Si u Krijua Universi?

Diskutime tek 'Astronomi, Kozmologji, Astrofizike' filluar nga palaccio, 22 Jan 2004.

  1. palaccio

    palaccio Fillestar

    Si u Krijua Universi?

    A eshte bosh universi? A ka fund? A eshte i perjetshem apo koha ka fund? Doli nga dicka apo nga asgjeja - ex nihilo? Kosmologjistet kane shtruar kete pyetje qe kur Edwin Huble zbuloi ne vitin 1929 qe universi po zgjerohet. Per gati gjysem shekulli, teorija e pranuar ka eshte qe universi filloi nga nje shperthim i fuqishem energjie - Big Bang. Por sot nje teori e re kosmike proposon qe universi eshte nje pjese e vogel te nje hapesire shume-dimencionale dhe te gjere, dmth qe Big Bang eshte vetem nje hap ne zhvillimin e pafundte te krijimit.

    Modeli Standart i Sotshem

    Sipas teorise se Big Bang universi u krijua nga shperthimi i nje pike nxehte, te kondensuar pafundesisht. Brenda nje pjese te shkurter te nje sekonde universi filloi te zgjerohesh (teoria e inflacionit). Pas kalimit te miljarda vjeteve galaksite, yjet dhe planetet u krijuan per shkak te ftohjesh se universit. Sot, 13.7 miljard vjet pas shperthimit te Big Bang, pranohet hipoteza qe universi akoma jo vetem qe po zgjerohet, por edhe po shpejtesohet nen ushtrimin dhe influencen e ca forcave teper energjitike dhe misterioze. Nese universi vazhdon te zgjerohet ne kete menyre, e ardhmja e universit duket e zeze. Yjet do te shpenzojne energjine e tyre, galakxite do te shperbehen, dhe universi do te mbetet i erret dhe pa jete pergjithmone. Kjo teori le shume pyetje dhe nuk shpjegon se si origjinoi Big Bang dhe se cfare eksistonte para shperthimit te madh. Gjithashtu, teoria nuk shpjegon natyren e fushes se energjise misterioze qe ndikon ne rritjen e shpejtesise te universit.

    Modeli Rrethanor (Ciklor)

    Per t'ju drejtuar limiteve dhe paradokseve te Big Bang, kosmoligjistet Paul Steinhardt, profesor ne Princeton University, dhe Neil Turok, profesor ne Cambridge University, perpunuan nje hipoteze te re kozmologjike e cila vendos universin si nje pjese e vogel ne perberjen e gjithesise, shumica e se ciles qendron ne dimensione te tjera qe njeriu nuk mund t'i mendoj dhe pershkruaj, sepse njeriu mendon e shikon ne tre dimensione (1)gjatesi, (2)lartesi, (3)gjeresi. Universi i jone eksiston ne nje shtrese tre dimensionale e cila qendron afer nje tjeter shtrese, te padukeshme qe eksiston jashte dimensioneve qe njeriu kupton. Cdo trilion vjet, te dy shtresat perplasen me njera tjetren dhe si pasoje krojojne nje stuhi energjie te barabarte me ate te Modelit Standart. Ne kete Model Rrethanor universi zgjerohet, ftohet, krijohen galaksite, yjet, dhe planetet deri sa zhvillimi natyror i ketyre objekteve vjen ne fund dhe e le universin bosh. Por sipas ketij modeli, perplasja e te dy shtresave fillon perseri ciklin e krijimit nga fillimi. Ne kete menyre, argumentohet, qe koha dhe gjithesia jane te pafundeshme, gje qe nuk gjendet ne Modelin Standart.

    Hapi i Pare: Universi i Boshte
    Imagjino dy shtresa dy-dimensionale. Shtresa e pare permban universin tone dhe shtresa e dyte permban nje univers tjeter (ose asgje) por eshte i padukshem dhe ne nuk e shohim dot sepse eshte jashte dimensioneve qe mund te kuptojme. Pas ca kohe -triliona vite- ne zgjerim i afrohemi fundit ciklik kosmik ku perberja e universit tone eshte kaq e shperndare dhe e ulet sa qe hapesira eshte gati bosh. Megjithate te dy shtresa jane akoma ne levizje, edhe pse jane bosh, dhe forcat e terheqjes midis tyre i afrojne bashke.

