si eshte me mire te dish apo te kesh?

Diskutime tek 'Sociologjia' filluar nga Sweety el, 15 Dec 2010.

  1. Sweety el

    Sweety el Idhtar i forumit

    per mendimin tim eshte me mire te dish se po dite edhe ke.:engjell:
  2. Delirium

    Delirium Anëtar i njohur

    Kjo eshte pyetje ekzistencialiste :)
    kokona likes this.
  3. GENIU$

    GENIU$ Anëtar i njohur

    po,ashtu mendoj edhe un...te dish do te thote se ke shume,dicka te pakrahasueshme me gjera materiale apo cdo gje tjeter,perfitimi nga dija eshte i disafishte.....por nuk gjithashtu nuk mund te themi se te kesh nuk eshte e nevojshme ne ditet e sotme......
  4. Megg

    Megg SunShine Anëtar i Shtabit

    Te dyja jane shume te rendesishme ne jeten e nje individi qe do ta ndertoje jeten mbi bazen e ketyre dy elementeve jetike,,te dish apo te kesh???nese di ke ,,,nese ''ke'' me plot kuptimin e fjales edhe di dmth keto dy fjale per mua peshojne ne te njejtin nivel....
    mirdita likes this.
  5. Wise

    Wise Anëtar i njohur

    keto dy gjera jane te domosdoshme natyrisht ne jete duhet te dish ..por kur ske?????sdo mund te shfrytezoje ate qe di .....JEPI KLODIANA:)
  6. kokona

    kokona Anëtar

    sipas ekzistencialisteve e gjithe "kronika" jete, paraqitet si nje ftohtesi bore apo guri. njeriu ekzistencialist e gjen veten pa ndjenja, jeten pa sens te mirfillte, gjithcka ndodh per arsyen e thjeshte se ndodh, e leshon veten e tij tashme ne nje jete pasive monotoni, mungese ngjyrash. cdokush personifikohet ne "metamorfozen nga njeri ne krimb" nje mengjes te zakonshem. te pasurit e njohurive te shumta te bejne te etur te dish e te kerkosh me shume te dish, por dija ska fund e nderkohe futesh neper tablo realiste dhe surealiste, fillon ta ndjesh veten ndryshe nga te tjeret, shikon gjera qe te tjeret as qe i mendojne se mund te ekzistojne. dashje pa dashje shkon ne rrugen e "krimbezimit" sepse ne fund te fundit zbulon dija e tepert te ben te pasur mendjen por te zbraz shpirtin.
    ndersa per te pasurit thone se te jesh i pasur nuk te jep mundesine te blesh lumturine, por te jep mundesine te blesh vuajtjen tende. se di sa e vertete mund te jete kjo. buuuu ndoshta.
    klodiana likes this.
  7. peshkatari

    peshkatari Anëtar

    Per mendimin tim dhe mendoj se eshte me i sakti ktu,padyshim eshte me mire te kesh...
    Po pate edhe nqs sdi qe eshte shume pak e mundur mund te mbash pas vetes disa qe dine dhe keshtu problemin e te dish e ke te zgjidhur...
    Per te zgjidhur problemin e te pasurit eshte pak me e veshtire se seshte thjesht qe duhet te dish per te pasur,te kesh eshte shume me e veshtire se sa vetem te dish
  8. kokona

    kokona Anëtar

    te paditurit jane rreziku me i madh i shoqerise dhe e vete atyre.
    sy kaltroshja, klodiana and Romi like this.
  9. peshkatari

    peshkatari Anëtar

    Te papasurit kane perfunduar se qeni rrezik per veten e tyre dhe jane bere barre e shoqerise duke kerkuar borxhe ne rastin me te mire dhe duke vjellur ne rastet me normale
  10. kokona

    kokona Anëtar

    kerkimi i borxheve dhe vjedhja jane pasoje e te papasurit nga padituria. sepse padituria aty te con ne papasuri. nuk eshte absolute kjo gje por shumica e te paditurve edhe kur kane humbasin ate qe kane jeta e ka treguar kete. dituria tndoshta ste ben te pasur por te tregon se si te mbijetosh me therrmija.
  11. peshkatari

    peshkatari Anëtar

    Dole komplet nga tema.PO i nderthur diturine me pasurine gje qe seshte ne teme me sa pashe une.I papasuri eshte i papasur dhe po themi qe eshte i ditur,pasi mos e leme pa asnjeren nga te dyja...O te kesh o te dish ishte tema.
    Ti thua te dish,shume mire ti di mi shoqe edhe di shume gjera po sta var njeri se ske gje,Cdo gje eshte materiale ne kete bote te sotme.Provo nja 1 muaj te hiqesh si e varfer ,sikur ske edhe shihe si do te te largohen shoqeria,do i vije keq per ty edhe pse e dine se ti di shume do thone,gjynaf e shkreta ajo eshte edhe e zgjuar,do mundohen te te ndihmojne sikur te te gjejne ndojne pune a ku di une e po vazhdove ashtu mbas nje viti do te te shoheni rruges edhe do bejne sikur ste njohen,ose do nderrojne rrugen, e ty ste ngelet gje tjeter vec diturine tende tua demostrosh atyre qe nuk u intereson dituria,por nai cap buke me i cu kalamajve ne darke ne shpi se i presin me goje hap si dallandyshet e vogla qe presin prindrit ne fole,pastaj nqs me te vertete ske e sje duke bere gjasme do e harrosh diturine e mundohesh edhe ti te sajosh nai gjo qe te kesh pasi do kuptosh qe dituria po spate ste vlen asgje
    RASTI TJETER
    Je i pasur,ke,po je i cik si i mangut...s'ka problem,paguan profesoret,te mesojne ke ekonomiste te ditur qe kane por punojne per ty,edhe ti qe mqs sdi je si i manget tall menderen me ta edhe ata punojne per ty se do i cojne dallendysheve ushqimin ne shpi...
    Ja kjo eshte edhe me e thjeshte ska shume nevoje per shpjegime...
    GJITHESESI
    Une te uroj te dish mqs e paske merak e do te te isha shume mirenjohes te me uroje te kem
    :p
  12. Kondrapedali

