetuseve thithin gishtin e madh të dorës së djathtë.
    Pjesë të zorrës brenda litarthit të kërthizës kthehen në zgavrën e barkut.
    Kockëzimi është në proces e sipër në shumicën e kockave.
    Thonjtë e duarve dhe të këmbëve fillojnë të zhvillohen.
    Gjurmat e veçanta të gishtave shfaqen 10 javë mbas fekondimit. Këto mostra mund të përdoren për identifikim gjatë gjithë jetës.


    Brenda 11 javëve hunda dhe buzët janë të formuara plotësisht. Ashtu si me çdo pjesë tjetër të trupit, paraqitja e tyre do të ndryshojë në çdo fazë të jetës së njeriut.
    Zorra fillon të thithë glukozë dhe ujë, të gëlltitura nga fetusi.
    Edhe pse gjinia përcaktohet gjatë fekondimit, organi gjenital i jashtëm tani mund të dallohet nëse është mashkull apo femër.


    Midis 11 dhe 12 javëve, pesha e fetusit rritet gati 60%.
    Periudha dymbëdhjetë javore shënon përfundimin e një të tretës, ose tremujorit të parë të shtatzënisë.
    Sythe të dallueshme të shijes tani mbulojnë pjesën e brendshme të gojës. Deri në lindje, sythet e shijes do të qëndrojnë vetëm në gjuhën dhe në pjesën e qiellzës së gojës.
    Fetusi fillon ta bëjë nevojën qysh mbas 12 javëve dhe vazhdon për rreth 6 javë.
    Materiali që nxirret në fillim nga zorra e trashë e fetusit dhe e të porsalindurit quhet mekonium. Përbëhet nga fermente tretëse, proteina dhe qeliza të vdekura, të lëshuara nga sistemi i tretjes.
    Brenda 12 javëve, gjatësia e gjymtyrëve të sipërme ka arritur pothuajse raportin e saj përfundimtar në krahasim me gjatësinë e trupit. Gjymtyrët e poshtme zgjasin më shumë kohë për të arritur raportin e tyre përfundimtar.
    Me përjashtim të pjesës së mbrapme dhe të sipërme të kokës, trupi i të gjithë fetusit tani reagon ndaj prekjes së lehtë.
    Ndryshimet e zhvillimit në varësi të gjinisë shfaqen për herë të parë. Për shembull, fetuset femra paraqesin lëvizje të nofullës më shpesh se meshkujt.
    Në kontrast me reagimin tërheqës të vënë re më parë, stimulimi pranë gojës tani shkakton kthim në drejtim të stimulit dhe hapje të gojës. Ky reagim quhet "refleksi rrënjësor" dhe vazhdon mbas lindjes, duke e ndihmuar të porsalindurin të gjejë thumbin e gjirit të nënës gjatë ushqimit me gji.
    Fytyra vazhdon që të arrijë pjekurinë e saj kur depozitat e dhjamit fillojnë të mbushin faqet dhe fillon zhvillimi i dhëmbëve.
    Brenda 15 javëve, qelizat e origjinës të formimit të gjakut arrijnë dhe shumëzohen në palcën e kockave. Shumica e formimit të qelizave të gjakut do të ndodhë këtu.
    Edhe pse lëvizja fillon në embrionin 6-javësh, gruaja shtatzënë në fillim i ndjen lëvizjet e fetusit midis 14 dhe 18 javëve. Tradicionalisht, kjo ngjarje është quajtur gjallërim.



    Brenda 16 javëve, procedurat që kanë të bëjnë me futjen e një gjilpëre në barkun e fetusit stimulojnë një përgjigje stresi hormonale që shkakton lëshimin e noradrenalinës, ose norepinefrinës në sistemin e qarkullimit të gjakut.
    Në sistemin e frymëmarrjes, pema bronkiale tani është pothuajse e kompletuar.
    Një substancë e bardhë mbrojtëse, e quajtur verniks kaseoza mbulon fetusin tani. Verniksi mbron lëkurën nga efektet irrituese të lëngut amniotik.
    Duke filluar në periudhën 19 javore, lëvizja e fetusit, aktiviteti i frymëmarrjes dhe ritmi i zemrës fillojnë të ndjekin ciklet ditore të quajtura ritme njëzet e katër orëshe.


    Brenda 20 javëve, kërmilli i veshit, që është organ i dëgjimit, ka arritur madhësinë e atij të të rriturit brenda veshit të brendshëm të zhvilluar plotësisht. Që tani e më pas, fetusi do të reagojë ndaj një game në rritje të tingujve.

    Flokët fillojnë të rriten në lëkurën e kokës.
    Flokët fillojnë të rriten në lëkurën e kokës.
    Të gjitha shtresat dhe strukturat e lëkurës janë të pranishme, duke përfshirë folikulat e flokut dhe gjendrat.
    Brenda 21 deri në 22 javë mbas fekondimit, mushkëritë fitojnë një farë aftësie të marrin frymë. Kjo konsiderohet mosha e jetësisë pasi mbijetesa jashtë mitrës bëhet e mundshme për disa fetuse.