    Hapi i Dyte: Perplasja Energjitike
    Gjate afrimit te shtresave, forcat e terheqjes i prishin siperfaqet dhe perberjen e te dy shtresave duke krijuar vale derisa shtresat bashkohet ne disa vende dhe ne kohe te ndryshme. Prej kesaj perplasjete te drejt-perdrejte clirohet energji e madhe. Si prodhim te clirimit te energjise, krijohet nje univers i fillestar. Gjithashtu, forca e perplasjes shkakton te dy shtresat te shkeputen dhe te terhiqen larg njer tjetres.

    Hapi i Trete: Universi i Plote
    Shperthimi i mesiperm dhe universi i fillestar zgjerohet dhe ftohet, dhe krijohen valet microwave qe sot jane te dukura ne universin tone. Kronologjia e ngjarjeve eshte e njejta me ate te Modelit Standart: krijohen galaksite dhe objektet e tjera kozmike, dhe universi vazhdon te zgjerohet, e cila sot eshte e ngjashme me universin tone.

    Hapi i Katert: Universi i Vjeter
    Nga fundi i eres kozmike, universi eshte zgjeruar kaq shume saqe galaksite jane teper larg me njer-tjetren. Mbas trilion vjet shumica e yjeve jane shuar dhe universi eshte bosh ne pergjithesi. Por ky eshte vetem fillimi. Terheqja e shtresave kozmike eshte e vazhdueshme, e pafundte dhe i perplas shtresat here pas here, duke nxitur Modeli Standart i Sotshem fillimin e vdekjes-rilindjes te universit.

    Tani, kjo teori natyrisht nuk mund te provohet akoma, sepse limited tona te kuptimit na pengojne te shqyrtesojme gjithesine. Megjithate teoria u modelua nga llogarite matematikore shume komplekse, gje qe ju mori Prof. Steinheardt dhe Prof. Turok gati 18 muaj per te perfunduar. Sot, teoria e tyre po shqyrtohet nga fiziciste, astronomiste, etj.
  2. Guest

    Re: Si u Krijua Universi?

    Universi yn u krijua si pasoje e nje BIG BANG-U
  3. palaccio

    palaccio Fillestar

    Re: Si u Krijua Universi?

    Kristina:

    Big Bang eshte vetem nje teori. Edhe modeli ciklor vete eshte teori. Nuk ka menyre ta provosh te kunderten. Nuk eshte e thene qe eksistojne vetem dy, tre ose kater teori: thelbi qendron mbi argumentin qe meqenese universi eshte i pafundte, pse te mos jene teorite e krijimit pafundta? Prape se prape kjo teme nuk mund te kete debate ketu sepse ato jane te lidhura drejtperdrejt me metafiziken dhe jo shkencen. Dmth, natyrisht studimet e fillimit te kohes, universit, etj. studhohen vetem nga kosmologjia, qe ne vete nuk eshte shkence natyrore, vetem ne emer.
  4. koperton

    koperton Fillestar

    Re: Si u Krijua Universi?

    E imagjinova or por nuk pashe asgje. As te plote as te vjeter.

    Sa e bukur. Sa ka qeshur me lote.

    Jo me ty por sa kemi arritur ne te "imagjinojme". E vertete lloj lloj teori thuhen. Vetem ne llogjiken e njerzve jane te verteta!!!

    Llogjika tek njerez ka bere fantastiken realitet ne shkence dhe ajo llogjike e ka bere boten katran e zift ne ane te tjera sociale e shoqerore.

    Nga qe nuk po provohen as te verteta as te genjeshtra nga shkenca ne menyre ekzakte te gjitha qendrojne.
    Si puna e bibles dhe kuranit
  5. gurax

    gurax Administrator

    Re: Si u Krijua Universi?

