Shtatzania

Diskutime tek 'Trupi dhe Shëndeti' filluar nga rili, 11 Dec 2002.

  1. myster..

    myster.. Fillestar

  2. Delirium

    Delirium Anëtar i njohur

    dhembja e barkut nuk ka te beje me shtatzanine
  3. myster..

    myster.. Fillestar

    por kam degjuar qe dhimbja barkut esht nje nga shenjat dhe ndonjeher jamm si e lodhur..
  4. Sweety el

    Sweety el Idhtar i forumit

    Cilet jane shenjat e para te shtatzanise?
    A mos nodshta jeni shtatzene? Me gjithe gjasat ju nuk do ti vereni simptomet gati nje jave apo dy pasi vereni se nuk ju kane ardhur menstruacionet.
    Nese nuk mbani shenime per te ndjek ciklin menstrual tuajin apo nese ardhja e tyre ndryshon gjeresisht nga muaji ne muaj, ju ndoshta nuk mund te jeni e sigurt se kur duhet ti pritni menstruacionet. Por, nese filloni t’i keni disa prej simptomeve per te cilat do te flasim me poshte – simptome qe jo te gjitha grate i perjetojne te gjitha – dhe se ju kan vonuar menstruacionet per nje kohe, eshte shume e mundur qe ju te jeni shtatzene. Kryej testin shtepiak per shtatzani per te zbuluar sigurte!
    1. Gjinj te enjtura, ndjeshem

      Njera nga shenjat e para te hershme te shtatzanise jane gjinj sensitive, dhimbshem (ne prekje) qe shkaktohet nga rritja e niveleve te hormoneve. Dhimbja eshte si nje version i egzagjeruar i asaj se si ndihen gjinjt tuaj pak para menstruacioneve. Kjo dhimbje kogja shume venitet pas tre mujorit te pare me pershtatjen e trupit tuaj ndaj ndryshimit hormonal.
    2. Lodhje

      A ndiheni befas e lodhur? Jo, me mire te themi e sterlodhur. Askush nuk e di me siguri se cka shkaktone lodhjen ne shtatzenin e hershme por eshte e mundur qe rritja e shpejt e niveleve te hormoneve progesterone jane kontribues ne pergjumujen tuaj.Ju duhet te filloni te ndiheni me energjike pasi te keni hyre ne tre mujorin e dyte edhe pse lodhja prape zakonisht kthehet ka fundi i shtatzanis ateher kur ju bartni me shume peshe dhe disa prej sikleteve (parehative) te shtatzenise e bejne me te veshtire per ju qe te beni gjume te mire gjate nates.
    3. Gjakderdhje nga ngjizja

      Disa gra kane nje sasi te vogel te gjakederdhjes vaginale perafersisht 11 apo 12 dite pas ngjizjes (afer kohes kur ju mund te vereni se nuk po ju vin menstruacionet). Gjakderdhja ndoshta shkaktohet kur veja e ngjizur ben strofullin ne shtresen brendshme te pasur me gjake te mitres – nje proces qe fillon vetem gjashte dite pas ngjizjes – por askush nuk e dine me siguri.Gjakderdhja eshte e lehte (shfaqet si pike e kuqe apo njolla te kuqe ne te kafte) dhe zgjate vetem nje apo dy dite. Tregoj mjekut tuaj nese vereni nje gjakderdhje apo pikim te atille, e veqanarishte nese plus keni dhembje, pasiqe ky mund te jete shenje i shtatzenise ektopike (kur veja e ngjizur ben strofullin jashte mitres).
    4. Perzierje apo vjellje

      Nese jeni sikur shumica e femrave, semundja e mengjesit nuk vie gati nje muaj pas mbarsimit. (Disa me fate i ikin pa e pasur.) Por disa gra fillojne te ndihen jo rehat pak me heret. Dhe jo vetem ne mengjes sepse perzierja dhe vjellja te shkaktuara nga shtatzenia mund te jene problem ne mengjes, pasdite dhe mbrejme.Rreth gjysma e grave me kesi probleme ndihen te cliruara nga fillimi i tre mujorit te dyte. E per disa tjera me me pake fate ju duhet edhe nje muaj tjeter per tu ndier me mire.
    5. Rritje e senzitivitetit ndaj aromave.

      Nese jeni shtatzene per her te pare nuk eshte e pazakont nese ndiheni e neveritshme nga aroma e ndonje sandviqi apo kafeje dhe nese nga disa aroma tjera ju vie per te vjelle. Edhe pse askush nuk e dine me siguri, ky mund te jet si efekt anesore i rritjes se shpejte te estrogenit ne sisteim tuaj. Ju ndoshta zbuloni se edhe disa prej ushqimeve qe ju kane pelqyer me pare tash befas jane te neveritshme.
    6. Fryerje Barkut

      Ndryshimet hormonale ne shtatzanin e hershme mund te bejne te ndihesh e fryer, eshte e ngjajshme me ndjenjen qe disa gra kane pak para se t’iu vien menstruacionet. Kjo eshte arsye pse veshjet e tua mund te ndihen me te shtrenguara ne bel, edhe ate qysh ne fillim ateher kur mitra juaj eshte ende shume e vogel.