    Brenda 24 javëve kapakët e syve rihapen
    dhe fetusi shfaq një reagim të trembur si kapsitje sysh. Ky reagim ndaj zhurmave të papritura dhe të larta zakonisht zhvillohet më herët tek fetusi femër.
    Shumë studiuesë raportojnë se ekspozimi ndaj zhurmës së lartë mund të ndikojë për keq në shëndetin e fetusit. Pasoja të menjëhershme përfshijnë ritëm të shpejtuar për një kohë të gjatë të zemrës, gëlltitje të tepërt nga fetusi dhe ndryshime të menjëhershme të sjelljes. Pasoja afat-gjata të mundshme përfshijnë humbjen e dëgjimit.
    Ritmi i frymëmarrjes së fetusit mund të rritet deri në 44 cikle frymëmarrje-frymënxjerrje për minutë.
    Gjatë tremujorit të tretë të shtatzënisë, rritja e shpejtë e trurit harxhon më shumë se 50% të energjisë të përdorur nga fetusi. Pesha e trurit rritet midis 400 dhe 500%.
    Brenda 26 javëve sytë prodhojnë lotë.
    Bebja e syrit reagon ndaj dritës qysh mbas 27 javëve. Ky reagim rregullon sasinë e dritës që shkon në retinë gjatë gjithë jetës.
    Të gjithë komponentët e detyrueshëm për ndjesinë funksionuese të nuhatjes janë në gjendje pune. Studimet e bebeve të lindura para kohe shfaqin aftësinë për të zbuluar aromat qysh 26 javë mbas fekondimit.
    Vendosja e një substance të ëmbël në lëngun amniotik shton ritmin e gëlltitjes nga fetusi. Në të kundërtën, gëlltitja në rënie nga fetusi vjen mbas përdorimit të një substance të hidhur. Këto ndiqen shpesh nga shprehje të ndryshuara të fytyrës.
    Nëpërmjet një serie të lëvizjeve të këmbëve, të ngjashme me hapat, të njëllojta me të ecurin, fetusi kryen kapërdimje akrobatike.
    Fetusi paraqitet më pak i rrudhosur me krijimin e depozitave të tjera të dhjamit nën lëkurë. Dhjami luan një rol jetësor në ruajtjen e temperaturës së trupit dhe në ruajtjen e energjisë mbas lindjes.



    Brenda 28 javëve, fetusi mund ta bëjë dallimin midis tingujve të lartë dhe të ulët.
    Brenda 30 javëve, lëvizjet e frymëmarrjes janë më të zakonshme dhe ndodhin 30 deri në 40% të kohës tek një fetus i zakonshëm.
    Gjatë 4 muajve të fundit të shtatzënisë, fetusi shfaq periudha të aktivitetit të koordinuar të ndërprera nga periudha pushimi. Këto mënyra sjelljeje reflektojnë kompleksitetin gjithmonë në rritje të sistemit nervor qendror.


    Brenda rreth 32 javëve, alveolet e vërteta, ose "hojëzat" e ajrit, fillojnë të zhvillohen në mushkëri. Ato do të vazhdojnë të formohen deri në 8 vite mbas lindjes.
    Kur është 35 javë, fetusi mund ta shtrëngojë dorën fort.
    Ekspozimi i fetusit ndaj substancave të ndryshme duket se ndikon në preferencat e shijes mbas lindjes. Për shembull, fetuset, nënat e të cilëve përdorin anason, një substancë që ka shije si të uzos, treguan preferencë për anason mbas lindjes. Foshnjet që nuk ishin ekspozuar ndaj saj, nuk e pëlqyen anasonin.


    Fetusi është ai që e nxit lindjen duke lëshuar sasi të mëdha të një hormoni të quajtur estrogjen dhe kështu fillon tranzicioni nga një fetus në të porsalindur.
    Lindja shoqërohet me tkurrje të fuqishme të mitrës, që rezultojnë në lindjen e fëmijës.
    Që nga fekondimi dhe deri në lindje dhe më pas, zhvillimi njerëzor është dinamik, i vazhdueshëm dhe kompleks. Zbulimet e reja rreth këtij procesi magjepës tregojnë gjithnjë e më shumë ndikimin jetik që luan zhvillimi i fetusit në shëndetin njeriut, gjatë gjithë jetës së tij.
    Ndërsa kuptimi ynë për zhvillimin e hershëm njerëzor përparon, po kështu përparon aftësia jonë për të përmirësuar shëndetin - si përpara, ashtu edhe mbas lindjes.


    Kjo temë është përkthyer nga gjuha Gjermane dhe përshtatur në gjuhen Shqipe
  15. Hellena

    Hellena Fillestar

    Baby comming ....

    Se di por femrat qe jane shtatzena sec kane nje shkelqim ne fytyre . ndrisin komplet , kedo qe kam pare ne ate gjendje duke sikur eshte ne lulezim .. shume gje e bukur vertete ... :)

    Ndersa per dhimbje se di .. thone qe ke uri te cuditshme .. mami ime kur ishte me barre me mua pershembull kishte qef te hante pacamur tere kohes :D
  16. Mortal

    Mortal Guest

    Re: Baby comming ....

    Kane moj kane nje shkelqim, por aman ju thua 'Shendet' ju duket 'Plac', ti me molle, ato me gure. Pale pa kur plasin ato te qarat keshtu 'se shkoi vafti, se s'shkoi vafti'.
  17. dragana

    dragana Guest

    myster.. likes this.
  18. dragana

    dragana Guest

    kam dhimbje barku dhe te bardha a thua jam shtatezan?femin e pare e kam 1-vjeç
  19. myster..

    myster.. Fillestar

    pershendetje...doja te pyesja cilat jan shenjat e para te nje shtatzanie...mund te ket shenja shtatzania mbas 1 jave pasi esht kryer mardhenia ndjej dhimbje barku ne qender pak siper kerthizes ..si mendoni mund te jet shenj shtatzanie..ju lutem me ndimoni me eksperiencen tuaj...ju faleminderit..
  20. myster..

    myster.. Fillestar

    pershendetje...doja te pyesja cilat jan shenjat e para te nje shtatzanie...mund te ket shenja shtatzania mbas 1 jave pasi esht kryer mardhenia ndjej dhimbje barku ne qender pak siper kerthizes ..si mendoni mund te jet shenj shtatzanie..ju lutem me ndimoni me eksperiencen tuaj...ju faleminderit..

Share This Page