    Shume e veshtire qenka per te thene per dicka "nuk e di akoma". Aq me teper per ceshtje te tilla si "Nga u krijua Universi".
    Edhe nese eshte krijuar nga dikush/dicka, epo eshte krijuar e aq, dikur shume larg, aq larg ne kohe sa dhe ideja vetem eshte e "frikshme".
    Sidoqofte lidhur me pyetjen "Nga/si u krijua Universi", ne sot jemi ne te njejten faze si greket e lashte qe mendonin se Toka eshte ne qender te gjithesise. Kush dilte ne ate kohe te thoshte te kunderten dhe mbi cfare bazash do ta bente kete?
    Gjithcka me kohe!
  6. Futbollisti

    Futbollisti Anëtar aktiv

    Re: Si u Krijua Universi?

    Kush tha qe Toka nuk eshte ne qender te gjithesise??

    Une
    :)
  7. Diavolessa

    Diavolessa Anëtar aktiv

    Re: Si u Krijua Universi?

    Sa kohe jemi vonuar per te vajtur deri ne hene?
    Edhe hena nuk o planet , por thjeshte sateliti me i afert me token.

    Po tani gjasme ju aruam icik planetit Mars?

    Po perse vertete egziston vetem kjo galaksi , qe te mendojme krijimin e ketij Universi?

    Me te vertete s'egziston askush tjeter pervec ne, apo jemi aq injorante saqe askujt s'ja vle te afrohet ndaj nesh
    :D

    Beso se keto jane pyetje qe realisht mund te ju pergjigjet gjeneratat e tjera qe do vijn.
  8. Futbollisti

    Futbollisti Anëtar aktiv

    Re: Si u Krijua Universi?

    Kush tha qe kemi vajtur ne hene???

    :)
    Une
  9. Diavolessa

    Diavolessa Anëtar aktiv

    Re: Si u Krijua Universi?

    Kshu flitet ..mos na hidh kaq poshte inteligjencen humane :)
  10. Futbollisti

    Futbollisti Anëtar aktiv

    Re: Si u Krijua Universi?

    E nejse shume gjera fliten... Inteligjenca humane eshte hedhur poshte me kohe, dhe nqs nuk e kemi kuptuar akoma kete jemi akoma me pak inteigjent :)
    Meqe ra fjala, si eshte krijuar Hena?

    Une:)

    ps: A cdo kete gallata ne kete teme
  11. Futbollisti

    Futbollisti Anëtar aktiv

    Re: Si u Krijua Universi?

    Hmm, dakort po vetem nje gje ketu :)

    Nxehtesia leviz gjithmone nga nje trup i ngrohte ne nje te ftohte. Nqs universi do ekzistonte nga pafundesia atehere i gjithe universi do te kishte te njejten tempereature. :D . Por kjo nuk eshte e vertete keshtu qe me duket qe universi e ka nje fillim ;) .

    Une
    ps: A te thashe apo jo qe do kenaqemi me kete teme ;)
  12. Diavolessa

    Diavolessa Anëtar aktiv

    Re: Si u Krijua Universi?

    Eh mire po rikthehemi prap tek Bing-bang.

    Si jane formuar Particelat?
    Perse disa nga to jane Zhdukur?

    Si u formua il Lep?

    pS: Ne darke do shkruaj mesazhin me te gjate timin ne af se tani s'kam kohe
  13. Diavolessa

    Diavolessa Anëtar aktiv

    Re: Si u Krijua Universi?

    Pyete henen.....

    .....Thuhet ende si dikur, kur qielli dhe deti ishin e njejta gje...
    Hena mbreteronte mbi spazio e ndau gjithcka pergjysem me diellin.
    Te dy padronet e qiellit, perkedhelnin boten pa mbarim duke u humbur shpesh here mbi veset e bukura te megjesit ...
    o duke u ngrohur sebashku per netet e ererat e ftohta te nates.

    Ishin dite te mrekullueshme. Cdo gje kishte ekuilibrin e duhur e te gjithe ishin te lumtur.
    Qeshnin ....duke ditur se cdo lot ishte e ndjekur nga nje buzeqeshje...e cdo buzeqeshje kishte nje motiv me shume per te rifilluar nga e para.

