SI BEHEN PETULLAT

Diskutime tek 'Kuzhina dhe receta gatimi' filluar nga KATALLANI, 8 Nov 2002.

  1. KATALLANI

    KATALLANI Fillestar

    SI BEHEN PETULLAT

    Marrim miellin dhe e bejme brume. Pasi e leme brumin te vije mire e mire e marrim me luge druri dhe fillojme qe ta hedhim ne nje tigan me vaj te nxehte (me kujdes se mos digjeni). Pasi pertullat te kene marre ngjyre si te kuqe ose te zeze i heqim nga vaji dhe i leme te ftohen pak. Pastaj...pastaj he he he ja hyjme te tere pjates dhe nuk i leme fare mamit ose ndonje njeriu tjeter te shijoje cfare kemi bere. Ne qofte se nuk doni qe t'jua marre vesh njeri qe keni bere petulla menjehere hapni dritaret dhe dyert qe te dali tymi dhe aroma e tyre.
    ju faleminderit.
  2. Ema

    Ema Goddes

    Re: SI BEHEN PETULLAT

    Mjeshter qenke!

    P.s:haji me mjalte! :rockband:
  3. AnaBlue

    AnaBlue Anëtar aktiv

    Re: SI BEHEN PETULLAT

    Po masat nuk i vini?
    Per ne qe nuk dime ti bejme petullat do katandisemi: shto miell e shto uje /pf/images/graemlins/laugh.gif
  4. Isabelle

    Isabelle Anëtar aktiv

    Re: SI BEHEN PETULLAT

    Ana mbaj shenime ti se heren tjeter te ty i kemi shpresat ... !!!

    /pf/images/graemlins/laugh.gif
  5. AnaBlue

    AnaBlue Anëtar aktiv

    Re: SI BEHEN PETULLAT

    Asnjeri nuk po me shkruan masat... pra po erdhet, do fillojme luften duke i gjuajtur nj-tj me copa brumi! /pf/images/graemlins/laugh.gif
  6. TEDI

    TEDI Anëtar aktiv

    Re: SI BEHEN PETULLAT

    AnaBlue Di me BO Byrek : Isoj o vetem se brumi o mo i qullet...
  7. AnaBlue

    AnaBlue Anëtar aktiv

    Re: SI BEHEN PETULLAT

    Une e boj byrekun me pete te gatshme... /pf/images/graemlins/frown.gif
    Pra nuk di te bej byrek, si rrjedhim nuk di te bej petulla /pf/images/graemlins/frown.gif
  8. TEDI

    TEDI Anëtar aktiv

    Re: SI BEHEN PETULLAT

    Ok Ana Boje kshu merr i kile miell hudhe me i tas t modh hudhi nje gote uje dhe pak kripe .perzieji mire e mire merr icik brume pak fare perplase ne mur nese njitet atehere brumi eshte gati . Ne nje tigan te madh me vaj veje ne zjarr kur vaji te nxefet hidh nje pike uje per kerciti atehere vaji eshte tamom . Merr nje luge gjelle zhyte ke brumi qe kemi pergatitur me pare mbushe mire dhe hidhe ke vaji ... Kur ti mbarosh te tera petullat merr mullirin e kafes qe kemi patur njehere e nje kohe ne shtepi mbushe me sheqer . bluaje sheqerin dhe me Pluhurin poshte hidhja siper petullave... Ose me kos po deshe mund ti besh pershesh... :thumbsup:
  9. KATALLANI

    KATALLANI Fillestar

    Re: SI BEHEN PETULLAT

    TE ME FALMI PER MASAT PO EDHE VETE NUK I DI MIRE OK??
    MOS MA MERRNI PER TERS.
  10. TEDI

    TEDI Anëtar aktiv

    Re: SI BEHEN PETULLAT

    I Thashe une per ty po he mos ki dert... :thumbsup:
  11. Never Alone

    Never Alone Fillestar

    Re: SI BEHEN PETULLAT

    Une e bej brumin e byrekut me 3 gota miell edhe 1 gote uje te voket me krype. Merresh me brumin per 10 - 15 min, edhe e len ne ane per nja 30 minuta (te mbeshtjellur) sa te vijne pak.
  12. enderr e njomet

    enderr e njomet Fillestar

    Re: SI BEHEN PETULLAT

    Ana... po ti ke dhe mamane mo... ste ka mesuar ndonjecike ajo? /pf/images/graemlins/smile.gif FYI... brumi duhet te jete relativisht i lengshem, por jo dhe aq i lengshem

    Jerry: Avocado? I dont know how to pick out an avocado.
    Kramer: Well, they've got to be soft.
    Jerry: How soft?
    Kramer: Not too soft...
    Jerry: Eh.
    Kramer: See, better too hard then too soft.

