Si reagoni kur dikush shan Shqiperine?

Diskutime tek 'Hapësira filozofike' filluar nga philly_fier, 3 Mar 2008.

  1. marina s.

    marina s. Forumium maestatis

    Re: Si reagoni kur dikush shan Shqiperine?

    Nuk po marr vesh se c'lidhje ka kjo teme me Filozofine?!

    Ju njerez, para se te hapni tema, mendohuni dy here, jo kot me kot he rrofshi!
     
  2. nirvana_m

    nirvana_m Primus registratum

    Re: Si reagoni kur dikush shan Shqiperine?

    ka ka, tan shqiptaret kane gjak filozofi, me sha shqiperine i bi me sha nanen e filozofeve, per menimin tim i tu e ka venin, kjo teme.
     
  3. butterfly

    butterfly Primus registratum

    Re: Si reagoni kur dikush shan Shqiperine?

    Mua nuk ma shan njeri Shqiperine, not to my face at least, se njerezit kane aq respekt. Me vjen shume inat kur e shajne Shqipetaret Shqiperine. Jance ca tipa qe kane erdhur ketej edhe mendojne se jane me te mire se njerezit andej. Edhe po ti shikosh ca jane, jane ata me koti fare. (Kane shitur gomaret, kane blere bickikleta edhe kushedi se cu duket vetja...)
     
  4. gangsterja

    gangsterja Primus registratum

    Do tia theja turinjt dhe do ta beja qe te mallkonte veten pse ka ka lindur.
     
  5. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    jo keq, dukshem. Por para se te mendoj dicka, them c'e shtyn ta beje.
    Ne disa filma, ku skenari ka parashikuar histori te shkurter apo te gjate me shqiptare, me ka ngelur qejfi. Pastaj kthehem te filmat shqiptare te dikurshem qe, edhe pse kane propagande te theksuar te regjimit te kohes, prapeseprape kane ftese per bashkim dashurisht.
     
  6. agim40

    agim40 Valoris scriptorum

    Ashtu sic reagojne te tjeret kur va shan vendin e tyre
     
    Almaa'95 likes this.
  7. Airbourne

    Airbourne Papirus rex

    Varet se cfar kendveshtrimi do kishte apo sa e njeh Shqiperine.Per disa qeshtje do ju jepja te drejte.
     
  8. hareid

    hareid Papirus rex

    Do te sillesha mire me te qe te e kuptonte se ishte gabim. Po te e shash, ose sillesh keq me te, atehere behen te arsyeshme edhe sharjet
     
  9. Airbourne

    Airbourne Papirus rex

    vetem mandit zhulis mendojne qe vejne banned
    nje pallosh nga tirona..meri eshte so soft baby.
    IMUN AIRBOURNE.
     
  10. Airbourne

    Airbourne Papirus rex

    Tash do kqyr diqka...photoshop tek MUA e THITHIN.
    Sorry....LABIL
     
  11. Airbourne

    Airbourne Papirus rex

    Mendo ............pozitiv

    U krye.
    Laku noc.
     
  12. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    behem helm. Me shume sepse ne pjesen me te madhe te 'thenie-sharjeve' ka fatkeqesisht aty-ketu vertetesi...
    S'jemi gjekundi! Kemi frike se na mbarojne enderrat, qahemi per gjerat qe s'kane ndodhur dhe kemi doza pakenaqesie per gjithcka. Prandaj edhe gjerat na mbajne meri...
    Por dime te shijojme, dhe kjo s'eshte pak. Dime edhe te presim dicka qe ne fund te fundit, vjen te na thote se e 'tashmja' behet e kaluar dhe cdo e ardhme behet e 'tashme'. E ne, epiqendren(te tashmen) ketu e kemi...
     
  13. Airbourne

    Airbourne Papirus rex

    Me vjen keq!Por sjam Gjergj Elez Alia....
     