    Dielli ishte i pari mes mjergullave. Zgjonte henen me nje perkedhelje e duke e mbajtur perdore fillonte duke ngrohur boten me rrezet e tij te arta.
    Hena naten puthte diellin duke e shoqeruar pas horizontit e rrinte sospeze ne ajer duke pritur riardhjen e saj.

    Keshtu vazhdoj te ecte perpara shume e shume kohe deri kur nje dite dielli u afrua mbi mjergullat e per nje motiv qe kurre askush s'e kuptoj, nuk zgjoj Henen...
    e filloj te rrinte vetem mbi qiellin blu. Ikte nga nje ane ne anen tjeter duke harruar vitet e bashkejeteses me henen sikur asgje nuk kishte esgzistuar.

    Nje dite Hena u zgjua me sy mbyllur kerkonte diellin , por nuk e gjeti.
    E habitur rrezohet poshte pa gjetur askend qe ta mbante. Qe nga ajo dite filloj te ecte naten ..E trishtuar e pa buzeqeshje. E zeze fytyre aq shume sa qe e quajten Lilith (Hena e zeze).

    Nga nje here shikonte qiellin..e nostalgjia i mbushte syte..i hiqte frymemarrjen..i hiqte cdo rruge e cdo shprese.
    Askush nuk e di per sa kohe ndenji ne toke. Kushdo qe e shikonte ..shihte trishtimin ne syte e saj.
    Por nje dite u zgjua shume e vendosur.....
    Mjaft kam vuajtur.... Maft me te qara.... Do mbyll gjithcka per te gjithe e me te gjithe...
    Ne se nuk ke emozione, nuk vuan. E ajo ishte e lodhur nga vuajtja.

    U cua me shpejtesi..leshoj floket duke lejuar eren te ja krihte, ne vend te saj. E filloj te ecte rruges drejt lartesise.

    Ishte gati ne gjyse te rruges kur pavetedije ktheu koken prapa. Dicka e kishte mahnitur por nuk e kishte kuptuar se cfare..
    Te pakten derikur nuk hodhi shikimin ne toke. Ja ....Po si nuk e kishte kuptuar..... Ishte hija e saj e shtangur qe e shikonte.

    Provoj te bente nje hap e hija e ndiqte. Levizi krahet por perseri hija perseriste gestet e saja.... Qe kur ishte rrezuar nuk e kishte para me hijen e saj...Mbase e kishte humbur...
    Mbase kishte mbetur pezzull ne qiell...O mbase thjeshte s'e kishte ven re....

    Hija e saj per here te pare...pas kesaj kohe te gjate buzeqeshte e nginte shikimin drejt qiellit... Dielli ishte atje siper dhe e shikonte... qeshte edhe ai...

    "Me ne fund po qeshen" - i thote dielli me ze te embel e te qete.
    "Po qesh!" Nuk e di ne se ta di per faleminderit ty apo hijes sime..por Po qesh!
    - Me fal! -i thote dielli,por isha humbur edhe une pas vetes sime e nuk dija si te kthehesha pa te lenduar akoma, por kam ruajtur gjithmone hijen tende me mua."

    Po ..si?! ..Si eshte e mundur...Hija ime eshte ketu me mua?!?!

    Dielli qeshen embel:- Ajo nuk eshte hija jote. Ke gjetur vetveten, atehere kur nuk e kerkoje me.

    pS: Pergjije serioze pas pak :p
  14. palaccio

    palaccio Fillestar

    Re: Si u Krijua Universi?

    Perpara se te dalim jashte teme, kuptoni se sic shkruajta me siper, krijimi i universit eshte nje debat qe nuk ka as te drejta dhe as gabime. Dmth, ideja eshte te zbulojme fillimin e universit, sepse cdo gje ne univers/gjithesi/kozmos ka fillim dhe ka nje mbarim. Te pakten, persa i perket kesaj jete, dimensioni, etj. Megjithate, ne si njerez e shikojme universin ne perputhje te nje fillimi dhe fundi. Atehere ne nxjerrim hipoteza dhe teori, ca nga te cilat jane shkrujtur te bibla, torah, kur'ani etj.