    Per te mesipermen mu desh te rivizitoja my Seinfeld collection /pf/images/graemlins/smile.gif Ti Ana bej te kunderten me petullat /pf/images/graemlins/smile.gif dmth... better too soft than too hard... e merr vesh vete ti hehehe
  13. briiigi

    briiigi Guest

    Re: SI BEHEN PETULLAT

    dua te di si behet brumi, se me eshte tek me bo petlla me verte ... ka ndonje qe di te ma thote me verte?
  14. J.D.

    J.D. Fillestar

    Re: SI BEHEN PETULLAT

    Petulla speciale
    400g miell
    150g sheqer
    50g gjalpe
    1 veze
    12 luge supe qumesht
    pak kripe
    lekure limoni
    vanilje
    sode

    1.rrihet me pare gjalpi ne nje tas te madh.Shtohet sheqeri dhe veza e rrahur mire.
    2.Stohet qumshti, mielli,kripa,limoni dhe soda.
    3.hapet brumi me trashesi 0.5 cm dhe pritet ne forma sipas deshires.
    4.skuqen ne tigan me vaj te bollshem dhe pluhurosen me sheqer te perzier me vanilje.Ne brume mund te shtohet dhe sipas deshires rrush i thate

    bejini dhe hani dhe kenaquni /pf/images/graemlins/tongue.gif
  15. AnaBlue

    AnaBlue Anëtar aktiv

    Re: SI BEHEN PETULLAT

    Une nuk jetoj me mamin. Ajo vjen per vizite vetem...
  16. enderr e njomet

    enderr e njomet Fillestar

    Re: SI BEHEN PETULLAT

    for some reason kisha idene se jetoje me mamin... hmmm anyway...

    Ajo e petullave siper eshte ca si e renduar... nese doni petulla te mira dhe te shijshme ne vend te qumeshtit hidhini kos, 2 veze, mos perdorni fare sheqer, as vanilje as limon as gjalpe... dmth une mendoj se kjo recete eshte e renduar... qofsha i gabuar /pf/images/graemlins/wink.gif
  17. Danae

    Danae Fillestar

    Re: SI BEHEN PETULLAT

    e une qe mendoja te isha nje nga njerezit e pakte qe i beja petullat me kos.
    keshille:gjate fergimit kur ti keni prere ne forma te bukura,vaji duhet te jete i nxehte,ky eshte sekreti i petullave te fryra,dhe duhet ca vaj pavaresisht se keto lloja petullash asimilojne pak vaj.
    per te tjerat njesoj si receta petullave me qumesht.petullat e zakonshme jane shume te renda.
  18. alinos

    alinos Administrator

    Re: SI BEHEN PETULLAT

    Petullat behen me kos ore, c'jane ato qe keni vene ne liste?!
    Po ju jap nje recete qe mmmmmmmmmm te lepish gishtat!!!

    Masat jane me sy ne rradhe te pare:
    hidhni miell dhe kos ne nje tas me pak kripe, perziejini mire sa te mos mbeten toptha mielli te panjomura. Do te krijohet nje mase e lengshme, por jo uje, te vije e trashe. Ne Shqiperi lihet te rrine per nje nate, kurse jashte shtetit lereni ne micro-vale nja dy ore. (temperature e ulet se mos na e piqni si kulac lol)
    Me pas vini vajin ne zjarr te nxehet sa te kercase, hidhni rreth tre-kater gisht vaj ne tigan te thelle, jo te ceket!

    Hidhni masen me luge dhe petullat do te dalin si te rrumbullakta. Kujdes kur te skuqen i rrotulloni qe te piqen dhe brenda, jo vetem jashte! Sasia e madhe ne dukje e vajit duhet pikerisht qe te piqen petullat nga brenda.
    Me pas i hiqni dhe mund t'i hani me kos, recel, djath, nutella apo thjesht t'i ngjyeni ne sheqer.

    Per ata qe e hane shume djathin, mjafton qe para se t'i piqni te grini djath brenda dhe t'i perzieni mire me brumin. Ah, mos i grini shume te holla copat e djathit se nuk do ja ndjeni shijen ashtu. /pf/images/graemlins/wink.gif

    Blucka per nje vegjetariane si ti keto quhen qofte Shqiperie ne Kosove! /pf/images/graemlins/smile.gif
  19. AnaBlue

    AnaBlue Anëtar aktiv

    Re: SI BEHEN PETULLAT

    mmmm... yummy! Si t'ja bej qe me haen tani dhe jam ne pune?

    p.s. e ka pare njeri Enderren e Njomet kohet e fundit?
  20. Le_Routard

    Le_Routard Anëtar aktiv

    Re: SI BEHEN PETULLAT

    Kto qe din si bohen petllat po te me ftojn mu noji dite, kur te ken bo petlla sigurisht, do tju kallxoj una sesi hahen masnej! /pf/images/graemlins/laugh.gif

Share This Page