Si Të Blej Veshjet Më Të rëndësishme ?

Diskutime tek 'Moda' filluar nga Agjenti_007, 1 Oct 2015.

  1. Agjenti_007

    Agjenti_007 Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres Anëtar i Shtabit

    rrobaaaaaaaaaaaaa_418818425.jpg

    Një veshje themelore është e rafinuar, elegante dhe shkon me çdo stil. Një veshje jetëgjatë dhe një blerje e sigurtë. Kjo është arsyeja pse ne duhet të zgjidhim cilësinë e mirë. Veshjet baziket kushtojnë më shumë, por ky është një investim duke qenë se kjo veshje mbahet për një kohë më të gjatë. Një gardërobë e duhur Për të shmangur të ndenjurin një orë para dollapit në mëngjes duke mos ditur se çfarë të vishni, është më mirë të zgjidhni një gardërobë precize. Idealja është që të visheni me rrobat e nevojshme duke i shoqëruar me aksesorë të ndryshëm për t’i dhënë origjinalitet veshjes suaj. Mirpo çdo rast ka veshjet e tij bazike. Veshjet e nevojshme për të dalë në darkë: Pantallona të zeza slim Një fustan i derdhur Një palë këpucë të zeza Një gjerdan i bukur, rrip i bukur dhe një triko e zezë Veshjet e nevojshme për ditën: Xhinse Një bluzë pak e gjerë dhe fluide Atlete fine ose balerina të zeza Një çantë e madhe Një xhaketë lëkure Një T-Shirt e bardhë me mëngë të gjata dhe një këmishë e bardhë.
     
  2. katsune

    katsune cherry blossom

    pertoj qe te merrem me gardaroben seriozisht.
     
    Solaris likes this.

Shpërndajeni këtë faqe