    Sidoqofte, teorite e "librave te shenjte" nuk mjaftojne te shpjegojne krijimin e gjithesise. Nje nga argumentat qendron mbi hipotezen e shoqates se Pitagores: numrat (reale) vazhdojne dhe rriten ne pafundesi: 1, 2, 3, 4, ... etj. Numrat negative ulen ne pafundesi: -1, -2, -3, -4 ... etj. Nese gjithesia shpjegohet ose e perfaqeson veten ne nje model numeror(matematikor) atehere a nuk eshte i drejte argumenti qe gjithesia rritet ne pafundesi dhe ulet(zvogelohet) ne pafundesi? Kur ne matematike numri 0 perfaqeson fillimin e te dy poleve numerike atehere, me modelin e siperm, a mund te kete fillim gjithesia?

    Shembuj

    1.Nje shembull i rritjes (zmadhimit) te gjithesise eshte hapesira. Sipas shkencetareve ajo eshte e pafundte dhe ne cilin do drejtim te shikosh ajo nuk ka fund.
    [​IMG]

    2.Nje shembull i zvogelimit eshte ky rresht:

    1.Nen-Atomik
    <ul type="square">
    [*]Proton
    [*]Elektron
    [*]Neutron
    [/list]

    [​IMG]

    2.Nen-Strukturor
    <ul type="square">
    [*]Fermion --Perbere nga Kuarks dhe Leptons
    [*]Lepton -- Perbere nga Muon, Tao dhe 3 lloj Neutriono
    [*]Hadron - Perbere nga Kuark (Baryon (proton dhe neutron), dhe Meson (pion dhe kaon))
    [*]Boson - Perbere nga Foton, Gluon dhe Graviton (W+, W-, dhe Z0)
    [*]Strukturat e Kunderta - Anti-Kuark dhe Anti-Lepton
    [/list]
    Dmth, perberja e materjes sa vjen e zvogelohet. Rreshti i mesiperm (#2) eshte ne ulje...Me falni nese ju bezdisa me pake fizike berthamore, po doja t'ju jipja nje shembull. Materjali nen-strukturor eshte gjysem teori dhe gjysem praktike, se Kuarket, Leptonet, dhe Neutrinot -madhe anti-materja- jane krijuar ne laborator...
  15. koperton

    koperton Fillestar

    Re: Si u Krijua Universi?

    Teorite e shenjta nuk mjaftojne por te interpretosh lindjen e universit me to eshte lajthitje e kohes moderne.

    Piatagora u mundua te shikonte boten me syrin e shkences. Numri Pi sot qendron i pa prekur sepse eshte prove ekzakte te perdorimit te tij ne matematike. Pi perdoret ne gjeometri, Pi perdoret ne integrale, Pi perdoret ne propability functions etj.

    Ne mesjeten e erret Kisha ne emer te Bibles dogji ata qe shpreheshin ne emer te shkences. Teorite e shenjta nga kisha nuk iu ndihet me zeri. Kisha eshte dorezuar para shkences.

    Interpretime vazhdojne akoma te shkences me lajthitje fenomenale i gjen ne interpretimet qe i behen Kuranit sot ne keto dite biles ne Albforum i kam lexuar disa.

    Si ju duket Charls Darwin? Ne menyre shkencore arriti sjelle evolucionin. Teorite e shenjta nuk perputhen me Darwin pavaresisht se disa kerkojne te bejne kompromis duke i ri-interpretuar librat e tyre te shenjta Bibel&amp;Kuran. Cfare beri Darwin eshte e provuar me fakte.

    Nuk eshte ne nivelin e Albforumit e tim te arrije te beje nje konkluzion ne krijimin e Universit.
    Kaq kisha.
  16. shine*

    shine* Fillestar

    Re: Si u Krijua Universi?