    7. Urinim i shpeshte

      Pak pasi te ngeleni shtatzene ju ndoshta e vereni se gjat gjithe kohes shpejtoni per ne banje (tualet). Pse? Kryesisht ngase gjat shtatzenise sasia e gjakut dhe lengjeve tjera ne trupin tuaj rritet, e kjo shpien ne procesimin e lengjeve shtes nga veshket tua qe me pas perfundon ne fshikezen e urines.
      Simtpomi mund te filloj gjashte jave te tre mujorit te pare dhe vazhdoj apo ndoshta edhe keqesohet me progresimin e shtatzenis tuaj dhe me rritjen e foshnjes qe dhuron me shume presion ne fshikezen tuaj.
    8. Nuk Ju Kan Ardhur Menstruacionet

      Ju ndoshta do te beni testin e shtatzenise qyshe me pare nese vereni se menstruacionet nuk po vin ne kohen qe rregullishte kane ardhur me pare. Por nese nuk jeni e rregullt (dmth nuk ju vien menstruacionet rregullisht ne te njejten kohe) apo edhe nese nuk mbani shenime per ciklin menstrual tuaj, perzierjet, ndjenja per te vjelle dhe gjinj te tendosur plus shkuarjet e shpeshta ne tualet mund te sinjalizojne shtatzenine para se te vereni se nuk ju kane ardhur menstruacionet.
    9. Temperatura Baze e trupit tuaje qendrone larte

      Nese e keni percjelur temperaturen e trupit dhe vereni se ajo ka qendruar e ngritur per 18 dite me radhe, ju ndoshta jeni shtatzene.Dhe ne funde….
    10. Deshmia: nje test pozitive shtepiak per shtatzeni

      Perkunder asaj se cka mund te lexosh ne kutin e ketyre testeve, shumica e tyre nuk jane mjaftueshem te ndjeshem (senzitive) per te zbuluar shumicen e shtatzenive gati rreth nje jave pasi te keni verejtur se nuk ju kan ardhur menstruacionet. Dhe keshtu nese keni vendosur te beni testin heret dhe keni pasur rezultate negative (dmth nuk jeni shtatzene) eshte mire te provoni prape pas disa diteve.Cakto nje takim me mjekun pasi te keni rezulate pozitive.
    Keto pra ishin shenjat e para te shtatzanise qe tregojne se ju mund te jeni shtatzene.
    Ne fund shpresoj te keni nje shtatzeni te shendetshme dhe nje femije te bukur pas lindjes
  5. Sweety el

    Sweety el Idhtar i forumit

    5 shenjat e para te shtatzanise


    Keto jane 5 shenjat e para te pergjithshme te shtatzanise. Cdo njeri eshte ndryshe… disa femra i kane te gjitha keto, disa kane disa dhe ka nga ato qe skane shenja fare ne muajin e pare…
    1. Mungesa e periodave ne muajin e pare. Kjo eshte shenja e pare qe grate shohin. Ka nga ato femra qe nuk i kane te rregullta dhe faktore te ndryshem kontribuojne ne crregullimin e periodave.
    2. Vajtje te shpeshta ne banje. Edhe para se te shfaqet mungesa e periodave ne muajin e pare.. shume gra shtatezane kane thene qe shkojne shume shpesh ne banje, madje dhe cohen naten. Kjo ndodh mbasi embrioni eshte implantuar ne miter dhe fillon te prodhoje hormonin e quajtur HCG ( Human Chorionic Gonadotropin.) Ky hormon shkakton urinim te shpeshte.
    3. Lodhje. Rraskapitje, lodhjet jane shenje e hereshme e shtatzanise. Kjo lodhje shkaktohet nga nivelet e larta te hormonit Progesterone.
    4. Ndjenja e perzierjes, vjellje ne mengjes ( dreke dhe madje darke!) Kjo ndjenje per disa gra nuk eshte vetem ne mengjes. Shume gra shtatzane ndihen kshu gjate gjith dites dhe mandje ne darke, afersisht gjysma e grave shtatzane kane vjellje.
    5. Gjoksi i lenduar dhe i zmadhuar. Nqs je shtatzane, gjoksi do zmadhohet, dhe do te jete i lenduar, njesoj sic eshte perpara periodave. Kur trupi mesohet me rritjen e nivelit te hormoneve, atehere dhimbja iken.
  6. myster..

    myster.. Fillestar

    jo ciklin e pres te me vij keto 2 jave...nga keto simptoma nuk kam asnje jam me caste e lodhur pak por asgje me teper...ju cfare mendimi me jepni..?
  7. Sweety el

    Sweety el Idhtar i forumit

    nuk do jesh shtatzane ose mund ta kesh nga cforcimi ose lodhja fizike
  8. INIT

    INIT Anëtar aktiv

    Ehhh moj Sweety el me je bere dhe gjinekologe koheve te fundit hahha ;):p:D
    ( Po nga vetirinaria merr vesh gje ti ?! Kam maqokun shume semure, me 40 temperature ... ! :D)
  9. Sweety el

    Sweety el Idhtar i forumit

    sille tek une se do ia gjej nje siklet

Shpërndajeni këtë faqe