    Kondrapedali Kondrapedali Anëtar i Shtabit

    Si ka pas thon ai plaku i mençëm.
    "O Zot, m'jep men sa me dit me lidh ushkurin, pjesën tjetër ma jep fat." Me i llaf, po pate fat ne 2 pare men i ke hyp kalit për s'mari.
    Holland2010 and kokona like this.
  13. kokona

    kokona Anëtar

    ahhahahha sigurisht qe ju uroj te keni mundesisht sa me shume.
    po ndoshta ju keni shume te drejte ne ate qe thoni, ndoshta. nuk eshte ajo qe kerkoj une nga jeta, ndoshta kjo nga aspiratat e mia si femer. darvini ka thene se inteligjenca me e madhe ne natyre eshte pershtatja, dhe une kesaj shprehjeje do ti shtoja pershtatja me elegance dhe dashamiresi. kjo eshte dituria sipas menyres sime te te konceptuarit, nuk mjafton thjesht te kesh lexuar apo te kesh mbushur dhomat e trurit me dije, por te dish ti perdoresh keto dije me elegance tek njerez te ndryshem ne menyra te ndryshme gjithmone pa cenuar lirine e te drejtat e kujtdo te kesh te besh. RESPEKTO cdo qenie biologjike njesoj, te cdo raceje gjinije lloji deshire sexuale e me rradhe, atehere ti je i ditur dhe inteligjent. me thuaj pak ti kush eshte ai i pasur qe eshte edhe i ditur sipas kesaj qe une e quaj te ditur?????? shume te rralle jane ata.
    p.s une nuk krijoj familje kur nuk kma se cfare ti ofroj asaj. edhe dallendyshet e mia nuk ekzistojne hic per aq kohe sa nuk i kam siguruar ushqimin me pare.
    flm per biseden e kendshme. e respektoj mendimin tend.
    peshkatari likes this.
  14. gangsterja

    gangsterja Fillestar

    Po dite normal qe do te kesh,ate qe zemra ta don dhe do te realizosh qellimet e tua.
  15. mirdita

    mirdita Anëtar i zjarrtë

    Me mir esht nese je i ditur sepse nese ke shum para dhe je budalla at'her nuk di si ti perdoresh
    Iliro Dardan likes this.
  16. Andon Kazaqi

    Andon Kazaqi Anëtar

    Te behemi realista dhe te themi se ne shtetin qe na riti eshte me mir te kesh sesa te dish...shum te ditur mbarojn shkollen me nota te larta dhe rin pa pun,ndersa disa te paaft por qe kan,marin diplomat pa shkelur fare ne shkoll dhe punojn neper poste te larta.
    Pra un si shqipetar them se eshte me mir te kesh sesa te dish
  17. mirdita

    mirdita Anëtar i zjarrtë

    Po ndoshta edhe pse e mbarojm shkollen dhe ndoshta nuk ka punë e di bile qe ke dituri ne kok dhe nje dit kur te kesh femij dhe te pysin per nje gje ti e din ate pergjigjje dhe ia thua,por nese ke mbaruar shkollen me para d.m.th marrin diplama pa shkuar ne shkoll neser kur te ken femij dhe ata i pysin per nje gje ate ulin koken dhe nuk din pergjigjjen kjo esht mekat sepse ata te cilet kan diplama me para, nuk di si nuk i vret ndegjegjja e tyre dhe sa per mua esht me mir te dish sesa te kesh sepse te jesh i ditur je me i pasuri sepse pasuria shkon e vjen:)
    Iliro Dardan likes this.
  18. Andon Kazaqi

    Andon Kazaqi Anëtar

    Theksoj prap se jetojm ne Shqiperi,punojm ne Shqiperi,investojm ne Shqiperi,ndertojm te ardhmen ton ne Shqiperi,keshtu qe duhet te flasim per Shqiperin...

    Nese spate lek dhe pate mend do thuash gjera te bukura por qe nuk do behen kur vepra,as femijet nuk do kesh mundesi te cosh ne shkoll,pra mendja nuk ta jep mundesin te arish qellimet e tua"mos aritja e qellimeve fakton deshtin"
    Ndersa po pate lek,le mos te kesh mend,do ti kesh te gjitha portat hapur dhe do arish te gjitha qellimet e tua, "aritja e qellimeve fakton sukses"
    Celesi i suksesit eshte gjeja me e mir per cdo njeri,ku ne shqiperin ton celesi i suksesit eshte "leku"
    Pra un si Shqipetar them se eshte me mir te kesh sesa te dish
  19. abstract

    abstract california freaky group

    po te dish dhe mund te kesh ;)
    po te kesh dhe mos te dish...edhe mund te mos kesh :D
    Wise likes this.
  20. Andon Kazaqi

    Andon Kazaqi Anëtar

    po te kesh dhe te dish qe mos te kesh,nga do ta dish?;)

Shpërndajeni këtë faqe