    Palaccio ka dhene nje ndarje te sakte nga me e madhja tek me e vogla gjithnje duke filluar nga madhesia e atomit. Edhe me pelqeu si renditje, gjithashtu ajo fotoja qe ka prezantuar paperina tregon qe ka nje fillim. Cila nga teorite qendron qe nuk ka fillim e mbarim dmth shkojne si puna e numrave ne infint apo ajo qe ka nje madhesi shume te vogel dhe nje shume te madhe? Nuk i dihet, eshte ne dore te njeriut te argumentoj njeren apo tjetren.... Jam kurjoze te di nese ne do te merrnim teorine qe ka prezantuar palaccio dmth qe madhesia e universit shkon nga 0 qe eshte qendra e ne me te medhaja e me te vogla. Jam kurioze te di çdo te qe 0 per njeriun si do ta percaktonte? Do quante veten e vet si madhesi "qender" zero?
    Teme thote si u krijua ne fillim, jo se si eshte ndarja nga me i madhi tek me i vogli. Dmth njeriu mendon se çdo gje eshte e krijuar ashtu siç mendon per gjallesat ne planetin tone etj. Pse mendon keshtu? Po pse te mos mendoj keshtu? Po pse nuk mendon ndryshe? Po le te mendoj ndryshe. Liresi mendimi deri aty ku nuk çon me prova e me tej deri aty ku çon imagjinata. Behen prova e nxirren teorira qe te arrihet sado pak aty ku njeriut apo shkencetarit ti duket me e qarte brenda mureve te arsyetimit e te llogjikes se tij. Ka shume per te thene per kete teme, por ka shume pak te sigurte per tu thene per te.
    Big Bang ne mijevjeçarin e ri qe jemi do ta quaja nje teori te vjeter. Ne ditet tona ka plot teori te tjera qe shpegojne se si eshte krijuar qe nga atomi ( per mos te thene nga nen thermiat qe permendi palaccio) e deri tek universi. Kopperton tha nje fjale me mend, "Nuk eshte ne nivelin e Albforumit e tim te arrije te beje nje konkluzion ne krijimin e Universit."
    Une do pranoja te lexoja me shume kuriozitet informacione te sakta qe sillen nga kjo fushe, por kini parasysh se te shpjegosh nje teori si ato qe dalin ne ditet tona do te duhen libra te tere, e nje njeri i thjesht (edhe sikur ta kesh haberin nga fizika e matematika) nuk do ta kuptoje. Baza e teorive te reja jane dimensionet e reja. Ose me sakt nuk jane te reja fare aty kane qene qekur, por qe jane te pa zbuluara e te panjohura nga njeriu.


    Do te flas me gjate per kete kur te kem kohe... /pf/images/graemlins/smile.gif
  17. mydeir margjoni

    mydeir margjoni Fillestar

    Re: Si u Krijua Universi?

    Universi është diçka e pakrijuar. Në qoftë se do të ishte e kundërta, atëherë duhet të jetë i krijuar nga Zoti në një çast të vetëm dhe duhet të jetë krijuar nga asgjëja, pra, mosekzistenca. Për të pranuar krijimin, para së gjithash duhet të pranojmë, idenë e një çasti kur universi akoma nuk ekzistonte, dhe më pas çdo gjë u krijua nga hiçi. Kjo është diçka që shkenca nuk mund ta pranojë".
  18. Diavolessa

    Diavolessa Anëtar aktiv

    Re: Si u Krijua Universi?

    Eh mire po fillojme nga fillimi ..me c'eshte shkruar e me c'kemi lexuar /pf/images/graemlins/tongue.gif

    Universi = Materia+ energjia ekzistente neper spacio.