  14. Airbourne

    Airbourne Papirus rex

    Ka nje perparesi kur thua te verteten(nuk perjashtohet dhe genjeshtra).
    Nuk te duhet shume llogjike apo tru.
    PS; mos u eksitoni dhe naten e mire

    Vlen per RESTIN...al.com!
     
  15. Airbourne

    Airbourne Papirus rex

    I jep pergjigjen.....pa flamur!
     
  16. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Duke qene greko-shqiptare nga ana ime dhe franko-kanadeze me origjine autoktone (ashtuquajtur indiane) nga ana e te emes se ish-bashkeshortit, femijet e mi kane trasheguar me te miren, ajken e te gjithave. Si intelektualisht ashtu edhe fizikisht. Femije te cilet nuk me jane semurur kurre dhe femije te cileve nuk u qendrova njehere mbi koke per t'u kerkuar te studionin. Te shkelqyer. Kjo si paranteze per t'ju treguar nje rast kur vizituam nje te afert te familjes ku burri i shtepise, indian, njeri shume i zgjuar por ose pak dembel ose pak i pafate ne jete e kishte katandisur familjen e vete te jetonte ne nje shtepi qe gati po binte ne toke, pa mure, dhomat te ndara me plasmase qe sherbenin ne te njejten kohe edhe si izoluese ndaj te ftohtit, dyshemeja ishte e renuar dhe dhe me vrima te medha. Te tille edhe ne Shqiperi nuk kisha pare. Aq e renuar! Pritja ishte e pashoqe dhe darka e mrekullueshme. Ne nje moment te caktuar, i zoti i shtepise, i cili per te me impresionuar kishte lexuar dicka mbi Shqiperine, me thote ndersa pinte nje gote vere shoqeruar me cigare: «Ti vjen nga nje vend i botes se trete, duhet te ndihesh e shpetuar te gjendesh ne vendin tone te begate!» Une jam e drejtperdrejte, por ate moment gjuha m'u lidh. Gati sa nuk plasa! Ishte meshira qe tregova per te mos i vene ne dukje dicka qe ishte e dukshme... mizerjen ne te cilin ai jetonte. Oh, varferia eshte relative - i thashe - varet cfare kerkon ne jete, nese pas pune kthehem ne shtepine time ne Shqiperi per te cilen nuk paguaj hipoteke, ku nuk kam borxh, ku te gjithe me njohin e me respektojne, kur mbas nje pushimi pas pune dal me shoqerine dhe bejme muhabete sociale e tregojme barsaleta, kjo per mua eshte pasuri me e madhe se sa te jetoj ketu ne nje shtepi te madhe me dy makina ne oborr dhe te kaloj jeten ne borxh duke paguar hipotekat.

    Nese dikush qe vjen nga pallate te arte dhe eshte i panjolle me shan vendin tim dhe me tregon veset e tij, atehere po, do t'i jape te drejte por disa spurdhjake te njollosur, veset e te cileve jane te fshehura nen rrogoz, kane fytyre te me tregojne rruge, te me vene kushte apo t'a kthejne ne nje oborr plehrash apo baze per varrimin e armeve kimike atehere me fuqine me te madhe te zemres do t'i mallkoje.

    Mendimi im modest,
    Eléonoré
     
    Hank likes this.
  17. Hank

    Hank Valoris scriptorum

    Në fakt një gjë kam mësuar këto kohë. Nuk ka rëndësi nga vjen, nëse je : a) I zgjuar ose I suksesshëm në profesion dhe b) I pasur e më leke.
     
  18. Almaa'95

    Almaa'95 Papirus rex

    jo fort e bindur cfare ka dashur te shpreh autori ne pjesen e dyte te fjalisë :p
     
  19. Hank

    Hank Valoris scriptorum

    Nord Ndoka
     
    Linux likes this.
  20. Linux

    Linux think different

    Unë i bie direkt mkaçavid
     
    Eléonoré likes this.

Shpërndajeni këtë faqe