    Teoria standarte e origjines se universit eshte e bazuar nga nje kombinim i (kozmologjise+ mekanikes+ sasise se fizikes e particelat elementare.
    Si tha shoku me lart /pf/images/graemlins/laugh.gif Ne se konsiderojme kohen 0 (Zero) momentin ku gjithcka pati singolaritetin e fillimit mund te shpjegohet si nje "fare" super e shpeshte e super e nxehte permban gjithe masen e energjise se Kozomosit,por me te vogel se nje proton ne se eshte perhapur nga koha Zero per miljarda e miljarda kohe.
    Ne perhapjen e universit temperatura filloj te binte. Pak nga pak energjia nuk ishte e mjaftueshme per te jeluar shkembimin mes fotoneve e particelat e materies. Faza e perhapjes dhe e ftohtesise , filloj te stabilizohet. 100 sekonda pas fillimit temperatura eshte zbritur 100 miljard grade e protonet e neutronet ishin stabilizuar.
    Ne fillim numri i neutroneve ishte i barabarte me protonet, por me vone neutronet e pastabilizuar filluan te bien ne protone e elektrone. Ishte 19: 30 e temperatura zbritur ne 30 miljard grade.
    Nje sekond me vone lindjes se universit ishin 6 neuron kundra 19 protoneve e tem zbritur ne 10 miljard grade e trashesia e tere universit ishte vetem "380.000" here me ate te ujit.

    Nga kjo kohe ndryshimet filluan te rralloheshin. Pas 14 sekondash me vone temperatura filloj te zbriste 3 miljard grade e arriti ne konditat ku arrijne normalisht proceset e fuzioneve nukleare brenda diellit.
    Pas tre minutash nga fillimi universi ishte 70 here me i ngrohte sa eshte sot nukli diellor. Tem ishte zbritur 1 miljard grade. Egzistonin vetem 7 neutron ne cdo 43 protone.

    Nga ky moment deri ne perfundimin e minutit te katert pati reacione nukleare qe sollen formimin e nukleve "Elio" (Particela te perbera nga 2 protone e 2 neurone) Me pak se 25 % e materies Nukleare perfundoj duke u kthyer ne formen Elio, gjithcka qe mbeti pervec 1 % ne formen e hidrogjenit. Tem ishte ende teper e larte qe keto mund te lidhnin ndaj tyre elektrone per te perbere atome te stabilizuara.

    30 '' pas fillimit temperatura ishte 300 miljon grade e trashesia ishte zbritur rreth 10 % duke e krahasuar me ujin.
  19. palaccio

    palaccio Fillestar

    Re: Si u Krijua Universi?

    Sipas teorise te Big Bang:
    -Para Big Bang universi qe shume i nxehte dhe shume i vogel, dhe materja ekzistonte veten ne formen e kuarkeve te lire.
    -Pas shperthimit te big bang ndodhi:
    1.Zgjerim i shpejte dhe universi gradualisht u ftoh.
    2. Kuarket u bashkuan dhe formuan Hadronet.
    3. Forcat u ndane (elektromagnetike, berthamore dhe graviteti)
    4. Materja (atomet) u formua.
    5. Materja lindi galaksite, yjet, planetet, etj.

    Doja te ilustroja ndarjen e elementeve themelore dhe te shpjegoja krijimin e universit. Vijon me poshte:


    Elementet Atomik:
    1. Elektron
    2. Proton
    3. Neutron

    Elementet Nen-Atomik:

    Fermion (elementet nen-atomike qe perbejne materjen dhe anti-materjen) permbledh:

    A. Materja (e cila perbehet nga: )

    I. Lepton: Element strukturor fillestar pa permasa dhe struktura te brendeshme. Ka mase te ulet dhe udheton shpejt. Ky element nuk ndikon ne mbajtjen e berthames atomike.
    <ul type="square">
    [*]Elektron – ngarkese negative -1.6X10e-19 dhe peshe 9.1X10e-31kg. Rotullohet ½.
    [*]Muon – njesoj si elektroni por peshon 206.77 here me shume dhe ka nje gjysem-jete afersisht 2.197 mikroseconda.
    [*]Tau – nje tjeter electron I rende dhe me gjysem jete te 3X10e-13 sekonda.
    [*]Neutrino – nuk ka ngarkese dhe ka masat e 1x10e6 te elektronit dhe rrotullohet ½. Ka tre lloj neutrino:
    1. elektro-neutrino
    2. muono-nutrino
    3.tau-nutrino
    [/list]

    II. Kuark: Element strukturor i vogel 10e-15m radii) dhe merr pjese me forcat e forta berthamore. Kuarket kane ngarkesa elektrike fraksionale. Ky elemnt strukturor ndikon ne mbajtjen e berthames atomike. Elementi identifikohet nga keto ngarkesa:
    <ul type="square">
    [*]posht (d)= -1/3
    [*]lart (u)= +2/3
    [*]largues (s)= -1/3
    [*]terheqes ( c) = +2/3
    [*]meposhtem (b)= -1/3
    [*]mesiperm (t)= +2/3
    [/list]

    III. Hadron – element i perbere (neutron dhe proton)
    <ul type="square">
    [*]Proton: Perbehet nga 2(u)kuark+1(d)kuark me ngarkese +1: ((+2/3)+(+2/3)+(-1/3)).
    [*]Neutron: Perbehet nga 2(d)kuark+1(u)kuark me ngarkese 0: ((-1/3)+(-1/3)+(+2/3)).
    [/list]

    IV. Barion – perbere nga tre kuark. Barionet perbejne materjen e perditeshme:
    <ul type="square">
    [*]Proton: Perbehet nga 2(u)kuark+1(d)kuark me ngarkese +1: ((+2/3)+(+2/3)+(-1/3)).
    [*]Neutron: Perbehet nga 2(d)kuark+1(u)kuark me ngarkese 0: ((-1/3)+(-1/3)+(+2/3)).
    [*]Meson: Perbehet nga nje kuark dhe nje anti-kuark. Mesonet jane aktive ne mbajtjen e nukleoneve ne berthamen atomike. Ka dy tipa: (1)Pion (pi-meson) dhe (2)Kaon (K-Meson).
    [/list]

    V. Boson – mbajtesi i forces. Lehteson krijimin e elementeve themelore me masa me te medhaja. Ka tre lloje:
    1. Foton – s’ka mase, s’ka ngarkese dhe permban forcen elektromagnetike. Ka efekt deri ne pafundesi.
    2. Gluon – s’ka mase, s’ka ngarkese dhe permban forcen e forte berthamore. Ka efekt deri ne distancen 10e-13 cm.
    3. W+, W- dhe Z0 – s’ka mase, permban forcen e dobet berthamore me ngarkesen perkatese. Ka efekt deri ne distancen 10e-15 cm.
    4. Graviton – s’ka mase, s’ka ngarkese, permban forcen e gravitetit. Ka efekt deri ne pafundesi.

    B. Anti-Materja:
    Nuk dihet shume mbi anti-materjen po fizicistet besojne se kane gjetur nje element anti-materje quajtur positron. Ky element eshte I ngjashem me elektronin por ka ngarkese positive. Anti-materjet e tjera jane anti-leptone dhe anti-kuark. Nuk besohet qe bosonet vete te kene anti-element te perkatshem.

    Natyrisht, mardheniet midis materjes, anti-materjes dhe zgjerimit drejt pafundesise si dhe ndikimi i forcave elektromagnetike, gravitore, dhe berthamore mbas nje fare kohe do perfundojne ne prishjen e universit. Te pakten keshtu mendohet.
  20. mister

    mister Fillestar

    Re: Si u Krijua Universi?

    Per te gjitha (apo pjeserisht) ato qe flisni ,une nuk i lexova te ghitha, nuk duhet te harroni sepse jane te mbeshtetura ne hipoteza dhe jo teori.

    Dicka tjeter qe duhet tju thosha ,qe e kam lexuar diku eshte qe para big bengut nuk kishte kohe apo jo? Dhe sipas nje autori ne nuk mund te llogjikojme jashte kohes.

    Ju cfare mendoni?

    Nuk e di mendimin tuaj ,
    por duhet te dini qe kur juve arrini te dini,te vlersoni dhe krahasoni ato qe dini dhe perfundimi eshte qe jane shume pak atehere ju e keni idene(me hamendje,ose pak a shume) se duhet te eksistoj nje dicka me e madhe.

    Pershendetje nga Mister.

Share This Page